Close
Faqja 34 prej 102 FillimFillim ... 2432333435364484 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 1019
  1. #331
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    EULEX-i në diskutim të brendshëm politik për rastin Limaj
    Publikuar: Sot, më 12 maj 2010




    Prishtinë, 12 maj - Kthimi në Kosovë i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johan Van Vreesijk, pritet të dinamizojë edhe më tej hetimet për rastin Limaj. Kohavisioni ka mësuar nga burime ndërkombëtare se kryeprokurori e ka të qartë procesin që duhet ndjekur, por plani tashmë po diskutohet seriozisht në zyra të EULEX-it. Sipas këtyre burimeve, diskutimet e natyrës politike brenda misionit të sundimit të ligjit kanë vonuar punët, por ato shpejt pritet të përshpejtohen. Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes, i ka thënë KTV-së se nuk mund të komentojë asgjë për këtë çështje, pos faktit se hetimet po vazhdojnë. Një tjetër çështje që zëdhënësja nuk ka mundur ta komentonte është rreth pretendimeve për fshirjen e të dhënave nga serveri i Ministrisë së Transportit i bastisur nga EULEX-i. Ministria e Administratës Publike nëpërmjet një komunikate shtypi kishte pohuar pak ditë më parë se të dhënat dhe serverët e institucioneve ruhen nga ajo ministri dhe nuk është fshirë asgjë. Rreth dy javë pas bastisjes së Ministrisë së Transportit, EULEX-i nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret pos publikimit të të dhënave të reja për rastin.

    Koha Ditore

  2. #332
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    EULEX-i gjithsesi është një mision i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën. Ai duhet të largohet nga Kosova dhe prania e BE-së në Kosovë duhet të ridefinohet. Mirëpo jo me qëllim që elita politike vendore me në krye duetin Thaçi-Sejdiu ta ketë më të lehtë nëpërkëmbjen politike, ekonomike, kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve dhe të Kosovës. Populli ynë nuk e ka merituar këtë mjerim dhe ofendim.

    Plotsisht po pajtohem me kete
    EULEX-i nuk perzihet ne dinjitetin e qytetareve te Kosoves.Kete dinjitet ketij populli ja ka p.shurr pikerisht kjo qeveri me hajnite e veta dhjetra milioneshe.
    Eulex-ieshte vetem per sundimin dhe venjen e drejtesise ne Kosove.Kete mision pikerisht e ka thirrur kjo qeveri.Mirepo kjo qeveri nuk ka bere plan se ky mision do ja qet duqin e hajnive te milionave e tash therret kunder misionit.Kete EULEX-in e mbeshtesin 95% e popullit te Kosoves.Kete mision nuk e mbeshtesin vetem ata qe kane ngrene ndonje asht nga keto hajni dhe krime ekonomike dhe nuk kane deshire te zbulohen.

  3. #333
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    pas Fatmir Limes do ti bashkohet shume shpejt Azem Syla dhe do te behen bashk te dyte se boll ju ka shkue gjate .

    kjo qe ka ndodh brenda PDK sot eshte nje loje e Thaqit per ti perzen keta kriminel jashte partis dhe ti ket duart e lira edhe kur te kthehej ne opozit ,sepse opozita eshte vend i pashmangshem i thaqit

    per arsye se thaqi e di qe PDK nuk mund te nxjerr vendime qe bin ndesh me Brukselin po kjo eshte nje loje e thaqit teper e komplikuar

  4. #334
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Me vjen shume keq prej shume tradhtarve te kombite te cilet shkruajen ne kete forume se disa nga ta edhe sot jane bashkpuntor te jeremiqit tani edhe shume te tjereve se keta jane mesuar ne qeverit e kaluara te milloshit dhe tani ju duket rende qeverisja thaqi dhe limaj ,,ju ikni dhe shkoni ne beograd te cilet jeni mesuar te ju qeveris nje qeveri e nje armiku te popllit shqiptare se limen vetem mund ta kapni per b........dihet se qka po ju them me gjithe se nuk eshte ne zhargonin e fjalorit tim kjo shprehje po ju disa e kerkoni kete dhe ishalla ju pelciteni tradhtaret e popllit shqiptare se ju nuk keni faj se jeni emsuar me nje pushtet te vdekure per kete popull turpi dhe jeta e juaj qofte me ju gjithe jeten e brishte te juaj dhe te kaluares se juaj dhe te ardhmes se juaj ..........Limaj suksese se armiqet e keti poplli do ken infrakte me keto te arritura gjat ketyre dy viteve te qeveris thaqi se bashku me ju dhe te tjeret ne kete qeveri,,se armiqet e keti poplli jane mesuar te ju shofin vetem zi ju dhe popllin e juaj se keta jane vete hajdutet e keti poplli dhe tradhtaret e keti poplli po keta perendija do i gjykoj dhe nuk do i parnoj ne kete toke shqiptare ..........

  5. #335
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    Pse njëmend heshti Kryeministri Thaçi për plot një javë?



    SHQETËSIMI SPECIAL I HASHIM THAÇIT




    Shkruan: Albin Kurti - Prishtinë, 11. 05. 2010



    Thaçi: Aksioni i EULEX-it u krye pa asnjë paralajmërim



    Po të mos e dëgjoje zërin e televizorit të mërkurën mbrëma në RTK, po të shihje vetëm fotografinë në ekran, atëherë njeriu do të mendonte se këto janë pamje prej arkivi nga periudha kur po zbuloheshin për ditë nga pak kufomat e 18 shqiptarëve të mbytur në lumin Tisa në vjeshtën e kaluar. Aq shumë i mërzitur, i shqetësuar e i tronditur dukej të ishte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Të krijohej përshtypja se Thaçi kishte braktisur rendjen e tij nëpër komunat e Kosovës në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, dhe në studion e RTK-së po e shprehte pikëllimin e tij, strategjinë e Qeverisë për t’i ndihmuar familjarët e viktimave dhe, njëkohësisht, zotimin se do të përgatisë një transformim të thellë politik e socio-ekonomik në Kosovë, në mënyrë që të varfërit e të papunët e Kosovës kurrë më të mos e rrezikojnë shumëfish jetën e tyre për të siguruar veçse mbijetesën.

    Mirëpo, jo.

    Ato s’ishin pamje nga arkivi, e aq më pak të lidhura me tragjedinë e 18 shqiptarëve të Kosovës të mbytur në lumin që e ndan Serbinë nga BE-ja. Zëri i televizorit ishte aty: kryeministri Thaçi, pas heshtjes njëjavore, po deklarohej për aksionin e policisë së EULEX-it që bastisi MTPT-në dhe pronat e ministrit Fatmir Limaj. Në vijim nuk do të flitej më pse po hesht por çfarë tha atëherë kur nuk heshti më kryeministri. Ai theksoi pakënaqësinë e tij me aksionin e policisë së EULEX-it, me deklaratën aluduese të PCN-së e PSBE-së, Pieter Feith, një ditë para bastisjes, dhe disa herë u mundua që me fjalë t’i bind spektatorët që ai vetë është Kryeministri i vendit dhe udhëheqësi i Qeverisë së Kosovës. Fjalët nuk i kishte aq të rënda sa tonin e tyre, thuajse edhe në atë gjendje të rëndë arrinte të kujdesej për përkthimin e mëvonshëm të asaj çfarë thoshte, e në të cilin përkthim sigurisht se do të zhdukej toni ca i ashpër i tij. Vërejtja e tij që të bëhet dallim midis ZCN-së si institucion dhe Pieter Feithit si person, në atë situatë, më shumë shpalosi dobësinë e tij prej udhëheqësi sesa urtësinë e tij prej politikani. E, megjithatë, pyetja nuk ka humbur aq nga legjitimiteti:

    · pse njëmend heshti Kryeministri Thaçi për plot një javë?

    · Pse nuk u shfaq më herët, dhe pse mandej u detyrua të shfaqej?

    Duket që Kryeministrit Thaçi i është dashur një javë e tërë për t’i bërë të gjitha kalkulimet e mundshme para se të mund të flasë. Faktorë të shumtë është dashur t’i marrë në shqyrtim para se ta marrë vendimin nëse do ta qortonte EULEX-in ose jo. Pa dyshim që shqetësimi i tij të mërkuren mbrëma nuk ishte nga aksioni i policisë së EULEX-it. Aso shqetësimi ai mund të ketë pasur para një jave. Shqetësimi në RTK vinte pikërisht nga rezultati i kalkulimit të tij. Pasi që kishte trajtuar hollësisht faktet, indikacionet, interpretimet e këtyre dhe mundësitë për të ardhmen, e tha atë që e tha. Natyrisht që tani nuk mund t’i marrim seriozisht zërat dashakeq që thonë se, në fakt, nuk bëhej fjalë fare për kurrfarë shqetësimi, por veçse për një lloj shqetësimi përgjatë aktrimit të shqetësimit. Ndonëse ky mund të mos ketë qenë fare qëllimi, pasojat e këtij hetimi dhe bastisjeve që i ndërmori EULEX-i, për zhvillimet brenda PDK-së, janë pak a shumë të ngjashme sikurse para pesë vjetëve, atëherë kur Fatmir Limajn e dërguan në Hagë. Pa Fatmir Limajn sigurisht se forcohet pozita e Hashim Thaçit në parti, por edhe dobësohet ajo karshi ndërkombëtarëve.

    Thaçi bëhet i pakontestueshëm dhe shumë i fuqishëm Brenda PDK-së, por shumë më i brishtë e i dobët në raport me ndërkombëtarët. Këso situate kishim edhe në vitin 2005, atëherë kur po sajohej grupi negociator për bisedime me Serbinë. Mirëpo, dukej qartë që kësaj radhe Thaçi ishte shumë më i shqetësuar sesa kur e morën Limajn herën e parë. Mbase atëherë Thaçi e dinte që po e marrin Limajn që të mos e marrin vetë Thaçin, ndërkaq kësaj radhe, kushedi, mund të jetë e kundërta: EULEX-i po e heton e bastis Limajn në rrugëtimin e tij drejt Thaçit. Gjithsesi ishte simptomatik fakti që ZCN-ja dhe EULEX-i nuk iu përgjigjën fare qortimeve të Thaçit porse këtë e bëri prokurori i çështjes, Johannes van Vreeswijk.

    Kur janë djegur pikat doganore 1 dhe 31, kur janë cenuar kufijtë apo pasuria e Kosovës, kur janë sulmuar shqiptarët në Kroin e Vitakut, në Lumëbardh a në Luginën e Preshevës, Thaçi nuk është parë të jetë aq i shqetësuar sa të na shfaqet në RTK ajo sigla ‘speciale’ enkas për adresimin e tij. Pra, jo kur cenohet Kosova ose njerëzit e saj, por vetëm atëherë kur cenohet Qeveria dhe personi i tij, Hashim Thaçin e mbërthen shqetësimi që nuk zotërohet kollaj. EULEX-i gjithsesi është një mision i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën. Ai duhet të largohet nga Kosova dhe prania e BE-së në Kosovë duhet të ridefinohet. Mirëpo jo me qëllim që elita politike vendore me në krye duetin Thaçi-Sejdiu ta ketë më të lehtë nëpërkëmbjen politike, ekonomike, kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve dhe të Kosovës. Populli ynë nuk e ka merituar këtë mjerim dhe ofendim.
    ju ka hi bukla ktyne qenave.
    Jan eth me gusan tash e kan zor mi ba voen.

  6. #336
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    EULEX-i nuk perzihet ne dinjitetin e qytetareve te Kosoves.Kete dinjitet ketij populli ja ka p.shurr pikerisht kjo qeveri me hajnite e veta dhjetra milioneshe.
    Eulex-ieshte vetem per sundimin dhe venjen e drejtesise ne Kosove.Kete mision pikerisht e ka thirrur kjo qeveri.Mirepo kjo qeveri nuk ka bere plan se ky mision do ja qet duqin e hajnive te milionave e tash therret kunder misionit.Kete EULEX-in e mbeshtesin 95% e popullit te Kosoves.Kete mision nuk e mbeshtesin vetem ata qe kane ngrene ndonje asht nga keto hajni dhe krime ekonomike dhe nuk kane deshire te zbulohen.
    O qyqan,Eulexi nuk te ndihmon ty e as qytetaret e Kosoves.Pse nuk e burgosi eulexi para disa vjetesh Helmut koln,qe vodhe sa mujti Gjermanin.As qe degjoi pragu i shtepise...asnje gjerman nuk e tha asnje fjaale per kete,si JU "SHqiptaret e Ndershem"
    Eulexin e perkrahin ne Kosove,ama vetem ata qe kane nostalgji per Serbin,po vetem ata.
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  7. #337
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ....Eulex Made in Serbia.

  8. #338
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ....Eulex Made in Serbia.
    Keta nostalgjiket e Rugobes kane qefe ta quajne SR SERBIA
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  9. #339
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    Keta nostalgjiket e Rugobes kane qefe ta quajne SR SERBIA
    ...po po keta nostalgjiket e Coftines....ketyre serbofilav edhe serbeve po ju shkon eulexi per shtati....
    - po varjav....

  10. #340
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    O qyqan,Eulexi nuk te ndihmon ty e as qytetaret e Kosoves.Pse nuk e burgosi eulexi para disa vjetesh Helmut koln,qe vodhe sa mujti Gjermanin.As qe degjoi pragu i shtepise...asnje gjerman nuk e tha asnje fjaale per kete,si JU "SHqiptaret e Ndershem"
    Eulexin e perkrahin ne Kosove,ama vetem ata qe kane nostalgji per Serbin,po vetem ata.
    Shihe qka flet njehere.

    Pse se burgosi EULEX-i Helmut Kolin ? .
    Ne Gjermani ska nevoje per Eulex,sepse ata kane shtet,dijne qka eshte shteti dhe nuk shesin mend me folklorizma fals.
    Qaje hallin e Kosoves qe duhet te vijne krejt bota per te na i zene hajnat qe i kemi ne prag te shtepise.Ketu tregohet se qfare shteti jemi neve.
    Ncncncncn
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 12-05-2010 më 17:50

Faqja 34 prej 102 FillimFillim ... 2432333435364484 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •