Close
Faqja 33 prej 107 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 1066
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse greva duhet të ndalojë!


    03/05/2010 - 07:38



    • Mentor Nazarko

    Greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe një numri mbështetësish të partisë më të madhe të opozitës është një akt i paprecedent në historinë e politikës shqiptare, ndoshta edhe të politikës evropiane. Greva e paradokohshme e deputetëve të LSI-së dhe disa deputetëve të tjerë në Parlament, kishte disa elementë që e bënin më të zakonshme, përveç faktit që u bë në sallën e seancave plenare, nganjëherë madje edhe krahas seancave plenare. Një parlamentar italian i vjetër është i famshëm për grevat e tij sensibilizuese, ku hyn (në ndonjë mjedis parlamentar) qoftë vetëm, qoftë me grupin e tij parlamentar, duke i shkallëzuar në greva etjeje, urie, etj., etj.
    Greva socialiste është e paprecedent për shkak të vendit ku po zhvillohet. Kjo mund të duket diçka afërmendsh, por është pikërisht vendi ku zhvillohet, pasojat që prodhon në bllokimin e jetës së vendit, në trafik, në jetën e grevistëve, në modifikimin e stilit të jetës së tyre të përditshme, etj., që krijon padyshim një presion të jashtëzakonshëm ndaj Qeverisë, d.m.th palës tjetër. Kohëzgjatja e saj eventuale, deputetët kanë imunitet dhe Berisha Kryeministër nuk mund të bëjë shakatë e vjetra, kur i dhunonte deputetët, e rrit presionin në shkallën maksimale. Dy pyetje kryesore, megjithatë mund të shtrohen përpara një akti të paprecedent si ky. A ishte kjo grevë, e vetmja alternativë për të shkuar tek zgjidhja e problemit? Dhe pyetja e dytë, a janë llogaritur efektet në stabilitetin e vendit dhe në imazhin e tij?
    Realisht, duket sikur në zgjidhjen e krizës së kutive janë shteruar rrugët politike, me gjithë presionin thuajse unikal të bashkësisë perëndimore, qoftë në formën e vendeve të veçanta, qoftë në formën e organizmave si Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian etj., për gjetjen e një zgjidhjeje. Kanë mbetur rrugë institucionale, siç është ankimi në Gjykatën Kushtetuese, por opozita insiston në zgjidhjen politike të problemit të vet në një formë që përmban hapjen e një numri kutish. Nga ana tjetër, vazhdimi i pandërprerë i protestave s’do të jepte ndonjë rezultat politik, përsa kohë që Berisha nuk e pranon me rrugë normale, si protestat hapjen e kutive. Madje në modelin e Berluskonit ai krijon kundërmitingje të palës së vet. Bashkësia ndërkombëtare, zërat kryesore të saj, që mund të impononin me forcë Berishën ta zgjidhte krizën, nuk duket se e kanë përqafuar tërësisht kauzën e opozitës dhe ndoshta këtu gjendet arsyeja pse opozita zgjodhi këtë formë ekstreme. Thënë këtë, megjithatë opozita duket se ja ka arritur qëllimit - greva kontribuon në këtë drejtim -, që të bindë perëndimorët se vërtet diçka serioze nuk shkon në zgjedhjet e qershorit, përderisa Kryeministri nuk pranon prekjen e kutive në asnjë mënyrë.
    Pyetja, nëse ishte protesta e vetmja alternativë kërkon edhe trajtimin e një piste tjetër: a e meritonte një qeveri si kjo, një protestë kaq ekstreme? Kjo Qeveri në fakt e meritonte një lloj ndëshkimi, njëlloj vënie nën akuzë, thuajse permanente për arrogancën me të cilën po përdor burimet natyrore, financiare dhe humane të shoqërisë dhe vendit në përgjithësi. Po zhytemi eventualisht në krizë. Vetëm emigrantët e gjorë po na shpëtojnë me kursimet e tyre, për shkak të një përdorimi elektoral permanent të paturpshëm të parasë publike, eventualisht dhe me korrupsion gjigant. Po shohim shpërdorim të burimeve natyrore, lumenjve, pyjeve, maleve, ujërave, po ndërtohen shumë fabrika çimentoje, po ndërtohen apo duhet të ndërtohen shumë TEC-e, pjesa veriore e vendit po përmbytet çdo muaj, diçka që po shndërrohet në normalitet. Po shohim përqendrim të pushtetit ekonomik dhe politik në një dorë ose në pak duar dhe reagimi shoqëror në fakt, hiq protestën me grevën e urisë si finale, ka rënë në apati. Në këto kushte, ndaj kësaj Qeverie duhej një akt i fortë. Prekja e votave, me një mënyrë brutale apo me një tjetër të sofistikuar, ka ardhur koha të marrë fund. Shërimi ynë nga vesi i vjedhjes së votave mund të ndikojë për mirë dhe kosovarët, apo shqiptarët e Maqedonisë, edhe ata të infektuar prej nesh.
    Efektet negative të vazhdimit të grevës
    Vazhdimi i grevës në fjalë, megjithatë ushtron efekte të rënda në stabilitetin e vendit. Ajo do të sjellë njëlloj paralize politike dhe institucionale. E zhvilluar në kushtet e shfaqjes së krizës ekonomike dhe financiare, ajo i shton efektet e dëmshme në këtë stabilitet. Ajo mban të bllokuara apo i shpërdoron energjitë politike dhe shoqërore në bulevard, para Qeverisë, atje ku zhvillohet greva, në vend që ato të përdoren për përballimin e krizës. Ajo mban të mbërthyer një aparat policor, që duhet të ishte gjetiu. Ajo shton frustrimin shoqëror, edhe për shkak të bllokimit të trafikut, frustrim që mund të kërkojë të shkarkohet qoftë tek Qeveria, qoftë tek opozita. Për shkak të zhvillimit real të saj para kamerave dhe Qeverisë, d.m.th, pa konsumim ushqimi, etj., greva mund të krijojë probleme reale shëndetësore tek grevistët dhe kjo mund ta ekstremizojë protestën e atyre që janë jashtë. Pra, elektoratin e palëve. Sigurisht kjo nuk ndodh vetëm për shkak të protestuesve, apo grevistëve, por edhe për shkak të Qeverisë, që s’po zgjedh dialogun, por injorimin e grevës deri në çastin kur të vijnë imponime ekstreme nga jashtë, që hëpërhë duken të ngrira për shkak të uikendit evropian. I vetmi reagim i Qeverisë, pas festimit të 1 Majit, duket incidenti i sajuar me flamurin e NATO-s, që as nuk u dogj dhe as nuk u pa se kush bëri sikur e dogji. Një inskenim që duket i nxjerrë nga bagazhi i formave të vjetra të diversionit politik. Nuk duket krejt pa lidhje me grevën, rifreskimi i autoritetit të Berishës ndër shqiptarët në rajon nëpërmjet mesazheve për Ali Ahmetin, kreun e BDI-së në pushtet në Maqedoni.
    Vazhdimi i grevës ndërkohë cenon imazhin e vendit. Duket e vështirë që ajo për shkak të unicitetit të vet (në Evropë, as nëpër regjime gjysmëdiktatoriale, deputetët nuk bëjnë greva urie në mes të rrugës qendrore) të krijojë simpati masive nëpër kancelaritë perëndimore. Nëse këto kancelari do ndërhyjnë, do ta bëjnë pikërisht për shkak të potencialit destabilizues që mbart greva përpara zyrave të Qeverisë së një vendi që është anëtar i NATO-s. Ajo mund të përdoret si pretekst edhe për shtyrjen e liberalizimit të vizave nga kundërshtarët evropianë të këtij procesi për shqiptarët. Vazhdimi i grevës dobëson faktorin shqiptar në përgjithësi.
    Greva në shesh ka edhe një moment jo estetik, për shkak të pamundësisë së grevistëve për të kryer nevojat e tyre të përditshme, larjes, etj., etj. Edhe ky moment nuk krijon ndonjëlloj simpatie në kancelaritë perëndimore.
    Për të gjitha këto arsye kjo grevë duhet të marrë fund sa më parë, nëpërmjet një procesi dialogu të sinqertë, ku Qeveria duhet të lëshojë diçka thelbësore. Për opozitën nuk ka kthim mbrapa. Në dhjetë muaj Qeveria nuk ka bërë asnjë lëshim, por vetëm i ka valëvitur në ajër lëshimet si p.sh Kodi i ri Zgjedhor me autorësinë e opozitës. ªdo ditë greve që kalon, rëndon mbi kurrizin e Qeverisë. Qeveria nuk do t’ia arrijë ta demonizojë grevën askund jashtë vendit apo brenda tij, pse perëndimorët kanë vetë tru të kuptojnë arsyet e grevës. Edhe shqiptarët gjithashtu. Qeveria nuk mund ta ndalë grevën me mjete demokratike. Kështu që të gjithë efektet negative të grevës sot do të bien mbi vetë Qeverinë. Berisha duhet ta konsiderojë grevën si rast për ta rishpikur veten si demokrat. Nëse ndonjë efekt negativ do të bjerë mbi opozitën, mund të bjerë vetëm në momentin kur ajo të bëhet Qeveri. Atëherë do të kuptohet nëse kjo grevë që po ndodh këto ditë, ishte një ëndërr e keqe e tranzicionit shqiptar, apo diçka që do të përsëritet periodikisht, kur njëra nga palët s’është e kënaqur me tjetrën.

    panorama

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga padrilla Lexo Postimin
    rrofte partia komuniste.
    te rrish ne perendim "duke duke jetuar si ne rrethim" dhe te thuash rrofshin plehrat ne Shqiperi eshte megjithemend per tu analizuar mire kjo qe thua zotrote .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #323
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    jo shoki salis braris, greva nuk duhet te ndaloje!

    sado te perpiqesh, sado te ka ecur palla deri tani, ka nje fund ...

    personaliteti yt i semure, i shumefishte djallezor e kleptokrat, i ka kushtuar shume shtrenjte ketij vendi e ketij populli ...

    perhere e me shume po merr fizionomi pamore prej sindromit debilik ... ec e qesh tani ... si femije debil, nje prej personaliteteve tua te semura ...

  4. #324
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Nga cili Planet vjen ti lali se Rama ka aq vota populli sa ka gjysma e Deputeteve se bashku.
    Rama, si kryetar i PS nuk asht i zgjedhun prej popullit, por prej partise. Rama nuk doli ne zgjedhjet per ne Parlament, ku zgjidhen perfaqesuesit e popullit.
    E kuptove pse ai s'ka asnji te drejte t'u imponohet deputeteve te partise se tij (e aq ma pak te gjithe qytetareve shqiptare) per te hyre apo jo ne kuvend?! E kuptove pse shqiptareve s'i intereson c'thote Rama, pasi nuk e kane zgjedhe si perfaqesues?!

  5. #325
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    jo shoki salis braris, greva nuk duhet te ndaloje!
    DS nuk keni as nocionet ma elementare te bashkejeteses mes njerezve e te rregullave shoqnore. Kam ndie PS-ista te flasin shpesh per "shpellare" e po e deshmojne qe "shpellaret" jane ato vete.
    Asnji grup njerezish nuk ka te drejte t'u imponohet te tjereve. Bllokimi i bulevardit (asht i shqiptareve e nuk ia ka lane i ati me tapi Rames) asht akt pushtues. Kur s'e kuptoni as kaq, tregon se jeni te papershtatshem me te gjitha funksionet publike. Kur nji grup ban c'te doje me jeten e te tjereve, imagjinoni c'ban po te jete ne pushtet!

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujdade e dujruc e duj edvin.. lexoje mire cka po thot shkodrani..

    para votimeve edvinua filloj te flase ne ato fjalimet e tij..edhe "per ca zera qe i vinin nga brenda " sic thosh ai.. qe i thoshin se..ti edvin e ke mision kte e ate ceshtje..

    ne qe jemi pakez te kenduar or shoka te edvinit.. i dime se cjane keto "zera te brendeshem" qe shpesh i thone tipat skicofrene mbas krimeve te renda qe bejne..
    pse e bere i thone shteti apo polici apo gjykatesi.. dhe ata ..pra ky lloj tipi.. gati te gjithe thone kte fraze.. " ca zera te brendeshem me thane..bej kete e bej ate"..
    tek te gjithe super kriminelet.. ne te gjithe boten e ne te gjitha kohet.. eshte cfaqur kjo siptomë..

    nuk besoj se i kane kaluar pa u vene re keto cfaqje te skicofrenizmit te shkalles me se rrezikshme.. mjeshtrave ne seli roze sikurse dokle apo dadje pedagogja.. apo ai shemtaraqi nga tepelena..profesor biologu.. se ja harrova emrin.. apo blushit qe ka nje fare kulture fale gjishit shuteriq qe ish goxha i kenduar..
    po patjeter dhe me i miri socialist.. luan hajdaraga.. profesori i ketyre problematikave.. do ti ket pikasur keto lajthitje..
    po as ai spo flet..
    as kadarja qe tashme kupton mire nga frojdizmat e psiko analizmat..

    mirpo ata ne PS nuk ndihen.. e ta shikojne ceshtjen humanistikisht.. e ti thone mamase se edvinit por dhe partise..se kur dikush permend " zera te brendeshem" qe i dirigjojne x e y veprim.. do te thote se eshte per mjek e jo per dirigjent partie..

    pra ne fakt edvini eshte per tu trajtuar klinikisht..

    dhe kjo greve duke bllokuar krye rrugen e shqiperise.. me cadra e zyra shtabi mitingo grevash e podiume fjalimesh e qendra komunikimi me median.. etj.. teknik fonike e tjera logjistike.. perben ne fakt nje cmenduri unikale ne llojin e vet..
    prap nuk ndjehen dokle dadet..
    turp i madh..

    pse nuk ndihen.. sepse ata mendojne qarte nje gje.. se ky i cmendur i pacipe i pa karakter i felliqur hajdut e xhambaz mashtrus e i pabese.. i djallezuar e rafinuar.. na duhet ne krye neve.. partise se te keqes ( PS) ne ndeshjen me partine e se mires.. PD-ne..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 04-05-2010 më 06:56

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Do vijë një ditë që socialistëve,jo Edvin Ramës,do tu vijë turp për bllokimin e bulevardit e rrugëve të tjera.
    Mund të vijë një ditë që do gëzoheni për ndalimin e vizave për shqiptarët!
    Mund të thoni ç'të doni të nderuar socialistë për keq qeverisjen e Berishës.
    Por atë që keni zgjedhur për tju qeverisur,do ta vuani më keq se ne të tjerët që s'jemi me të.

  8. #328
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    06-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    35
    Berisha duhet te iki nga pushteti i gjithanshem qe ka vendosur ... qeverisi vite te tera ne pushtet, akoma populli i thjeshte po ha buke ne 2010 me lista !

    Ky njeri pa nje pregatitje te politikes demokratike, pa asnje formim demokratiko shoqeror, esht turpi i situates ne Shqiperi dhe nje nga fajtoret kryesor.

    Keshtu na gjeti ne shqiptareve ardhja e demokracise, te pa pregatitur nga ana e nivelit politike per te udhehequr demokracine, por ata qe e drejtojn deri me sot, si dikur Nano, jan te pa ndergjegjeshem dhe aspak te sinqerte ndaj popullit te tyre ne ato funksione qe kan patur dhe kan.
    Politikaneve tan ju mungon ndershmeria, kjo nuk mesohet apo meret ne shkolla te ndryshme ... nga te pa ndereshmit, te pa moraleshmit, do presim keto fatekeqesi qe sot i vuan populli yn pa drejtesisht.

    Ja pse duhet te zhduket nga skena politike Berisha dhe servilat e tij.

    Sa per Ramen, do te thoshja qe nuk esht aspak bllokmen, se cka qen i jati nuk e vuan sot i biri, nuk jemi akoma ne lufte klasash, ndaj mos i fryni teorive Berishjane me kot, jeni ju sot dhe Berisha, qe po "flisni me gjuhen e dikureshme te Enver Hoxhes" dhe kjo esht e pa pranueshme mendoj un.

    U fut Rama apo jo ne votime si kandidat per deputet, u fut apo jo ne greven e urise tani, ka forume te asaj partie qe i kan diskutuar dhe pranuar keto gjera.

    Nje kryetar bashkie i kryeqytetit te nje vendi, duhet te jete ne krye te detyres ndaj atyre qytetareve qe i kan besuar bashkine dhe te te ter qytetareve te kryeqytetit. Per mua, futja e tij ne greve do ti sillte vetem nje izolim te plote ne funksionet qe ka.

    Sa per vendin ku u vendos te behet greva, esht e qarte pse u be atje, sepse Berisha nuk e le pushtetin kur sic e la dikur Nano ... nganjehere zgjedhjet e tilla vijn kur ke te besh me murin qe as degjon dhe as shikon si jeton populli.

    Sa per kutite qe nuk i hap "Sulltani Berisha" mos haroni qe ne Komisionin Qendror Zgjedhor dy antere te atij komisioni nuk qen dakorte me vendimet e rezultatit te zgjedhjeve ne disa zona etj etj (aresye qe ata i menduan ne menyren e tyre si te pa pranueshme), qe ketu duhej te zbatohej ligji qe te hapeshin kutite etj manipulime.
    KQZ-ja e shkeli me te dy kembet ligjin, aresyet dihen, kurse sot Berisha trumbeton nje vendim gjykate per ato kuti votimi qe kerkon PS-ja te rihapen ... cuditerisht as edhe nje here ky njeri megalloman nuk ka patur kurajon qytetare, lere me ate politike, te jepte ne TV per te ter popullin shqiptar ku jeton, ate vendim te asaj gjykate e ta shikonim te ter qe vertete egziston ... edhe sa do e shtyj shqiperia me teorine e qelbur : ... e thash un, besojeni ju ... un bam dhe juve ham !!!

    Boll ketij njeriu te pa skrupullt ndaj popullit te tij.

    Ky duhet te iki nga skena politike nje ore e me par, pa se kush do ta mari pas tij, ajo qe mua me intereson, esht ta mari nje njeri qe te pakten te jet i drejte dhe i ndershem ne punen e tij per ti sherbyer popullit dhe vetem popullit me besnikeri.

    Shpresoj qe ne Shqiperi te egzistoje nje bure apo nje grua e till.
    Ndryshuar për herë të fundit nga CIBOX : 04-05-2010 më 07:36

  9. #329
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Edi Rama nuk o mir ka trutë .
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  10. #330
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga CIBOX Lexo Postimin
    Keshtu na gjeti ne shqiptareve ardhja e demokracise, te pa pregatitur nga ana e nivelit politike per te udhehequr demokracine

    pa se kush do ta mari pas tij, ajo qe mua me intereson, esht ta mari nje njeri qe te pakten te jet i drejte dhe i ndershem ne punen e tij per ti sherbyer popullit dhe vetem popullit me besnikeri.

    Shpresoj qe ne Shqiperi te egzistoje nje bure apo nje grua e till.
    CIBOX... PS pa diskutim... Gramoz Ruçi eshte fix ai qe thua ti.. i paimplikuar me te kaluaren komuniste (minister i brendshem i diktatures), i kulturuar e i ndershem... Terhiqem... te vazhdoje greva e bllokimi, te luejn si te duen me shqiptaret derisa ne krye te jete Rama e Ruçi... e reja triumfon

Faqja 33 prej 107 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •