S`e rruaj shume sa vota ka fituar PS ne zgjedhje. Voten time jo njehere.
Por diksuh kishte shkruar ne emer te popullit, ti e shave. Pastaj fole vete si zedhenes i popullit.
Kaq.
-
Hej, po ku te bulevardi jane ulur keto grevistet ? LoL
Edhe nese do i kish hap Kutite ai maloku kokegdhe do ja kish mbyllur gojen me kohe socialisteve. Pse si hapi ai njehere, nga se kish frike ? Nese fituan, fituan. C'a kishte mer jahuuu. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
O shkodran po ç'far te bej une se ti nuk kupton ose ben sikur nuk kupton.
Pra sipas teje S. Berisha eshte tjeter Kryeminister, tjeter si kryetar i PD dhe tjeter si hajdut ordiner ?
Sipas teje J. Topalli eshte tjeter si kryetare Parlamenti, tjeter si "pulitikane", tjeter si ekstremiste e ç'ekuilibruar ?
Etj............................................... ........etj.
Jo shkodran jo ata jane nje dhe te pa ndare, edhe ne gjum te garantoj qe jane po ata.![]()
Zbardhet faza e re e guerriljes së PS - bllokimi i rrugëve kombëtare
05-05-2010 / Gazeta 55
Greva e urisë - Bumçi: Rama, me futjen në burg të shokëve të vet, kërkon të vijë në pushtet. Mazhoranca: PS, dhunë të paprecedentë ndaj gazetarëve të TVSH-së, mediat nuk duhet të heshtin
Protesta e socialistëve për hapjen e kutive zhvendoset nga Tirana në disa zona të vendit, nga jugu në veri, por grevat e urisë po zëvendësohen me një strategji të re, atë të bllokimit të akseve kryesore nacionale. Pas tentativës për bllokimin e rrugës në Shkodër nga të rinjtë socialistë lokalë, socialistët uzurpuan sot me forcë akset kombëtare që lidhin Korçën me Tiranën si dhe Tepelenën me kryeqytetin, duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e qytetarëve me automjete drejt Tiranës dhe anasjelltas. Militantet e PS në Korçë zunë një krah të rrugës kombëtare në afersi të fshatit Podgorie, duke krijuar anomali në qarkullim, si rëndim të menjëhershëm të trafikut drejtë Doganës së Kapshticës. Thuajse në të njëjtën kohë, socialistët e Tepelenës bllokuan hyrjen e qytetit duke qendruar në mes të rrugës dhe mos lejuar asnjë makinë të lëvizë. Protestat e Shkodrës, Korçës dhe Tepelenës, dhe ajo e Fierit, për të cilën socialistët kanë lajmëruar bllokimin e rrugës në orën 18, duket se janë pjesë e strategjisë së re të mosbindjes civile për të cilën Rama dhe drejtues të tjerë të opozitës kanë folur vazhdimisht kohët e fundit. Shembulli i parë dhe më domethënës u dha në Tiranë, duke bllokuar bulevardin "Dëshmorët e Kombit" që prej 30 prillit, një praktikë që ka krijuar kaos në trafik në kryeqytet.
Mazhoranca: PS, dhunë të paprecedentë ndaj gazetarëve të TVSH-së, mediat nuk duhet të heshtin
Partia Demokratike dënoi atë që e cilësoi si dhune të Partisë Socialiste ndaj gazetarëve të televizionit publik shqiptar, një media që kreu i socialisteve e akuzoi se po keqinformon publikun per protesten e opozites dhe se nuk ishte e mirepritur te mbulonte zhvillimet e greves se urise. Partia Socialiste thote zyrtarisht se nuk e konsideron me televizionin publik shqiptar si një media të lire, por në sherbim të qeverisë dhe njësoj si partitë e tjera kundërshtare politike të opozitës. “Hakmarrja primitive e Edi Ramës ndaj RTSH-se per fajin e vetem se ky i fundit ka sjelle valen e protestes se qytetareve te Tiranes për vuajtjen e bllokimit të trafikut cdo ditë dëshmon qartë se Rama është rrezik i madh për shtypin e lirë dhe të drejtën e informimit”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Pak me heret kunder zotit Rama protestuan edhe disa shoqata grash perpara bashkise se Tiranes. Ato i kerkuan kreut te socialisteve te nxjerre grate dhe vajzat nga greva e urise, duke e konsideruar kete nje akt johuman. Ne proteste merrte pjese edhe aktorja Edi Luarasi, e cila tha se zoti Rama nuk duhet te pengoje me veprimet e tij heqjen e vizave per shqiptaret, qe mezi po presin te vizitojne te afermit e tyre jashte vendit.
Greva e urisë - Bumçi: Rama, me futjen në burg të shokëve të vet, kërkon të vijë në pushtet
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e cilësoi grevën e urisë së deputetëve të Partisë Socialiste si një qëllim i kryetarit të saj për të penguar heqjen e vizave. “Edi Rama, në hakmarrje kërkon pushtet me dhunë. Objektivi i tij i parë është bllokimi i heqjes së vizave. Në betim të baballarëve të tyre që mbajtën Shqipërinë e izoluar, Edi Rama me burgun që ka ngritur në mes të rrugës, synon marrjen e pushtetit, me përplasje, me dhunë”, u shpreh Bumçi. Duke akuzuar Ramën dhe drejtuesit e tjerë të PS-së për lidhje me komunizmin, Bumçi u shpreh se Rama ka futur në burgun e grevës së urisë dhe shokët e vet. “Bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Ditmir Sulejman Bushati, Dash Myslim Peza, kërkojnë shpagim për baballarët e tyre. Për këtë, zoti Rama ka ngritur edhe një burg në mes të bulevardit ku mban shokët e vet”, u shpreh Bumçi.
"They will not control us, We will be victorious"
dy mijsh e ca..
I ke vene edvinit tere titujt qe i meriton.. te lumte..
--
paska derdhur lot krokodili tutori i edvin Rames Kim filbi-sti Widhers..
Sikurse Mariz Lino mban pergjegjsi per mijra te vraret e 97 tes.. dhe Widhersi do ta marre ate vule ne histori qe si perfaqsues zyrtar u USA-s ne vend te perkrah demokracine.. po ben te 99 tat te ri sjelle neo-nomenklaturen staliniste ne pushtet..
cfar pret berisha qe nuk e denoncon kte maskara tek obama e tek kongresi amerikan.. ben muuuuuuuuuuuuuuuuu.. perkrahja e widhersit per stalinistet e ppsh-se..kur do flas berisha.. kur te jete bere pellembe e kufome shqiperia..
shenjat jan te qarta qe aty po shkon muhabeti..
Ipeshket i bejne thirrje gjith politikes..
Jo mo Ipeshka.. jo.. I behet vretje kriminelit nard ndoka qe u perpoq te vere tritol ne inagurimin e pikes doganore me Malin e zi.. ku do merrnin pjese Kryeministri Sali .. Jozi dhe autoritetet e Malit te zi..
Kjo tashme u kuptua por padronet e Nardit nuk e kan aprovuar kte aksion sepse nuk kan dashur te hapin telashe me fqinjet dhe i kan ra shkurt..
ja kan bere nji xerr atij katundarit aleksit dhe e kan hedh ne ere.. me gjith makin e celularat e kapsollet..
pra ipeshket duhet ti thone katolikve.. nard ndoka agjenti i operativit te sigurimit nuk perfaqson filozofin demokristiane e as katoliket.. por nje bande hajdutesh ne sherbim te krye fashistit e krye stalinistit edvin rama..
o fol e bjeri drejt o hic.. si ne 97 qe ipeshket nuk bene asgje per te parandaluar te keqen..
dhe sot jan kujtuar vone..dhe gjuajn me cifte ne ajer..
jo..ka nje emer e keqja.. eshte selia roz me zagaret e saje ndok ngjel e tjera ****** e vampire..
--
ja cthot megafoni i djallit edvin.. gazeta shekulli e ish komitetit qendror.. te kokodhimjes qe u be bos me direktiv te ramiz alise..
Lexoni demagogun si mashtron..
-
Dita e Europës, Rama:
Më 9 Maj, fund regjimit fashist të Berishës
Shekulli Online |
05/05/2010 | Lajm i fundit
TIRANË - Më 9 Maj do të organizohet një manifestim madhështor në Tiranë, në Ditën e Europës. Kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh në protesten e pasdites në Bulevard se "ditën e diel në 9 maj në orën 10:00 të gjithë qytetarët janë të ftuar të vijnë këtu për të dëshmuar se ne jemi këtu për Europën. Jemi këtu për liri e të drejta që janë në themelin e Bashkimit Europian dhe për të cilat Europa ka luftuar me të gjitha format me shekuj e dekada. Në 9 maj duhet të jemi këtu edhe për ditën e madhe europiane dhe botërore të triumfit mbi fashizmin, mbi të keqen e madhe që kapitulloi në vitin 1945".
"Ndjeva revoltën e shkaktuar nga manifestime fashiste, pasi vetëm në regjimet fashiste, komuniste dhe pa liri e të drejta mund të merren individët dhe të kthehen në turma. Mund të shkruhen njerëzit detyrimisht në lista ku firmosin para dhe pas, sepse kështu funksionon logjika e mbrapshtë e sundimit në vend të mirëqeverisjes", u shpreh Rama, teksa iu referua manifestimit të PD-së më 1 Maj.
****
Si çdo ditë në orën 18:00 socialistët kanë vijuar protestën para Kryeministrisë. Në fjalën e tij deputeti Erjon Braçe e ka vënë theksin tek korrupsioni që ka përfshirë qeverinë dhe sipas tij është forca e kësaj qeverie.
"Korrupsioni në qeverinë e Berishës është shumë i lartë. Qytetarë të majtë e të djathtë kanë identifikuar korrupsionin, që është fuqia e politikës së Berishës", ndersa shtoi se beteja e PS nuk bëhet për pushtet, por për të rikthyer në funksion demokracinë.
"Mos aludoni se ne po luftojmë për këtë pushtet, na fyeni nëse na krahasoni me familjen në pushtet, që vrau 26 shqiptarë të ndershëm për shkak të korrupsionit. Beteja jonë është parimore, për të bërë demokracinë të funksionojë për njerëzit e këtij vendi, jo për pasurim", u shpreh Braçe.
Ndërsa deputeti Namik Dokle përsëriti se greva e urisë do të jetë paafat. "Ne mbështesim fuqimisht grevën dhe qendresën e shokëve tanë dhe i themi të gjithëve bashkë me ju se greva jonë është paafat, rezistenca jonë është pa afat. Do të jemi këtu deri në fund, deri në zgjidhjen përfundimtare", u shpreh Dokle. Më tej kanë folur edhe deputetët Fidel Ylli, Qemal Minxhozi, etj.
Po kështu në krah të socialistëve ishin edhe aleatët politike. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se "jemi sot në protestë dhe qindra të tjerë në greve urie sepse kryeministri jonë ka humbur ndjeshmërinë njerëzore. Berisha qëndron sot në pushtet kundër vullnetit të popullit të tij dhe kjo është gjëja më e pamoralshme që një kryeministër vazhdon të bëjë. Ka ardhur koha që ai të largohet i turpëruar".
****
Rama: Trupi im, në dispozicion të kauzës
Ndërsa shëndeti i grevistëve të ngujuar vijon të rëndohet, opozita është e vendosur që ti shkojë deri në fund luftës së saj për transparencën e zgjedhjeve. Në ditën e pestë të protestës, krerët e opozitës, duke folur në mitingun e radhës të zhvilluar pranë çadrave, ku qëndrojnë të ngujuar 200 grevistë, i kanë përcjellë edhe një herë mesazhin e qartë mazhorancës dhe kryeministrit Sali Berisha se beteja që kanë nisur për votën e lirë është reale dhe e vërtetë. Ndërsa i ftuar dje në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar ndër të tjera se "trupi im është në dispozicion të kësaj kauze deri në zgjidhjen e krizës".
Rama
Ndërkohë, ka qenë radha e socialistëve të Rrethit të Tiranës dje për të shfaqur solidaritetin e tyre me grevistët që prej ditës së premte qëndrojnë të ngujuar, duke i privuar vetes ushqimin në shenjë proteste për mosreagimin e qeverisë ndaj kërkesës për hapjen e kutive. Të pajisur me shalle kuqe e zi, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar ose hapjen e kutive ose në të kundërt largimin e kryeministrit Berisha. Duke marrë fjalën në këtë tubim kreu socialist, Edi Rama, i ka siguruar kundërshtarët e vet se lufta për transparencën e zgjedhjeve është e vërtetë dhe pa kthim pas. "Kjo është një betejë me vepra individuale të secilit që është brenda në çadër për betejën e të gjithëve. Kush mendon se kjo nuk është një beteje reale i themi se kjo është një beteje me vepra", - tha kreu socialistë Edi Rama. Por ajo që ka më shumë rëndësi në këtë moment ka theksuar lideri i opozitës është fakti se ndërsa gjendja shëndetësore e 200 grevistëve përkeqësohet, shumë qytetarë të tjerë janë shprehur të gatshëm për të futur në çadra dhe për tu flijuar për këtë kauzë që është baza e demokracisë. "Sot kanë ardhur këtu shumë familjarë të atyre që janë brenda në çadër, që kanë shenjën e shallit kuqezi. Ky është shalli i Romeos, është në dorën time dhe unë jam këtu vetëm njëri nga ju, në radhë për të mos e lënë këtë betejë të mbarojë deri kur uzurpimi i votës të pushojë", - tha Rama. Ai ka denoncuar edhe presionin që ndjejnë qytetarët shqiptarë nga pushteti për të mos shprehur lirisht atë që mendojnë dhe dëshirojnë. Për këtë qëllim, ai ka sjellë në vëmendje rastin e një gruaje nga Elbasani, e cila gjendet e ngujuar në çadër, ndërsa burri i saj për të mos humbur vendin e punës dhe rrogën, me të cilën mban familjen u detyrua që në 1 maj të marrë pjesë në antimitingun që zhvilloi PD-ja në sheshin "Nënë Tereza". Gjithashtu, ai hodhi poshtë pretendimet e deputetëve të mazhorancës se gratë socialiste janë detyruar prej tij të marrin pjesë në grevë, duke theksuar se deputetet janë në betejë për dinjitet dhe për asnjë arsye tjetër veç transparencës. Rama foli dje edhe për ish të përndjekurit.
"Jam krenar si kryetar i PS-së që në programin e kësaj partie zyrtarisht janë përfshirë të përndjekurit politik dhe zyrtarisht është marrë angazhimi për të shëruar të gjitha ato plagë, që janë hapur nga kjo forcë politike që lindi si shpresë dhe sot është kthyer në fuqinë e rrënimit", - tha Rama.
_____________________________
Zhvillimet e dates 4 maj, dita e 5 e protestes
ora 14:30
Situate e renduar shendetesore brenda cadrave ku deputetet e PS-se dhe mbeshtetesit e tyre jane ngujuar ne nje greve urie deri ne zgjidhjen e kerkeses per transparence.
Një tjetër grevist brenda çadrave para kryeministrisë ndodhej në gjendje të rëndë dhe u transportua në spital. Grevisti, Romeo Sina nga Vlora pësoi gjendje të fikëti dhe për këtë u kërkua ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve.
Pas pak minutash në ndihmën e mjekëve brenda ambienteve të grevës, ai u dërgua në spital, për mjekim më të specializuar.
Deputetja e PS-se, Eglantina Gjermeni ka deklaruar se ndihen te fyer nga pritja e mjekeve ne QSUT. "Do i beja thirrje mjekeve te kujtonin betimin e Hipokratit dhe te lene pas urdhrat e partise. Te jene me shume human ne detyren e tyre"- tha Gjermeni.
11.30
Paradite, u dergua ne QSUT grevisti Ramazan Ceka, 53-vjeç nga Elbasani. Ai është transportuar me ambulancë në drejtim të QSUT-së, për shkak të përkeqësimit të diabetit.
Sipas mjekut Sabit Brokaj që ndjek nga afër grevistët, veterinerit të lartë nga Elbasani manifestoi shenjat tipike të acarimit të sëmundjes, rënie të sheqerit në gjak dhe djersë të shumta.
"Gjendja shëndetësore është më e rënduar nga më parë, lidhet direkt me kohëzgjatjen e një greve jashtëzakonisht strikte, me mungesën tërësore të të gjithë elementeve për organizimin"- tha ai.
Sipas tij, personat që janë me diabet duhet të dalin, pasi ata nuk mund të rezistojnë gjatë.
etjetj pallavra nga shekulli..
--
Krijoni Kontakt