
Postuar më parë nga
kthetrat
Sa ngjajnë me 200 petritat e nëntorit 1941?
Basir ÇOLLAKU
Në shesh janë 200 deputetë e militantë. Thua aq ishin dhe më 8 nëntor 1941 dhe kjo simptomë është shenjë për kujdes se ringjallja thërret?? Sepse duket se socialistët nuk bëjnë më aspak kujdes se çfarë thonë, si e thonë, kujt ia thonë, dhe kur e thonë një deklaratë, mjafton të përmbushin atë çka kryetari i tyre ka artikuluar dhe nguten t'i ngjajnë në të folur pikë për pikë, madje dhe me gjeste fizike ashtu si ai gatuan pamaturinë e pashembullt në Tiranë. Kam ndjekur gjatë dhe me vëmendje reagimet e deputetëve që grevistë dhe jo të tillë para kamerave. Ajo çfarë bën përshtypje ka të bëjë me faktin që ngjarja është llogaritur me detaje një histori e njohur organizimi e socialistëve, ku gjithnjë janë katër kamera të njohur mbështetëse që ia dalin të hyjnë në çadrat e protestës së urisë dhe të nxjerrin që andej imazhe, qëndrime, kundërshti, ultimatume që kanë përputhshmëri të lartë me mbështetësit jashtë që janë gjithnjë e më të lakmuar nga trazirat. Nuk lejohet asnjë televizion "armik" e "kundërshtar" që mund të nxjerrë ndonjë "fjalë" apo gjendje që prish punë. Tensioni sa shtohet nga opozita që ka pushtuar bulevardin nga Stacioni i Trenit deri te Sheshi "Nënë Tereza", ka zënë me dhunë këtë hapësirë publike që u përket mijëra qytetarëve taksapagues të rregullt, duke marrë në pronësi të drejtën e padhënë nga më shumë se gjysma e shqiptarëve. Përfaqësuesit e pakicës mendojnë se janë duke u sakrifikuar për kauzë të denjë, ndërkohë që nuk bëjnë një llogari të thjeshtë se grupi miliarder në euro që rrethon kryebashkiakun nuk gjendet aspak i ngujuar në protestën antike në kohën moderne. Dhe çdo ditë në orën gjashtë, Rama shkon e mban fjalën ngushëlluese, mbështetëse, nxitëse, bashkë me aleatët e rinj Ngjela e Zogaj, që përfaqësojnë vetëm zyrën ku kanë kompjuterin e asgjë më shumë, shto dhe interesat e premtuara nga Rama, që asnjëherë nuk kanë për t'i marrë, pasi premtimmbajtësi kryebashkiak dallohet për harresën e shpejtë pas përmbushjes së misionit individual.
Në Bruksel 14 deputetë shqiptarë janë përballë Komitetit të Stabilizim-Asociimit dhe të majtët janë aty thjesht për të vazhduar grevë, e po të mundeshin me porosi të Ramës do të pushtonin ndonjë shesh për të hyrë në grevë urie, që të hapeshin kutitë në Tiranë që orën e parë të mosngrënies e ushqyerjes prej tyre. Nuk kanë thënë dot po, për pyetjet e komisionerit të zgjerimit, Stefan Fule, dhe të drejtorit Pier Mirel, nëse përcjell imazh pozitiv greva e urisë??? Sigurisht, mungonte një sms nga kryebashkiaku në bulevard që nuk di të thotë më shumë keq se sa ka bërë. "Konfliktet, problemet politike duhen zgjidhur në sferën e institucioneve demokratike dhe vendimet e tyre duhen respektuar. Po takohemi në kohë të vështira, le të mos e fshehim. Më lejoni t'u bëj thirrje të gjithëve ju që të shfrytëzoni këtë mundësi të dialogut tonë, si një kontribut ndaj përpjekjes për të gjetur zgjidhje në të mirë të popullit shqiptar, tha zyrtari i lartë evropian, Eduart Kukan. Por, përgjigja nga Tirana e Edi Ramës nuk është e tillë, nuk është vëmendje, por thellim të radiklaizmit, deklarata të shumta e të shpeshta që kërcënojnë jo më liri fjale, por që duan revansh dhe lakojnë çdo orë të shkuarën. Dëgjojmë në mes të Tiranës burra që flakërijnë nga lakmia dhe zilia se po ia dalin pak metër pranë selisë së Kryeministrit të jenë ata ithtarë të fjalës së duhur. Ata që kanë një jetë, që turpërisht kanë bërë vetëm hije kur ka pasur diell e hapur çadrat, kur ka pasur shi. Kjo është puna që kanë bërë deri më tani dhe rendin pas cilido që i thërret në një punë, sikur të ishin ushtarë që u mungon një rreshter për t'i hedhur në punë. Preç Zogaj apo Ngjela u flasin pjesëmarrësve socialistë në miting, duke menduar se po rikthehet në 07-ën si personazh që ikën sapo sheh turbull, duke menduar përsëri se një vend bosh do të gjendet diku për ta zënë pushtetshëm si pasojë shpërblyese. Të flasësh para një mikrofoni në Bulevardin kryesor të Tiranës ngjitur me Kryeministrinë përballë dhjetëra njerëzish, nuk ka asnjë shans, lidhje, se si politikan, deputet, drejtues partie, të mundesh të jesh kandidat për të qenë kreu i qeverisë ndonjë ditë, apo pjesë e një kabineti qeveritar, ashtu si shumë shpresojnë lakmueshëm dhe dëshpërueshëm kundra çdo lloj ligji mbështetësit financiarë të kryebashkiakut. Do të shkojmë më tej, përpara dhe thirrjet e deputetëve janë për dhunë. Kush mendon se ata nuk janë duke u përgatitur për të ushtruar realisht ata që thonë, për sa kohë një pjesë e tyre e ka në filozofinë e mendimit ideologjik të së vjetrës nga vijnë e ku shkojnë. Nuk dua aspak të sjell ters me fjalën, por në kampin e çadrave një tunel mund të ndërtohet një tunel për të hyrë në oborr, në godinë, në ndërtesë, në Kryeministri, në Parlament e kështu me zë thërrasin se nuk do të tërhiqemi, por të ikë qeveria. A ka kontroll sigurie pranë institucioneve të rëndësisë së veçantë? Kampi prej 220 të ngujuarish është ngritur pranë institucioneve të rëndësisë së veçantë, pranë Kryeministrisë, pranë Kryesisë së Parlamentit, Minsitrisë së Financave, Radiotelevizionit Shqiptar. Kështu, e kanë menduar pushtimin kokënxehtit socialistë? A munden të kontrollohen këto grevistë që janë 10 herë më shumë militantë se sa deputetë, që rregullisht thyejnë ligjin e që nuk i binden në asnjë rast policisë për asnjë urdhëresë?? Kjo grevë sa i përket sigurisë ofron gjithnjë e më tepër pasiguri, për sa kohë në krye të saj janë gjithnjë ata që bërtasin ja vdekje ja liri, sepse dëshirojnë pafundësisht që të mos liberalizohen vizat, të mos merret vendi kandidat potencial për në BE. Shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, sepse Sigurimi i Shtetit është ringjallur, në orët e fundit të përpëlitjes. Dikush duhet të bëjë kujdes për 200 apo 220, që nuk duhet të ngjajnë me 200 petritat, rastësia historike sjell sinjal!!!
Krijoni Kontakt