
Postuar më parë nga
L-7
Pritet avancimi i Van Vreeswijk
18-05-2010 00:10 CET Prishtinë. Prokurori holandez i EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk pritet që të avancohet në pozitë, ngase kryeprokurori në letra i EULEX-it, Theo Jacobs, nuk dëshiron që të qëndrojë më në Kosovë. Belgu Jacobs ka javë që nuk është parë në Kosovë, ndërsa kontrata si kryeprokuror i EULEX-it i skadon më 15 qershor. Jacobs ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij me qëllim që të mos e rrezikojë karrierën prej prokurori në Belgjikë.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes, ka bërë të ditur se Jacobs edhe zyrtarisht do të largohet nga Kosova, ndërsa sipas saj, misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, është në proces të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.
Ajo nuk ka specifikuar se cili nga prokurorët e EULEX-it do të marrë timonin e organit të akuzës, por burime të gazetës brenda misionit EULEX kanë bërë me dije se Johannes Van Vreeswijk, i cili ka disa javë që ushtron detyrën e kryeprokurorit, ka gjasë që shumë shpejt edhe zyrtarisht të jetë në krye të prokurorisë së EULEX-it. “Janë disa emra që përfliten, por gjasat më të mëdha janë për Johannes Van Vreeswijk”, ka thënë një zyrtar nga EULEX-i.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes, është zotuar ndërkaq se pozita e shefit të prokurorëve të EULEX-it do të plotësohet shpejt. “Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri të EULEX-it është duke vazhduar dhe kjo pozitë do të plotësohet shumë shpejt”, ka thënë ajo. Sipas saj, kryeprokurori aktual Theo Jacobs përfundon mandatin e tij më 15 qershor. Jacobs, sipas Herodes ka shërbyer tash e katër vite në misionin e BE-së, njëherë në e ekipin planifikues e më pas si kryeprokuror.
“Jakobs nuk ka dashur ta rrezikojë karrierën e tij profesionale në Belgjikë duke qëndruar shumë gjatë në mision. Andaj, ai ka vendosur të kthehet në pozitën e tij në zyrën e prokurorit gjeneral në Bruksel ku ai do të rifillojë punën më 21 qershor”, ka pohuar Herodes.
Zyrtarisht, sipas saj, Jacobs ende mban pozitën e kryeprokurorit të EULEX-it. Ai nuk është në
Kosovë, ngase sipas Herodes, është duke shfrytëzuar ditët e pushimit që i kanë mbetur para se të largohet nga misioni.
Kryeprokurori i EULEX-it, i cili pati deklaruar se janë duke zhvilluar hetime të mira në nivele të larta të vendit dhe se rezultatet do të shihen në pranverë. Javëve të fundit, ndërkaq derisa ushtrues detyre ka qenë Johannes Van Vreeswijk, është parë më shumë puna e EULEX-it. Ditët e fundit të muajit prill, EULEX ka konfirmuar se janë duke hetuar tenderët e rrugëve. Me këtë rast, forca të mëdha të policisë së këtij misioni kanë bastisur Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomit, vendbanimet e ministrit Fatmir Limaj, ato të vëllait të ministrit si dhe banesën e shefit të prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi.
Në një intervistë të dhënë, u.d. i kryeprokurorit Johannes Van Vreeswijk ka deklaruar se do të vazhdojnë punën në këtë drejtim duke pohuar se kanë prova se ka pasur korrupsion dhe krim të organizuar në MTPT. Por, ai ka paralajmëruar se janë duke hetuar edhe zyrtarë të tjerë.
“Jacoobs pati paralajmëruar hetime të mira e tash prokurori tjetër po vazhdon”, thotë njohësi i sistemit të drejtësisë në vend, përpiluesi i Kodit të procedurës Penale, Ismet Salihu. Ky i fundit shpreson në rezultate konkrete ngase, sipas tij, është momenti i fundit që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Në qoftë se edhe tani nuk shohim përfundim me sukses të këtyre hetimeve, atëherë EULEX-i nuk ka pse të qëndrojë në Kosovë, vetëm t’i marrë valixhet e të shkon”, thotë më tej ai.
Për Ramadan Ilazin nga lëvizja FOL, prokurori Johannes Van Vreeswijk po shndërrohet në simbol të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Mendoj se është hera e parë që zyrtarët e lartë në Kosovë po frikësohen për atë që e kanë bërë”, vlerëson Ilazi, sipas të cilit, më i mirëseardhur do të ishte një prokuror vendës që udhëheq hetimet kundër krimit të organizuar e korrupsionit. “Megjithatë një gjë e tillë aktualisht nuk do të funksiononte “mbase krimi i organizuar dhe korrupsioni janë shumë fell të instaluara nëpër institucione”, tha ai.
E KA VENDOS ME TI SHTI DY KEMBET ME NJE KEPUC O LIMOVIQ
Krijoni Kontakt