Close
Faqja 100 prej 102 FillimFillim ... 50909899100101102 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 1019
  1. #991
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!


    Limaj: Dikush po tenton të më eliminojë politikisht
    Publikuar: E premte, më 25 mars 2011


    Limaj: Dikush po tenton të më eliminojë politikisht
    Prishtinë, 25 mars – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj të cilit është lëshuar fletarrestim nga EULEX-i, pa iu hequr fare imuniteti, Fatmir Limaj, ka treguar sesi i ka parë ai të gjitha ato që ndodhën brenda kësaj jave.
    Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, të enjten, Fatmir Limaj ka treguar se si ka marrë vesh ai për arrestimet e ish-bashkëluftëtarëve të tij, për fletarrestimin ndaj tij, për mosreagimin e Qeverisë.
    Ish-komandanti i brigadës 121 – “Komandant Kumanova”, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak për arrestimet e ish-bashkëluftëtarëve të tij, e as për fletarrestimin ndaj tij. Limaj madje ka treguar se kur ka dëgjuar për arrestimet i ka vizituar edhe disa nga familjarët e të arrestuarve. Kurse rreth orës 16:00, ka thënë se i ka ardhur një telefonatë nga një zyrtar i lartë i EULEX-it.
    “Diku rreth orës 16:00 kam pasur një telefonatë nga një zyrtar i lartë i EULEX-it për të pirë kafe. Kemi pirë kafe dhe ma ka transmetuar lajmin që ekziston një fletarrestim ndaj meje dhe unë i kam thënë OK, çdo gjë është në rregull dhe vazhdojmë më tutje. Normalisht ka kërkuar bashkëpunim, por është obligim qytetar që të bashkëpunosh me organet e drejtësisë”, ka thënë ai.
    Më tutje Limaj ka treguar se ka shkuar në EULEX, së bashku me avokatin e tij dhe një zyrtar politik të EULEX-it, dhe u ka rënë të presin rreth dy orë derisa është liruar prokurori i çështjes, i cili e ka njoftuar për fletarrestimin. Ka thënë të mos jetë marrë në pyetje, madje çështja e imunitetit të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se, është përmendur pikërisht nga prokurori i EULEX-it. Që nga paraqitja në EULEX ai ka thënë të mos jetë kontaktuar më nga ta.
    “Jam shumë i çuditur, jam edhe i befasuar, i shokuar, sepse ne jemi njerëz. Kjo çfarë po ndodh në këtë vend ... s’e di kush do t’i bjerë në fije, por kjo çfarë po ndodh në ketë vend unë jam duke u habitur”, ka qenë vlerësimi i tij për situatën.
    Në Hagë ka qenë një skaner për mua, ka theksuar Limaj, jo vetëm për mua por edhe për luftën çlirimtare në rajonin ku është zhvilluar, që ka pasur lidhje me mua. “Për 33 muaj i gjithë mekanizmi i logjistikës botërore që ka qenë në Tribunalin e Hagës, ka hetuar që nga lindja e ime e deri në ditën kur është shpallur aktakuza për Hagë. Nuk ka pasur asnjë send që nuk është pyetur”.

    Udhëheqësit kosovarë të sillen si burrështetas

    Me gjithë insistimin e moderatorit Adriatik Kelmendi për të marrë një opinion nga Limaj se si e sheh ai mosreagimin e kryeministrit Hashim Thaçi rreth fletarrestimit për të, Limaj në mënyrë direkte nuk e ka thënë asnjë fjalë. Ai ka thënë vetëm se krerët e institucioneve të Kosovës duhet të fillojnë të sillen si burrështetas. Në mënyrë indirekte këtë e ka thënë edhe për Thaçin, i cili, sipas Limajt, “nuk duhet të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojë më tutje, por duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, si udhëheqës i një shteti të pavarur”.
    Sipas tij, fillimisht drejtorit të policisë Nexhmi Krasniqit është dashur t’i dërgohet ftesa për në gjyq, e nëse ai nuk përgjigjet atëherë të ndërmerren masat e tjera.
    “Është dhunim i institucioneve, është lëndim i bashkëpunimit, është mosbesim ashiqare në mes të dy trupave. Pra, duhet të ndërtohet partneriteti, EULEX-i është i ftuar nga institucionet e Kosovës. Të vijë edhe të bëjë veprime të tilla me ftesën tonë. Tash shtrohet pyetja se kush është EULEX-i këtu, a jemi ne shtet i pavarur. Nuk është Kosova më në kohën e UNMIK-ut. Ne nuk jemi më protektorat”, ka thënë Limaj.

    Rexhepi e Kuçi është dashur të merrnin përgjegjësi

    Duke u ndalur në reagimet e institucioneve të Kosovës, por pa folur direkt për kryeministrin Thaçi, Limaj ka thënë se të dy ministrat që lidhen me segmente të policisë dhe gjyqësisë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe ai i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është dashur të merrnin përgjegjësinë si burrështetas të një shteti të pavarur.
    “Nuk mjafton që ne vetëm të themi se jemi vend i pavarur, por institucionet e Kosovës duhet të fillojnë të sillen të pavarura”, ka vlerësuar ai.
    Sipas tij, deklarata e ministrit Rexhepi se nuk ka pasur informacion dhe e ministrit Kuçi është e besueshme. “Ne të kemi nxjerrë ty si ministër atje, s’të ka pyetur kush. Qe po të besojmë se s’ke ditur. Por pse ti rri atje, pse s’shkon ti me i thanë: unë kukull këtu nuk jam, ju jeni në një shtet të pavarur, keni bërë një veprim që s’është dashtë me e ba pa u konsultua me neve ... ju keni treguar njëanshmëri totale dhe unë nuk rri ma këtu si ministër”, ka vlerësuar ai. “Por nuk shkon kështu, burrështetasi nuk bën kështu. Unë mendoj se është në interesin e shtetit të veprohet kështu se ne jemi shtet i pavarur”.
    Limaj është shprehur i hidhëruar shumë me kolegët e tij nga partia, saqë ka akuzuar ata edhe për servilizëm.
    “Ne duhet të fillojmë të sillemi si shtet, e të mos jemi servilë, se nuk bëhet nami me e lëshu atë karrige të ministrit nëse është e nevojshme”, ka thënë ai.
    Më tutje Limaj ka vlerësuar se dikush është duke u munduar ta eliminojë politikisht, sepse ai nuk u është nënshtruar shantazheve të ndryshme. “E kanë parë që s’mund të më shantazhojnë dhe kanë menduar se të më largojnë nga politika, ta shtiem në burg nja dy a tri vite e hajt”, ka thënë ai, por ka shtuar se beson në drejtësi dhe pret që së shpejti të dalë e vërteta në sheh.

    S’po hetohen krimet e serbëve

    Duke përmendur se hetimi i tij është vetëm për qëllime politike, deputeti Limaj ka thënë se ai është hetuar njëherë, dhe nuk është gjetur asgjë te ai. “Pse pikërisht mua me gjetën me ma hap një hetim të ri, kur dihet se unë e kam kaluar njëherë atë”.
    “Në Kosovë kanë ndodhur qindra krime nga forcat serbe, të cilat dihet se kush i ka bërë e askush nuk po interesohet për atë çështje”, ka thënë ai.
    “Pra, po hetohet një person dy herë e po tentohet gjithqysh që ai me u shti në burg, e në anën tjetër, sa krimet serbe kanë ndodhur e të mos hetohet askush unë e quaj absurde. Ata nuk e kanë në plan me i hetu ato”.
    Në vazhdën e akuzave për EULEX-in deputeti ka akuzuar edhe institucionet e Kosovës edhe për deklarata patriotike kushedi se çfarë. “A e patë që edhe ai serbi, shefi i delegacionit për bisedime, çka tha. Kurse ne bisedimet i deklarojmë si fitore”. Sa u përket bisedimeve ai ka vlerësuar se me Serbinë asgjë nuk ka teknike.

    Të gjitha vendimet për ministra e deputetë i ka marrë Thaçi

    Duke folur për vendimmarrjen në PDK, nënkryetari Limaj ka thënë se kësaj radhe të gjitha emërimet i ka bërë kryetari Hashim Thaçi.
    “99 për qind të listës zgjedhore i ka bo ai, vendimet i ka marrë ai, ministrat i ka zgjedhë vetë, zëvendësministrat ka me i zgjedhë vetë”, ka thënë Limaj, duke shtuar se në fund të mandatit nëse do të ketë sukses do të duartrokasë për Thaçin, por nëse dështon do të kërkojë nga ai që të japë llogari.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #992
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    kili merkuri

    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!


    Shum kjartë po duket se hasha me hijenat e veta si ky "bukuroshi" i veteranve , vetëm kur ata vet rrezikohen nga ligji , dalin kundër Eulex-it dhe cdo kujt tjetër.
    Pse Eulex-i është i keq për Kosoven në këtë formë cfarë është , e ka thënë LVV qe para ardhjes së Misionit.

    Disa tash shkojn aq larg , për të gjetur fajtorët , shpikin LUFTA SPECIALE kundër UCK-së.

    Qysh u bo tash , kur deri dje ishin po këta bashkëpuntor të udb-së sic po tentohet të jenë, ishin bashkpuntor në qeverisje , në biseda te ndryshme si ato ¨për pakon e Ahtisarit , që ishin te kqija per Kosoven.

    Tash kur , ata si bie fjala Veton Surroi është kundër bisedimeve , e hashimi vetë ka hy në bisedime, po del se Vetoni qenka bashkpuntor i shkaut , e hashimi atdhetarë.
    Kjo është lufta speciale, por nga anae e hashimit me agjenturat e veta që bashkpunojn haptaz por edhe fshehur me serbin.

    Lufta sepciale tash ka te bëjë me mashtimin e popullit , se kinse eksiztojkan terkëndshe kundër hashimt, duke i akuzuar per marsist-leninist-titist-govian , kur te gjitha këto , e edhe ma hsumë i kan pikërisht hashimi me shokë.
    I kan edhe korrupsionin, hajnin ekonomike dhe hajnin e votes såe lir te popullit.

    Pastaj, shumicë nuk jan 32% e votave, sepse, nese dini matematiken, 68% është shumicë ne krhasim me 32% (edhe pse lirisht mund te thuhet se ka pasur diku 15% në nivel te vednit , te vjedhura)
    Pra realisht hashimi ka mar diku nen 20 %.

    Unë më shumë do te thoja se trekendshi Surroi-Mustafa-Kryeziu , është në të vërtet katërkëndësh , ku kandi i jatër është edhe kulti i saj , vet hashimi.

    Këta së bashku luajn me popullin .

    Cafrë lufte speciale po ndodh:
    *rrena
    *korrupcioni
    *propaganda në RTK, gazeta , internet dhe forume (si këtu!)
    *marveshja e fsheht me serbin
    ...

    Pra , lufta speciale e ka vetëm një adresë Hashim thaqi dhe lojtarët e tijë : sido qe ti quajm Surroi, Mustafa, Kryeziu a dicka tjetër!
    kta te OLV pra disa vitesh euleshin a pritshin me lule dhe deklaronin publikisht kush me shum dhe kush me pak qe ALBININ TA ARRWSTOJN JA TASH JAN NE RRRZIK VET DHE EULEXIN E QUAJN EULESH HAHAAH

  3. #993
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Feith: Shoqëria e Kosovës të pranojë se disa nga UÇK-ja kanë bërë krime
    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Piter Feith tha se EULEX-i ka dy prioritete në mesin e shumë të tjerëve dhe konsideron se për shoqërinë e Kosovës është një sfidë e madhe që këtë ta pranojë. "Të pranojë se disa nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) , të cilët janë konsideruar heronj në të vërtetë kanë bërë krime apo disa vepra të tjera për të cilat duhet të përgjigjen personalisht. Mendoj se ky është një proces i cili do të zgjasë pak, ndërkohë që sundimi i ligjit duhet patjetër të vendoset dhe EULEX-i duhet të bëjë punën e tij", theksoi Feith për "Zërin e Amerikës" në serbisht.

    Të dyshimtët, thotë Feith, nëse ka dëshmi të mjaftueshme, atëherë duhet të akuzohen dhe duhet të nxirren para drejtësisë. Sa i përket veriut të Kosovës dhe nëse ai duhet të ketë një "status special", Feith tha se nuk i takon atij që nënshkruajë sesi do të dukej aranzhmani për veriun. Por ai theksoi se duhet të mos ketë dhunë dhe që veriu i Kosovës të mos jetë një lloj "konflikti i ngrirë".

    Brenda këtyre parametrave, tha ai, i takon dialogut që të gjejë një zgjidhje e cila është e pranueshme: për qytetarët në veri, Beogradin dhe Prishtinën.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #994
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    deklaratat e feithit jan presion mbi drejtesin,ku po e din ky qe disa heronj paskan kry krime lufte,mos feith vet i ben akuzat dhe gjykon,pse nuk pret qe drejtesia ta thot fjalen po llomotit.

    Pse feith nuk merr vendime per ate qe eshte kompetent po perzihet ne pune te drejtsise,
    pse feith nuk lejon kthimin e fondit te privatizimit ne kosove(mbi 400 milion euro)po i mban te bllokuara .

  5. #995
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Feith më së pari duhet të ndërpres kontaktin me ata që kanë bërë krime , që e din edhe ai edhe ne si dhe gjithë bota , e ata jan shkijet e Kosoves.

    Cdo komun në Kosovë ka organet paralele të serbis. Ato udhëhiqen nga KRIMINEL!
    Feith le ta nis punen nga ata që dihet se jan kriminel.
    Për a ka pas apo jo kriminel në UCK , mund të bëhen hetime. Dhe deri sa te vërtetohet kjo , akush nuk mund të thot se ka pasur, as Feithi "despoti i Kosoves".

    Kan mendu kta qeveritaret korruptiv te Kosoves që ndërkobëatrët vin mi mbrojt interesat tona, dhe ju kan lënë atyre që te mire me vendin , kurse vet me vjedh e me bo tegjitha te zezat e tjera!

    hashimi nuk e ka gjat!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #996
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    hashimi nuk e ka gjat!
    Cdo ndjekje penale kunder luftetarve te Uck-s eshte vetem nje perdhosje e vlerave te luftes!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #997
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    e panjohur,
    për hashimin ,e kisha fjalen tek vjedhja dhe qeverisja e keqe, jo te koha e luftes!
    :-)
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #998
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Cdo ndjekje penale kunder luftetarve te Uck-s eshte vetem nje perdhosje e vlerave te luftes!
    lexo me poshte se qka thote analisti i Hashes.

    krimet e luftës
    Jemi pajtuar që krimet e luftës janë akte të ndëshkueshme sipas ligjit, por sikur duam t’i mbyllim sytë kur këto ligje duhet të aplikohen në praktikë kundër komandantëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.
    Nga Shkelzen Maliqi më 28 mars 2011 në ora 12:25
    Është një thënie e vjetër se pas luftërave, historinë e shkruajnë fituesit. Nuk di sa është ajo e saktë në kohën e sotme dhe për luftërat e viteve ’90 të shekullit të kaluar. Ndoshta pse ka pasë më shumë fitues dhe humbës, kjo histori ende shkruhet dhe prezentohet në disa versione jokomplete. Po kështu, nga arsyeja se disa ato luftëra i konsiderojnë të papërfunduara, edhe shkrimi i “historisë së fituesit” mendohet se është një punë e papërfunduar, ose work in progres, madje edhe tregim që mund të ndryshohet. Për këtë të fundit si shembull merren rishkrimet dhe revidimet aktuale të historisë së kohës së komunizmit, ku humbësit e dikurshëm përpiqen t’iu hakmirren fituesëve të dikurshëm, duke fshirë kujtesën për komunizmin dhe duke rehabilituar forcat e mposhtura nga ai. Por, kjo tendencë nuk është se mund të çojë në një përfundim absurd që, siç duan dhe pretendojnë disa, skema e fitores dhe humbjes pas Luftës së Dytë Botërore duhet thjesht të përmbyset. Fakti se Luftën e Ftohtë e humbën komunistët, nuk çon në rehabilitimin e atyre forcave anti-komuniste në Ballkan dhe në Lindje, që gjatë LDB kanë qenë në anën e fashizmit dhe nacizmit.

    Sidoqoftë, për një historizim më të qëndrueshëm të luftërave të fundit mungon edhe ajo që quhet “distancë historike”, distancë kjo që mundëson shqyrtimin dhe vlerësimin e proceseve dhe ngarjeve historike pa ngarkesat dhe pengesat emocionale të sotme. Po kështu, distanca historike kërkon edhe zbardhjen dhe bërjen publike të dokumenteve dhe dëshmive që aktualisht gjenden nëpër arkiva dhe mbajnë ndalesën “sekret shtetëror” ose “tepër rezervat”.

    Është edhe një element që këtë çështje e paraqet në një dritë krejt të re, që dallon nga e kaluara. Dikur luftërat kanë qenë kasaphane të tmerrshme, ku kanë mundur të bëhen edhe maskra dhe krime ndaj civilëve, e që pas mbarimit të konflikteve dhe betejave nuk janë proceduar si krime. Pas dy luftërave botërore, konventat ndërkombëtare kanë kodifikuar dhe imponuar ligjet dhe një etikë të luftës që palëve në konflikt ua ndalonte represaliet ndaj popullsisë civile. Për më shumë, krimet e luftës janë bërë akte të ndëshkueshme jo vetëm për humbësit, por edhe për fituesit e luftës.

    Ky rekapitulim tejet i thuktë i ndryshimit të karakterit të luftës në botën e sotme shpresoj se mund të jetë një ndihmesë për sqarimin e një konfuzioni që ekziston në opinionin e Kosovës, rreth vazhdimit të proceseve gjyqësore kundër pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë në Tribunalin e Hagës, qoftë në gjykatat e Kosovës dhe hetimet që i ka filluar EULEX-i. UÇK-ja padyshim ka qenë në anën e fituesëve të luftës së fundit të Kosovës dhe asnjë histori nuk mund ta mohojë se ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe për kauzën e pavarësimin e merituar të Kosovës, duke e pasur në këtë luftë edhe përkrahjen e botës demokratike dhe angazhimin vendimtar të forcave të NATO-s. Mirëpo, ky rol i lavdishëm historik nuk e amniston UÇK-në në përgjithësi nga hetimet dhe ndëshkimet e rasteve ku dyshohet dhe dëshmohet se pjesëtarët e UÇK-së, ose që janë paraqitur si të tillë, kanë bërë akte që konventat ndërkombëtare, e edhe ligjet e shteteve demokratike, i cilësojnë si krime të luftës. Në në Kosovë parimisht dhe në bazë të ligjeve që janë bërë normë e sistemit demokratik, jemi pajtuar që krimet e luftës janë akte të ndëshkueshme sipas ligjit dhe, si të tilla, nuk vjetrohen, por sikur duam t’i mbyllim sytë kur këto ligje duhet të aplikohen në praktikë për ato raste kur hetuesia dhe prokuroritë ngrisin paditë kundër komandantëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

    Nuk jam prej atyre që paragjykoj fajësinë e asnjërit ushtar a komandant të UÇK-së, që akuzohet për krime. Është detyrë e prokurorisë që të jep provat për akuzat dhe e gjyqeve që ata t’i ndëshkojë ose t’i lirojë nga akuzat nëse janë të pabaza ose nuk ka dëshmi se kanë bërë krime.

    Nëse, psh., ndëshkohen Ramush Haradinaj ose Fatmir Limaj, që janë komandantët më të spikatur të UÇK-së që po ndiqen si të dyshuar për krime lufte, kjo nuk do të thotë se me këtë do të ndëshkohet edhe vetë UÇK-ja dhe se kjo çon në revidimin radikal të historisë. Ndëshkimet eventuale të Haradinajt, Limajt dhe të tjerëve që akuzohen, do të jenë një tagër që ata e paguajnë për idetë dhe praktikat parademokratike që i kanë pasur për luftën në ato rrethana të vështira të rebelimit dhe rrezikut permanent, gjatë viteve të konfliktit 1998-1999.

    Njëfarëdore, pozitën e komandantëve të UÇK-së që po gjykohen e shoh si një ndeshje të dy koncepteve të luftës dhe të drejtësisë - njëra tradicionale dhe paramoderne e rebelit dhe kaçakut që është trim i pashoq, por luftën e sheh si suspendim të ligjeve ku ai vetë e merr rolin e arbitrit, që vendos mbi jetën dhe vdekjen e armikut dhe atyre për të cilët dyshon se janë bashkëpunëtorë të tij dhe tjetra moderne, që për luftën ka vendosur konventa dhe rregulla, sipas të cilave betejat e ushtrive konsiderohen të paevitueshme, por ndalohen ekzekutimet dhe trejtimet çnjerëzore të ushtarëve të zënë rob dhe të civilëve të paarmatosur.

    Sipas pikëpamjes së parë dhe meritava, ata janë padyshim heronj. Por, pikëpamja e dytë thotë “na falni, trima, por ky është shekulli XXI dhe edhe në Kosovë sot duhet të sundojë ligji”.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  9. #999
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    i qiehet nana ai qe prek Fatmirin

  10. #1000
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    i qiehet nana ai qe prek Fatmirin
    fatmir limaj tha se hashimi do me eliminoi!
    nders une them se kjo eshte lufta brenda lloit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •