
Postuar më parë nga
fattlumi
Shqiptarët e Amerikës nuk janë me Edi Ramën, janë kundër komunizmit
BEQIR SINA, New York
Ashtu siç edhe pritej, ka dështuar një tentativë (më shumë mediatike, e hapur tre ditë më parë nga gazeta e grevës Shekulli, faqja e saj oneline) se në "Nju Jork, 22 shqiptarë paralajmërojnë grevë urie para selisë së OKB-së." "Greva" e paralajmëruar nga disa prej fëmijëve, të ish-oficerëve të sigurimit të shtetit, ish-nënpunës dhe kuadra të vjetër të profileve të larta gjatë regjimit komunistë në Shqipëri, ish ushtarakë, të gjithë këta që kanë fituar një farë statusi ose ka edhe nga ata që janë pa status(ilegal), që për të tretën herë me radhë hedhin "trakte".
Burime të sigurta nga Nju Jorku, thonë se në SHBA-së, nga Tirana, kanë mbërritur një grup militantësh të Partisë Socialiste, aktivistë të saj - që siç thuhet me direktivat e marra nga kryetari i tyre Edi Rama, në Tiranë. Madje disa prej tyre kanë bërë telefona anonim duke kërcënuar anëtarët e familjeve, të cilat nuk i bashkohen thirrjes së tyre. Duke parë këtë zhvillim, që është i paprecedent në komunitetin shqiptarë në SHBA-së, mbasi është e para herë që prej regjimit të komunizmit, fëmijët e tyre këtu dhe prindërit e tyre kërkojnë të ngrihen të motivuar nga bindjet e tyre komuniste - majtise e marksit - leniniste.
Por çfarë është ajo që po shqetëson komunitetin shqiptar në Nju Jork rreth këtij provokimi me anë të lajmeve që ka nxjerrë gazeta Shekulli, bazuar në e- maile të dërguara nga Hamdi Dega dhe i biri i tij Alban Dega që është “degë” e ish sigurimit të diktaturës komuniste, ish punonjës i sigurimit në ambasadat shqiptare ne Amerikën e Jugut, një i akuzuar nga komuniteti se gjatë kohës që ka marrë azilin politik, ka mashtruar disa herë azilkërkues me dokumente të azilit , ku ai është paraqitur si avokat duke i rrjepur shqiptarët me mashtrime pasi ai nuk ka dhe nuk ka pasur liçencën. Meqenëse është "frika e përplasjeve dhe përçarjes së komunitetit, me ngacmimet e këtilla, disa mendojnë se qëllimi i këtyre njerëzve, për të ngacmuar komunitetin, mendohet, se është parolla "oburra të bëjmë sherr dhe konfrontim si në Shqipëri edhe këtu në Amerikë". Ky veprim shihet si tipik dhe i skenarëve të protestave dhe demonstratave gjatë regjimit komunistë, po në të njëjtin shesh ku u paralajmërua se "22 shqiptarë do të fillojnë grevën e urisë para OKB-së".
Shakaja e radhës e këtyre njerëzve, që pretendojnë se janë pa parti dhe as të majtë e as të djathtë, është se këta fëmijë dhe prindërit e tyre, e konfirmojnë edhe në e-mailet e tyre, se "këta nuk përfaqësojnë asnjë parti, as të majtën apo te djathtën" , Në të njëjtën kohë që pranojnë se po hidhen në grevë urie në mbështetje të 200 socialistëve në Tiranë e cila shihet qartë se ajo është një protestë, e orkestruar nga Edi Rama. Ajo është një grevë me sfond të majtë, dhe e stilit komunistë. Grevë, ku janë lëshuar deklarata të tilla tejet ekstreme, që janë hedhur edhe gjatë fjalimeve, dhe gjatë këtyre ditëve si ato të ngjashme me partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore "Ja Vdekje - Ja Liri" -.Dhe janë dëgjuar edhe thirrje të këtilla se "është koha për revolucion". Grevistët dhe militantët mbajnë shirita të kuq në krah dhe shirita të kuq në ballë, duke emituar kështu protestat revolucionare të Che Guevara, i njohur se simboli i revolucionit kubanez. Thirrja e këtyre njerëzve që janë grupuar në Amerikë, për protestë dhe grevë urie nga shqiptarët e Amerikës, nuk është gjë tjetër përveçse një publikimi banal i dëshirës së një gazete që mund të quhet "Gazeta e Edi Ramës", dhe një skenar i ish veglave të mbetura të Sigurimit të Shtetit, për të përçarë dhe konfrontuar komunitetin shqiptarë.
Shqiptarët e Amerikës janë distancuar nga këto zhvillime që sipas tyre nuk i shërbejnë aspak Shqipërisë, dhe mbi të gjitha çështjes shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Kosovën Lindore, çështjes së Çamërisë. Kjo ka si qëllim të shpërnguljes së vëmendjes së komunitetit ndërkombëtarë, nga kriza dhe protestat e dhunshme në Greqi në Tiranë. Gjatë këtyre 20 vjetëve, kemi parë disa përpjekje të komunistëve dhe ish anëtarëve të bllokut e bijve të nomenklaturës, që sa herë që Kosova dhe çështje e tyre ishte në sy të botës, komunistët e dogjën dhe shkatërruan dhe e dogjën shtetin shqiptarë, si në vitin 1997.
Thirrja e këtyre njerëzve që janë grupuar në Amerikë, për protestë dhe grevë urie nga shqiptarët e Amerikës, nuk është gjë tjetër përveçse një publikimi banal i dëshirës së një gazete që mund të quhet "Gazeta e Edi Ramës", dhe një skenar i ish veglave të mbetura të Sigurimit të Shteitit, për të përçarë dhe konfrontuar komunitetin shqiptarë.
Krijoni Kontakt