Close
Faqja 68 prej 107 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 671 deri 680 prej 1066
  1. #671
    fati i rames tashme ne dore te withersit,qe si duket nje interes shume i thelle i lidhe bashke.

    Rama, kokë më kokë me Withers
    12/05/2010 20:30

    Pritjet janë një rast i mirë për të bërë politikë. Por jo në këtë këtu. Me përjashtim ndoshta të liderit të opozitës Edi Rama, i cili pasi mbërriti, ndaloi direkt te ambasadori Withers.
    Nga ajo pak që mund të kuptohet, zoti Rama i kishte telefonuar më herët ambasadorit amerikan, i cili mesa duket ka pasur një problem me telefonin.

    “Më kishe telefonuar më herët?”, pyeti ambasadori. “Po”, u përgjigj Rama.

    Ambasadori Withers po i shpjegonte Ramës problemin dhe personat e pranishëm u larguan për t'i lënë vetëm. Por fjalët kapen nga mikrofonat e kamerave dhe Edi Rama i kërkoi ambasadorit Withers të bëjnë mënjanë.

    “Po na dëgjojnë këtu mbrapa. Mbase shkojmë përmes këtij korridorit të ngushtë atje ku nuk munden”, i ka thënë ai diplomatit amerikan.

    Të izoluar nga të tjerët dhe larg mikrofonëve, kryetari i Partisë Socialiste dhe ambasadori amerikan qëndruan për 20 minuta kokë më kokë. Fill pas kësaj, Edi Rama u largua nga një ceremoni, e cila në fakt filloi me rreth 40 minuta vonesë.

    Kurse kryeministri Berisha është takuar shkarazi me ambasadorët e ndryshëm. Madje u ka kaluar afër, pa i vënë re, ambasadorëve Withers dhe Montobio, që u ngritën në këmbë për ta përshëndetur.

    Kryeministri dhe presidenti i Republikës kanë shtrënguar fort duart dhe pas ceremonisë, kanë trokitur gotat edhe me kryetaren e Kuvendit.

    Në të njëjtën kohë, fill pas fjalës së ambasadorit Lohan, largohej edhe ambasadori Withers. Në ceremoni nuk ndejtën shumë as presidenti dhe as kryeministri
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 12-05-2010 më 15:58

  2. #672
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    amerika eshte ne krize ekonomike, ajo s`ka mundesi dhe interes te zgjedhe problemet tona.
    megjithate per amerikanet respektimi i gjykatave eshte i pa diskutushem.
    un mendoj se kjo qe po ndodh ne shqiperi eshte thjesht nje test . me ane te opozites se shitur te huajt kerkojne te provojne sa i forte eshte shteti shqiptar.

  3. #673
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poko , ku e more ate shkrim?

    dujedvin e duj kokdhim.. e dujdad e dujarapaltin.. e dujbllokqen..

    ki arben coku ka vite qe kokodhimon te sahani edvinit.
    shkrimi tij eshte plot me genjeshtra... sikurse krejt shkrimet e tij ne shekull..

    --

    AKTUALITET

    Berisha: Bllokqenëve që vrasin njëri-tjetrin, të mos u qeshë buza, ne jemi të vendosur të ecim drejt Evropës
    12-05-2010 / Gazeta 55

    “Rrugët janë të qytetarëve, askush nuk mund ta mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë dhe të bllokojë ato”

    Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje dje kreut socialist Edi Rama të mos lëndojë qytetarët dhe të mos bllokojë rrugët. Duke marrë pjesë në një sërë inaugurimesh në bashkinë e Kamzës, Berisha theksoi se rrugët janë të qytetarëve dhe se askush nuk mund ta mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë. Berisha duke iu referuar grevës së urisë të socialistëve theksoi se do të zbatojë çdo të drejtë kushtetuese që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre. “Siç e dini, bulevardi kryesor i kombi prej 13 ditësh është i bllokuar nga një grevë urie. Jam këtu për t’u angazhuar edhe një herë, se do të respektoj çdo të drejtë kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, se qytetarët e këtij vendi do të kenë të garantuar lirinë e të drejtën e protestës paqësore. Por më duhet t’i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë, të mos u qeshë buza, se jeni gabim, jeni gabim rëndë. Prandaj, keni bërë, ç’keni bërë me njëri-tjetrin, keni vrarë dhe eliminuar njëri-tjetrin, ne, demokratët, jemi të përcaktuar të ecim drejt Europës”- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë bëri thirrje të mos bllokohen akset kombëtare, pasi siç theksoi kryeministri, askush nuk mund të ndëshkojë qytetarët. “Zotit Edi Rama i kërkoj këtu, duke i respektuar plotësisht protestën, të mos tentojë të mundojë qytetarët e Shqipërisë, duke u dalë përpara rrugëve. Të puthet tre herë në ditë me Ramiz Alinë, por qytetarët të mos i lëndojë, sepse ky është rregulli. Rrugët janë të publikut, janë të qytetarëve, janë të atyre që transportojnë, janë të të sëmurëve dhe të të shëndoshëve, të halleve dhe problemeve, të urgjencave dhe askush nuk mund të mendojë se do të mund të ndëshkojë qytetarët shqiptarë, duke u dalë përpara në rrugë”, nënvizoi kreu i qeverisë Berisha

    55
    --

  4. #674
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kjo grev eshte e deshtuar,dhe nuk ka perkrahjen e askujt,sidomos perendimi eshte kunder.
    Pra berisha vetem qe do dali me i fort pas ketij bigbrather.

  5. #675
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278

    Respekt

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Respekt!...............o Brari me pelqeu me shume ky postimi, se ai i meparshmi ku ishe bere shume pesimist per situaten ne Shqiperi! Shpresojme ne dialog! Se bllokmeneve s'ja ndryshon dot mendjen! Dihet qe une i shoh gjerat pak me dyshim gjithmone ...por eshte evident fakti qe Saliu i ka shpetuar per duarsh bllokmeneve.... RESPEKT per Kryeministrin kesaj rradhe!

  6. #676
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Kjo grev eshte e deshtuar,dhe nuk ka perkrahjen e askujt,sidomos perendimi eshte kunder.
    Pra berisha vetem qe do dali me i fort pas ketij bigbrather.
    ketu nuk po deshton vetem greva , por po deshton pothuaj e gjithe e majta.
    Do ti duhet kohe te majtes ta mare veten, nga kjo corbe qe gatoi
    Vetem ndonje largim i <> drejtuese mund te shpetoje te majten.

    Rezultati....Berisha fitues i bigbulevardit .

  7. #677
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I, 13/05/2010

    Përtej dhembjes, një shpresë e madhe
    ERVIN BUSHI AVOKAT, GREVIST I URISË

    Një ish-mësuesja ime që më vizitoi këto ditë, më tha: "Ervin, jam aty me ty në grevë, por shkova në antimiting kundër teje. Shkova duke shtrënguar dhëmbët që mos qaja, por nuk kisha ç'bëja. Na marrin me listë dhe me firmë, por rroga na duhet. Nuk mund t'i rrisim fëmijët pa patur një punë".

    Ky dhunim i pashoq, i padurueshëm, i denjë vetëm për diktaturat, përkthehet sot nga qeveria si "gëzim i madh", gëzim që po e prishkemi ne grevistët e urisë. E vërteta është që Shqipëria sot ndodhet në një gjendje dramatike. Jashtë kësaj çadre, çdo ditë që kalon, shton jo vetëm të papunët dhe të varfërit, por edhe të dhunuarit, të cilëve u duhet të durojnë përditë teatrin absurd televiziv të një demagogu komik si Sali Berisha.

    Me çfarë vetëlëvdohet ky klloun? Me borxhet në të cilat na ka zhytur?

    Me vjedhjet në rrugët që inaguron nga tre herë e më pas i shemben? Me vjedhjet në "rrugët" që egzistojnë vetëm si listë shiritash? Me kabinetin e tij të duarve të pastra ku ka ministra të akuzuar për vrasje masive në Gërdec dhe për vjedhje masive në Kalimash? Me 30 shkeljet e Kushtetutës, me tentativën për të ndryshuar kufirin detar, me shitjen e bregut të Vlorës?

    Unë e akuzoj këtë gënjeshtar patetik se më ka vjedhur votën time. Le të provojë të kundërtën. As mos ti shkojë në mendje këtij karagjozi politik që i ka sjellë kaq dëme këtij vendi, se ne do dorëzohemi.

    Nëse si zgjidhje pret dorëzimin tonë, i ka bërë hesapet ashtu siç i bën gjithmonë: gabim! Ne ndihemi të fortë këtu brenda.

    Ashtu siç thotë shoku im i grevës Bledar Meçe "Më mirë të vuajmë ne disa ditë, se të vuajë gjithë Shqipëria pa fund".

    Kemi moral të lartë shoku Sali dhe kjo punë do shkojë deri në fund. Nëse nuk e ke kuptuar akoma, se çfarë kërkojmë, po ta përsëris: Duam të jetojmë të lirë, të punojmë të lirë, të votojmë të lirë, dhe ç'është më e rëndësishmja të qeverisemi nga njerëz normalë.

    Ne nuk ndjejmë dhembje, as uri, mos shpreso se do lëvizim prej këtu. Dhembja e vetme që kemi është që jemi i vetmi brez i ri në Europë që udhëhiqemi akoma nga një gërdallë komuniste e '68-s. Ne jemi moralisht të fortë.

    Nuk presim që Berisha të vërë veten në pozicionin e kryeministrit të të gjithë shqiptarëve dhe t'i japë fund krizës politike. Këtë ai nuk e bën kurrë sepse nuk mundet. Nuk presim as të dalë nga bota e tij surreale me plane të 2050-s dhe t'i kthehet halleve të shqiptarëve. As këtë nuk e bën dot, se është sociopat me probleme.

    Ne jemi në pritje që zgjidhja të vijë nga mendje më të gjera e më të ftohta se mendjengushti e logjik-humburi Sali. Kemi besim tek Presidenti i Republikës, dhe tek diplomacia amerikane dhe europiane që vepron në Tiranë.

  8. #678
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga burimix Lexo Postimin
    pozite opozite te gjith jemi shqipetar!
    habitem kur lexoj komente prej ma te ndryshmeve, qofte kundrej te majtes apo kundrej te djathetes. desha te pyes; e majta dhe e djatheta, qe te dyjat ne shqiperi, valle a jan shqiptare? prej kuj dhe prej nga gjith kjo hasmeri? a pak vuajtem gjysem shekulli prej monarhise se kuqe (monizmit) komunizmit. kurse prej shpalljes se pavaresise se 1912-tes, dhe deri tek "monarhija e kuqe ishin thuja tri dekada... dhe ma pare, shum shekuj ne roberi prej me te ndryshmeve okupatore. tani ne ket kohe njizet vite demokraci te shum pritur dhe me sakrifica te medha ja arrijtem deri ne keto dit. a ja vlen qe bota te qeshe me ne, dhe pse? pse dikush dhunoj vullnetin e popullit dhe e vodh voten...? apo per tjetrin qe edhe qe ndoshta nuk eshte e vertete vjedhja e votes... por kerkohet qe te verifikohet... dhe, edhe per shum qe kishim mendimin qe qdo gje "shkoj ne rregull gjate votimeve", tani veq kemi filluar te mendojme mdryshe me qe dyshohet per vjedhje vote. por pse gjith kjo rremuje? a nuk ka mundesi qe te hapen kutite, mendoj qe me siguri qe po. nuk ka shtet ne bote me vlera demokratike qe justifikon hajnine. nuk ka kushtetute e shteteve demokratike ne rruzin toksore qe nuk i japet mundesija rinumrimeve, rikontrollimeve, rishikimeve per te sqaru dhe per te ardhe tek e verteta... se cili krah ka te drejt. kryeneqesija e magjurances i jape shkas opozites qe te jete ma kembe-ngulse per hapjen e kutive. aq ma shum kundershtohet hapja e kutive, aq ma shum ngritet dyshime per dhunim, vjedhje vote. shum u fol, shum u perfol per ket gjendje qe u krijua ne shtetin tone. mendoj qe eshte nji marri per gjith kombin kjo se shka po ndodhe. un nuk jam edhe simpatizues i se majtes. por ne ket rast ju them te drejten jam me te majten dhe per ket, shton edhe ma shum dyshimin vet kembengulja e magjurances kundrej hapjes se kutive. ne fakt magjuranca me keto sjellje eshte nxitese... me qe kembengule per mos hapjen e kutive. un mendoj qe kutite duhen te hapen, dhe mos te luhet me jetera njerzish. ne jemi te gjith qe po shkrujme ne ket faqe deshmitare te vitit 1997.tes. valle duhet perseri te bijne viktima per nji pune shum e vogel ku rreziqet jan me permasa te medha. pra shpresoj qe sa ma pare te mirret nji vendim dhe te hapen kutite. njiher e pergjithemone qe ti thome mjaft me dyshime, mjaft me nxitje... mjaft me te keqijat qe mund dhe na shkaktojne dame te medhaja.
    nderimet e mija te nderuar lexues.
    Respekt per shkrimin.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #679
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    S H E K U L L I, 13/05/2010

    Përtej dhembjes, një shpresë e madhe
    ERVIN BUSHI AVOKAT, GREVIST I URISË

    Një ish-mësuesja ime që më vizitoi këto ditë, më tha: "Ervin, jam aty me ty në grevë, por shkova në antimiting kundër teje. Shkova duke shtrënguar dhëmbët që mos qaja, por nuk kisha ç'bëja. Na marrin me listë dhe me firmë, por rroga na duhet. Nuk mund t'i rrisim fëmijët pa patur një punë".

    Ky dhunim i pashoq, i padurueshëm, i denjë vetëm për diktaturat, përkthehet sot nga qeveria si "gëzim i madh", gëzim që po e prishkemi ne grevistët e urisë. E vërteta është që Shqipëria sot ndodhet në një gjendje dramatike. Jashtë kësaj çadre, çdo ditë që kalon, shton jo vetëm të papunët dhe të varfërit, por edhe të dhunuarit, të cilëve u duhet të durojnë përditë teatrin absurd televiziv të një demagogu komik si Sali Berisha.

    Me çfarë vetëlëvdohet ky klloun? Me borxhet në të cilat na ka zhytur?

    Me vjedhjet në rrugët që inaguron nga tre herë e më pas i shemben? Me vjedhjet në "rrugët" që egzistojnë vetëm si listë shiritash? Me kabinetin e tij të duarve të pastra ku ka ministra të akuzuar për vrasje masive në Gërdec dhe për vjedhje masive në Kalimash? Me 30 shkeljet e Kushtetutës, me tentativën për të ndryshuar kufirin detar, me shitjen e bregut të Vlorës?

    Unë e akuzoj këtë gënjeshtar patetik se më ka vjedhur votën time. Le të provojë të kundërtën. As mos ti shkojë në mendje këtij karagjozi politik që i ka sjellë kaq dëme këtij vendi, se ne do dorëzohemi.

    Nëse si zgjidhje pret dorëzimin tonë, i ka bërë hesapet ashtu siç i bën gjithmonë: gabim! Ne ndihemi të fortë këtu brenda.

    Ashtu siç thotë shoku im i grevës Bledar Meçe "Më mirë të vuajmë ne disa ditë, se të vuajë gjithë Shqipëria pa fund".

    Kemi moral të lartë shoku Sali dhe kjo punë do shkojë deri në fund. Nëse nuk e ke kuptuar akoma, se çfarë kërkojmë, po ta përsëris: Duam të jetojmë të lirë, të punojmë të lirë, të votojmë të lirë, dhe ç'është më e rëndësishmja të qeverisemi nga njerëz normalë.

    Ne nuk ndjejmë dhembje, as uri, mos shpreso se do lëvizim prej këtu. Dhembja e vetme që kemi është që jemi i vetmi brez i ri në Europë që udhëhiqemi akoma nga një gërdallë komuniste e '68-s. Ne jemi moralisht të fortë.

    Nuk presim që Berisha të vërë veten në pozicionin e kryeministrit të të gjithë shqiptarëve dhe t'i japë fund krizës politike. Këtë ai nuk e bën kurrë sepse nuk mundet. Nuk presim as të dalë nga bota e tij surreale me plane të 2050-s dhe t'i kthehet halleve të shqiptarëve. As këtë nuk e bën dot, se është sociopat me probleme.

    Ne jemi në pritje që zgjidhja të vijë nga mendje më të gjera e më të ftohta se mendjengushti e logjik-humburi Sali. Kemi besim tek Presidenti i Republikës, dhe tek diplomacia amerikane dhe europiane që vepron në Tiranë.
    Hartime shkollore qe emocionojne vetem ate qe i shkruan dhe ata qe mendet e krese i kane ne kembe!

    Ervin jam me ty ne greve, por shkova e detyruar ne miting kunder teje!

    Kujt i shitet ky moral!?

    Shume e emocionuar mesuesja e Ervinit!

    Njeriu ka nje ideal dhe ate nuk e shet dhe nuk e nderron me asnje rroge e shperblim, perndryshe je vetem nje mercenar!

  10. #680
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Hartime shkollore qe emocionojne vetem ate qe i shkruan dhe ata qe mendet e krese i kane ne kembe!

    Ervin jam me ty ne greve, por shkova e detyruar ne miting kunder teje!

    Kujt i shitet ky moral!?

    Shume e emocionuar mesuesja e Ervinit!

    Njeriu ka nje ideal dhe ate nuk e shet dhe nuk e nderron me asnje rroge e shperblim, perndryshe je vetem nje mercenar!
    paske rroge te mire ne shtet, o dydrens ... duhet te kesh edhe njerez ne emigracion ...

    a e ndjen ndopak se vlerat e mercenarizmit sa po vijne e po zbehen, dhe te tjera vlera po ravijezohen ...

    greva bazohet ne nje çeshtje te drejte ... ka moral ... respektimi i transparences se procesit dhe vete institucionit te zgjedhjeve, manifestimit te vullnetit te popullit ...

Faqja 68 prej 107 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •