Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Rrihet ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla

    kjo qe ka ndodh dje rreth ores 17 :45 i tregon qarte se z. Behar Selimi nuk do të ta manipulosh sikur z. Sheremt Ahmeti.

    kur shiqova TV21 befasova se si ka ndodhur more kjo ngjarje me u rrah komandanti i UÇK -se hej kogja pune e madhe , mu kujtua i ngrati nje dite më heret ishte ulë pran presidentit .

    Kjo trgon se z. Selimi veq i ka zbatuar urdherat e Thaqit ati qe nje dite me heret ta beri të mundur të ulesh ne rendin e parë .

    Hashim Thaqi eshte me i menqur se ti o azem syla edhe te qen ne rendin e mare edhe te jep pendreka ne prapanic e ne koke se koken me mbajke azem syla se kishte dhimbje ,

    Sigurish ta qillu ndonje polic i Ramush Haradinajt e te ka goditur pa rezerva hahahah

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    31-01-2010
    Postime
    55
    për L-7

    të lutem i nderuar kët temë që e ke hapur duhesh i nderuar të posedoni prova se kjo është një temë e ndijeshme

    nuk po besoj që Azem Sylen e rrahin Bajram Regjep , Behar Selim, Hashim Aga në atë tollovi .

    mirpo ne deshirojmë prova na i dergo në yutube.

    po nuk po e di qka paska kërkuar Azem Syla me Albinin
    ishalla ka qëlluar ndonje i forte i familjeve qe i ka dëmtuar ky far zoteriu .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    po i nderuar R-17

    ska problem i nderuar per momentin jam nxan po gjatë dites ta lansoj klipin e AZEM SYLES

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    31-01-2010
    Postime
    55
    Me rastin e varrimit të atdhetarit Ali Aliu’Presheva

    U RRAH ISH’KOMANDANTI I UÇK’së, AZEM SYLA!

    Shkruan: Afrim Morina - Prishtinë, 27. 04. 2010




    Dje prishtinasit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë kishin ditë dhembje e zie, ndonëse flamujt nuk u lëshuan në gjysmë shtize, sepse qeveritarët nuk deshën për ta kuptuar peshën e humbjes së këtij mendimtari e veprimtari të madh të çështjes shqiptare, që afro shtatëdhjetë vite ia kushtoi kombit të vet, pra ishte histori më vete me të gjitha të mirat dhe të këqijat që kanë përjetuar shqiptarët. Dje bashkëveprimtarët dhe nxënësit politik varrosën atdhetarin e madh Ali Aliu (që ne herë e quanim Presheva e herë Plaku, për të mos u identifikuar me Ali Aliun, që kishte krijuar emër me ndihmën e organeve të UDB). Mirëpo, qeveritarët për dje kishin menduar krejt ndryshe të kalonte përcjellja e përmotme, në varrezat e Prishtinës, duke zënë pritë me njësitet speciale nën moton e arrestimit të Albin Kurtit, por synimi i tyre ishte që njerëzit si Ali Aliu - Preshevën të mos i përkujtojmë, të mos u bëjmë nderime, sepse këta i takojnë të kaluarës dhe e kaluara për shqiptarët nuk egiziston. Po, se kishte këtë qëllim pushteti dje, kjo u pa edhe kur morri shpërblim sprejin lotsjellës, që përdorët për pasivizimin e kriminelëve dhe të goditura Azem Syla, ish komandanti i UÇK së lavdishme. Dje pash edhe frikën e deputetëve, të cilët e dinin se të dilnin në ballë të turmës edhe ata do të merrni të njëjtin shpërblim, prandaj vështronin situatën e krijuar të hutuar.
    Kam pasur fatin, të mirë apo të keq nuk e di, në organizimin e varrimeve të dëshmorëve të kombit, por këtë rast dua të ilustrojë me dy varrime në Therandë, varrimi i Melit Kryeziut, të vrarë në demonstratë në vitin 1989, kur kolona bartte kufomën të mbuluar me flamur dhe marrëshoi përmes qytetit, ku në të dyja anët e rrugës në çdo pesë apo gjashtë metra kishte nga tre katër milicë të njësive speciale në gatishmëri për të ndërmarrë veprime, kaluam para stacionit të milicisë dhe e varrosi me nderime të cilat bëheshin në atë kohë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi pasur as më të voglin provokim, edhe pse e dinin se brenda kolonës mortore ishin edhe organizatorët e demonstratave, por edhe pas varrimit i lanë të qetë qytetarët të shkonin nëpër shtëpi. Rasti i dytë, ku u varros Fadil Vata me nëntë Maj të viti 1990 . Edhe pse gjithë fshati ishte i rrethuar me autoblinda e njësi speciale të ardhur nga të gjitha anët e Jugosllavisë, të cilët në hyrje të fshatit mundoheshin për t’i ndalur qytetarët për të mos marrin pjesë në varrim, gjatë varrimit nuk ndodhi as më i vogli incident edhe pse në dalje të fshatit u munduan të bëjnë arrestime, për të gjetur organizatorët dhe ilegalët që kishin ardhur për të marrë pjesë në varrim, nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata. Ajo kohë ishte kohë robërie, të cilën i gjithë kombi e përjetonte dhe luftonte për çlirim e bashkim kombëtar.
    Sot?!
    Sot thuhet se kemi dy vjet pavarësi dhe sovraniteti! Në këtë pavarësi dhe sovranitet, policia speciale e Kosovës, jo e EULEX u mundua të përdhos varrimin e njërit ndër veprimtarët e rrallë të hapësirës kombëtare. Në këtë pavarësi u rrah Komandanti i UÇK Azem Syla, që kombet tjera, shtetet tjera, do ta mbanin para duarsh dhe prezenca e Tij do të nderohej me qëndrim gatitu, nga ata të uniformës, e me një përshëndetje të respektuar qytetare. Në këtë pavarësi deputetet do të bëheshin parzmore e qytetarëve dhe uniforma do të qëndronte gatitu para tyre dhe do të respektonte mendimin e tyre dhe nuk do të vepronte. Kjo është pavarësia dhe sovraniteti i sotëm aq i proklamuar dhe i përfolur.
    Urdhërdhënësit e djeshëm, ekzekutorët e urdhrit dje, ka qenë dashtë të përllogaritin shumë gjëra. Kurtin kanë mundur ta ndalin kur ka dal nga Teatri kombëtare, kanë mundur ta ndalin duke shkuar në varreza, kanë mundur ta ndalin kur të ishte larguar nga varrezat, ngase në mesin e popullit kishte edhe njerëz të inteligjencës të cilët kanë përcjellë situatën hap pas hapi dhe në bazë të informatave të marra kanë pasur mundësi për të bllokuar një lagje, kanë mundur edhe herëve tjera për ta arrestua, por çka shtyri që mu te varrezat dhe në varrimin e të madhi Ali Preshevës të ndërmerret një veprim i tillë?!
    Ka përgjegjësi këtu!?
    Duhet dikush të japi llogari për përdhosjen e varrimit?! Me siguri që ka. Ka përgjegjësi i gjithë zinxhiri komandues që nga Ministri Bajram Rexhepi e gjer te udhëheqësi i ekspeditës, që nëse nuk ka marrë urdhër të zë pritë aty, pse e bëri? E ndien veten rehat Ministri për goditjet me kërbaç e sprej pasivizimi që i morri Komandanti i Tij i dikurshëm? E bren ndërgjegjja të rri përsëri në atë post, kur me urdhrin e Tij, u fyen me mijëra veprimtar të çështjes kombëtare, ish ushtar e oficer të të gjitha trojeve shqiptare? Ashtu siç kaloi nëpër furtuna e gjithë jeta e të pavdekshmit Bacës Ali, ashtu kaloi edhe varrimi i tij, që e bënë edhe më madhështor, se shumë gjenerata do të kujtojë paturpësinë, armiqësinë dhe amoralitetin e pushtetit që tregoi dje nda bashkëveprimtarëve dhe nxënësve të tij politik. Për këtë nuk ishte flamuri në gjysmë shtizë. Për këtë nuk ishte shpallur ditë zie kombëtare.
    Dje kishin një adresë për të akuzuar robëruesit e kombit dhe kishim të drejtë. Ajo ishte Beogradi, duke nënkuptuar Podgoricën dhe Shkupin dhe bashkëpunëtorët e tyre shqip - folës. Sot, në këtë shtet të “pavarur e sovran” ku do të adresojmë të zezat që i heq ky populli i përgjakur dhe i përkulur nga skamja e mjerimi? Populli përsëri do të flas! Po do të flasë me gjuhën që kishte folur me shekuj për sundimtarët, për bashkëpunëtorët, për të pa cipë, për amoralitet e për shitje të shpirtit djallit! Një pushtet që nuk përkujdeset për luftëtarit e lirisë, një pushtet që nuk përkujdeset për familjet e dëshmorëve, një pushtet që nuk përkujdeset për invalidët e luftës, një pushtet që nuk përkujdesët për ish të burgosurit politikë, ai pushtet nuk është rezultat i vullnetit të popullit, por i çarqeve të caktuara nga jashtë, për të kryer misionin e paraparë. Ndoshta edhe rezultat i ardhjes së z. Rexhepi si Ministër i Punëve të Brendshëm ka këtë mision, për të përmbyllur çështjen e Mitrovicës të cilën e kishte nisur dikur, në të mirë të Serbisë, përndryshe nuk do të merrej një veprim i tillë dje te varrezat e Prishtinës.
    Familja duhet të jetë krenar që e kishin jo vetëm si babë e vëlla, por edhe si një mësues të përmasave kombëtare dhe parashikimet e tij për të djeshmen dhe të sotmen u argumentuan dhe nëse pak ka ekzistuar dilema rreth konstatimeve të Tija për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, veprimet e ditës së djeshme të varrezat e Prishtinës i ka hequr ato.
    Lavdi punës dhe veprës së të madhit Bacës Ali, e turp i përmotshëm pushtetarëve që nuk ditën ta respektojnë për të gjallë e për të vdekur veprën dhe personalitetin e Tij!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    oooooo R17

    po më ven mirë e paska pranuar një i PDK ky far morina se kjo eshte vetem në nisje se at e ka zën gjaku i atyre qe kan vrar të pa fajshem pas lufte .

    po kadal beg se ka hendek
    qfar komandanti

    doli naiti tash -komandant

    u harrua nga PDK ADEM JASHARI


    Azem Syla në mesin e personaliteteve shtetërore ?!…hehehehhehe

    derrzhi gospodine Syla

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum te veshira i kini muhabetet..
    flitet qarte kur doni me than dicka..

    mendoni sikur lexuesi nuk ka qen ne varrim.. e sdi kurgja..
    ju shkruani sikur jeni dy pjesmarres ne varrim qe tash po bisedojn mbas incidentit e po flasin me shenja e gishta mos me i ngue polici..

    lexuesi mund te jete dikush nga gjinokastra qe nuk di kurgja..
    psh ju e dini se ka dhe nji ali aliu.. shkrimtar i njohur ..

    a per kte behet fjal apo ali tjeter..

    tash per albin kurtin..
    moti vite me pare brari ju ka than se albini eshte nji lahper..
    e lahperat i kushtojn shtrenjte nji popplli te vogel..

    e dini besoj sa i kushtoj enveri shqiptareve..
    dhjetra gjenerata shqiptaresh nuk jetuan 1 dit te bardhe.. sepse ai lahperi i donte krejt per guzic te vet ditet e cdo shqiptari..

    shikojeni lahperin edvin..
    po e rrenon shqiperine dhe ne ekran thot.. ejani te protestojme ( te vandalizojme shqiperine) kunder berishes qe po rrenon vendin..

    sigurisht albini nuk eshte i poshter si edvini e i felliqte si edvini por kosova i ka hallet delikate dhe dhe nji mikro lahper kur grumbullon shum lahpera behet faktor i keq destabilizues per te mjeren kosove..

    larg pra nga albin mashtrusi e skicofreni ..

    kosova ka qeveri parlament president..
    ka shum parti e institucione..
    ka nje sistem pluralist qe nji her ne 3 ose 4 vjet del ne fushe te "futbollit".. dhe fton votuesin.. e provon vehten.. pra cdo parti hedh programe e kerkon vota..
    e keshtu behet..se ashtu e ben dhe bota..

    cfar do desha une te shoh ne beligrad..?

    qe cdo dit atje me dal ndoj albin e me krijue turbullina.. sepse sa ma shum turbullohet e bahet lamsh beligradi.. aq ma mire me duket i kosoves SAHATI..

    a mkuptoniii.. kur thot ajo tek por.dh.ikalja e top chanellit..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    brari

    te kerkoj falje per shkak te drejtshkrimit po ti me kupton e di se jam i shtyr ne mosh

    respekt per ju i nderuar

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    nuk pom dhimset azem syla po me dhimset lapi se ju paskan rrah padronat dhe ksaj pune nuk ka si i pergjigjet!!

    azem syles i paska shku mini neper musteqe dhe tash deri ne fund nuk ka me ju n dal mini se e ka msue udhen !!

    po qysh more me rreh komandantin e kishnarekes milicija e hashim thaqit!!
    po tash ky komandanti kqyrne kur ti turbullon situaten me pak 'qlirimtar' qe i kan mbet rrugve!!

    azem syla nuk e ka ma bllacen me ja que porosite ne vend se po te kishte bllacen nen komande si ma par tash do urdhera bllaca i kish marr pej azem sylit si ma heret!!

    ah more azem se ja pave sherrin edhe ti jakup krasniqit se edhe ai po ta lshon e nuk je tuj e marr vesh!!


    ju dashmiret e shikut dhe hajnave ne pushtet mos u merzitni se kjo eshte lufta brenda lloit qe une u them kerrsh u bafshit e sabahu mos u qelt se jeni mbush haram edhe arshmenine e strnipave te juaj!!


    Lap mos u merzit se kshtu e ka harami e ishalla nuk te bjen ty me provua me lekuren tende!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    L 7 nuk e kam tek drejtshkrimi vrejtjen por tek sqarimi i gjanave..
    Psh tek emrat ose tek ngjarja..

    shkrimet e tua jan me te bukura se te akademikve servile.. sepse ty te flet zemra e shqiptarit..

    pa merak i dashur L 7.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ju lutem ju me mir esht te merreni me rastin se sa te tregoni se sa jeni lokalista ose me mir me than partiasha

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •