ALBINI DHE VETËVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRINË!
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Thaçi, legjitim për Beogradin!
Qeveria e "clirimtarëve"!!!!
EULEX-i bastisi disa kompani të dyshuara rreth tenderëve të MTPT-së
Publikuar: E martë, më 18 janar 2011
Prishtinë, 18 janar - Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur sot katër kompani nëpër vende të ndryshme në Kosovë: Prishtinë, rajon të Pejës dhe në Prizren, në lidhje me një hetim për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, bën të ditur zëdhënësia e EULEX-it, Kristiina Herodes,
përmes një komunikate
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.
Këto dy hetime për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK).
Krijoni Kontakt