Close
Faqja 0 prej 102 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1019
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Fletëarresti për Fatmir Limaj, akuzohet për krime lufte


    Prishtinë, 28 prill - Policia e EULEX-it bastis Ministrinë e Transportit dhe prona të kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limajt. Burime të portalit, Koha Net kanë bërë të ditur se pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit.
    Po për këtë shkak, burimet theksojnë se janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj Ministrie.
    Pa përmendur rastin konkret, Policia e EULEX-it ka njoftuar se ka bastisur sot disa lokacione, në kuadër të hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë.
    “Sot në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK)”, thuhet në komunikatën e shkurtër të shtypit të lëshuar, disa minuta pas aksionit, nga Zyra e Informacionit e EULEX-it.
    Një ditë më parë për arrestime të niveleve të larta dhe për ndërrime të reja në institucionet e Kosovës ka paralajmëruar shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan. Edhe më herët gazeta Koha Ditore pati paralajmëruar se Feith i kishte kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi largimin e një ministri, të një dikasteri të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Siq e thote edhe antari i nderuar i ketij forumi Malsori,ka nisur te hiqet korja dhe te dalin lakrat.
    Ky eshte veq fillimi.Si duket Thaci do te shpetoj pa therre ne kembe,sepse kot nuk e ka pasur pseudonimin "gjarperi".

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    hec e merre vesht ket pun

    kret lamsh
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Bastiset Ministria e Transportit dhe pronat e familjes së Fatmir Limajt


    Prishtinë, 28 prill (E plotësuar) - Policia e EULEX-it bastis Ministrinë e Transportit dhe prona të familjes së kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limajt. Burime të portalit, Koha Net kanë bërë të ditur se Policia e EULEX-it ka bastisur sot në qendër të Prishtinës banesën në të cilën jeton vëllai i ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, Florim Limaj. Forca të shumta të njësive speciale të Policisë së EULEX-it për rreth një orë kanë bllokuar kompleksin e banesave tek kinemaja ABC, ku jeton familja Limaj. Sipas këtyre burimeve, pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit.
    Po për këtë shkak, burimet theksojnë se janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj Ministrie.
    Pa përmendur rastin konkret, Policia e EULEX-it ka njoftuar se ka bastisur sot disa lokacione, në kuadër të hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë.
    “Sot në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK)”, thuhet në komunikatën e shkurtër të shtypit të lëshuar, disa minuta pas aksionit, nga Zyra e Informacionit e EULEX-it.
    Një ditë më parë për arrestime të niveleve të larta dhe për shkarkime të reja nga institucionet e Kosovës ka paralajmëruar shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan. Edhe më herët gazeta Koha Ditore pati paralajmëruar se Feith i kishte kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi largimin e një ministri, të një dikasteri të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës.
    Në lidhje me këtë bastisje para pak momentesh ka reaguar ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka njoftuar KTV. Ai ka thënë se nuk ka informacione se për kë është duke hetuar Policia e EULEX-it, porse ai mbështet fuqishëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga kushdo qoftë që bëhet.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    E pa besueshme, po na del se te gjithe po bijne ne grack, per pos Thaqit.
    Athue aj e ka intelegjencen 9 here me te madhe se te tjeret.
    Po qysh spo ju vjen inati bile, atyre per rreth, te cilet jane edhe doktora shkencash.
    Po lune me ta si maca me miun, thone populli.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Kjo eshte rezulta i takimit thaqi -Kermabo te premten ne mes te katë mureve në prokurorin speciale te EULEXIT, dhe kjo ka qenë e ditur se do kan me ra ne kurth .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Te na thojn ,"ku me jau shkru mo" kan prit teper besa ,o duft shum ma heret me mar ksi hapash,se jon tranu krejt prej pareve e sjon ka shohin ne sy hiq,spo e shohin qe poplli buk spo muj ngihet e kta ton me gjipa e darka dreka ,si meju pas lon baba ato pare...veq kthethuni mrapa nja 10 vjet e kqyreni qa kan pas ather(skan pas as klina ne b..yth) etash jan pshtill me dukat e me pasuni spojadin skejin...so fjala veq per thaq e lim ktu po per ton kta politikant ton njejt jon.

    Iniciativ shum e mir ,e sosht problem masi po pretendojn se sikan durt e perlyta ateher ska problem po ja lojm drejtsis ,tash shihet kush qysh e qka ika durt a?!!!
    Duajeni njëri tjetrin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    E shihni se nuk paska qen propagand e Ramushit

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    [Gimche]Poezitë e Ramush Haradinajt nuk pinë ujë tek ne[/Gimche]

    Me fal Gmiche, poezi, jo propagand

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë dhe e PDK-së

    Publikuar: Sot, më 28 prill 2010




    Prishtinë, 28 prill – Bastisja e Ministrisë së Transportit dhe e pronave të familjes së ministrit Fatmir Limaj nga ana e policisë së EULEX-it, ka nxitur një numër aktivitetesh në institucionet e Kosovës, në përfaqësitë diplomatike të akredituara në Kosovë dhe në subjektin politik prej nga vjen ministri Limaj. Sado që ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar më të hollësishëm rreth këtyre aktiviteteve, nga burime të ndryshme jozyrtare, merret vesh se pak qaste pas bastisjes ka pasuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës, ku është parë të shkojë edhe ministri Fatmir Limaj. Raportohet se pas kësaj mbledhje, kryeministri Hashim Thaçi ka vazhduar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë Cristopher Dell dhe me disa ambasadorë të tjerë të huaj në Kosovë, të cilit takim në ndërkohë iu ka bashkangjitur edhe ministri Fatmir Limaj.
    Në ndërkohë, sipas burimeve, ka filluar edhe një mbledhje e PDK-së, në selinë e kësaj partie, ku janë parë duke shkuar një numër anëtarësh “me peshë” të PDK-së.
    Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar rreth këtyre aktiviteteve.


    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    1,2,3....filloi

Faqja 0 prej 102 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •