Close
Faqja 74 prej 102 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 1019
  1. #731
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    ... shkruan Halil MATOSHI

    Prej kur ke filluar te sjellsh meditime dhe kritika të Halil Matoshit ,këto janë pjese fushate politike ,po ky e ka qëllimin me ardhë te pushtet se me i ra qypi i mjaltit ne dore e fut gishtin me thelle se këta tjerët. Po ka ngele si ai miu bishtcub.
    Këtij nuk i intereson drejtësia as sjellja e fajtoreve për korrupsion para drejtësisë ,por rënia e qeverise . Nuk i hane palla këtij Halilit kush është e kush nuk është fajtore, është ne opozite erifi dhe ky fare burri me mbete gjatë larg qypit te mjaltit nuk bene.

  2. #732
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Zyra e Auditorit Gjeneral nuk eshte gjygj qe mund ta shpall te pafajshem ose fajtor ministrin apo kushdoqofte tjeter i perfshire ne korrupsion ose krim te organizuar.
    Eshte gjykata ajo qe mund te bej nje gje te tille.Dhe ju qe perkrahni kete Zyra e Auditorit Gjeneral mos folni shlire sepse kjo zyre nuk eshte ajo qe mund te merr vendime perfundimtare lidhur me fajesine ose pafajesine e dikuj.
    Tekefundit kur nje ministri si organ shteteror dyshohet se eshte e koruptuar ose e perfshire ne krim te organizuar ,pse edhe Zyra e Auditorit Gjeneral nuk mund te jete e korruptuar nga politika ditore dhe krimi i organizuar.
    Ne Kosove "gjithcka ka qene perfekte"deri sa na i zbuloi lakrat EULEX-i,e sa per keto zyra dhe pseudozyra dihet se ne sherbim te kujt jane dhe kane qene.

  3. #733
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    pe di qe spo doni meu besue ju as syve te juaj
    por siq u paska than edhe kosovelli ulne bishtin e mbledhne qe u ka ra ner kam e banu ju me gjith veton sorrat e rambo-rugovnen e gazeta e tv te juajat
    se me dit te sodit u kupi barku juve qena breee

    sa pare i keni mledh ne fond t'fatmirit? ju ka cof morri ska me ju qit kush mo as ni cent...veq n'ardhshin braca kariqat me ju ndihmu

  4. #734
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    sa pare i keni mledh ne fond t'fatmirit? ju ka cof morri ska me ju qit kush mo as ni cent...veq n'ardhshin braca kariqat me ju ndihmu
    Po as ne fondin e pare nuk kane japur njerezit para,keto fonde behen per shperlarje parash.Ja se si funksionon kjo...
    I`u shperndahen parate njerezve te caktuar,keta njerez shkojne i deponojne ato para gjoja per ndihme ne ate fond,dhe rezultati perfekt,shperlarja e parave te fituara ne menyra te paligjshme.
    Si mund te mendohet qe populli i Kosoves dha me miliona euro per te paguar avokat,kur nese merr ndonje aksion humanitar nuk mund te mbledhesh as disa mijera euro.
    Keto jane perralla te Borebardhes,qe vetem ata qe besojne ne endrra e perralla mund te ju besojne ,ata qe shkelin me kembe neper toke ketyre s`mund te ju besojne.

  5. #735
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    sa pare i keni mledh ne fond t'fatmirit? ju ka cof morri ska me ju qit kush mo as ni cent...veq n'ardhshin braca kariqat me ju ndihmu ;)
    po a po ti lyp ty kush more i marr
    ky fond eshte i hapur per antaret dhe simpatizantet e partis se Çlirimtarve e jo per turli rrugaqi e marroqi si disa ju ketu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #736
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Prej kur ke filluar te sjellsh meditime dhe kritika të Halil Matoshit ,këto janë pjese fushate politike ,po ky e ka qëllimin me ardhë te pushtet se me i ra qypi i mjaltit ne dore e fut gishtin me thelle se këta tjerët. Po ka ngele si ai miu bishtcub.
    Këtij nuk i intereson drejtësia as sjellja e fajtoreve për korrupsion para drejtësisë ,por rënia e qeverise . Nuk i hane palla këtij Halilit kush është e kush nuk është fajtore, është ne opozite erifi dhe ky fare burri me mbete gjatë larg qypit te mjaltit nuk bene.
    ky eshte perceptimi yt. Une e shoh kete njeri si nje gazetar kritik.

    Kete artikull llap, e sjella sepse ehste nje reagim ndaj artikullit te Kimete BERISHA, Armiku publik i Kosoves, te cillin do te gjeni ne linket te me poshtem, artikulli eshte 2 pjesshe. lexim te kendshem:

    Armiku publik i Kosoves-pjesa 1:
    http://www.noa.al/index.php/opinion/...ik-i-kosoves-1

    Armiku publik i Kosoves-pjesa 2:
    http://www.noa.al/index.php/opinion/...ik-i-kosoves-2

  7. #737
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    ky eshte perceptimi yt. Une e shoh kete njeri si nje gazetar kritik.

    Kete artikull llap, e sjella sepse ehste nje reagim ndaj artikullit te Kimete BERISHA, Armiku publik i Kosoves, te cillin do te gjeni ne linket te me poshtem, artikulli eshte 2 pjesshe. lexim te kendshem:

    Armiku publik i Kosoves-pjesa 1:
    http://www.noa.al/index.php/opinion/...ik-i-kosoves-1

    Armiku publik i Kosoves-pjesa 2:
    http://www.noa.al/index.php/opinion/...ik-i-kosoves-2

    Si ky Halilmatori si ajo kimete nuk kane kaqik me fole te verteten.


    Citim nga Kimetja “...Lobi serb mban lidhje për informata edhe në Kosovë, dhe paguan shumë para për propagandë kundër UÇK-së, në strategjinë (sipas Klajnit) që UÇK-ja të eliminohet nga skena politike e Kosovës, dhe vendin e saj ta zënë të moderuarit e shoqërisë civile, sepse këta i preferon shteti i Serbisë..”

    Te 2-ja Komitete Kombëtare mbi Politikën e Jashtme Amerikane,e kane qëndrimin e njëjte,pse nuk e thoni?
    Edhe Medlin Olbrajt ne librin e saj e thote kete gje..kur jep sqarime perse nato reagoi.
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  8. #738
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48
    eshte interes dhe politike shume e mire nese rastet e arrestimeve edhe te atyre qeveritarve nuk behen me polemika te medha ne media sepse mund te destabilizojne vendin. Kosova nuk eshte ende ne ate nivel -ku njerezit kane vetedije te larte qe ti thone JO KRIMIT TE ORGANIZUAR JO KORRUPSIONIT JO VRASJEVE etjera , ne menyre qe me ndertu nje shtet qe funksionon, me vlera demokratike dhe fryme europiane- prandaj edhe EULEX po shkone me hapa te sigurt sepse tanime po dihet mentaliteti dhe vetedija e popullit.



    ja shikojeni kete video ketu, do te bindeni cfare niveli te vetedijes ka ky djali , dhe te jeni te sigurt qe 80 perqind e popullit jane te tille.... ata 20 perqindshi nuk jane fare te angazhuar ne kete sistemin e pas luftes , ose jane jasht vendit...

    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

  9. #739
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Arberl Lexo Postimin
    eshte interes dhe politike shume e mire nese rastet e arrestimeve edhe te atyre qeveritarve nuk behen me polemika te medha ne media sepse mund te destabilizojne vendin. Kosova nuk eshte ende ne ate nivel -ku njerezit kane vetedije te larte qe ti thone JO KRIMIT TE ORGANIZUAR JO KORRUPSIONIT JO VRASJEVE etjera , ne menyre qe me ndertu nje shtet qe funksionon, me vlera demokratike dhe fryme europiane- prandaj edhe EULEX po shkone me hapa te sigurt sepse tanime po dihet mentaliteti dhe vetedija e popullit.



    ja shikojeni kete video ketu, do te bindeni cfare niveli te vetedijes ka ky djali , dhe te jeni te sigurt qe 80 perqind e popullit jane te tille.... ata 20 perqindshi nuk jane fare te angazhuar ne kete sistemin e pas luftes , ose jane jasht vendit...

    http://www.youtube.com/watch?v=qTL8lEBp6m4

    E dëgjova sot një lajm në radio , tha :

    Karl Bildi i dyshimtë për vepër penale , Prokurori pe heton rastin.

    Mos besofshi qe ku ashte lajmi :


    http://www.aftonbladet.se/nyheter/article528801.ab

    I hina netit se isha kureshtar me dit se si po reagojnë Politika ne lidhje me kat rast .. Askund nuk gjeta një politikan as te pozitës e as te Opozitës që merren me ketë punë, edhe pse Zgjedhjet janë afër. Askun nuk lexova se mbasi Ministri i punëve te jashtme qenka nën hetime ose duhet me dha dorëheqje.

    Pra politika nuk merret me ketë punë , se Politika bën propagandë me IDE dhe me programe , e jo me Drejtësi.

    S`janë Debila si politikanët ton , veç me sha e me akuzua , pa kurrfarë faktesh.

    Këqyra ma naj thashë te këqyri mos shoqëria civile , po merret me ketë punë , Ncuk as te ata nuk gjeta askund se merren me punë te Prokurorit e Drejtësisë ... S`ishin as ata te interesuam hiq për ketë punë .. s`ishin as ata debila si shoqëria jon civile ...

    Thashë hajt te këqyri naj Analist i politikes mos po merret me ketë punë, ncuk as ata , s`ishin as ata debila si ANAL-Itikat ton tonë me u marr me punë te Prokurorit e drejtësisë .

    Hina edhe neper Forume po ncuk , kush s`u marrke me punë të Drejtësisë ...

    U mundova edhe në punë , me bisedua me do koleg , për ketë punën , po ncuk , s`ashte punë e jemja ajo ma kthejshin.

    thashë vet me vete sa budall këta suedezët , s`bahen si na Shqipet , edhe Prokuror edhe Gjygjëtar , edhe analitikë etec etc .. ska me neve ej , na tana i dimë edhe me tana merrem .

  10. #740
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Deputetët gjermanë akuzojnë Qeverinë e Kosovës për krim dhe korrupsion

    Parlamenti i Republikës Federale të Gjermanisë ka vazhduar edhe për 12 muaj mandatin e trupave gjermane të KFOR-it në Kosovë. Gjatë debatit parlamentarët gjermanë kanë kritikuar me tone të ashpra korrupsionin dhe për këtë e kanë bërë përgjegjëse Qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Deputeti kristiandemokrat Florian Hahn deklaroi se si politikan nuk është i gatshëm që të vë në dispozion para të qytetarëve gjermanë, me të cilat politikanët e Kosovës blejnë vila

    Koha Ditore, nga Enver ROBELLI

    Pas një debati intensiv parlamenti i Gjermanisë ka miratuar të enjtën vazhdimin e mandatit të KFOR-it gjerman në Kosovë edhe për një vit. Për vazhdimin e angazhimit ushtarak në Kosovë kanë votuar partitë në pushtet (kristiandemokratët dhe liberalët), por edhe opozita socialdemokrate dhe shumica e deputetëve të Partisë së Gjelbër. Kundër mandatit ka votuar partia majtiste DIE LINKE. Njëkohësisht Bundestagu në Berlin ka kërkuar reduktimin e trupave gjermane në Kosovë. Aktualisht në Republikën e Kosovës janë të stacionuar 1500 ushtarë gjermanë. Pritet që deri në fund të vitit ky numër të reduktohet në 800 pjesëtarë. Përveç garantimit të sigurisë ushtarët gjermanë janë të angazhuar edhe në trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Në fjalimet e tyre në Bundestag shumica e parlamentarëve gjermanë kanë mbëshetur vazhdimin e mandatit të KFOR-it, por, njëkohësisht, ata kanë kritikuar si asnjëherë më parë Qeverinë e Kosovës të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Qeveria është fajësuar për involvim në korrupsion dhe krim të organizuar si dhe për mungesë gatishmërie për të luftuar keqpërdorimet.

    Deputeti i Partisë Liberaldemokrate (FDP) Rainer Stinner tha se dikur, kur vinte në Prishtinë dhe takohej nga kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova, nga zyra e tij merrte një dhuratë dhe një porosi: një gur të çmuar si simbol të pasurive të Kosovës dhe premtimin e njëmijëfishtë se pavarësia do t’i zgjidhë të gjitha problemet. Sipas Stinner dy vjet pas pavarësisë pasuritë nëntokësore të Kosovës ende janë nën tokë dhe vendi ballafaqohet me papunësi, mungesë të administratës, me korrupsion, me kriminalitet dhe me një miks të pranisë ndërkombëtare. Stinner ka thënë se 10 vjet adminsitrim nga UNMIK-u nuk kanë qenë të sukseshme. Ai deklaroi para deputetëve se me „tronditje“ e ka lexuar raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), në të cilin thuhet se në Kosovë nuk funksionin shteti ligjor. Sipas tij investimet në Kosovë nuk po vijnë për shkak të kriminalitetit.

    Edhe më i ashpër ka qenë deputeti i fraksionit kristiandemokrat (CDU/CSU) Florian Hahn. Pasi përkujtoi se Gjermania në vitin 1999 ka ndërhyrë në Kosovë kundër gjenocidit dhe përndjekjes së popullsisë dhe që nga atëherë në Kosovë ka pasur zhvillime të mira sa i përket sigurisë, Hahn tha se sot populli i Kosovës e ka humbur besimin në Qeverinë e tij. „Popullsia nuk beson se Qeveria do ta luftojë korrupsionin gjithëpërfshirës. Korrupsioni ka krijuar zemërim dhe zhgënjim në mesin e popullit. Humbja e besimit ndaj politikanëve pastaj reflektohet edhe në humbje të besimit ndaj përfaqësueve ndërkombëtarë. Kam përshtypjen se populli në Kosovë është i frusturar“, tha deputeti Hahn.

    Ai apeloi te Qeveria e kancelares Angela Merkel që gjatë dhënies së mjeteve financiare për Kosovën të jetë e kujdesshme, në mënyrë që paratë të mos keqpërdoren. „Evitimi i korrupsionit duhet të jetë prioritet“, tha ai. Duke folur për njoftimet se disa ministra të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e „qarqeve korruptive“ Hahn u shpreh i bindur se „peshkut i vjen era duhmë nga koka“. Me këto fjalë Hahn aludoi drejtpërdrejtë në shefin e Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi. Deputeti i CDU/CSU tha se kundër anëtarëve dhe këshilltarëve të Qeverisë së Kosovës po zhvillohen hetime për shpëlarje parash, krim të organizuar dhe keqpërdorim posti. „Nëse këto akuza dëshmohen, atëherë unë pres konsekuenca“, tha Hahn. Ai pastaj shtoi: „Unë nuk jam i gatshëm që paratë e qytetarëve tanë të investohen në vila private kosovare. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet brenda rrethit të saj. Ne duam ta ndërtojmë vendin, por jo korrupsionin në Kosovë“.

    Marieluise Beck nga Partia e të Gjelbërve u shpreh e zhgënjyer me refuzimin e pesë vendeve të BE-së që të njohin Kosovën. Ajo tha se është absurde që – për shembull – Spanja të mendojë se një ditë do të ketë një Qeveri sikur ajo e Slobodan Milosheviqit, e cila do t’i përndiqte pakicat në Spanjë dhe pastaj ato do të shkëputeshin. Duke iu drejtuar vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën ajo tha: „Besoni në aftësinë tuaj demokratike dhe pranone Kosovën në mënyrë që të marrë fund kaosi i pranisë ndërkombëtare“. Edhe zonja Beck nënvizoi se pas lehtësimit të madh të shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë tani popullsia në Kosovë është e frustruar. Beck kritikoi Qeverinë gjermane se nuk është angazhuar sa duhet në misionin e BE-së EULEX. Ajo ka dënuar edhe rolin destruktiv të Serbisë sidomos në veri të Kosovës. „Për Serbinë duhet të jetë e qartë se dyert e BE-së janë të hapura për Kosovën e pavarur dhe për Serbinë e lirë“, nënvizoi Beck.

Faqja 74 prej 102 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •