Close
Faqja 86 prej 102 FillimFillim ... 3676848586878896 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 851 deri 860 prej 1019
  1. #851
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Prishtinë, 17 mars – Fatmir Limaj është përballur të mërkurën me akuza të rënda të një prokurori italian. Jo për korrupsion e krim të organizuar, por për krime lufte që supozohet të jenë kryer 12 vjet më parë.
    Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku” i gjykuar dhe i liruar si i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime luftë në kampin e Llapushnikut, u është dorëzuar autoriteteve të EULEX-it rreth orës 22:00. Ndaj tij është zhvilluar një procedurë dëgjimore, mirëpo gjyqtari i procedurës paraprake nuk i ka caktuar asnjë masë ndalimi. I shoqëruar nga avokati i tij Tomë Gashi, ai është liruar nga një kamp i EULEX-it në Fushë-Kosovë rreth orës 23 e 30 minuta. Ai nuk ka dashur të flasë rreth akuzave për krime lufte.
    “Kjo është punë e organeve të drejtësisë. Do të jem në dispozicion të plotë të organeve të drejtësisë”, ka thënë ai për t’u larguar.
    Ish-komandant Çeliku dyshohet se ka urdhëruar dhe marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë në komunën e Lipjanit.
    Limaj ka qenë njëri 12 nga të ndaluarit e EULEX-it gjatë së mërkurës.
    Prokurori i special, Maurizio Salustro, ka ngritur kallëzim penal kundër Hajdar Hoxhës nga Rahoveci, Ukë Gegajt nga Suhareka, Shaban Shalës nga Kleçka e Lipjanit, Fatmir Limajt nga Banja e Malishevës, Naser Krasniqit nga Rahoveci, Besim Shurdhajt, Arben Krasniqit nga Caralluka e Malishevës, Behlul Limajt nga Banja e Malishevës, Nexhmi Krasniqit nga Tërpeza e Drenasit, Naser Shalës nga Banja e Malishevës, Sabit Shalës nga Kleçka dhe Refki Mazrekut nga Malisheva. Gjashtë të arrestuarve gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ferdinando de Monguot ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, ndërsa tre të tjerëve masën e arrestit shtëpiak.
    Për ta realizuar një fletarrest për 12 ish-pjesëtarë të UÇK-së, EULEX-i ka arrestuar të mërkurën në një aksion të nisur në orët e para të mëngjesit në disa lokalitete të Malishevës dhe Lipjanit 10 nga 12 të dyshuar.
    Në prangat e kolegëve të tij të EULEX-it ka rënë drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi. Fillimisht ai është mbrojtur nga kolegët e tij, të cilët nuk kanë lejuar policët e EULEX-it që të futën në stacionin policor të Prizrenit për ta arrestuar. Tek më vonë Krasniqi u është dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare në Prishtinë.
    Të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nën masa të rrepta të sigurisë, disa orë pas arrestimit të tyre në lokalitete të ndryshme.
    Besim Shurdhajt e Behlul Limajt gjyqtari u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa Shaban Shalës i ka caktuar masën e paraqitjes tri herë në javë në stacion policor.
    Burime brenda Prokurorisë Speciale kanë thënë se arrestimet janë bërë si rezultat i ofrimit të dëshmive nga një ish-pjesëtar i UÇK-së, i cili ka fituar edhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të koduar si dëshmitari “X”
    Misioni i Bashkimit Evropian ka qenë i rezervuar në dhënien e detajeve. Ky mision nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar arrestimit e nëntë personave, tetë në Kosovë dhe një në Zvicër.
    “Sot Policia Ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu, janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve. Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj”, ka thënë ky mision nëpërmjet një komunikate.
    Sipas kësaj komunikate, arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra të tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.
    Fatmir Limaj dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve kundër të burgosurve të luftës në bashkëpunim me të dyshuarit e tjerë. Duke përfshirë Limajn, këta të pandehur, dyshohen se kanë përdhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të qytetarëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve ushtarakë serbë të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë dhe kjo nga fillimi i vitit 1999 deri në mes të qershorit të vitit 1999. Vepra e dytë penale që dyshohet ta ketë kryer Limaj, ka të bëjë me krime lufte kundër të burgosurve.
    “Limaj në cilësinë e komandantit të UÇK-së dyshohet se ka torturuar një të burgosur ushtarak serb, të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë, mbetjet mortore të të cilit janë gjetur në një varrezë masive afër Kleçkës, duke e grushtuar dhe shkelmuar atë gjatë marrjes në pyetje”, thuhet më tej.
    Pika e tretë ndaj Limajt ka të bëjë me krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Në cilësinë e komandantit, Limaj dyshohet se në bashkëpunim Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën, Naser Krasniqin, Arben Krasniqin, Behlul Limajn dhe me dëshmitarin bashkëpunues “X”, ka vranë dy oficerë policie serbë që mbaheshin në Kleçkë, Nebojsha Gjuriçiqin dhe Veljko Markoviqin. Sipas kallëzimit, Limaj ka marrë pjesë duke e urdhëruar dëshmitarin “X” që të ekzekutojë të burgosurit. Kjo dyshohet të jetë kryer te vendi i njohur si Livadhi i Canit pranë Kleçkës në ose rreth datës 4 prill.
    Bazuar në kërkesën e prokurorit, 12 personat dyshohen për përfshirje në torturime të civileve shqiptarë e serbë, por edhe të ushtarakëve serbë të zënë robë - disa prej të cilëve edhe janë vrarë. Sipas kësaj kërkese, Hajdar Hoxha, Ukë Gegaj si dhe Shaban Shala, dyshohen se në bashkëpunim edhe me disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, në prill të 1999-s, kanë keqtrajtuar në mënyrë brutale e më pas kanë vrarë katër ushtarakë serbë që ishin mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë të Malishevës.
    Besim Shurdhaj dyshohet për dy vepra penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Sipas kallëzimit, ai bashkë me personat e tjerë dyshohet se ka përdhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve serbë dhe shqiptarë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin e katër serbëve, eshtrat e të cilëve pas luftës në Kosovë ishin gjetur në varrezë masive.
    Drejtori i Policisë për Prizrenin, Nexhmi Krasniqi, dyshohet se ka kryer shtatë vepra penale të torturimit të dhjetëra civilëve serbë e shqiptarë, duke marrë pjesë në torturimin dhe më pas vrasjen e katër serbëve.
    Hajdar Hoxha, Ukë Gegaj, Shaban Shala dyshohen për veprën penale të krimeve të luftës kundër të burgosurve të luftës.
    Sipas kërkesës, të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Kleçkë janë mbajtur në mënyrë jonjerëzore duke përfshirë të burgosurit nën zinxhirë, ambiente të papërshtatshme, ftohtësi ekstreme, mungesë sanitare, ushqim i pamjaftueshëm, rrahje të shpeshta.
    Krimet supozohen se janë kryer në Kleçkë rreth mesit të muajit prill të vitit 1999.
    Naser Krasniqi i njohur si “Bashkim Fino” dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Ai dyshohet për keqtrajtim të një numri të papërcaktuar të të paraburgosurve ushtarak serb në qendrën në fshatin Kleçkë dhe kjo nga fillimi i 1999-s deri në mes të qershorit të këtij viti.
    Vepra e dytë ndaj që rëndon mbi të është edhe për krime lufte kundër popullatës civile në bashkëkryerje me Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën dhe Refki Mazrekun, të cilët dyshohet se kanë vrarë Arben Avdylin, një shqiptar, i cili më parë ishte paraburgosur dhe më pas liruar për t’u vrarë në Kleqkë rreth ose në datën 4 prill 1999. Mbi të rëndojnë akuza edhe për katër persona që ishin serbë të paraburgosur: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Todoroviq. Vepra e katërt, dyshohet se bashkë me Nexhmi Krasniqin, kanë reaguar dhe maltretuar një të burgosur, i cili më pas është vrarë në Kleçkë në prill të vitit 1999.
    Vepra e pestë që ka të bëjë me krime lufte kundër të burgosurve të luftës, bashkë me disa të dyshuar të tjerë duke përfshirë edhe dëshmitarin “X”, dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e një të burgosuri ushtarak serb në Kleçkë në prill të 1999-s.
    Nxehmi Krasniqi, ndërkaq, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me Fatmir Limajn, Naser Krasniqin, Naser Shalën, Arben Krasniqin, Besim Shurdhajn, Sabit Shalën, dëshmitarin bashkëpunues “X”, Shaban Shalën dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së të paidentifikuar deri tani, dyshohen se përdhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të të burgosurve ushtarakë serbë, të mbajtur në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë, duke i mbajtur ata në kushte jonjerëzore (që përfshijnë të burgosurit nën zinxhirë, ambiente të papërshtatshme, ftohtësi ekstreme, mungesë sanitare, ushqim i pamjaftueshëm, rrahje të shpeshta.
    Arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë shoqëruar edhe me tensione e reagime. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar menjëherë pas nisjes së arrestimeve duke paralajmëruar masa në ditët në vijim.
    Prokurori që ka nisur këtë hetim, Maorizio Salustro është ngarkuar thuajse me rastet më të rënda. Gjatë gjithë javës ai ka qenë aktiv, në rastit “Bllaca” kundër Fahredin Gashit, i akuzuar për krime lufte. Ai përfaqëson akuzën edhe kundër Sabit Gecit dhe Riza Alijajt, po ashtu, të akuzuar për krime lufte që supozohet të jenë kryer në Shqipëri.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,52468

  2. #852
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Limaj, sërish në Gjykatë

    http://www.zeri.info/fotot/23319/bal...nf.---l.h..jpg

    Limaj, sërish në Gjykatë
    17-03-2011 09:59 CET

    Të enjten, rreth orës 14:00, mësohet se ish-ministri i transportit, Fatmir Limaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës,do të paraqitet sërish para prokurorit dhe gjykatësve.

    Sipas burimeve të “Zërit”, mësohet se kjo seancë do të mbahet për caktimin ose mos-caktimin e paraburgimit për ish-ministrin Limaj.

    Ndërkohë të enjten gjatë ditës, policia e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kuadër të hetimeve për krime të luftës. Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

    Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it me procedurë paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

    Misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX, ka lëshuar edhe disa fletë-arreste për disa persona të tjerë, ku në mesin e tyre është edhe deputeti i Kuvendi të Kosovës, Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

    Vetë Limaj deklaroi se “e di që është e vështirë për ata që kanë pasur besim tek ai”, por, sipas tij, rendi ndihmohet në këtë mënyrë.

    “Kam thënë edhe më herët se po t’i kisha 1 milion jetë, nuk do të ndërroja asgjë në jetën time. Krejt potencialin tim njerëzor dhe familjar e kam vënë në shërbim të çlirimit të vendit”, tha Limaj.

    Këto komente ai i bëri të mërkurën në orët e mbrëmjes, teksa ishte nisur drejt Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

    Ish-ministri i Postë-Telekomunikacionit të Kosovës tha se “për të, vendi është mbi të gjitha" dhe se "shpreson që fjalia askush mbi ligjin të mos keqpërdoret”.

    Më poshtë mund të lexoni emrat e personave që janë në fletë-arrestin e lëshuar nga EULEX-i, disa prej të cilëve edhe janë arrestuar:

    Hajdar Hoxha, i lindur më 1968, Rahovec;

    Ukë Gegaj, i lindur më 1964, Suharekë;

    Fatmir Limaj, i lindur më 1971, Banjë e Malishevës;

    Naser Krasniqi, i lindur më 1973, Rahovec;

    Besim Shurdhaj, i lindur më 1974 n/p;

    Arben Krasniqi, i lindur më 1978, Carrallukë e Malishevës;

    Behlul Limaj, i lindur më 1965, Banjë e Malishevës;

    Nexhmi Krasniqi, i lindur më 1972, Tërpezë;

    Naser Shala, i lindur më 1972;

    Sabit Shala, i lindur më 1972, Kleçkë;

    Refki Mazreku, Malishevë;

    Shaban Shala
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #853
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Pse po ndiqn ish pjestar te UCK-së?!!!

    Mediokriciteti i disa peronave kyc , që ishin në pozita te larta në UCK , duke menduar se janë të gjithdishëm , është shkaku kryesor pse po nidqen ish pjestarët e UCK-së tani.

    Të mendosh me mentalitet të odave të burrave të drenices në raport me një diplomaci ndërkombëtare , të bën palaqo cirku për fëmijë , ku shikues jan vetëm të rritur dhe jo të interesuar për lëvizje të coroditura të një paloqo me fytyr të ngjyrosur !

    Kosova ka pasur , dhe ka inteligjencë dhe diplomat , të cilët do të mund të mirë komunikonin me diplomacin ndërkombëtare.
    Kjo ju është pamundësuar nga mediokrit e muhabetgji te odave te burrave , dhe tani jemi para aktit te kryer.

    Kush jan këta mediokrit e "burra":
    - Ibrahim Rugova me argat e vet te lydykys Haraqija, Daci ,Super Lata, Beqiri , Brajshori ,...
    - Hashim Thaqi me argat e vet ne pydyky Arsim Bajrami , Hajredin Kuqi, Enver hoxha(j), Ramë Buja, Kup Krasniqi,...
    - Ramush Haradinaj me argat e vet Maloku , Rugova i riu, Dugolli ,...
    - Behgjet Pacolli me argat e vet .

    Kurse , alternativa e mirë:
    FER - një pjesë e e madhe
    LVV - një pjesë e madhe
    Intelektual te pavarur
    Si dhe disa nga :
    - PDK - një pjesë e vogël
    - AAK - një pjesë e vogel
    - AKR - një pjesë e vogël

    Pra , ka pas dhe ka Alternativ për sukses, por duhet të pensionohen te "gjithëdishmit"

    Pensionim i ish UCK-së dhe klasës politike te vjetër dhe te dëmshme!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #854
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Në Zvicër arrestohet një kosovar për krime lufte llapi kete nga zvicerra mund ta njeh!

    Në arrestimet e sotme të kryera nga ana e EULEX-it në komunën e Malishevës dhe Lipjanit, nën akuza për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999, në Zvicër është arrestuar edhe një ish-pjesëtar i UCK-së, mësohet nga burime ndërkombëtare.

    Identiteti i të arrestuarit nuk është dhënë, por thuhet se për të Prokuroria Speciale e EULEX-it kishte shpallur fletarrest ndërkombëtar. Sipas burimeve, ai pritet që ditëve në vijim të ekstradohet në Kosovë.

    Ndërkohë, gjatë ditës janë arrestuar tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve.

    "Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999", thuhet në një komunikatë të EULEX-i

  5. #855
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    g2..

    un i drejtohem lajthise..
    nuk shoh marinar ketu..

    mos te permendim emrat e tjerve me hamendje..


    nejse..

    dua kosoves ti vijne dit te qeta..
    kjo ka rendesi..

  6. #856
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    kjo eshte lufta brenda llojit!
    tash keta e hane njeri tjetrin !

    harami eshte ka filluar ti ngulfat dhe krimet duhet te zbardhen!
    shkathtesiste e thaqit po dalin ne shesh cdo moment!

    G2,qka je ka shkruan ooti,qfar lufte mbrenda llojit?kush e han njeri tjetrin?

    qfar harrami je tu e permend?

    qfar krimi duhet me u zbardhe ,,ooo i ziiiii,o shka.


    A pse ti ka vra vllezerit polic shkije duhet me u denuaaa? po ti qenke si shkau oj lop.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  7. #857
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    me quditi heshtja e hashimovicit, edhe ne hag kur ka qen limaj as nje her nuk gjet kurajo me shku ne vizit hashimovici qudi, atha mas atyre ngatresave qe paten per zgjedhjen e pacollit edhe per largimin nga qeveria te limes athua kjo qe thik mas shpine prej hashimovicit qe gjithfar leshimesh eshte ne gjendje me ba veq me nejt ne pushtet, po e mashtron veten se kur te shterren leshimet edhe kta kan me fut ne biruc, edhe ramush haradinaj me pas ba leshime te tilla si hashimi jam i bindur se ende do ishte kryeminister po ja domacini tha jo se herdo kur do me arrestoni bile te mbetem hero e jo tradhetar per leshime fatale ne korriz te kosoves

  8. #858
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    g2..

    un i drejtohem lajthise..
    nuk shoh marinar ketu..

    mos te permendim emrat e tjerve me hamendje..


    nejse..

    dua kosoves ti vijne dit te qeta..
    kjo ka rendesi..
    dijetari, lajthia o marinari nuk kane shume rendesi brari!
    ai qe eshte ne mbrojtje te krimit eshte ne mbrojtje te serbise kriminale!

    vetem spiunet paraqiten patriote kjo eshte nje metode e vjeter e udebes!
    patriotizem te rrejshem ne forum shesin vetem ata qe dikur dhe sot ishin sherbetor te udebes!

    vet hashimi eshte ai qe beri me gisht kunder fatmir limajt dhe ramush haradinajt keta te dyte e dine kete gje prandaj edhe perrallat e pseudopatriotve si fjala bje e kesaj 'avokates'se krimit nuk kane ndonje peshe me shume se klithma e gomarit!

    kete cunin/gocen me shume ftyra e ka dermuar fakti se kjo eshte lufte brenda llojit!
    aty po thuhet se nje bashkpuntor i tyre eshte deshmitar i ngjarjeve te luftes!

    shtohet pytja a nuk qenka kjo lufte brenda llojit a ?!
    dhe pse ai 'deshmitar' pjestar i ish uck-se te mos jete njeri i hashimit!

  9. #859
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Pse kjo është luftë e rrymave të ndryshme kundër njëra tjetres , nuk ka dyshim.
    Tash shtrohet pyetja se sa do te tërheqin njera tjetren këto rryma.

    hashimi si enver hoxha po e drejton partin. Po një gjë ka harruar , se nuk jemi në 1945 po në 2011 , dhe njerëzit nuk mundet mi persekutu nese jan kunder diktaturës!

    Ta shofim si do te reagoi kupa!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  10. #860
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Sërish para Gjyqit

    Fatmir Limaj është vetëdorëzuar në EULEX, disa orë pasi që kuptoi se europianët kanë ngritur akuzë ndaj tij nën dyshimet për krime lufte. Pas intervistimit nga prokurorët, ai u la i lirë. Gjatë ditës së mërkurë, për të njëjtën akuzë, janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë. Ata dyshohet se gjatë luftës torturuan civilë serbë e shqiptarë në një qendër paraburgimi në fshatin Kleçkë të Malishevës.
    Nga Nebih Maxhuni më 17 mars 2011 në ora 08:16

    Fatmir Limajt duket se edhe një herë i duhet të rrëfehet para drejtësisë ndërkombëtare.

    Ato që i ka thënë para Tribunalit të Hagës, për luftën e vitit 1999, tash do t’i duhet t’i thotë para asaj të EULEX’it.

    Prokurori i Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Maurizzio Salustro, i ka kërkuar gjyqtarit të procedurës paraprake të EULEX’it, Ferdinando Buatier de Mongeot, që të lëshojë flet arreste për dymbëdhjetë persona.

    Në mesin e këtyre emrave ndodhet edhe ai i Fatmir Limajt, ish-komandat i UÇK’së dhe aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet i saj.
    Burime të Expressit tregojnë se gjatë ditës së mërkurë, situata ka qenë shumë e rëndë për të gjitha palët. Për më tepër, Limaj ka pasur takim me Andy Sparksin, zëvendësshefin e EULEX’it, i cili me gjasë i ka treguar se çfarë pritet të ndodhë në orët e mëvonshme.

    Në orët e vona të së mërkurës, Limaj është nisur nga shtëpia e tij drejt bazës së EULEX’it në Fushë-Kosovë.

    Për dy orë ka zgjatur intervistimi i tij nga prokurorët evropianë.

    Ndërkohë që Limaj gjendej brenda, përreth selisë janë mbledhur familjarë dhe simpatizantë të tij.

    Pak para mesnatës, i shoqëruar nga avokati i tij, Tomë Gashi, Nënkryetari i PDK’së është lënë i lirë.

    “Krejt çfarë mund të themi sonte është se Fatmir Limaj kthehet në shtëpinë e tij”, ka thënë Gashi.

    Turma e mbledhur ka shpërthyer nga gëzimi.

    “Procedurat ndaj tij do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”, ka shtuar avokati.

    Vetë Limaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

    Para se të niset drejt gjykatës, në një deklaratë për media ai tha se edhe në këtë rast pret drejtësi. “Shpresoj se shprehja e famshme që askush të mos jetë mbi ligjin, të mos keqpërdoret”, tha Limaj. Ai ka ripërsëritur se lufta e UÇK'së ka qenë e pastër, sikurse edhe e kaluara e tij.

    "Kam thënë edhe më herët se po t’i kisha 1 milion jetë, nuk do të ndërroja asgjë në jetën time", tha Limaj, duke u nisur drejt gjykatës nga shtëpia e tij.

    Në kërkesën për lëshim të fletarrestimit të nënshkruar nga prokurori ndërkombëtar për gjyqtarin e EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të cilën e ka siguruar Expressi, sqarohet se kjo bëhet duke u bazuar në nenin 270 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

    Me këtë dokument, prokurori i kërkon gjyqtarit që të lëshohet fletarrestim ndaj Hajdar Hoxhës, Ukë Gegajt, Shaban Shalës, Fatmir Limajt, Naser Krasniqit, Besim Shurdhajt, Arben Krasniqit, Behlul Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës, Sabit Shalës dhe Refki Mazrekut.

    Në arsyetimin e prokurorit drejtuar gjyqtarit, që ky i fundit të lëshojë fletarrestimet ndaj këtyre personave, thuhet se ata dyshohen për tri akuza që kanë të bëjnë me krime lufte kundër të burgosurve të luftës dhe krime lufte kundër popullatës civile gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999, të paraparë me nenet 22, 142 dhe 144 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

    Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, Policia e EUELX-it, në disa aksione të ndara, ka arrestuar tetë persona, të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjatë vitit 1999. Sipas zyrtarëve të EULEX-it, njëri prej tyre ndodhet jashtë Kosovës. Burime të Expressit tregojnë se në këtë rast bëhet fjalë për Arben Krasniqin, i cili besohet se ndodhet në Zvicër.

    Të arrestuarit janë ish-komandantë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë vepruar kryesisht në rajonin e Malishevës.

    Të gjithë këta kanë qenë bashkëluftëtarë të ish-komandantit të UÇK’së, Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës me nofkën “Çeliku”.

    Njëri nga ta, Behlul Limaj është edhe i afërm i Nënkryetarit të PDK’së.

    Të gjithë të arrestuarit kanë qenë pjesëtarë të Brigadës 121 “Kumanova” të ish-UÇK’së.

    Ata kanë dalë një nga një para gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Naser Shalës, njërit prej të arrestuarve, i është shqiptuar masa e paraburgimit në afat prej tridhjetë ditësh, ndërkohë procedura e njëjtë ka vazhduar deri në orët e vona të së mërkurës, edhe për të arrestuarit e tjerë.

    Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë është raportuar se komandanti i policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, nuk është arrestuar nga policia e EULEX’it, por i njëjti është vetëdorëzuar.

    “Ballkan Insight”, duke u thirrur në burime të veta, ka raportuar se intervenimi i parë nga policia e EULEX’it dhe nga njësiti FIT-it i Policisë së Kosovës, hyri në zyrën e Nexhmi Krasniqit në Prizren, në mënyrë që ta arrestojë atë.

    “Ata kanë hyrë rreth orës 9, por policë nga stacioni u zemëruan dhe bllokuan stacionin, duke i mbyllur të gjitha dyert,” ka thënë një burim nga Policia e Kosovës për “Ballkan Insight”.

    “Policët e Kosovës nuk i kanë lejuar zyrtarët e EULEX’it për të arrestuar komandantin Krasniqi dhe ata i mbyllën të gjitha dyert. Kjo ka bërë që policët e EULEX’it dhe FIT’it, të largohen nga ndërtesa”, ka shtuar më tej burimi. Kjo ka bërë që Nexhmi Krasniqi dy orë më vonë t’i vetëdorëzohet EULEX’it.

    Në të njëjtën kohë, policia e EUELX’it ka bastisur edhe disa shtëpi dhe lokacione të ndryshme në fshatin Banjë të Malishevës, fshat nga i cili janë disa nga të arrestuarit.

    Përveç kësaj, bastisje ka pasur edhe në qytetin e Malishevës dhe në Prizren.
    Zyrtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, kanë konfirmuar arrestimin e disa personave nën dyshimin se ata kanë kryer krime gjatë kohës së luftës në Kosovë.

    Duke mos dhënë asnjë detaj, ky mision, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX’it nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës.

    Hetimet ndërkaq janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    “Policia ekzekutive e EULEX’it ka kryer disa arrestime. Ato kanë të bëjnë me akuza për krime lufte. Janë kryer edhe disa bastisje. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX’it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Për momentin nuk mund të thuhet asgjë më shumë”, kanë thënë zyrtarët e EULEX’it.

    Menjëherë pasi kanë kuptuar se EULEX’i ka arrestuar disa nga bashkëluftëtarët e tyre, kanë reaguar ashpër organizatat e dala nga lufta e UÇK`së.

    “Jemi tepër të indinjuar me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK’së nga Malisheva dhe Lipjani. Ritheksojmë se veprimet e EULEX’it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK`së.

    Ata kanë thënë se organizatat e dala nga lufta, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojnë se ky mision e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht. Demonizimi i luftës së UÇK’së nga misioni i EULEX’it tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

    Sipas tyre, UÇK’ja nuk është formuar për të kryer krime, por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86’vjeçar.

    Ata më tej theksojnë se UÇK’ja ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile, siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saj kundër një armiku shumëfish më të armatosur.

    Lidhur me këtë rast, OVL e UÇK’së ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të njoftohet opinioni publik për masat që do të ndërmarrin këto organizata në lidhje me arrestimet e kryera nga EULEX`i.

    Protestë para EULEX`it
    Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kanë protestuar disa të rinj para zyrave qendrore të EULEX’it, afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Ata janë mbledhur për të protestuar kundër arrestimeve të disa ushtarëve dhe komandantëve të UÇK nga EULEX’i nën dyshimet për krime lufte. Protestuesit kanë brohoritur “UÇK” “UÇK” dhe liri për komandantët e UÇK’së. Ata pas më shumë se 20 minutave, janë shpërndarë të qetë. Policia e Kosovës ka qenë gjatë gjithë kohës e pranishme.

    Paraburgimet
    Nga të arrestuarit, Nxehmi Krasniqit i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej tridhjetë ditësh. Kjo është konfirmuar nga avokati i tij, Mahmut Halimi. Destan Rukiqi, avokati i Sabit Shalës, ka bërë të ditur se klientit të tij i është caktuar që të paraqitet tri herë në javë në stacionin policor në Lipjan, masë kjo e cila do të zgjasë një muaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 86 prej 102 FillimFillim ... 3676848586878896 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •