Fletëarrest për Fatmir Limajn?
16-03-2011 11:44 CET
(E plotësuar) Policia e EULEX-it tashmë ka një fletëarrest për Fatmir Limajn, nën dyshimin për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë, bëjnë të ditur mediat vendore.
Megjithatë, zyrtarisht, misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX nuk i ka konfirmuar këto informacione.
Gjatë luftës, Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”. Ai, nën dyshimet për krime lufte, ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.
zeri.info
Krijoni Kontakt