keto punime qe jan kah kryhen ne qdo cep te Kosoves plus autostrada e kombit i ka terbue disa
dhe eshte kah i pengon puna e Qeveris dhe e ministrit Limaj
por kot e kini se nuk nalen trimat burrat atdhetar me te lehana te disave jo
nuk po i njifshi burrat ju jo.
Foto nga punimet ne Rrugen Regjionale Prishtinë - Pejë, Aksi Prishtinë - Sllatinë
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Foto nga punimet ne Rrugen Regjionale Prishtinë - Pejë, Aksi Prishtinë - Sllatinë
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kosova per fate te keqe mbetet bare e rrende ekonomike e te huajve . Ne raste se dikush keqerdoren pasurine e popullit ,c'do kush qe te jete duhet denuare me denim te merituare.
Qeveriat vine e shkojne ,kurse populli mbetet aty.
Arrestimi i të korruptuarve nuk prish stabilitetin politik, por lënia e tyre në liri
Prishtinë, 7 qershor
Një proces i gjatë i konsultimeve politike ka arritur një formulë të përkohshme që do t’ia mundësojë EULEX-it kësaj jave t’ia nisë arrestimin e disa zyrtarëve të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion, pa pasur destabilizim politik në Kosovë.
Burime diplomatike i kanë thënë “Kohës Ditore”, se procesi konsultues është udhëhequr nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, por është ndihmuar edhe nga shtetet mike të Kosovës. Sipas këtyre burimeve, përderisa Feith e Kermabon kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Bruksel e Uashington, shtetet mike kanë kryer të shumtën e punës me Prishtinën, përkatësisht kryeministrin Thaçi, presidentin Sejdiu dhe partitë opozitare.
“Askush nuk është i interesuar që barrën e luftimit të korrupsionit ta paguajë vetëm një parti, e as që Kosova të mbetet pa udhëheqje politike për shkak të këtij procesi. Nëse është e mundur, formula do të mundësojë që të kuptohet nga opinioni se lufta kundër korrupsionit nuk ka të bëjë vetëm me një parti në Kosovë, e as vetëm me këtë qeveri”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një diplomat evropian i akredituar në Prishtinë.
Sipas këtij burimi, EULEX-i nuk do të ndalet që të ndjekë të gjitha rastet që mund të prokurohen, megjithatë, në fazën e parë, pra gjatë kësaj jave dhe gjatë gjithë muajit qershor, përçimi i mesazhit të lartpërmendur do të mundësojë që asnjëra parti politike të mos mund të përfitojë politikisht nga aksionet e EULEX-it.
Ky përfitim, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, nuk mund të lejohet sidomos në një situatë si kjo kur të tri partitë më të mëdha, PDK, LDK dhe AAK, kanë zyrtarë të tyre që po hetohen për të njëjtat krime.
Pjesë e këtyre konsultimeve politike, përveç kryeministrit Thaçi, ka qenë edhe presidenti Fatmir Sejdiu, pasi që zyrtarë të LDK-së dhe grupe të afërta me këtë parti tashmë janë duke u hetuar, ndërkaq rol të rëndësishëm në konsultime, sipas burimeve, ka luajtur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe partitë e tjera opozitare.
“Formula e stabilitetit politik”, sipas burimeve, është e përkohshme, ndërsa do të vazhdohet me konsultime për të parë se si EULEX-i do të procedojë në fazën e dytë të luftës kundër korrupsionit, që mendohet të jetë në shtator (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”).
Limaj e Krasniqi dyshohen për pesë vepra penale
Prishtinë, 7 qershor - Mësohen detajet e dyshimeve të rënda që bien mbi supet e ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe shefit të prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi, transmeton KTV-ja.
Janë pesë vepra penale, të dënueshme me shumë vjet burgim, për të cilat po hetohen Limaj e Krasniqi, sipas një vendimi për Fillimin e Hetimeve, të lëshuar nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Eduard Gueroof, më 23 prill 2010.
Veprat penale për të cilat dyshohen Limaj e Krasniqi janë mësuar pasi që Komuna e Gjilanit ka bërë publike kërkesën për urdhër për kontroll të Zyrës së Prokurimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Gjykata e qarkut në Prishtinë.
Arsyetimi i urdhrit për kontroll bazohet në deklaratën e pronarit të ndjerë të kompanisë Inter Evropa Mehmet Shkodra.
Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake, Ferdinando Bautiet de Mongeot, Shkodra paraqiti një ankesë tek Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit, më 6 maj 2009, dhe pastaj u intervistua nga Policia e EULEX-it në lidhje me të njëjta çështje që kishin të bëjnë me tenderë në janar të këtij viti. Për cilat vepra penale bëhet fjalë mud të lexoni të plotë nesër në gazetën Koha Ditore.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Krijoni Kontakt