Close
Faqja 29 prej 107 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 1066
  1. #281
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    kesaj i thone...

    kesaj i thone ''te nxjerresh geshtenjat me duart e te tjereve..''rames nuk ja ka ndier ndonjehere per langojt qe i rrine para dhe mbrapa dhe i ka ndersyer sa here ka dashur per te mbrojtur vehten..shihini me kujdes kush ka hyre ne greve...krejt deputetet me anonime te partise se rames qe me kete veprim duan ti hyjne ne zemer krietarit...dhe ja tash kan filluar nje nga nje te ikin ne spital gjoja se kane komplikacione por ne te vertete per te mbushur barkun me mishrat e pjekur...qytetare te ndryshem qe levizin andej tregojne se edhe ne halet qe jane anes se grevisteve sherbejne per te ngrene me shume se sa per te bere nevojat personale...se po te ishin te pangrene cka do benin ne keto hale....

    eh o edi qe nuk njohe asgje ne jeten tende..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Rama s'hyn vete ne greve, Rama s'hyn vete ne gare per deputet, Rama s'hyn ne parlament...
    e duke qene i pazgjedhun nga populli, urdhenon te zgjedhunit prej popullit si deputete me shkue ne pune apo jo...
    Rama e shpura e tij jane njerezit ma te papergjegjshem. Jane njerez qe s'e njofin as minimalisht demokracine e te drejten e njeriut. Bllokojne nje bulevard pa e ça kryet aspak se a cenon kjo te drejten e te tjereve...
    Me e mendue nji shtet ne duert e tyne...

  3. #283
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga Asdreni82 Lexo Postimin
    Vërtetë nuk hyni Rama në grevë?
    Pse budall është ai kur ka të tjerë budallenj?
    Osht i qut ai mer komunistë të forumit.
    Po fitoi Rama mer komunistë?Ça do boni ju mer?Do merrni noj vendim partie me pushkatim?Apo internim?Se shumë inat paskeni.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    ky eshte edhe mendimi ime!

  4. #284

    Shqiptarët sipas Ramës

    Shqiptarët sipas Ramës

    03/05/2010
    Lizandër Saraçi



    Para disa ditësh në Paris u hap ekspozita “Les promesses du passé”, ku merrnin pjesë edhe artistët shqiptarë, Alban Hajdinaj, Gentian Shkurti, Anri Sala dhe personazhi kryesor i filmit të tij, Edi Rama.
I shtyrë nga dëshira për të parë punët e disa miqve apo të njohurve të mi dhe mbi të gjitha nga fakti se arti shqiptar përfaqësohej në qendrën Pompidou, vajta ta shoh që ditën e parë që u hap për publikun. Po atë ditë zhvillohej në një nga sallat e Pompidou, një konferencë ku pasi të shfaqej filmi i Anrit, “Dammi i colori“, do të diskutonin mbi të Anri dhe Edi Rama. 
Por fatkeqësisht, askush nuk foli për anën artistike të filmit, që fliste për lyerjen e disa pallateve të Tiranës në fillim të viteve 2000. Fill pas projektimit të filmit dhe disa fotove të Tiranës të bëra po nga Anri, fjalën çuditërisht nuk e mori Anri si autori i filmit, por Rama, që në atë rast ishte vetëm personazhi kryesor i filmit.

    Që në fillim të fjalës së tij, Rama theksoi se lyerja e pallateve nuk ishte një punë artistike, por një punë politike. Dhe, në fakt, e tërë fjala e tij nuk kishte asnjë lidhje me artin, por qe vetëm një diskurs fushate elektorale i dalë boje më keq se fasadat e pallateve të (zhgë)lyera. Për rreth një orë, atyre që ishin në sallë e nuk donin të dilnin në mënyrë demonstrative, iu desh të dëgjonin se si Rama fliste për arritjet (sipas tij) në krye të Bashkisë së Tiranës.

    Por qëllimi i këtij shkrimi nuk është as të gjykoj punën e Ramës apo Shalsit në krye të bashkisë, as të gjykoj Ramën se bën fushatë politike në një aktivitet artistik, duke e nxjerrë “jashtë loje“ artin. Qëllimi i këtij shkrimi është shprehja e shqetësimit për imazhin që jep Rama nëpër botë për banorët e Tiranës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ja disa fragmente nga ato që tha Rama atë natë, por që sipas disa të pranishmëve në sallë, ishin identike deri edhe në batuta, me atë që kish thënë në raste të ngjashme:

“Ditën e parë që hyra në Bashkinë e Tiranës, në korridor nuk kaloje dot dhe nuk shihej asgjë nga tymi se të gjithë punonjësit kalonin ditën aty duke pirë cigare. Njerëzit kishin nevojë për një ndryshim të madh, por buxheti i Bashkisë së Tiranës ishte vetëm 5,000,000 dollarë (më pas nuk e përmendi më se si ka evoluar ky buxhet në vite)…
Projekti i lyerjes së fasadave u kthye në debat kombëtar. Kudo, nga kafenetë deri në Parlament, flitej vetëm për këtë (!!!!!????). Duke parë debatin e krijuar në vend, vendosëm të organizonim një sondazh për të parë nëse njerzëve u pëlqente apo jo ky projekt”.

Rezultati i sondazhit ishte sipas Ramës 65% që e pëlqenin projektin dhe 35% që nuk e pëlqenin. Vlen të theksohet se këtu Rama luan rolin e nxënësit që kërkon t’ia kalojë edhe profesorit të tij, Berisha. Në fakt, deri më sot, Berisha nuk ka organizuar ndonjëherë auto-sondazhe pëlqyeshmërie. E shumta ka paguar ndonjë kompani që rezultati të dalë siç e do ai. Kurse Rama i bën të tëra vetë. 
Por më shqetësuesja në këtë auto-sondazh, ishte pjesa e dytë. Sipas Ramës, 95% e të anketuarve ishin shprehur që donin që projekti i lyerjes së fasadave të vazhdonte. Pra 30% e njerëzve, dhe ai e theksoi këtë, donin që diçka që nuk u pëlqente të vazhdonte. Kjo krijoi ilaritet në sallë e shumë prej të pranishmëve filluan të qeshin duke dëgjuar një paradoks të tillë. Po të isha francez, apo njeri që s’më interesonte shumë imazhi i shqiptarëve, ndoshta do kisha qeshur edhe unë. Por, të them të drejtën, në atë moment ndjeva vetëm neveri për këtë palaço që mundohet të denigrojë në këtë mënyrë bashkëqytetarët e mi, vetëm se ata nuk pëlqejnë punën e tij. 

“Lyerja e fasadave të pallateve ka pasur një rezultat të pabesueshëm tek ana psikologjike e njerëzve dhe besimi i tyre tek autoritetet. Sapo lyenim një pallat, ne konstatonim se banorët e atij pallati i paguanin menjëherë taksat lokale se ndiheshin krenarë që jetonin në ato pallate…
Anrin, që nuk ka një fizionomi prej shqiptari tipik, e marrin shpesh për të huaj në Shqipëri. Më ka treguar se kur ai filmonte pallatet e lyera, njerëzit ishin të dashur me të dhe e ftonin të filmonte se ndiheshin krenarë për ato pallate. Kurse kur filmonte pallatet e palyera banorët e tyre ishin agresivë”.
Në fakt, Anri, që dinjitetin e tij nuk mund ta shumëzojë me zero për hatër të miqësisë me Ramën, ndërhyri dhe tha: “Kam përshtypjen se ky ishte një reagim i natyrshëm se banorët e pallateve të lyera e kuptonin se unë po filmoja fasadat dhe jo jetën e tyre. Kurse në pallatet e palyera, njerëzit mendonin se po bëja voyeur-istin”
Sigurisht që Rama nuk e la as ta mbaronte fjalën dhe ia kthehu: “Jo Anri, banorët e pallateve të lyera janë vërtet krenarë dhe i respektojnë më shumë rregullat e nuk hedhin më as plehrat vend e pa vend”.

Më pas Rama kaloi te “arritja” tjetër, ndërtimi i kinemasë në Tiranë.
“Për ndërtimin e kinemasë, kam trokitur në dyert e shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë dhe të disa ministrave të kulturës europianë dhe i jam lutur që të na jepnin 250,000 eurot që duheshin për këtë projekt. U kam thënë: “Na ndihmoni që të bëjmë një kinema europiane se përndryshe do vijnë amerikanët dhe do bëjnë një kinema ku të shfaqen vetëm filma amerikanë”, por ata ishin të bindur se Tiranës nuk kish ç’i duhej kinemaja… Ata jepnin miliona për burgje dhe sistemin e drejtësisë, pra për represion, dhe nuk na jepnin as kaq pak për një projekt kulturor”.

Përveç faktit që këto janë të gjitha përralla, unë nuk e kuptoj se si ka mundësi që kryetari i bashkisë së kryeqytetit, të lavdërohet se ka luajtur rolin e “Kozetës së vogël” (te “Të mjerët” e Hugo-it). Duke menduar se i rrit vlerat vetes, ai e paraqet Shqipërinë si një vend, që nuk kishte as 250,000 euro për një kinema dhe na hiqet si njeriu i vetëm në botë që e kuptonte rëndësinë e një kinemaje në Tiranë. 
Pastaj, Zoti e ruajttë për guximin që ka dhe shpreh kaq hapur amerikanofobinë e tij. Për më tepër që në Tiranë, motra binjake e kinemasë së shumë përfolur, të cilës i “ra plani Rama”, shfaq pothuajse vetëm filma amerikanë, kështu që i bie që Ramës i paska dështuar ideja. 

“Kur e ndërtuam kinemanë, unë insistova që ajo të pajisej me kolltukët më të mirë megjithëse të gjithë më thoshin se njerëzit do i shkatërronin ato. Fakti është se jo vetëm që njerëzit nuk i kanë prishur kolltukët, por ai është i vetmi vend ku shqiptarët nuk pinë duhan dhe nuk flasin në celular.

    Edhe në opera po të shkosh njerëzit pinë duhan dhe flasin në celular. Mund të të qëllojë që të luhet Mozart-i, por t’i të dëgjosh edhe një tjetër kompozitor që dikush e ka si zile telefoni”.

Domethënë që, sipas tij, shqiptarët mirë që janë injorantë e pa pikë civilizimi, por shpëtimi për ta mund të vijë vetëm nga punët e Ramës. Ndaj ata që shkojnë të shohin kryeveprat botërore të muzikës klasike në opera janë të pagdhendur. Kurse ata që shohin Avatarëra e Sex në qytetra, qenkan ajka e shoqërisë shqiptare.
Tani, me që m’u desh të duroja për më shumë se një orë batutat e tij, po tregoj edhe unë një ngjarje që një shoqja ime e ka përjetuar në “tempullin e kulturës rameske”, duke parë filmin civilizim-ndjellës “Avatar”. Në mes të filmit, pasi personazhi kryesor kish bërë një gabim dhe gjendej në pozicion të vështirë, çohet dikush nga salla dhe ulëret : “Ha një m.. tashi!”
Tashmë është e qartë që drejtuesve të operës nuk u ngelet gjë tjetër, veçse t’i luten publikut që të ndërhynë në mes të shfaqjes, për të treguar se edhe ata duan të civilizohen sipas stilit Rama. Imagjinoni, p.sh. sikur gjatë finales së “Romeo & Zhulieta” , të çohej i tërë publiku e të ulërinte : “Mos e pi helmin Romi, se Xhuli s’ka vdek! Osht t’u flejtë”. Ky do ishte pa dyshim kulmi i Ramë-civilizimit. Bile gazetat e mbarë botës do shkruanin me të madhe: “Falë punës së Kryetarit, publiku tashmë i civilizuar shqiptar shpëton Romeon nga vdekja e sigurt”.

Po Rama nuk e la me kaq dhe vazhdoi me një tjetër kryevepër të tijën.

“Në një nga lagjet periferike të Tiranës ne kemi ndërtuar një fushë futbolli që është më cilësore se stadiumi i Tiranës. Banorët e asaj zone shkatërrojnë gjithçka, por fushës nuk i kanë thyer as edhe një poç”.
Këtu ndërhyri Anri dhe i krahasoi, në mënyrë të pavend, me favelat e Brazilit, ku fusha e futbollit është e shenjtë. 
Por Ramës nuk i mjaftoi ky krahasim denigrues dhe e kundërshtoi përsëri:
“Jo Anri, s’ka lidhje se favelat e Brazilit prodhojnë lojtarë të mëdhenj që i shesin këtej, kurse atje s’prodhohet asgjë. Ata s’e prishin fushën vetëm se ne ua kemi bërë më të mirë se gjithkush”.

Për të mos rënduar akoma më shumë imazhin tonë me sherre e debate, unë u përmbajta dhe nuk e pyeta Ramën se ç’borxh i kishin shqiptarët që ai t’i denigronte në atë mënyrë.
    Shumica e shqiptarëve të pranishëm në sallë, falë vetëm punës dhe sakrificave të tyre, kanë arritur në një nivel, ku e përfaqësojnë më se denjësisht Shqipërinë. Atyre s’mund t’u jepet përshtypja se po të kthehen, do të ndihen të “huaj” në vendin e tyre.

    Shumë prej tyre mundohen të reklamojnë Shqipërinë, pranë miqve dhe kolegëve, në mënyrë që të ndihmojnë zhvillimin e turizmit cilësor dhe jo të turizmit të “favelave me bojëra” siç propozoi Rama.
    Si shumë bashkëkombës të mi, që sot punojnë në kompani të rëndësishme, edhe unë jam munduar të bind kompaninë ku punoj që të investojë në Shqipëri në mënyrë direkte apo nëpërmjet bondeve. Por jam i bindur, se kompani serioze si ALLIANZ, nuk do të rrezikonin kurrë duke investuar në një vend që do t’i ngjante sadopak, atij që përshkroi kryetari (komandanti) i opozitës dhe i bashkisë së kryeqytetit.

    Mungesa e investimeve të huaja dhe pasojat në ekonominë shqiptare do t’i shërbenin obsesionit të tij për pushtet, por ne nuk mund të pranojmë të paguajmë kaq shtrenjtë alternimin e “profesorit” me “nxënësin”. Rama gabon shumë, në qoftë se mendon se shqiptarët u ngjajnë sadopak atyre kamikazëve që ai mbylli, me urdhër, në çadrat para Kryeministrisë dhe që po e ndihmojnë atë për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë.


    shqip

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    Citim Postuar më parë nga shkodra13 Lexo Postimin
    Rama s'hyn vete ne greve, Rama s'hyn vete ne gare per deputet, Rama s'hyn ne parlament...
    e duke qene i pazgjedhun nga populli, urdhenon te zgjedhunit prej popullit si deputete me shkue ne pune apo jo...
    Rama e shpura e tij jane njerezit ma te papergjegjshem. Jane njerez qe s'e njofin as minimalisht demokracine e te drejten e njeriut. Bllokojne nje bulevard pa e ça kryet aspak se a cenon kjo te drejten e te tjereve...
    Me e mendue nji shtet ne duert e tyne...
    keto fjalet qe fillojne me g..(greve,gare)nuk i ka qejf rama

  6. #286
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Lere mos e pyet se e beri edhe procken tjeter. Na e dogji flamurin e Nato-s qe e kemi si syte e ballit.
    Po si do i dalim para Rasmusenit tani??? Apo nuk eshte edhe djale me seder aiii. Pupupu.
    c thot ki more ...

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Talking

    Rama, nuk hyri ne greve se ka mesuar ne histori qe dhe Skenderbeu nuk u mbyll ne kala te Krujes,por u binte turqeve nga pas...............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #288
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Perse komandanti nuk del te luftoje i pari ne fushe te betejes?

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Te lumt dhe ty brari. je nje patriot i vertet qe le leshte dhe syte duke shkruar rreth 12.000 komente ne vit. Te falenderojm qe mundohesh qe me zgjuaresine dhe eksperiencen tende te ndricosh keto mendje te coroditura komuniste. FSH duhet te te jape nje medalje ari miku im.

  10. #290
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Sa her qe ps -ja humb gjithmon fajin e hedhin te Berisha.Nuk kan faj Rama e socialistat tjer sepse gjith ato lek qe dha serbija e greku per voten e Gabelit ne nji far menyre duhet te kthehen .Tani Edi ka plane djallzore per Shqiprin e shqiptaret .Tani kure ne te gjitha trevat shqiptare ka tendenca me perkeqsim situatash politike ajo qe duhet ber sipas porosive te shovenve rusosllav e greko
    gabel duhet destabilizuar Shqipera qe as perkrahjen me te vogel te mos arrij tua ep vllezerve tjer shqiptar,bie edhe ne rast konflikti ushtarak Shqiperia duhet gjetur sipas porosive te mesuesve te Edi rames pa president e pa kuvend e pa Sali Berishen.Me lek nuk blihet vota Shoku Edi sepse tani me shqiptaret e shqiperis po perballen me te kaluaren socialiste sa i ben te neveriten edhe ne enderr te ju shofin ne pushtet .Shqipria esht ngi me diktatura ,diktatura ju sherbe juve z. Rama sepse do ndani shqiotaret ne klasa skllavopronare bujkrobe po ka kaluar ajo koh shoku Edi dhe nuk kthehet pas. Imazhin ne rritje po e zvogloni ju gabelet te soit Rama duke u paraqit si shqiptar.

Faqja 29 prej 107 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •