Close
Faqja 78 prej 102 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 771 deri 780 prej 1019
  1. #771
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    për llapin

    keshtu llap ke thën edhe për azem sylen po pram nuk kish mujt me ba gjum rahat duke u rrotullue her në njëren anë e her në tjetren.

    po ska problem edhe per limen i gjendet zgjidhja se veq ja lëshojmë Bllacen ai po jav dike krejt plloqkat ai ka me ju rrotullue te gjithëve se ish i trajnuar mir nga Relata

    tregom ti mue a e kini gati meu knaq a jo
    ke keso mesele
    qe perime po ju gezojn juve si thmija qe gzohen shpejt e per pak per nji bomban
    veq mos u hidhroni tani kur spo ka asgje heeeee
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #772
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    valla shum asht kah ja nien Fatmirit qka po thoni ju
    ai po punon per popull e per shtet
    Fatmir edhe nja 30 vite se paku do te jesh ne qeveri e
    keta tokmakat le te majn ymyd ne ato te dashit e mos te blejn mish
    http://video.kosovapress.com/beta/?cid=1,5,16844#video

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    http://video.kosovapress.com/beta/?cid=1,5,16844#video

    Limaj: Kësaj treve po i dalim borxh

    Ministri i Transportit, Fatmir Limaj me rastin e përurimit të rrugës në fshatin Shkozë të Prizrenit, ka thënë të mërkurën se përurimi i kësaj rruge dëshmon se është një transformim total i fshatit, pasi është bërë një transformim infrastrukturor, me të gjitha rregullat dhe standardët që duhet t’i ketë një fshat i së ardhmes së Kosovës.
    http://video.kosovapress.com/beta/?cid=1,5,16844#video
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 29-07-2010 më 10:03
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #773
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    EULEX-i arrestoi Gani Zogajn nga “Rasti Limaj”

    Prishtinë, 29 Korrik – Drejtuesi i Divizionit për Siguri dhe Operime Qendrore në Ministrinë e Administratës Publike, Gani Zogaj, është arrestuar nga EULEX-i sot në mëngjes. Ky administrator i Teknologjisë Informative, është i dyshuari kryesor për fshirjen e serverit të MTPT-së, i cili qe konfiskuar nga EULEX-i në bastisjet e para të bëra në këtë ministri në muajin prill, kanë konfirmuar burime të “Kohës Ditore” brenda EULEX-it. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në kohën e bastisjeve në MTPT, Zogaj ka qenë duke e ushtruar detyrën e mbikëqyrësit të IT-ve në të gjitha institucionet e Kosovës. Gazeta pati raportuar në fillim të muajit maj se zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, kanë arritur të “fshehin” prova materiale në ditën e bastisjes së kësaj ministrie nga hetues të EULEX-it. Burime të gazetës patën bërë të ditur se të dhënat në serverin e kësaj ministrie ishin fshirë para se të konfiskohet nga hetuesit ndërkombëtarë. Sipas këtyre burimeve ky server i konfiskuar nuk ka pasur asnjë të dhënë brenda. Një zyrtarë i lartë ndërkombëtarë i afërt me procesin hetimor pati thënë në kushte anonimiteti, se fshirja e serverit nuk i dëmton aq shumë hetimet, por tregon se sa serioz është “bashkëpunimi që është proklamuar nga qeveritarët”. “Fshirja në fakt është një dëshmi që do të përdoret në gjykatë për të treguar se kemi të bëjmë më një krim të organizuar. Fakti që është arritur që të dhënat në server të fshihen aq shpejt tregon se kemi pasur të bëjmë më një rrjet të organizuar kriminal, të cilët kanë qenë në dijeni se po hetohen. Dhe kanë qenë të përgatitur për bastisjen”, i pati thënë gazetës ky zyrtar i afërt me hetimet dhe ka shtuar se shkatërrimi i të dhënave shtetërore është një krim plus në tentativë për t’i fshehur krimet tjera. Pikërisht Gani Zogaj ishte zyrtari i vetëm nga Departamenti i Teknologjisë Informative që vepron në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike që kishte mohuar në media burimet për zhdukjen e të dhënave në serverin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, duke thënë se të dhënat gjenden në serverë dhe se asnjë e dhënë nuk është fshirë. Sot në Prishtinë, Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it, përmes një komunikate njoftonte se ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Bastisjet, sipas komunikatës, janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave. Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor, të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), thoshte komunikata.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #774
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    Lirohet Gani Zogaj

    Nga Express më 30.07.2010 në ora 14:22
    Një ditë pas arrestimit nën akuzën se ka penguar hetimet e EULEX-it, është liruar zyrtari i teknologjisë informative (IT) në Ministrinë e Administratës Publike, Gani Zogaj. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi konfirmoi për Kosovapress lirimin e Zogajt nga ndalimi policor, por tha se ai ende mbetet i dyshuar dhe akuzohet për pengim të mbledhjes së hetimeve.

    Vetëm një ditë pasi ishte arrestuar nën akuzën se ka penguar mbledhjen e provave në lidhje me hetimet në MTPT, është lënë i lirë administratori i teknologjisë informative (IT) në Ministrinë e Administratës Publike të Kosovës.

    Zëdhënësi Krasniqi tregon se lirimi i Gani Zogajt është bërë me urdhëresë të një gjykatësi nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

    “Zyrtari i teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës, Gani Zogaj i arrestuar dje tani është liruar nga ndalimi policor. Por personi në fjalë vazhdon të mbetet i dyshuar dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale për pengim të mbledhje së provave në rastin MTPT-së”, ka thënë ai.

    Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it gjatë ditës së djeshme ka bastisur banesën dhe zyrën e Gani Zogajt dhe e kishte arrestuar atë nën akuzat për pengim të hetimeve.

    Gjatë tërë kësaj kohe EULEX-i dhe MAP-i nuk kanë bërë të ditur natyrën e pengimit të hetimeve. Por burime të Kosovapress-it tregojnë se ‘pengimi’ i Zogajt ka qenë vetëm kërkesa e tij ndaj ekipit të EULEX-it që të japin një dëshmi me shkrim se janë të autorizuar të hetojnë në serverin e Qeverisë së Kosovës, që gjendet në MAP./Kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #775
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Disa nga pjeset me interesante te intervistes se kryeprokurorit Johan van Vreeswijk dhene gazetes Koha Ditore sot.
    Siq duket ky Zogaj ka qene vetem nje plesht i vogel pa rendesi ,ne funksion te "eproreve"te tij nga i ka marre urdherat.
    Poashtu ky Bllaca spo na del shume si "i semure psiqik".
    Nese ia arrin kryeprokurori Vreeswijk qe ta ndal krimin e organizuar dhe korrupsionin ne Kosove brenda 2 viteve ashtu siq edhe eshte zotuar ne kete interviste,ne te ardhmen e afert mund ti vihet ndonje sheshi ne Kosove emri i tij,si njeri nder heronjte me te rinj te demokracise dhe shtetit te ri te Kosoves.

    Koha Ditore: Kur do ta merrni ne pyetje zotin Limaj?

    Vreeswijk: Nuk mund te flas publikisht per planet e marrjes ne pyetje te te dyshuarve,por ai do te merret ne pyetje.

    Koha Ditore: Brenda ketij viti?

    Vreeswijk: Sigurisht qe po.

    Koha Ditore: Kur do te beni arrestime te reja ne lidhje me rastin Limaj?

    Vreeswijk: Nuk do te flas per kete...ju do ta kuptoni kete kur te ndodh.

    Koha Ditore: Arrestimi i Zogajt,ai eshte sherbyes civil....

    Vreeswijk: Asnje sherbyesi civil nuk i lejohet qe te marre urdhera qe shkelin ligjin nga eproret e tij.Nese e bejne,do te perballen me prokurorine.Eshte koha kur sherbyesit civil duhet tu thone jo urdherave per vepra te paligjshme.Nuk u falet nese keni bere diqka te paligjshme sepse ju ka urdheruar eprori.

    Koha Ditore: Ka pasur shume fjale se fshirjen e serverit do ta perdorni si justifikim per mungesen e provave ne rastin Limaj?
    Vreeswijk: Ne i kemi te dhenat e servereve.Ka pasur nje keqkuptim mes fshirjes dhe zhvendosjes se te dhenave.Ne kemi menduar se jane fshire,me vone nga ministria na kane thene" jo jo,i kemi te dhenat".Ne fakt ajo qe e kane bere eshte se i kane transferuar te dhenat ne nje server tjeter,mirepo ne nuk i kemi pasur ne dispozicion pas aksionit te pare...

    Koha Ditore: Ju tash i keni te dhenat?

    Vreeswijk: Po.Per kete arsye kemi pasur edhe nje aksion te dyte.

    Koha Ditore: Perseri po ju pyes,a jeni ende te bindur se keni mjaft prova ne rastin Limaj?

    Vreeswijk: Perseri po ju them,a mendoni se do te shkonim aq larg ne nje rast me kaq shume ndjeshmeri pa pasur prova.Ose se e kemi pasur vetem nje deshmi.Ka pasur edhe informata shtese.
    ...............................
    Koha Ditore: Kalojme tek rasti Bllaca.Nuk qe marre shume seriozisht deshmia e Nazim Bllaces.Keni ftuar ish komandantin Azem Syla per ta marre ne pyetje.A mund te thuhet se nga ju Bllaca po merret seriozisht?

    Vreeswijk: Mund te thuhet se EULEX-i po i verifikon informatat qe i ka dhene ai,dhe se ato duhet te jene ne nje mase te verteta per te ardhur deri ne kete faze ku jemi tash.Ne nuk veprojme ne baze te thashethemeve.

    Koha Ditore: Pra ,hetimet po e vertetojne ate qe ka thene Bllaca?

    Vreeswijk: Une mund te them se ka shume arsye per te marre deshmine e tij si shume serioze.Andaj ne po i bejme hetimet.

    Koha Ditore: A keni prova tjera perveq deshmise se tij?

    Vreeswijk: Kete do ta kuptoni me kohe,tash smund te ju them asgje.

    Koha Ditore: A po hetohet edhe SHIK-u nga EULEX-i?

    Vreeswijk: Zyrtarisht SHIK-u nuk egziston me.Por kjo nuk do te thote se anetaret e organizates nuk e gzistojne,ose qe rrjeti nuk egziston,ose qe nuk i kane me mjetet.Eshte bere nje c`lajmerim i organizates por anetaret jane atje....keto organizata perveq qe duhet te shperndahen formalishtduhet te shperndahen edhe materialisht.Jam shume i bindur se personat e organizates egzistojne dhe funksionojne.

  6. #776
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    sa vjet burg ja dhat Fatmirit eiii haaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #777
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Ooo llap

    Fatmiri po shpetoj se ju e kishi te fort more avokatin qe pe mbrojke Limen

    Toma se a e percjelle si e mbylli landen e Syles shum shpejt aaaaaaa

    Prej te gjithve qka po I mbrojke Toma

    1.thaqin
    2.Limen
    3.haradianjn
    4. sylen

    Mirpo Kristina jav kethej menjher

    - mbeteni te dyshuarit kryesor te krimit

  8. #778
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    FLM Llpa per kete lajme,eshte dite kjo qe do te perfundon kshtu,mire ja ke ba qe e ke pru ktu,leje pak kta zagarte e forumi mu sill e me pa andrra tkqija tane naten.....bye byee tfala nga jugu.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  9. #779
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngarkime-shkarkime ne prishtine

    -

    ja cthot gazeta tema:

    PDK shkarkon Pajazitin, Bajramin dhe Vehapin
    Nga "Telegrafi"

    Kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga postet Zenun Pajazitin, Arsim Bajramin dhe Idriz Vehapin, ndërkohë që menjëherë pas ka dhënë emrat e ministrave të rinj

    Bajram Rexhepi është emëruar ministër i Punëve të Brendshme, Edita Tahiri ka marrë postin e MAP, Blerand Stavileci është ministër i Bujqesise, ndërsa Besim Beqaj ministër i Integrimeve.

    Vendimi pason dakordimin e dy partnerëve të koalicionit qeverisës për ndryshime, me ç’rast nga LDK u shkarkuan Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri, dhe u zëvendësuan nga Bujar Bukoshi (ministër i Shëndetësisë), Lutfi Haziri (ministër i Kulturës) dhe Haki Demolli (ministër i Drejtësisë).

    LDK shkarkon Kelmendin, Gashin dhe Beqirin

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar tre ministra në Qeverinë e Thaçit. Ministrat e shkarkuar janë: Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiri.

    Bëhet e ditur se Bujar Bukoshi do të bëhet ministër i Shëndetësisë, duke e zëvendësuar Alush Gashin, Lutfi Haziri do të vijë në krye të Ministrisë së Kulturës, duke e zëvendësuar Valton Beqirin, ndërsa Haki Demolli do të bëhet ministër i Drejtësisë, në vend të Nekibe Kelmendit.

    Ky është vendimi që ka marrë Kryesia e LDK së në takimin e paradites për ndryshimet e kërkuara në qeveri, siç u tha, me qëllim që të përmirësohet perfomanca e Qeverisë së Kosovës.

    Vendimi pason dakordimin e dy partnerëve të koalicionit qeverisës për ndryshime në të paktën gjashtë ministri.

    Nga ana e Partisë Demokratike është thënë se do të largohet Fehmi Mujota, ministër i FSK-së, Zenun Pajaziti, ministër i Punëve të Brendshme, dhe Idriz Vehapi, ministër i Bujqësisë. Konfirmimet zyrtare për largimin e tyre priten gjatë ditës së sotme.

    Ndryshimet në qeveri, që u quajtën edhe si riformatim, u paralajmëruan në periudhën e përplasjes mes dy partnerëve në koalicion, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në nëntor të vitit të kaluar.

    Opozita në Kosovë i cilësoi kërkesat për ndryshime si përpjekje të udhëheqësve aktual për të vazhduar me qeverisjen, të cilën ajo e cilësoi, si të dështuar.

  10. #780
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    SHKRUAN
    Behxhet Haliti
    Nuk jam i Kosovës

    Nuk jam i Kosovës! Deri më 2015!

    Jam, nëse doni, i Somalisë a i Afganistanit! Deri më 2015!

    Do të pyesni: pse?

    Sepse m’i ftohu penjtë ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, të shtetit që ia kam marrë para do ditësh pasaportën, kur tha se punime nëpër rrugët e Kosovës do të ketë deri në vitin 2015!

    Këtij limiti kohor, duke parë realitetin e përditshëm, do t’ia shtoja edhe nja 3-4 vjet të tjera! Nëse jo më shumë! Ministri e tha se atëherë do të kemi rrugët më të mira në rajon...

    Nëse del kështu, atëherë do të them me gojën plot se jam i Kosovës! Dhe, do të mburrem me këtë fakt! Nuk dua të kuptohem se jam kundër ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Kosovë, sepse vetëm i çmenduri do të dëshironte gropa e baltë aty nga shkel përditë.

    Por, jam kundër kaosit që po krijohet rrugëve. Nisuni nga Prishtina drejt Mitrovicës! Nisuni nga Prishtina drejt Pejës! Hyni nga Veterniku në Prishtinë!...

    Nisin punimet rrugëve, pastaj, duke kaluar ditët, përditë e më shumë, nëpër vendpunishte

    sheh pak e më pak teknikë e punëtorë. Teknika rri, punëtorët e pakët mbështesin mjekrën në majë të bishtit të lopatës!

    Pësojnë qytetarët nga kaosi në komunikacion, pësojnë
    automjetet e tyre... Po të thosha

    se në vendet tjera (nuk po mendoj në Perëndim) punohet pak si më ndryshe, do të dilte se po moralizoj.

    Ama, pse nuk punohet edhe natën, kur ka më së paku qarkullim rrugëve? Pse nuk punohet ditëve të vikendit?

    Pse nuk ka sinjalizime të duhura, por përnjëherë të sharron rrota e automjetit në gropa e puseta nga të cilat vështirë nxirret automjeti pa të ndihmuar dikush?...

    Pra, vërejtja është aty jo pse po punohet rrugëve, por pse po punohet si nuk duhet!

    Nga kjo se punohet si nuk duhet, të krijohet përshtypja se dikush po e bën këtë me të vetmin qëllim: të tregohet se po punohet gjithkah!

    Nuk jam as i Prishtinës! Deri më 2015! Jam, nëse doni, i Mogadishit a i Kabulit! Deri më

    2015!

    Do të pyesni: pse?

    Sepse nga pompa e benzinës “Valoni Petrol” në Veternik, në hyrje të Prishtinës nga drejtimi i Shkupit, e deri te Grand Hotel Prishtina, në qendër të Prishtinës, që mund t’i ketë maksimumi 3 kilometra, nëse qëllon në kohë tollovie në komunikacion, e tollovi është gati gjithë ditën e lume, me automjet të ndodh të bësh edhe 40 minuta rrugë!

    Dikur, në Shqipëri, kur nuk kishte rrugë të mira, ato mateshin me orë udhëtimi e jo me kilometra. Tash ka ardhur koha që edhe në Kosovë, pra jo vetëm në Prishtinë, rrugët të maten me orë e jo me kilometra! Shpresoj vetëm deri në vitin 2015!...

Faqja 78 prej 102 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •