Close
Faqja 55 prej 102 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 1019
  1. #541
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga Bardhi Lexo Postimin
    Formulim i madh. Kur pushteti e lufton pushtetin. Nuk mbahet mend ndonje sistem politik qe ka ndodhur diqka e till. Partija ne pushtet, se bashku me kryeministrin e vendit, qohen ne kembe dhe madje krijojne fonde me e liftuar- kend gjykaten , drejtesin.
    Nese kemi jurist ketu, kish me qene mire te na spjegoj, se qka i bije kjo.
    Nuk eshte asgje e sakte nga kjo qe ti thua,kjo dukuri nuk esht e re qe te sulmohen njerzit qe populli i don,drejtsi nuk egziston kur esht fjala per njerzit e uqk-es e kurr esht per ndrekomtarte dhe spiuneve shqipe foles ateher drejtesija esht ne anen e tyre,akuzat bazohen ne deshmin e nje te vdekurri qe nuk ka fitua tenderin ,ti a e din?
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  2. #542
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    lei ofendimet ti more
    po tregona a do te kontribosh ne ket fond a jo
    haaaaaaaaaaaaaaa
    qysh jo
    Po jan ban si shum te py dy ky-es
    A me i nimu limes a bllaces a sabiti,per tan tybe nuk po dalin se fukare jam

  3. #543
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Keta nuk kane nevoje per euro.Keta i kane eurot e veta dhe ato euro ia shperndajne antareve te tyre te SHIK-ut dhe keta antare keto para i dergojne ne banke ne kete fond dhe rezultati eshte perfekt.
    Shperlarja e parave te vjedhura.
    Sabri Fejzullahu(magjupi,jevgu) para ca ditesh ka blere shtepi 450,000 euro djalit te tij Ermalit per ditlindje.
    Hallall ju kofte ,perderisa kemi popull te urte qe edhe opangen ne goje ja fut edhe nuk bene ze.

  4. #544
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    450, ooo mij euro,

    vetem me hajni ika ba , ska shanc aj me muzik mi fitu ato lek,

  5. #545
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    450, ooo mij euro,

    vetem me hajni ika ba , ska shanc aj me muzik mi fitu ato lek,
    Jo more qfare,ja kish pas lane baba nje arke me lira te arit e tash e ka gjet.

  6. #546
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pagat e aktivistëve të PDK-së mbushin “Fondin Limaj”


    Prishtinë, 29 maj- Të gjithë ata që mbajnë poste të larta nëpër institucione publike, e që janë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka mundësi që pagat e majit t’i transferojnë drejtpërdrejt në xhirollogarinë e “Fondit Limaj”, i cili është hapur para 10 ditësh.
    Zyrtarë të lartë të PDK-së, në kushte anonimiteti, kanë pranuar se “humaniteti” do t’i prekë jo vetëm ministrat dhe deputetët e PDK-së, por edhe të gjithë ata që kanë zënë poste të larta në borde publike apo që janë punësuar në PTK, Aeroport dhe KEK, në saje të mbështetjes së partisë. E gjithë kjo kategori e të punësuarve e që, sipas burimeve të gazetës, nuk është e vogël, tashmë e ka në dispozicion numrin ku duhet derdhur pagën mujore. “Sidoqoftë, mbetet në vullnetin e gjithsecilit nëse do të kontribuojë ose jo”, ka thënë burimi i gazetës.
    Një ditë më herët anëtari i Kryesisë së PDK-së, Nait Hasani, ka mohuar kategorikisht se Kryesia e partisë ka caktuar ndonjë limit për të kontribuuar në këtë fond. “Fondi mbështetet në vullnetin e mirë të simpatizantëve, të aktivistëve të partisë, por edhe të qytetarëve që e shohin të arsyeshme kontributin për këtë fond... Nuk ka asnjë kushtëzim apo kufizim”, ka thënë ai. Mirëpo, të premten Hasani nuk ka pranuar të tregonte se cili është numri i xhirollogarisë ku mund të kontribuojnë qytetarët, megjithëse e ka pranuar se atë numër e kanë aktivistët e PDK-së. Ndonëse një ditë më herët ai ka thënë se xhirollogaria e fondit është e hapur në Bankën e Re të Kosovës, të premten është konfirmuar se bëhet fjalë për bankën NLB, pasi BRK-ja tashmë është shkrirë në NLB.
    Pos Nait Hasanit, në partinë që e ka ngritur fondin, nuk ka pasur njeri tjetër që ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.
    Derisa sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, ka mohuar të jetë një dijeni edhe për krijimin e një fondi të tillë, Hasani ka rikonfirmuar në një prononcim për media atë që ia ka thënë “Kohës Ditore” një ditë më herët, se fondi është krijuar qysh para dy javësh, pikërisht nga Kryesia e partisë.
    PDK-ja, sipas tij, e ndien pafajësinë e Limajt dhe për këtë shkak ka vendosur ta ngrejë fondin për mbrojtjen e tij. “Do ta mbrojmë si nënkryetar të partisë, prandaj kemi krijuar këtë mundësi të fondit për mbrojtjen ligjore të tij”, ka deklaruar Hasani.
    “Fondin e kemi bërë në formën vullnetare ne anëtarët e Partisë Demokratike, simpatizantët dhe qytetarët, të cilët kanë mundësi dhe duan të kontribuojnë në mbrojtje të Fatmir Limajt dhe në mbrojtjen ligjore të drejtësisë në Kosovë. Kjo është formë e demokracisë, dhe ne e kemi gjetur këtë formë demokratike”, ka thënë ai.
    Ngritja e fondit për mbrojtjen e nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj ka forcuar bindjen e përfaqësuesve politikë të partive opozitare se EULEX-it është duke e hetuar një rast shumë serioz të korrupsionit institucional. Opozitarët nuk e kanë kontestuar të drejtën e PDK-së për të ngritur një fond të tillë, por kanë thënë se një veprim kësisoj i shton dyshimet se Limaj është vërtet i zhytur në afera korruptuese. Ka edhe të atillë që dyshojnë se ngritja e fondit nuk është asgjë tjetër pos shpëlarje parash. Ish-ministrja, Melihate Tërmkolli, e cila tash është pjesë e AAK-së, konsideron se themelimi i “Fondit Limaj” tregon më tepër seriozitetin e hetimeve të EULEX-it dhe pak a shumë edhe vërtetësinë e atyre hetimeve. “Sepse, po të mos kishte asnjë argument sigurisht se as Limaj dhe as PDK-ja nuk do të kishin arsye të formonin një fond të tillë për mbrojtje, por me gjasë i kanë edhe këta argumentet që shkojnë në këtë drejtim”, ka deklaruar ajo. Tërmkolli ka shfaqur bindjen se fondi i ngritur nga PDK-ja nuk do t’i shërbejë vetëm ministrit Limaj, por edhe zyrtarëve të tjerë të kësaj partie, që, sipas saj, janë të përfshirë në raste të ndryshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Duhet të them se ky fond do të shërbejë me gjasë edhe për shumë zyrtarë të tjerë, sepse, sipas gjasave, edhe shumë të tjerë do të kenë nevojë për një fond të tillë”, ka theksuar kjo deputete.
    Veprimet e fundit të PDK-së, sipas nënkryetarit të LDD-së, Lulzim Zeneli, konfirmojnë se stabiliteti i institucioneve të vendit është në krizë të thellë. “Rasti i tillë tregon se ne jemi futur në ujëra të turbullta si shtet i Kosovës dhe gjithë ajo propagandë në kuptimin qoftë të drejtë, qoftë të zhdrejtë, që është instaluar kohë më parë rreth rastit në fjalë, tregohet se është në suazat e një krimi që duhet të merret në konsideratë”, është shprehur Zeneli. Gjithë ajo që është përfolur deri tash në opinion rreth rastit Limaj, sipas tij, tash po dëshmohet edhe në praktikë se është mjaft serioze. “Institucionet e Kosovës janë zhytur në krim të organizuar dhe në korrupsion dhe të gjithë hapat që pritet të ndërmerren nga institucionet e vendit janë vetëm për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet”, ka theksuar ai. Edhe më i drejtpërdrejtë rreth “rastit Limaj” është shprehur bashkëpartiaku i tij, Gani Geci. Ky i fundit ka thënë se nëse Limaj është i pastër ashtu siç ka thënë, atëherë pse tash iu dashkan paratë për t’u mbrojtur. “Kjo lë për të dyshuar se bëhet fjalë vetëm për shpëlarje parash”, ka thënë Geci. Më i rezervuar në deklarime është treguar nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli. Ai ka thënë se është e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve që të formojnë fond dhe të marrin pjesë në të.
    “Është e drejtë në këtë vend të krijohet fond, është e drejtë të ftohen qytetarët që të marrin pjesë në atë fond. Është e drejtë e qytetarëve pastaj në bazë të qëndrimit të tyre të marrin pjesë në këtë fond apo jo”, ka thënë Makolli.
    Në fakt, kjo është hera e dytë që ngrihet fond për mbrojtjen e Fatmir Limajt. Herën e parë është ngritur për mbrojtjen e tij në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, kurse së fundmi për t’i paguar pesë avokatë ndërkombëtarë dhe vendës, që janë angazhuar në një proces të mundshëm mbrojtës nga akuzat që mund t’i ngrenë prokurorët e EULEX-it. Gazeta amerikane “Greenwich Time” ka shkruar të enjten në portalin e saj se Limaj ka angazhuar tre avokatë nga Stamfordi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pjesë e ekipit ligjor për mbrojtjen nga akuzat për korrupsion. Limaj si mbrojtës ka zgjedhur që ta angazhojë edhe avokatin anglez me prejardhje nga Pakistani, Karim Khan, i cili e ka mbrojtur edhe në Tribunalin e Hagës për krime lufte, ku u shpall i pafajshëm. Angazhimin e avokatit Khan e ka konfirmuar avokati tjetër i Limajt, Tomë Gashi.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #547
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    diqka sjam kah i kuptoj disa ketu ne ket forum onjerz ky fond esht krejstsisht me deshir as kush as kend nuk e detyron te jap kjo nvaret nga deshira dhe vullneti i secilit nga ju disa un i kuptoj urrjtja ndaj fatmir limes por ska nevoj te shprehet ne ket mnyr

  8. #548
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Edhe une do ti kontriboj ketije fondi me nje kofe m...

  9. #549
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    diqka sjam kah i kuptoj disa ketu ne ket forum onjerz ky fond esht krejstsisht me deshir as kush as kend nuk e detyron te jap kjo nvaret nga deshira dhe vullneti i secilit nga ju disa un i kuptoj urrjtja ndaj fatmir limes por ska nevoj te shprehet ne ket mnyr
    O beni po me dhimesh bre burr,qe po mundohesh me than diqka e nuk po thua asgje,po ku ka ne bot qe qeveria formon fonde me mbrojt krimin,ma thuaj vetem nje vend dikun,po mos trego injorancen tende se po del qesharak,gati e ke me u ban rezil bash si llapi,a po e sheh qe krejt forumi po qesh me te.
    Ti duhesh me ken kunder fondit,ky fond eshte kriju me paran e popullit,ata lahpera fitoin miliona e prap populli i shkret duhet me pagu haraq,ti ndoshta lepin ndonje ashte qe ta gjuan qeveria,por nuk ja vlen barra qiran te pakten heshte,sepse te mrosh krimin do me than te jesh vet kriminel

  10. #550
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Edhe une do ti kontriboj ketije fondi me nje kofe m...
    eu te baft mire ty ne mengjes me gjith miq e shok tu dajok bre
    haaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 55 prej 102 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •