Close
Faqja 72 prej 102 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 1019
  1. #711
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Respekt për te gjithë ata qe kontribuuan për çlirimin e Kosovës për te rënët e për te gjallët. Vetëm një po ua them ne çdo vend ne bote ka korrupsion (te ne i tepruar natyrisht)por ta dini ma mire jan këta se sa Serbia (se te ka marre e te ka poshtëruar në çdo sferë te jetës edhe faleminerës i keni thane) edhe këta rrasen dikur...Edhe këtu ma se shumti kritikojnë ata qe vet nuk mund të "vjedhin" ose ata qe kurrë nuk kane kontribuo për këtë shtet. Pyetni veten se cilës ane i takoni e pastaj shkruani. Medet qe Thaçi e Ramushi nuk janë bashkë se si morrat ju kishin shtyp (edhe me ja nise përnjëme se s`ka njeri të përsosur e pa gabime) Te rroje Shqipëria me shqiptare!

  2. #712
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Auditori nuk ka vërejtje për financat në Ministrinë e Limajt

    Enjte, 10 Qrshor 2010 16:40 Ekonomisti

    Nëse EULEX-i dyshon për miliona euro të keqpërdoruara në Ministrinë e Transportit, Zyra e Auditorit Gjeneral nuk flet për diçka të tillë në këtë ministri, raporton KTV-ja.



    Memorandumi i papublikuar për vitin 2009, të cilin e ka siguruar KTV-ja, flet për progres në 6 rekomandime, nga 7 të cilat i ka dhënë kjo Zyrë për këtë ministri. Fusha e prokurimit, ku EULEX-i po heton, sipas këtij raporti nuk ka vërejtje. Madje, ka shënuar progres. Sipas këtij raporti procedurat e vlerësimit të ofertave zhvillohen në përputhje në ligjin në fuqi. Përmirësim është vërejtur edhe te regjistrimi i pasurisë. Në një rast, 15 dollapë në vlerë prej 2. 800 eurove nuk ishin regjistruar fare. Ndër vërejtjet që ka bërë kjo zyrë ka të bëjë me kyçjet në rrugë të atyre që ushtrojnë bizneset në mënyrë ilegale. Këtu rekomandohet ministria që të bëjë përshpejtimin e këtyre lëndëve në gjykata dhe të formojë një komision adekuat për këtë çështje, në këtë mënyrë të rritet arkëtimi i të ardhurave. Të gjeturat në pasqyrat financiare nuk flasin për shifra më të mëdha se dyshifrore.

  3. #713
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    E dëgjova sot një lajm në radio , tha :

    Karl Bildi i dyshimtë për vepër penale , Prokurori pe heton rastin.

    Mos besofshi qe ku ashte lajmi :


    http://www.aftonbladet.se/nyheter/article528801.ab

    I hina netit se isha kureshtar me dit se si po reagojnë Politika ne lidhje me kat rast .. Askund nuk gjeta një politikan as te pozitës e as te Opozitës që merren me ketë punë, edhe pse Zgjedhjet janë afër. Askun nuk lexova se mbasi Ministri i punëve te jashtme qenka nën hetime ose duhet me dha dorëheqje.

    Pra politika nuk merret me ketë punë , se Politika bën propagandë me IDE dhe me programe , e jo me Drejtësi.

    S`janë Debila si politikanët ton , veç me sha e me akuzua , pa kurrfarë faktesh.

    Këqyra ma naj thashë te këqyri mos shoqëria civile , po merret me ketë punë , Ncuk as te ata nuk gjeta askund se merren me punë te Prokurorit e Drejtësisë ... S`ishin as ata te interesuam hiq për ketë punë .. s`ishin as ata debila si shoqëria jon civile ...

    Thashë hajt te këqyri naj Analist i politikes mos po merret me ketë punë, ncuk as ata , s`ishin as ata debila si ANAL-Itikat ton tonë me u marr me punë te Prokurorit e drejtësisë .

    Hina edhe neper Forume po ncuk , kush s`u marrke me punë të Drejtësisë ...

    U mundova edhe në punë , me bisedua me do koleg , për ketë punën , po ncuk , s`ashte punë e jemja ajo ma kthejshin.

    thashë vet me vete sa budall këta suedezët , s`bahen si na Shqipet , edhe Prokuror edhe Gjygjëtar , edhe analitikë etec etc .. ska me neve ej , na tana i dimë edhe me tana merrem .

  4. #714
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga llapi-pr Lexo Postimin
    Respekt për te gjithë ata qe kontribuuan për çlirimin e Kosovës për te rënët e për te gjallët. Vetëm një po ua them ne çdo vend ne bote ka korrupsion (te ne i tepruar natyrisht)por ta dini ma mire jan këta se sa Serbia (se te ka marre e te ka poshtëruar në çdo sferë te jetës edhe faleminerës i keni thane) edhe këta rrasen dikur...Edhe këtu ma se shumti kritikojnë ata qe vet nuk mund të "vjedhin" ose ata qe kurrë nuk kane kontribuo për këtë shtet. Pyetni veten se cilës ane i takoni e pastaj shkruani. Medet qe Thaçi e Ramushi nuk janë bashkë se si morrat ju kishin shtyp (edhe me ja nise përnjëme se s`ka njeri të përsosur e pa gabime) Te rroje Shqipëria me shqiptare!


    Llap krahasim te mir ju ki ba...merre me mend me shkije mo se ki edhe keq besa

  5. #715
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga keshtjella100 Lexo Postimin
    E dëgjova sot një lajm në radio , tha :

    Karl Bildi i dyshimtë për vepër penale , Prokurori pe heton rastin.

    Mos besofshi qe ku ashte lajmi :


    http://www.aftonbladet.se/nyheter/article528801.ab

    I hina netit se isha kureshtar me dit se si po reagojnë Politika ne lidhje me kat rast .. Askund nuk gjeta një politikan as te pozitës e as te Opozitës që merren me ketë punë, edhe pse Zgjedhjet janë afër. Askun nuk lexova se mbasi Ministri i punëve te jashtme qenka nën hetime ose duhet me dha dorëheqje.

    Pra politika nuk merret me ketë punë , se Politika bën propagandë me IDE dhe me programe , e jo me Drejtësi.

    S`janë Debila si politikanët ton , veç me sha e me akuzua , pa kurrfarë faktesh.

    Këqyra ma naj thashë te këqyri mos shoqëria civile , po merret me ketë punë , Ncuk as te ata nuk gjeta askund se merren me punë te Prokurorit e Drejtësisë ... S`ishin as ata te interesuam hiq për ketë punë .. s`ishin as ata debila si shoqëria jon civile ...

    Thashë hajt te këqyri naj Analist i politikes mos po merret me ketë punë, ncuk as ata , s`ishin as ata debila si ANAL-Itikat ton tonë me u marr me punë te Prokurorit e drejtësisë .

    Hina edhe neper Forume po ncuk , kush s`u marrke me punë të Drejtësisë ...

    U mundova edhe në punë , me bisedua me do koleg , për ketë punën , po ncuk , s`ashte punë e jemja ajo ma kthejshin.

    thashë vet me vete sa budall këta suedezët , s`bahen si na Shqipet , edhe Prokuror edhe Gjygjëtar , edhe analitikë etec etc .. ska me neve ej , na tana i dimë edhe me tana merrem .
    100% eshte e vertete cfra ke shkruar. Por me duket se nje e ke harruar. Ne Suedi ( por edhe ne vendet etjera te civilizuara ) prokuroret dhe gjykatesit nuk jan vegel e politikajve qe jane ne pozite. Edhe veprimet qe duhet gjykuar, nuk shtyhen me vite te tera deri sa tu del boja.

  6. #716
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    “Komploti botëror” kundër qeverisë Thaçi!

    Një shkrim i gazetës së Qeverisë së Kosovës, me titull “Armiku publik i Kosovës” në dy vazhdime, fliste për armikun fiktiv të popullit dhe shtetit, gjë që e kishte shqiptuar shumë kohë përpara kësaj “autoreje” anonime një zëdhënës qeveritar. Por ky shkrim e shpërfaqi “autoren” në dritën e injorancës së thellë, por me mendje të instrumentalizuar.
    “Autorja” naive kurrë s’di t’i shkruajë drejt emrat që lakon në shkrimin e saj mish-mash e të porositur; kështu që mendimtarin ndër më të mëdhenjtë të shekullit 20 dhe klasikun e teorisë së realpolitikës Hans J. Morgenthau e shkruan si Morenthau, emrin e David L. Philips e shkruan Daniel L. Phillips, kurse njëfarë Bandow shkruhet edhe si Bomdov etj. Ajo përmes rrenave dhe spekulimeve entuziaste fabrikon një raport të keq sikur ta kishte porositur ndonjë shërbim shumë jointeligjent spiunazhi, duke përzier në mikser informata, konspiracione, si p.sh. duke spekuluar për lobin serb në SHBA, kjo “autore” së pari thotë se James Jatras ishte paguar nga peshkopi serb Artemije (ajo e shkruan Bishop) për ta ndërlidhur UÇK-në me talebanët e “Al Qaedas”, e në këtë mikser diku thotë se ky farë Jatrasi (diku tjetër e shkruan Jartes!?) pos që është drejtor i “Këshillit Amerikan për Kosovën” (të themeluar nga lobi serb) po i njëjti na qenka edhe këshilltar i JihadWatch!?
    Duke hallakatur nëpër internet, kjo “autore” ditabjerrë nxjerr lidhje të qena e të paqena tregtare mes kompanive amerikane, qofshin ato këshillëdhënëse apo lobuese, që në botën e lirë funksionojnë sipas ekonomisë së tregut dhe duke ruajtur të drejtën e bërjes së parave përmes lobimit, jo vetëm në favor të një kombi a grupi interesi, por për shumë sosh njëkohësisht, qofshin ato edhe në armiqësi. Shkruesja në këto lidhje imagjinare detyrimisht duhet të thërrasë në ndihmë imagjinatën për njëfarë “Lidhjeje Zvicerane” dhe të fabrikojë dofarë miqsh shqiptarë të peshkopit Artemije.
    Mirëpo kur vjen puna që t’i implikojë shqiptarët në këso lidhjesh të shpifura sipas porosisë, ajo flet si të ishte ndonjë shefe e ndonjë shërbimi informativ, kur për Associated Press thotë: “Për këtë disponoj të dhëna të bollshme”, mirëpo asaj i dështon mendja e sëmurë që detyrimisht ta lidhë lobin serb me ndonjë gazetë shqipe në Kosovë.
    Natyrisht për punëdhënësit e saj, e pëlqyeshme për këtë do të ishte “armiku publik i Kosovës”, pra “Koha Ditore”, dhe e zhgënjyer se s’po mundet me u gërvall: Ja e gjeta!, ajo dëshpërueshëm thotë: “...por nuk kam në dorë ndonjë kontratë të ndonjë gazete që botohet shqip, por komperacionet e veprimeve identike të medias në shërbim të lobit serb në SHBA dhe Kosovë nuk mbesin vetëm aludime të thata, por fakte kokëforta...”
    Tashti, secili lexues normal që e ka ruajtur mendjen nga rrjedhja lë t’i gjejë ato “fakte kokëforta”, që pos në trurin konspirativ e të sëmurë të kësaj gruaje të agjitpropit qeveritar, nuk hasen kund. Madje ajo kishte paralajmëruar se në vazhdimin e dytë do ta nxirrte edhe shumën se sa para janë paguar dhe nga kush e kujt, kur e porositi (më 1999) epitetin “fashist” për shqiptarët, dhe nuk gjeti emrat e atyre shqiptarëve që punojnë për lobin serb në Kosovë, që truri i saj fantastik i shpik.
    Por ky agjitprop, i ngritur nga politikëbërës naivë e të padije të qeverisë Thaçi, nuk di dhe nuk do të dijë se kush çka përfaqëson në politikën amerikane.
    Ky agjitprop mëton që me paranë e taksapaguesve ta shfaqë në publikun e fjetur, si armike të shtetit shoqërinë civile dhe të krijojë rrethana për linç publik ndaj secilit që nuk mendon sikur Qeveria e Kosovës, për ta ruajtur kështu pushtetin e tronditur nga aferat qeveritare.
    Po cila është e vërteta për Komitetin Kombëtar të Politikës së Jashtme në SHBA dhe cila është rrena e shtypit proqeveritar kosovar? Dhe ku mund ta shpjerë paranoja “oborrin” e kryeministrit Thaçi dhe tërë koalicionin qeverisës, që nuk po mund të qeverisë pa fabrikim armiqsh, duke e trajtuar pasurinë e Kosovës si plaçkë lufte e njerëzit që nuk janë anëtarë të PDK-së, si të mundur në luftë!?
    Në këtë “komplot planetar” antishqiptar dhe anti-Kosovë, që agjitpropi e nënkupton si komplot kundër Qeverisë së Kosovës, sipas kësaj mendësie konspirative politikëbërëse janë implikuar organikisht BE-ja, SHBA-ja (pos Chris Dellit, natyrisht) dhe tërë intelektualët e vdekur dhe të gjallë bashkëkohorë, ndër ta edhe David L. Philips (që nga gazeta e Qeverisë ngatërrohet me dikë krejt tjetër, me njëfarë Daniel. L. Phillips, inekzistent), themeluesi i Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme në SHBA, Hans J. Morgenthau, babai teorik i politikës realiste, pastaj prokurori holandez i EULEX-it, Van Vreeswijk, Alex Anderson dhe ICG... Me pak fjalë tërë rruzullimi!
    S’ka nevojë që njeriu të hallakat nëpër historitë histerike e të trilluara të kësaj gruaje, për ta mbrojtur publikun nga dy rrena të paskrupullta që i përdor ajo.
    E para është trillimi mjeran për teorikun e shquar Hans J. Morgenthau, dhe e dyta, për profesorin dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, dhe mbrojtësin e kauzës së Kosovës që nga vitet e hershme ’89 dhe ’90, David L. Philipsin.
    Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme amerikane (NCAFP) është themeluar më 1974 nga Hans J. Morgenthau dhe të tjerë, që ishin të përkushtuar për zgjidhjen e konflikteve, të cilat kërcënonin interesat amerikane. Për 35 vjetët e kaluar, kjo organizatë joprofitabile (që telallja e Qeverisë e përfshin në lidhje financiare të dyshimta) ka vazhduar misionin e vet thelbësor: identifikimin, artikulimin dhe avancimin e interesave të politikës së jashtme amerikane nga perspektiva jopartizane brenda strukturës së realizmit politik. Komiteti Kombëtar është rritur shpejt, sidomos në ndikim.
    Në vitin 1981, çmimi i parë “Hans J. Morgenthau” i është dhënë presidentit të nderit të NCAFP-së, Angier Biddle. Fituesit e mëvonshëm ishin Henry Kissinger, George Shultz, James Baker III, Margaret Thatcher dhe ish-sekretari i Shtetit, Colin Powell.
    Çmimi i dytë, çmimi “George F. Kennan” për shërbime të dalluara publike është krijuar në vitin 1994. Fituesit e këtij çmimi janë ambasadori George F. Kennan, Cyrus R. Vance, Paul A. Volcker, Richard C. Hoolbrooke, John D. Negroponte dhe gjenerali David H. Petraeus. Kurse David L. Phillips është profesor vizitor në Qendrën për Studime të të Drejtave të Njeriut të Universitetit të Kolumbisë. Ai ka punuar si këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Sekretariatin e OKB-së. Ka mbajtur pozita akademike, si profesor vizitor në Qendrën për Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin e Harvardit dhe si profesor në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Gjithashtu, ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i fondacionit “Elie Wiesel për Njerëzimin”, zëvendësdrejtor i Qendrës Evropiane për Fusha të Përbashkëta, drejtori-projekti në Institutin Ndërkombëtar për Hulumtime Paqësore në Oslo, dhe president i Fondacionit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut.
    David L. Phillips deri në shtator 2003, ka shërbyer si ekspert për çështje të jashtme, duke këshilluar Byronë për çështje të Lindjes së Mesme të Departamentit amerikan të Shtetit.
    Pas antieuropeanizmit të dëshmuar me trajtimin e Vreswijkut dhe Andersonit, agjitpropi është hedhur edhe kundër Amerikës. Kjo qeveri duke qenë në panik po e rikthen mitin e komploteve botërore, sepse vetë është futur në telashe të mëdha me ligjin.
    Kujdes! Pushteti është në gjendjen: Paranojë akute!

  7. #717
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    ... shkruan Halil MATOSHI

  8. #718
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Ehhhh!

    Emri:  GetAttachment[1].jpg

Shikime: 428

Madhësia:  31.0 KB

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , NA KRYMBEN TU E VJEDH KOSOVEN HASA ME SHOKË!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #719
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    hahahaha me mbyte

  10. #720
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Zyra e Auditorit Gjeneral e ka nxjerrë të pastër Ministrinë e (MTPT) Fatmir Limaj.



    Zyra e Auditorit Gjeneral të Republikës së Kosovës e ka nxjerrë të pastër Ministrinë e (MTPT)

    Auditimi OK!
    Gazeta “Epoka e re” e ka siguruar të plotë Raportin e Auditorit Gjeneral të Republikës së Kosovës për Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit për vitin 2009. Auditor i Përgjithshëm është z. Lars Lage Olofsson, i emëruar nga ICO-ja, Pieter Feith

    Nga Express më 11.06.2010 në ora 11:47

    Zyra e Auditorit Gjeneral të Republikës së Kosovës e ka nxjerrë të pastër Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit (MTPT). Sipas këtij raporti, MTPT gjatë vitit 2009 ka implementuar gjashtë nga shtatë rekomandimet e marra një vit më herët nga ky institucion, thuhet në artikullin e gazetës "Epoka e Re".

    “Raporti ynë i auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2008 kishte dhënë 7 rekomandime. Gjashtë nga këto janë implementuar, ndërsa një ka mbetur pa implementuar”, është thënë në këtë raport, i cili së shpejti do të bëhet publik për opinionin.

    Sipas Raportit të Auditimit, “Pasqyrat Financiare të MTPT-së prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare të MTPT-së për vitin 2009 si dhe rezultatet e aktiviteteve të saj për vitin në fjalë, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (SNKSP), Raportimin Financiar, në bazë të kontabilitetit të parasë së gatshme”.

    Ky raport i Auditorit Gjeneral tregon edhe për përparim dhe implementim të rekomandimeve të tij, veçanërisht në Sektorin e Prokurimit.

    “Rekomandimi nr.4 sa i përket fushës së prokurimit është implementuar.

    Plani përfundimtar i prokurimit për vitin 2009 është dorëzuar me kohë dhe procedurat e vlerësimit të ofertave zhvillohen në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në vazhdim të Raportit të Auditorit Gjeneral.

    Edhe sa u përket investimeve kapitale, Auditori i Përgjithshëm ka vlerësuar performancën e Sektorit të Prokurimit.
    Edhe këtu vlerësohet se të gjitha procedurat e prokurimit janë zhvilluar konform ligjit në fuqi.

    “Nga mostrat e audituara për investime kapitale, procedurat e prokurimit kanë qenë konform Ligjit të Prokurimit. Ndërsa punët kanë qenë në proces dhe pagesat nuk janë bërë, ndërsa mbeten të testohen në fazën tjetër audituese”, përmendet në raport.

    Auditori Gjeneral ka vlerësuar edhe sistemin e kontrollit të brendshëm në MTPT.
    Sipas këtij raporti, kjo ministri ka një ndarje të qartë të detyrave.

    “MTPT ka skemën e tanishme organizative. Gjatë punës sonë ne kemi vërejtur një ndarje të qartë të detyrave, bëhet autorizimi i shpenzimeve nga personat e autorizuar nga menaxhmenti si dhe kontabiliteti mbahet nga personi që i njeh mirë regjistrimet kontabël”, është thënë në raport.

    Konkluzioni i përgjithshëm mbi menaxhmentin e ministrisë

    Auditori Gjeneral ka dhënë një konkluzion lidhur me menaxhmentin e ministrisë. Në këtë konkluzion vlerësohet se ky menaxhment ka bërë përmirësime menaxheriale në fushat të cilat ka rekomanduar më herët.
    “Vlerësojmë se menaxhmenti i MTPT-së ka bërë përmirësime menaxheriale, veçanërisht në fushat sipas rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, pastaj në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe rregullsinë e proceseve administrative krahasuar me vitin paraprak të audituar”, thuhet në konkluzionin e Auditorit Gjeneral.
    Auditori Gjeneral i ka dhënë MTPT-së një numër rekomandimesh për ta ngritur efikasitetin dhe transparencën e punës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 72 prej 102 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •