Close
Faqja 31 prej 107 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 1066
  1. #301
    Protesta personale e Rames ka vetem nje qellim - nxirjen e imazhit te vendit, perpara vendimit te rendesishem te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare!

    Agjenda e Parlamentit Europian dhe pikerisht delegacioni per marredhenie me Shqiperine, Bosnjen, Serbine, Malin e Zi dhe Kosoven, ka pas parashikuar ne datat 3 dhe 4 maj 2010, qe te mblidhet dhe te diskutoje per hapat e metejshem te afrimit te Shqiperise me BE.

    http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2009_2014/organes/dsee/dsee_20100503_1500_wgal.htm

    http://www.europarl.europa.eu/news/expert/event_by_type_page/19-2010-09/default_en.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-05-2010 më 14:45

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Per ta kuptua greven duhet kujtua edhe emrat e kopes socialiste
    Edvin kristaqi
    erion veliu
    erion braqe
    Ruci
    Dade
    Majko gjinushi ..................
    e shum emra te tjer qe nuk po kujtohen ne kete moment dhe do kuptoni se perse kjo kope ne ket moment ja ve lakun shqiperis.
    Kjo grev ka karakter politike dhe nuk ka asgje te bej me qeshtje sociale,sepse dihet mire se shqiperia ka perparu shume me shume se sa kur ishte nen diktaturen socialiste.
    Une po quditem edhe me berishen qe nuk i largon kete kope nga sheshi dhe nese duan grev urie le te mbajn diku ne mal e jo ne qender te civilizimit.
    Kjo kope do bej grev edhe dy tri dit dhe pastaj do provoj edhe dhunen,por shpresojm qe berisha ka mesua nga 97-ta dhe tua tregoi vendin ketyre tradhetarve.
    Ne fund mbetet shpresa qe kjo kope te ngordh pasi vetem kan zgjedh kete rrug,por fara e keqe me veshtersi zhduket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenicaku : 03-05-2010 më 14:28

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Zagaret enveriste kane marr te kallun.

    Duhet kajt nonen me i djeg te gjithe...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #304
    Ja se cfare thote njera nga anetaret e delegacionit per takimin e sotshem me delegacionin shqiptar:


    # After short break with mum and son at Brussels home on my way to dinner with Albanian delegation. Who knows, there might be a foodfight!

    about 1 hour ago via TwitBird iPhone


    # I had other meetings before this, but poor @MarietjeD66 has had to attend the whole Albanian bickering match... Respect!

    about 3 hours ago via TwitBird iPhone


    # In meeting with Albanian Parliamentarians. Albanian coalition and opposition are combatting each other fiercely, the EP is just their stage.

    about 3 hours ago via TwitBird iPhone


    # This is actually a good thing. Albanian coalition & opposition don't normally talk at all, opposition boycotts parliament. This is dialogue!

    about 3 hours ago via TwitBird iPhone
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-05-2010 më 14:52

  5. #305
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Brar,
    e ke shume gabim. Se kam pas ndonjehere shpine te blloku. LoL
    Babin se kam kamunist.

    Tjeter desha te them,
    Kur do vij dita ta qerroni idhullin tuaj Sali Qelbesira ? Nuk e kuptoni akoma qe ai eshte kerma qe po mban peng nje popull te tere ? E keni bere idhullin tuaj me keq se figura e Enverit. Akoma do vazhdoni ta mbani gomarin ne pushtet ?
    .
    Hahahahaha shikoni se ç'fare lexova sote rastesisht tek shekulli nje shkrim krahasim qe ka derguar dikush ne redaksi.
    "....Sot ne jemi ketu me te gezuar se kurre ne historine tone. Sot ne festojme si nje vend qe ecen i sigurt drejt idealit tone komunist...."
    Enver Hoxha 1 Maj 1984.

    "....Sot ne jemi ketu me te gezuar se kurre ne historine tone. Sot ne festojme si nje vend qe ecen i sigurte drejt idealit tone evropian...."
    Sali Berisha 1 Maj 2010

    Sa te lidhur qe jane nxenesi me mesuesin e tij

  6. #306
    Anetarja tjeter e delegacionit ne PE per Shqiperine, shprehet se:


    #Albanian Parliamentarians repeat themselves, difficulties to let others finish & not scream. Joint meeting with EP #Balkanizedrhetorics

    24 minutes ago

  7. #307
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    S'e them une, por e thone statistikat. Per me shume, shfleto te shikosh kur quhet nje ekonomi ne krize.
    Shigjeta me duket se akoma nuk po arrin te kuptosh thelbin se STATISTIKAT,TREGUESIT qe nxjerr FMN edhe BB etj bazohen ne rezultatet apo te dhenat e administrates.

    Keshtu qe me te dhena te tjera dalin statistika te ndryshme.Skam pse te shkoj ta shikoj ne sitet e ndryshme kur e di qe ne princip eshte dicka e trilluar.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #308
    Komentet e para të Kryeministrit Berisha për grevën e deputetëve të PS

    Armand Mero

    E hënë, 03 Maj 2010

    Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha bëri sot komentet e para mbi grevën e urisë të nisur që të premten në mbrëmje nga deputetë dhe përkrahës të opozitës për të kërkuar hapjen e kutive të zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Kreu i qeverisë përsëriti si zgjidhje variantin e hedhur nga Byroja parlamentare e Këshillit të europës për një interpretim të cështjes nga Gjykata kushtetuese apo Komisioni i Venecias duke deklaruar edhe një herë se vendimet e gjykatës mund të ndryshohen vetëm nga gjykatat. Ndërkohë deputetët në grevë u kundërpërgjigjën duke thënë se nuk ka asnjë vendim gjykate që pengon transparencën e duke bërë përgjegjës kryeministrin për krizën që sipas tyre po rëndohet.

    voa

  9. #309
    Dita IV e grevës, nuk ka kompromis

    03.05.2010

    Menada Zaimi

    Mazhoranca dhe opozita vazhdojnë t’u qëndrojnë pozicioneve të tyre edhe sot kur shënohet dita e katërt e grevës së urisë së deputetëve socialistë.

    Në një dalje publike para medias, kryeministri Sali Berisha tha se mazhoranca nuk do të lejojë në asnjë mënyrë shkeljen e Kushtetutës dhe të institucioneve të pavarura me vendime politike.

    “Zoti Rama ka dy opsione. Ka opsionin e rekomanduar zyrtarisht nga Këshilli i Evropës që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në qoftë se ajo e gjykon të arsyeshme për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias. Ndryshe, zoti Rama ka opsionin tjetër të pjesëmarrjes në komisionin e ngritur, ku ekziston shumica”.

    “Zoti Rama, çdo dokument që do të disponojë mbi procesin zgjedhor dhe që mund të kërkojë hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, t’ia japë prokurorisë, institucion ky që ka tagrin ligjor dhe kushtetues për të hetuar çdo gjë në përputhje me kodin e procedurës penale, ndaj të cilit nuk mund të ketë kufizime. Unë jam njeri i hapur gjithmonë për dialog, i hapur gjithmonë për takime”, tha Berisha.

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha sot se aksioni i opozitës do të vazhdojë deri në garantimin e transparencës së plotë për zgjedhjet.

    “Nuk ka shumë fjalë për të thënë, përveç shprehjes së neverisë për këtë qeveri që vazhdon t’i mbajë sytë mbyllur, vazhdon t’i mbajë veshët taposur. Është momenti përsëri për të rinënvizuar se ne nuk ndalemi”, u shpreh Rama.

    Situata politike u komentua dhe nga presidenti i Republikës. Kryetari i shtetit, Bamir Topi, tha se respekton çdo sjellje politike brenda konturave demokratike.

    “Do të pozicionohem parimisht si kryetar i shtetit që do të respektoja gjithçka që respekton parimet demokratike. Ky është një term disi i përgjithshëm, por secili duhet ta gjejë veten këtu te kjo shprehje. Pra, gjithçka që është demokratike, duhet të aspirohet, por edhe duhet të aplikohet. Unë uroj që gjithçka të shkojë në normalitet sipas këtyre rregullave demokratike, që ne i kemi sanksionuar edhe me ligj”, tha Topi.

    radio europa e lire

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    PE: Thirrjet revolucionare të opozitës, po dëmtojnë integrimin e Shqipërisë
    03-05-2010 / Leonard Quku

    PE: Thirrjet revolucionare të opozitës, po dëmtojnë integrimin e Shqipërisë

    Apeli i radhës i Brukselit, opozita ka dalë jashtë çdo norme demokratike, greva e urisë dhe radikalizmi i situatës në kah të kundër me aspiratat e vendit

    Në prag të përpilimit të opinionit të Komisionit Evropian lidhur me progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, pas dorëzimit të përgjigjeve të Pyetësorit, eurodeputetët e Parlamentit Evropian, deklaruan sot se situata politike në Shqipëri përbën një cenim të imazhit të vendit, çka mund të reflektojë në agjencitë evropiane të Brukselit. Në takimin e parë të Komisionit të Asociim Stabilizimit, Shqipëri-BE, eurodeputetët u shprehën se protestat dhe greva e urisë, nuk shërbejnë për vlerësimin pozitiv të Shqipërisë.
    Eurodeputeti Eduard Kukan, tha se “situata aktuale politika, ku opozita nuk merr pjesë ose merr pjesë pjesërisht ose në mënyrë të kushtëzuar në seancat parlamentare, është një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë”. “Të gjitha apelet që kanë ardhur nga organizata ndërkombëtare nuk kanë ndryshuar situatën dhe lajmet që po vijnë nga Tirana, tregojnë se situata është bërë më e ndërlikuar dhe e vështirë”, u shpreh ai.
    Ndërsa Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel deklaroi se zhvillimet politike pozitive të Shqipërisë janë të vëna në hije nga kriza politike.
    “Kjo jep imazhin e një vendi që nuk përmbush ende standardet europiane e një demokracie të pjekur dhe dëmton imazhin e vendit, si dhe vë në rrezik progresin e mëtejshëm. Manifestimet e bëra gjatë fundjavës edhe pse paqësore, peshojnë në këtë imazh negativ, jo sepse kundërshtimet politike në vetvete, pasi ato janë normale në jetën demokratike të një vendi, por mungesa e debatit politik në parlament në vend të atij të rrugës bllokon progresin. Kam një pyetje për juve, a janë grevat e urisë një mjet për të avancuar në këtë moment që ne po përgatisim opinionin e Shqipërisë?”, deklaroi zyrtari i lartë i Brukselit.

    Pas tyre kanë marrë fjalën deputetë të opozitës dhe të mazhorancës, duke dhënë argumentat a tyre për situatën politike në vend.
    Deputeti demokrat, Fatos Beja tha se mazhoranca i ka bërë disa oferta opozitës për pretendimet e saj, por kjo e fundit për asnjë moment nuk është ulur në tryezën e diskutimit. Ai vuri në dukje se “në Shqipëri po shihet një radikalizim i situatës, e provokuar kjo nga disa mesazhe revolucionare”.
    Eurodeputetja gjermane Doris Pack, u shpreh se përmes protestave dhe grevës së urisë, Edi Rama ka krijuar një terren të papërshtatshëm për Shqipërinë, në Bruksel. Sipas saj, Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por situata aktuale politike, nuk është normale.
    “Shqipëria është shumë pranë Bashkimit Evropian. Ka plotësuar shumë kritere. Nëse imazhi i Shqipërisë përkeqësohet në evropë me situatën e tanishme, nga protestat dhe greva e urisë, kjo sigurisht që nuk është një moment i mirë për vendin. Ata do të mendojnë se situata në Shqipëri është një katrahurë dhe kjo do të ketë kosto të rënda si për liberalizimin e vizave ashtu edhe për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Protestat e vazhdueshme dhe greva e urisë e demonstruar së fundmi, ka rikthyer pesimizmin në radhët e evropianëve, pavarësisht se partia opozitare në Shqipëri nuk e ka llogaritur këtë kosto të rëndë”, u shpreh eurodeputetja Pack.
    Jelko Kaçin ishte më i prerë në reagimin e tij. Ai hodhi dyshime të forta se ata persona që kanë hyrë në grevë urie janë paguar mirë nga partia organizatore.
    “Greva e urisë po përcjell një mesazh tejet të gabuar. Ka plot mënyra të tjera për të treguar pakënaqësinë në demokraci dhe është e papranueshme për një vend aspirant, ngujimi i qytetarëve dhe madje edhe vetë deputetëve në grevë urie”, u shpreh Kaçin. Sipas tij, greva e urisë zhvillohet në një vend ku ka diktaturë dhe mbizotëron shtypja e lirisë dhe të drejtave të njeriut. “Shqipëria ka tashmë një demokraci të konsoliduar dhe funksionale, më duket e pajustifikueshme e urisë apo edhe protestat e përditshme të lidershipit socialist”, theksoi eurodeputeti Kaçin.

    Protestat dhe grevën e urisë e dënoi edhe eurodeputetja Marie Cornelissen, e cila tha se autoritetet shqiptare duhet të vijojnë punën e tyre sipas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Shqipëri-BE.
    ...

Faqja 31 prej 107 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •