Close
Faqja 0 prej 107 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1066
  1. #1

    Socialistët i japin fund grevës së urisë

    E majta del sërish në protestë. Avazit të kutive, tashmë, po u shtohet ai i gjendjes ekonomike, duke e shpallur vendin në një krizë që s’ekziston. Afërmendsh, më e pritshmja për një grumbullim rastësor krerësh të ca partive politike, pa alternativa politike.

    Kutitë ose avazi i fyellit në një vrimë për më shumë se nëntë muaj rresht, i kanë velitur edhe mbështetësit më të skajshëm. Për t’i dhënë klimës së konfliktit pak frymëmarrje, qoftë edhe artificialisht, lidershipi socialist po shton motive të reja për protesta. Kohët e fundit, duke aktivizuar militantë të specializuar për punë “kokë më kokë”, po u kërkohet qytetarëve të protestojnë kundër rritjes së taksave.

    Në pamje të parë, kërkesa duket e drejtë, sepse qytetarët, tregtarët, prodhuesit, konsumatorët, etj. po e ndiejnë mbi kurrizin e tyre efektin e rritjes galopante të disa lloj taksave.

    Le ta shohim pak më afër këtë dukuri. Në ndihmë, na vjen botimi i fundit i Bashkisë së Tiranës “Taksat dhe tarifat vendore”. Si për t’u mburrur, atje pasqyrohet edhe rritja e përditshme e këtyre lloj taksave. Kështu, për shembull taksa e gjelbër për biznesin e vogël ushqimor është rritur nga 5000 lekë që ishte në vitin 2008, në 12.500 lekë sot. E tillë është edhe rritja për biznesin e mesëm të kësaj kategorie: nga 10.000, në 25.000 lekë. Për bar-kafetë, taksa rëndon më tepër: nga 14.000, në 35.000 lekë, për biznesin e vogël, dhe nga 20.000, në 50.000 lekë, për biznesin e mesëm. Brenda dy vjetëve, kjo taksë, falë drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga socialistët e Edi Ramës, “është ngjitur në podium”, është shtuar në mbi dy herë e gjysmë.
    Një tarifë tjetër e Bashkisë, ajo e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave, gjatë kësaj periudhe është rritur për biznesin e vogël tregtar nga 17.000, në 22.000 lekë, dhe për biznesin e mesëm, nga 20.000, në 30.000 lekë, ose 150%. E njëjta rritje edhe për bar-kafetë etj.

    Ngritja sistematike e këtyre detyrimeve nga Bashkia e Tiranës bëhet në një kohë që plehrat vazhdojnë të ndyjnë rrugët, rrugicat e sheshet e Kryeqytetit, të cilat janë bërë mjedis i përshtatshëm për rritjen dhe mbarështimin e një specieje të veçantë zoologjike që thirret me emërtimin e përbashkët “Qen Rrugaçë të Zgjebosur”.

    Ndërsa rritet taksa e gjelbërimit, ndodh që, edhe kur një tregtar privat mbjell ndonjë pemë në vende të caktuara të trotuarit që t’i bëjë hije lokalit të vet, dikush nxiton ta shkulë në emër të Kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, madje të ngushtojë edhe trotuarin jashtë çdo kriteri urbanistik. Mos u habitni! Ka ndodhur verën e shkuar në bllokun e njohur me emrin e NSHRAK, te një nga pallatet “Sinani”.
    Të veprosh kështu, në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve, do me thënë: beton, në kurriz të gjelbërimit, të ardhura të paligjshme për një klan të caktuar njerëzish, në kurriz të hijeshisë mjedisore.

    Ndërsa, me një politikë të tillë, Bashkia e Tiranës ndërmerr dhe reklamon masa drastike në dëm të qytetarëve, krejt ndryshe ka vepruar pushteti qendror. Tatim-fitimi është ulur nga 23%, në 10%. Sigurimet shëndetësore janë ulur nga 42% të pagës, në 32%. Taksa e liçencimit ka qenë 50.000, deri në 100.000 lekë. Tashmë është ulur deri në kufijtë skajshëm të simbolikës: 100 lekë!

    Ruana Zot, sikur Qeveria të kishte ndjekur të njëjtën politikë taksash si Bashkia e Tiranës! Do të kishim edhe një tregues tjetër në rritje: përqindjen e varfërisë.

    Është e pashpjegueshme ajo çka po ndodh në tollovinë e politikës sociale të Edi Ramës. Kur opozita e majtë thërret njerëzit në protesta dhe atyre u thuhet: “Ejani të protestojmë për rritjen e taksave!”, ka edhe nga ata që gënjehen. Por ka edhe shumë të tjerë që replikojnë: “Taksat i ka ngritur Edi Rama. S’kemi punë me Qeverinë”. Çfarë pret, pra, Rama dhe ndjekësit e tij me protestat e shpallura që do të rrëzuakan qeverinë?

    Protestuesit le të ngrihen kundër atij që u rrit taksat dhe, si për ironi të fatit, i thërret dhe i organizon në protesta. Protestuesit, po të duan, le t’i përgjigjen edhe thirrjes së kreut socialist për “mosbindje civile”. Në këtë rast, me besueshmja do të ishte të mos i paguanin Bashkisë taksat në rritje të vazhdueshme, sado që edhe kjo ka sanksionet e veta ligjore.

    Eden Babani - Gazeta 55
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Sapo nisa ta lexoj kte artikull dhe ne reshtin e dyte lexova qe "kriza nuk ekziston" po e lej e spo e lexoj fare.
    Kta plera qe thon se kriza nuk ekziston jan ata qe kan mush xhepat duke vjedhur miliarda me tendera e rruge te tjera dhe vetem per kta normal qe kriza nuk ekziston. Por harojn kta shushunja qe cmimi i energjis elektrike ka aritur kulmin dhe njerzit spaguajn dot sepse nuk i del, harojn kta plera se cmimi i ujit eshte trefishuar dhe njerzit kur marin faturen deshperohen. Sa e sa biznese jan fik e kan falimentu, sa e sa puntor jan heq nga puna per shkak te krizez. Dhe kta mostra thon qe kriza nuk ekziston, sepse u pasuruan me taksat e popullit qe e vjedhin ne mes te dites me lloj lloj menyrash.
    Normal qe ska krize per kta qënër.

  3. #3
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    shqiptaret kane vertet probleme por po te ishte partia socialiste ne pushtet ata do kishin probleme edhe me te renda.
    lereni qeverine te punoje

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Keta te lodhin , ne vend te mendojne per popullin ngelen ball ball po me nje vrim muhabetit , po skan faj kur dhe populli kjo turme idjote i ndjek nga pas kta bastard ...
    Jam lodhur duke pare lajmet e duke lexuar te njejtin avaz te ketyre ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Kriza nuk ekziston se ketu nuk ka kush te protestoje per problemet jetesore .

    Papunesi , varferi , çmime te larta jo vetem korenti por me te lartat jane ato te korrupsionit .

    Mungese e çdo premise per te jetuar , padrejtesi ne gjithçka qe ka te beje me shtetin apo edhe me individin .

    Ne vend se te protestohej qe sot , shqiptaret zene karriget e kafeneve si perdite .

    Lejojne qe politikane si Saliu Rama Mediu Ruçi and co , t'i lene mbrapa botes se zhvilluar mbrapa historise , ne kohet e lashta .

    Kriza eshte ekonomike sigurisht po ka vite e vite qe eshte krize koshience dhe identiteti .

    Shqiptari sot per sot eshte ende nje shpellar qe lejon çdo harbut ta keqtrajtoje e ai te ulerase e te perplase koken pas mureve e te kerkoje drejtesi e ndonje fare meshire .

    Po kush ka meshire per njerezit e manget sot ne kete kohe qe jetojme ?!

    Ka kush kthehet ne militant qe te beje nje jete me te mire se masa e antikapateve qe jetojne ne jashteqitjen e vet .

    Militanti eshte nje rrace qeni , qe uleret mitingjeve qe nje dite te fitoje kocken e tij nga partia qe e rrit . Kjo lloj rrace sa ka ardhur e eshte shtuar por pa sjelle ndonje kushedi çfare niveli ne jeten prej qeni te ketyre lloj shqiptareve . Nderkohe pertypin kocken sa pa ja marre qente e tufes tjeter ne zgjedhjet e ardhshme .

    E per ta mbyllur me nje note humori qesharaket por edhe me fallco e me te çuditshmit , jane militantet me korrespondence qe i gjejme ne forum .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 28-04-2010 më 22:37
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Walk..

    Meqense nje dizaj ketu the se je Shkese e Blendos se Kloseve.. pra i ke sugjeruar nje miken tende si nuse dhe se kjo mbleseri ka pasur sukses dhe se prej kesaj shkesie ke marre dhurate nje pale kepuce me taka sic eshte zakoni (megjithse ty Takat ste duhen se je marshalla e gjate..lol) athere i bie qe ti e dashur Walke te jesh ne dijeni te halleve te Ciftit Blend Klos..
    Cthone ata te dy a i kane problem drit uj e qera?
    A u del fund pesmedici?
    E di ti se kujt i thon fundpesmedic?
    (Kush e di te na thote qe e di se un e di po dhe mami walkut e di.)
    A u del paraja Kloseve te han pine e te pijne ndonje kafe ne Taivani apo ndonje akullore ne bllok?
    Pyeti ne se ke mundesi meqense Blendi po cfaqet kudo si halle-qaresi me i madh i te varferve te Shqiperise.

    Qe thoni juve qe ka halle shqiptari i mire kjo nuk diskutohet.
    Po kush i zgidh hallet?
    Qeveria ne bashkpunim me Bashkite e komunat e Rretheve e askush tjeter.

    Dhe Bashkia me e madhe dhe me e fuqishme eshte Bashkia Tirane me kryetar shokun edvin.

    Si i zgidh ky njeri keto halle?

    dini gje juve?
    Na tregoni sidomos ti xero xero shtata.

    Ja cme tha nje mik pikerisht mbreme ne MSN.

    Po punoj tha ne nje kompani ndertimi.
    nuk i kemi mire tha punet.gjetem tha nje mundesi tha me ndertu nji pallat.
    ishin 4 -5 familje tiranase qe ram dakort qe ne te marrin truallin e ktyre shgpive e te ndertojme.
    Mbaruam pun tha me minibashkine shpejt.
    Na e dhan lejen mirpo tha u dashka firma e bosit, pra e edvinit.
    i cuam atje tha kerkesat. Prit ska prit ska.
    e coj ai tha "sekserin" e vet e folem.
    tunduni tha sekseri i edvinit.
    Sa i thame ne?
    rrumbullak tha ju e dini sa don Shefi madh.
    jo nuk e dim i tham.
    plot 100 000 EURO tha kerkon.
    Na ra tavani ne kok tha i shkreti.

    E pra keta protestues le te protestojn fillimisht nen penxheret e Edvin Rames e pastaj te atij socialistetit ne Durres Vangjush Dakos e pastaj tek Shpetua ne Vlore e keshtu me radhe.
    eshte detyra e Bashkive te gjallorojne punen e te hapin horizontet bizneseve e tu a sherojne gjendjen miletit.
    Jo vetem qe nuk e bejne kete boset socialiste te Bashkive me te medha qe jan te PS se por dhe cdo nisme te qeverise u nxjerrin pengese.

    Me thoni nje rast kur Saliu ka nisur nje Front Pune..psh Rruge a dicka tjeter qe PS nuk ka nxjerre aty Demonstranta e protestues e ngatrrestare.

    Pra vete, Selime Rozja ska fytyre te drejtoje e nxise revolucione me preteks te Halleve qe ka populli.
    Keto halle jan 60 vjecare dhe PS si bija e denje e PPSH duhet te behet serioze e te gjykoje burrerisht e jo k.urvicoisht.

    .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Mos harroni te dilni ne protesta

    Ne 30 prill te gjithe ne proteste per te mbrojtur pallatin e Dashit , Tajvanin e Besos , monopolin e reklamave te Kokedhimes, lejet e ndertimit te Dulakut dhe gjithe sekseret e tjere te Bashkise.

    Me ne do te jene tribunet e demokracise Skender Gjinushi dhe Gramoz Ruci, rilindasit e medhenj antikomformiste Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka, patrioti i palodhur dhe njeriu qe i djeg zemra per vatanin Vangjel Dule, mbi te gjitha do te kemi me vete njeriun qe hallet dhe dertet tona e kane detyruar te kerceje Tango ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hahaha..

    e bukur kjo..

    ne se mileti i beson ditmir bushatve e edvin nexhmijes e ilir hamitit te beqos e erionit hajdut veli e xhepistit brace e kanibalit gjinush e legenit ngjel e matrapazit te minave me tritol-celular nardit ndok.. e asaj hipokrites qe qe ne fytyre ja ka fiksu perendia hipokrizine seseres rudine e shtriges kodhele e biljoneres dade dondollake arapo-shyte .. e mamase se miljardereve pa derdhur nje pike djerse Leskos se cunave rokfelere e tos Klosit qe vrau azem hajdarin e zabitit qe gjakosi vloren plot 500 dite rresht e gramozit qe dogji te gjalle policet ne qaf muzine e saranden e beri bejrut e andre stefan haures qe genjen nat e dite ne 7 ekrane njekohesisht e po le te dalin..

    po le ti kujtojne pak vlor beratin 97 te..

    e duan perseri.. ok .. le ta ri-provojne..

    ahere dhe iknin ca nga vlora naten duke kaluar maleve e duke care dallget e vjoses per te dale ne "atdheun e lire" tiran e durres..
    po tani ku do shkojne qe Selia roz ka vendos tiranen ta beje vlor berat 97-tat..

    guximtar te mdhej jane..

    ububuja..

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kjo 55 te kenaq

    *Kriza nuk ekziston se ketu nuk ka kush te protestoje per problemet jetesore .
    *Papunesi , varferi , çmime te larta jo vetem korenti por me te lartat jane ato te korrupsionit .
    *Mungese e çdo premise per te jetuar , padrejtesi ne gjithçka qe ka te beje me shtetin apo edhe me individin .
    *Ne vend se te protestohej qe sot , shqiptaret zene karriget e kafeneve si perdite .
    *Lejojne qe politikane si Saliu Rama Mediu Ruçi and co , t'i lene mbrapa botes se zhvilluar mbrapa historise , ne kohet e lashta .
    *Kriza eshte ekonomike sigurisht po ka vite e vite qe eshte krize koshience dhe identiteti .
    *Shqiptari sot per sot eshte ende nje shpellar qe lejon çdo harbut ta keqtrajtoje e ai te ulerase e te perplase koken pas mureve e te kerkoje drejtesi e ndonje fare meshire .
    *Po kush ka meshire per njerezit e manget sot ne kete kohe qe jetojme ?!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    Protesta eshte e drejta e kujtdo,per te protestuar ka shume ,por me vjen keq se edvini proteston jo per te zgjidhur hallet e popullit,por per ate karrigen e kryeministrit qe se mori dot.

Faqja 0 prej 107 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •