Ky do e shpartalloje interin
Dhe jane ne top form
Urime per titullin
Ky do e shpartalloje interin
Dhe jane ne top form
Urime per titullin
Mourinho pėrballė mėsuesit tė tij, Van Gaal
Barcelonė, 30 prill - Jose Mourinho u ka dhėnė fund ėndrrave pėr titullin e Ligės sė Kampionėve ish-skuadrave tė tij, si Chelsea e Barcelona. Mourinho tash nė finale qė zhvillohet muajin e ardhshėm ka njė sfidė tjetėr gjigante.
Trajneri i Interit do tė takohet me ish-mentorin e tij, holandezin Louis van Gaal, kur skuadra e tij do tė ndeshet me gjigantin gjerman Bayern Munchen, nė finalen e Ligės sė Kampionėve mė 22 maj nė "Santiago Bernabeu".
Mourinho ishte ndihmės i trajnerit tė tashėm tė Bayernit, Louis van Gaal, nė kohėn kur ky i fundit ishte trajner i Barcelonės nė fund tė viteve '90. Mė pas Mourinho u largua nė Porto dhe e fitoi Ligėn e Kampionėve me kėtė skuadėr nė vitin 2004.
Njeriu qė e quajti veten "I veēanti" mė pas shokoi edhe Premier Leaguen, duke e fituar dy herė rresht titullin e Anglisė me Chelsean.
Mourinho dhe Van Gaal kanė personalitete tė ndryshme, por qė tė dy me skuadrat e tyre janė nė luftė pėr tre titujt e mundshėm. Janė duke kryesuar nė kampionatet nacionale dhe, po ashtu, gjenden nė finale tė kupave tė shteteve ku veprojnė. Njėherėsh tė dy kanė rast tė shėnohen nė histori duke e fituar Ligėn e Kampionėve me dy skuadra tė ndryshme. Van Gaal mė herėt ishte shpallur kampion i Evropės me Ajaxin (1995), kurse Mourinho me Porton (2004).
Interi nxori biletėn pėr nė finale tė "Championsit" tė mėrkurėn mbrėma nė "Camp Nou". "Neorazzurėt" humbėn ndeshjen e kthimit kundėr Barēės me rezultat 1:0, ndėrsa e kishin fituar ndeshjen e parė 3:1. Ish-skuadrėn e tij Chelsean, Mourinho e kishte mposhtur nė 1/8 e finales nė tė dy ndeshjet.
Interi gjendet pėr herė tė parė nė finale tė Ligės sė Kampionėve qė nga viti 1972, ndėrsa titullin e fundit e kishte fituar nė vitin 1965.
Ai menjėherė pasi i tejkaloi emocionet qė e pėrfshinė pas triumfit ndaj Barcelonės, nisi tė flasė pėr kundėrshtarin nė finale. Ai lavdėroi ish-mentorin, Van Gaal.
"Bayerni ėshtė skuadėr e madhe me shumė kualitet. Kanė traditė nė Ligėn e Kampionėve dhe kanė njė trajner tė madh. Janė shembull pėr shumė klube. Ata mbėshtetėn Van Gaalin pėrkundėr njė starti tė dobėt dhe tash gjenden nė finale", ka thėnė portugezi 47-vjeēar.
Ndoshta pėr shkak tė punės sė pėrbashkėt nė tė kaluarėn Interi i Mourinhos dhe Bayerni i Van Gaalit, kanė njė stil tė pėrafėrt tė lojės. Tė dy skuadrat janė tė mbėshtetura nė mesfushorė punėtorė si Esteban Cambiasso ose Bastian Schweinsteiger.
Nė mbrojtės tė fortė fizik si Lucio apo Daniel van Buyten e Martin Demichelis.
Barcelona ndonėse nė ndeshjen e sė mėrkurės kundėr Interit pati 76 pėr qind tė posedimit tė topit, prapė arriti tė gjuajė vetėm katėr herė nė portė. Gazeta italiane "Gazzetta dello Sport" e quajti atė lojė defensive tė Interit si "Muri i suksesit".
Madje gazetat italiane kanė lavdėruar edhe Mourinhon, ndonėse marrėdhėniet e portugezit me mediumet italiane nuk janė fare tė mira. Ai shpesh ka lėshuar konferencat pėr media apo i ka kritikuar gazetarėt italianė.
"Ka qenė njė shpėrblim i duhur pėr luanėt heroikė tė Mourinhos", ka shkruar "Gazzetta dello Sport".
Mourinho humbjen kundėr Barēės e ka quajtur si "humbjen mė tė ėmbėl tė jetės".
"Mourinho meriton ēdo lėvdatė. Ka pėrmirėsuar skuadrėn edhe pėr ndeshje jashtė vendit. Ėshtė fenomenale", ka shkruar gazeta "Corriere dello Sport".
Nėse Mourinho mund tė fitojė duelet mediale qė bėn me trajnerėt nė Serie A, atėherė as kundėr Van Gaalit nuk i dihet.
Para ndeshjes tė sė mėrkurės Mourinho kishte hequr pak sa presionin mbi lojtarėt e tij, duke e kritikuar Barcelonėn se ėshtė e obsesionuar qė tė kualifikohet nė finale tė Ligės sė Kampionėve dhe tė luajė nė shtėpinė e rivalit tė pėrhershėm tė saj, Real Madrid, nė "Santiago Bernabeu".
Kjo edhe nxiti qė presidenti i Barcelonės, Joan Laporta, ta quante atė "psikolog tė shkallės sė dytė".
Me t'u dėgjuar fishkėllima e fundit e arbitrit tė mėrkurėn mbrėma Mourinho vrapoi nė fushė. Ai ngriti gishtin e tij tregues lart. Atė nuk e pengonte edhe hedhja e gjėsendeve nė fushė nga ana e tifozėve tė Barcelonės.
Edhe pėrpjekjet e portierit tė Barcelonės, Victor Valdes, pėr tė larguar Mourinhon nga fusha ishin tė kota. U detyrua stafi i sigurimit tė futet nė mes e tė largojė Valdesin nga Mourinho.
"Forca e Barcelonės ėshtė nė futboll, por ata e humbėn pėrqendrimin. Nuk treguan 'fair-play' as nė fushė e as jashtė saj", ka thėnė Mourinho.
Hija e vetme e Interit nė sfidėn e sė mėrkurės ishte mesfushori brazilian Thiago Motta. Ai u ndėshkua me dy kartonė tė verdhė pa kaluar gjysmė ore lojė.
Para ndeshjes Motta kishte akuzuar ish-bashkėlojtarėt e tij tė Barcelonės se po rrėzohen tepėr lehtė. Madje pikėrisht kjo edhe pėrjashtoi atė nga loja. Motta u ndėshkua me kartonin e dytė tė verdhė pasi qė kishte goditur jo qėllimisht siē edhe treguan kamerat televizive mesfushorin spanjoll tė Barēės, Sergio Busquets. Me kėtė tė fundit Motta deshi t’i qėrojė hesapet pasi iu dha kartoni i kuq.
"Nuk ka qenė lojė fer. Busquets derisa ishte nė tokė u kthye njėherė pėr tė shikuar nėse referi ėshtė diku afėr. Nuk ėshtė kjo sjellje korrekte. Finalja e Ligės sė Kampionėve ka qenė ėndrra ime dhe shpresoj qė tė mė anulohet suspendimi pas incizimeve televizive", ka thėnė Motta.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
Bayern siguron titullin e kampionit tė Gjermanisė
Bayern Munchen praktikisht e ka fituar titullin e kampionit nė Bundesligė, pasi tė shtunėn me tre golat e Tomas Mylerit fitoi 3-1 kundėr Bohumit.
Ekipi rival Shalke 04 humbi nė vendin e vet 2-0 nga Verder Bremen, duke mbetur tri pikė pas bavarezėve.
Para xhiros sė fundit, Bayerni siguroi titullin meqė diferencėn e golave e ka shumė mė tė mirė.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
urime gimche titulli,me thuaj cili titull ne bundeslig eshte kjo per bayern,sinqerisht se di .flm
CALCIOPOLI nuk te ben pershtypje si duket. S'ka gje, Olic edhe kur ka luajtur tek Hamburg ka qene po ai. Sipas teje i bie qe ne Bundesligen gjermane nuk paskan mjete adekuate per te verifikuar rastet e tilla dmth te "kapin me Presh ne Dore" ata qe perdorin DOPING...Te lutem mos bej komente te tilla, sepse, sa do qe dua une te besoj se nuk je Amator, ti po me terheq per Hunde dhe me detyron te mendoj ashtu...
GO BAYERN GO!!!
22 tituj hmm ne ligen gjermane per bayern duhej ti kishte me shume.per Olic ishte hajgare kete e tha ne zemerim presidenti i Lyon pas humbjes ne champions.por eshte e vertet qe olic me te vertet vrapon shume dhe do te ishte mire qe para finales se champions te kontrollohej ky lojtar.dic nuk eshte ne rregull me kete lojtar,per nje periudhe te shkurter ka permisuar perfomancat e tije shume qe ngjall dyshime.Nejse edhe me Olic Inter do ju mund ne madrid.Urime titulli
Olic eshte nje lojtar ekstrem. Ne ndeshjet e Kampionatit nuk eshte aq i sigurte para Portes, nuk e di pse, por, ai eshte nje tip lojtari qe ne ndeshjet e medha nuk i duhet qe dikush t'a motivoje dhe luan krejt ndryshe. Sot per shembull ka humbur ca shanse qe jo 100% por 10000% te sigurta kane qene. Ai thjesht e di kur me shume i nevojitet ekipit, dhe me pervojen e tij deshiron qe te coje Ekipin perpara, eshte nje Leader i vertete...Shpresoj qe te pakten edhe kete Muaj t'a kemi fizikisht ne gjendje normale sepse me te vertete do na duhet!!!
Te pershendes
GO BAYERN GO!!!
FC Bayern deri mė sot kishte 21 tituj tė Bundesliges, 14 kupa tė Gjermanisė, 4 tituj tė Ligės sė Kampionėve, 1 kupė tė UEFA-s dhe njė kupė e fituesve tė kupave (apo sot qė ėshtė UEFA Cup-Eupopa League) respektivisht 2 kupa tė UEFA-s, 2 tituj Interkontinental, 3 superkupa tė Gjermanisė, 6 kupa tė liges
21 tituj tė Bundesliges
14 kupa tė Gjermanisė
3 superkupa
6 kupa tė liges
4 herė Ligėn e Kampionėve
2 herė Europa League (kur ėshtė quajtur "Kupa UEFA" dhe "Kupa e fituesve tė kupave")
Asnjė herė superkupėn e Evropes
2 tituj Interkontinental
T'i permenda tė gjitha me qėllim qė tė tregoj se duke filluar nga sot historia e bujshme e FC Bayern Munchenit ndyrshon, ajo tanimė i ka 22 tituj nė Bundesligė dhe do t'i bėj 15 kupa tė Gjermanisė, superkupa e 4-tė, titulli i 5-tė i Liges sė Kampionėve, superkupa e parė e Evropės dhe titulli i 3 i kupės sė botė qė dikur quhej kupa Interkontinentale, sa i pėrket kupės sė ligės ajo ėshtė ndėrpre herėn e fundit e kishte fituar pikėrisht FC Bayern nė finale tė vitit 2007 nė Leipzig, kundė Schalkes me rezultat 1:0, mė sa mė kujtohet golin e vetėm e pati shėnuar Miroslav Klose, i cili edhe sot posa u fut nė lojė krijoi raste![]()
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
Krejt ne rregull per keto shifra por ajo 5 here ne europ nuk do behet .Mos e teproni titulli eshte i yni ne champions(per Inter).e presim shume kohe ,keni meshire.
Krijoni Kontakt