ja pra 10% e bugjetit te kosoves i ka plaqkite fatmir limaj me hashim thaqin!!
hajdutet me te medhonje te shqiptarve qe i vjedhin vendin e vet!!
Dyshohet për 80 milionë të keqpërdorura në MTPT Prishtinë
8 maj – Zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës kanë fshehur prova materiale në ditën e bastisjes së kësaj ministrie nga hetues të EULEX-it, pohojnë burime të gazetës. Këto burime kanë theksuar se në serverin e konfiskuar (të kësaj ministrie) gjatë bastisjes së EULEX-it kanë qenë të fshira të dhënat. Sipas këtyre burimeve, ky server i konfiskuar nuk ka pasur asnjë të dhënë brenda. Të njëjtat burime kanë shpjeguar për Kohën Ditore se ekspertët e EULEX-it po bëjnë përpjekje që ta kthejnë materialin në të, siç ka qenë, dhe kanë shtuar se një gjë e tillë nuk është aq e vështirë. Një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i afërt me procesin hetimor ka thënë në kushte anonimiteti se fshirja e serverit nuk i dëmton aq shumë hetimet, por tregon se sa serioz është “bashkëpunimi që është proklamuar nga qeveritarët”. “Fshirja në fakt është një dëshmi që do të përdoret në gjykatë për të treguar se kemi të bëjmë me një krim të organizuar. Fakti që është arritur që të dhënat në server të fshihen aq shpejt, tregon se kemi pasur që të bëjmë me një rrjet të organizuar kriminal, që ka qenë në dijeni se po hetohet dhe ka qenë i përgatitur për bastisjen”, i ka thënë gazetës ky zyrtar i afërt me hetimet dhe ka shtuar se shkatërrimi i të dhënave shtetërore është një krim plus në tentativë për t’i fshehur krimet e tjera. Hetimet thuajse njëvjeçare dhe bastisja e realizuar të enjten e kaluar në MTPT dhe në pronat e ministrit Limaj e të zyrtarit tjetër Nexhat Krasniqi kanë treguar se janë gjetur prova të mjaftueshme për të dëshmuar keqpërdorimin e 80 milionë eurove, ndërkaq ka edhe dyshime të tjera, për të cilat hetimet po vazhdojnë, pohojnë burimet. Të plotë e me të dhëna të tjera interesante këtë shkrim mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
o hash hajde fol o spektakel
o kupi hajde fol o spekakel
o azem hajde fol o spektakel
se ju ka hi bukla prej qfaes Duhles e ne Vermic Kleqk, Kuks , shik .
prite sonte kur del Klosi dhe te thot keto jan shpifje rreth Liamjt , sikur se qe pat reauguar rreth Bllaces
LIMA KA BA PARA PO KESAJ RADHE NUK MUNDET ME VRA DESHMITAR SE
NUK E KAN BLLACEN E SIQ PO SHIFET LEXOVA ME NJE VEND KU VEQ NJE DESHMITAR I BURGUT TE kUKSIT ISH I GATSHEM ME DESHMUE PER NJA 3 MUAJ QE KISH QEN .
80 milion euro nuk jane asgje per nje shtet te pasur siq eshte Kosova![]()
ARTIKULLI I PLOT
Dyshohet për 80 milionë të keqpërdorura në MTPT
PRISHTINË, 7 MAJ – Zyrtarë të Ministrisë
së Transportit dhe Postë-
Telekomunikacionit të Kosovës
kanë fshehur prova materiale në
ditën e bastisjes së kësaj ministrie
nga hetues të EULEX-it, pohojnë
burime të gazetës.
Këto burime kanë theksuar se në
serverin e kësaj ministrie të konfiskuar
gjatë bastisjes së EULEXit
kanë qenë të fshira të dhënat.
Sipas këtyre burimeve, ky server i
konfiskuar nuk ka pasur asnjë të
dhënë brenda. Të njëjtat burime
kanë shpjeguar për gazetën se
ekspertët e EULEX-it po bëjnë përpjekje
që ta kthejnë materialin në
të, siç ka qenë, dhe kanë shtuar se
një gjë e tillë nuk është aq e
vështirë.
Një zyrtar i lartë ndërkombëtar i
afërt me procesin hetimor ka thënë
në kushte anonimiteti se fshirja e
serverit nuk i dëmton aq shumë
hetimet, por tregon se sa serioz
është “bashkëpunimi që është
proklamuar nga qeveritarët”.
“Fshirja në fakt është një dëshmi
që do të përdoret në gjykatë për të
treguar se kemi të bëjmë me një
krim të organizuar. Fakti që është
arritur që të dhënat në server të
fshihen aq shpejt, tregon se kemi
pasur që të bëjmë me një rrjet të
organizuar kriminal, që ka qenë në
dijeni se po hetohet dhe ka qenë i
përgatitur për bastisjen”, i ka thënë
gazetës ky zyrtar i afërt me hetimet
dhe ka shtuar se shkatërrimi i të
dhënave shtetërore është një krim
plus në tentativë për t’i fshehur
krimet e tjera.
Hetimet thuajse njëvjeçare dhe
bastisja e realizuar të enjten e kaluar
në MTPT dhe në pronat e ministrit
Limaj e të zyrtarit tjetër Nexhat
Krasniqi kanë treguar se janë
gjetur prova të mjaftueshme për të
dëshmuar keqpërdorimin e 80 milionë
eurove, ndërkaq ka edhe
dyshime të tjera, për të cilat
hetimet po vazhdojnë, pohojnë
burimet.
Zyrtarisht, EULEX-i nuk i ka
mohuar e as pohuar informacionet
e gazetës, duke thënë se nuk mund
të japin detaje përderisa hetimet
vazhdojnë.
E pyetur nëse serveri që ka konfiskuar
EULEX-i është i “pastër”
dhe se ka prova të bollshme se janë
keqpërdorur 80 milionë euro, zëdhënësja
e këtij misioni, Kristina
Herodes, ka thënë se hetimet po
vazhdojnë.
“Ne nuk mund të japim informacione
për hetimet që po vazhdojnë.
Shuma e parave që janë keqpërdorur
është duke u shqyrtuar hollësisht
nga hetuesit, andaj aktualisht
asnjë informacion nuk mund të
zbulohet”, ka qenë përgjigjja e
vetme nga Herodes.
Fshirja që i është bërë serverit të
Ministrisë bie në kundërshtim me
deklaratat e bëra nga zyrtarët
kosovarë, përfshirë ministrin
Limaj, se do të bashkëpunojnë me
EULEX-in. Zyrtarët kosovarë i
kanë sugjeruar EULEX-it se
provat e kërkuara do të mund t`i
merrnin edhe me “një kërkesë të
thjeshtë”.
Krasniqi: Nuk dua të besoj
se dikush fshiu serverin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Jakup Krasniqi, ka përsëritur
qëndrimin se institucionet e
Kosovës janë për sundimin e rendit
dhe të ligjit.
“Unë nuk mund të besoj që
dikush ka mundur të fshijë atë
server, sepse mendoj se nuk është
bash punë e lehtë, nuk kryhet
lehtë e lehtë... Ju e dini që unë
nuk jam ekspert i këtyre gjërave.
Realisht nuk e di se sa është e
vërtetë, por sigurisht që unë nuk
besoj që mund të shlyhen të dhënat
për çështje se ato mund të
jenë në disa vende, por,
megjithatë kjo është çështje që
duhet të verifikohet nga organet
përkatëse. Natyrisht që nuk jam
për fshirjen e të dhënave”, ka
thënë për “Kohën Ditore”
kryeparlametari Krasniqi.
Gazeta ka provuar gjatë të
premtes të marrë qëndrimet e
zyrtarëve kosovarë rreth kësaj
çështjeje, por një gjë e tillë ka
qenë e pasuksesshme.
Përderisa zëdhënësi i Qeverisë,
Memli Krasniqi, nuk është
përgjigjur fare në thirrjet e
gazetës, zëvendëskryeministri
Hajredin Kuçi nuk është prononcuar
me arsyetimin se është në
një obligim familjar.
“Jam në festën e abetares së
vajzës sime”, ka thënë Kuçi, duke
mos dashur të dëgjonte as arsyen
e kontaktimit nga gazeta.
MTPT-ja pati server
të veçantë
Përgjigje ndaj fshirjes së
serverëve nuk kanë pranuar që të
japin as zyrtarët e ministrisë së
Limajt. Shefi i kabinetit të
Limajt, Endrit Shala, por edhe
zëdhënësi Xhevdet Pozhari kanë
thënë se përgjegjësia për mirëmbajtjen
e serverit i takon
Ministrisë së Administratës
Publike. Që të dy kanë thënë të
mos jenë ekspertë të teknologjisë
dhe të mos kenë njohuri për fshirjen
e të dhënave.
Mirëpo Ministria e Administratës
Publike nuk ka dashur që të
marrë përgjegjësinë për serverin e
ministrisë së Limajt.
“Unë nuk kam informacione rreth
këtyre çështjeve’, ka qenë
përgjigjja e vetme e zëdhënëses së
MAP-it, Majlinda Lulaj.
Mirëpo, zyrtarë të tjerë të
Qeverisë në kushte anonimiteti
kanë pranuar se ka institucione
që nuk e kanë respektuar hierarkinë
e kësaj ministrie, duke krijuar
sistem të veçantë kompjuterik
nga ai që kontrollohet prej
MAP-it.
“Ka institucione që nuk i kanë
respektuar politikat dhe standardet
që i ka përpiluar
Departamenti i Teknologjisë
Informative dhe kanë krijuar sisteme
të pavarura, të cilat bien
ndesh me politikat dhe standardet
e përpiluara nga ky departament.
Kjo e ul nivelin e sigurisë së
sistemit të teknologjisë informative
dhe rrit shpenzimet e buxhetit
të Republikës së Kosovës”,
ka thënë ky zyrtar.
Sipas tij, Departamenti i
Qeverisjes dhe Proceseve
Administrative në MAP është
përgjegjës për hartimin e politikave
dhe standardeve në fushën
e teknologjisë informative për të
gjitha institucionet qeveritare.
“Të gjitha institucionet që respektojnë
standardet e TI-së nga
DeQPA dhe kanë vendosur pajisjet
në dhomat tona të serverëve
menaxhohen dhe mirëmbahen
nga DeQPA. Për të gjitha ato
institucione të cilat nuk i kanë
respektuar këto standarde,
DeQPA nuk mban përgjegjësi, as
në kuptimin e mirëmbajtjes dhe
as të sigurisë”, ka thënë ai në
kushte anonime.
Një ditë më herët ushtruesi i
detyrës së kryeprokurorit të
EULEX-it, Johannes van
Vreeswijk, ka pranuar se është
zemëruar nga komentet e kryeministrit
Hashim Thaçi dhe të zyrtarëve
të tjerë kosovarë për
hetimet e EULEX-it ndaj asaj që
ai e klasifikon si rasti Limaj.
Në një intervistë për “Kohën
Ditore” ai ka garantuar zyrtarët
dhe qytetarët kosovarë se
EULEX-i ka fakte për këtë rast
dhe se po heton edhe në gjashtë
raste të tjera të korrupsionit dhe
të krimit të organizuar.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve
në Kosovë që kanë qenë
ose janë të lidhur me krimin e
organizuar “që të fillojnë të djersiten”.
Sipas tij, kryeministri dhe
çdo ministër duhet të ndihen
rehat, sepse EULEX-i nuk do t`u
përzihet në punët e zyrave të
tyre, nëse nuk ka diçka të
jashtëligjshme.
“Por, kur ka shkelje të ligjit mos
të mendojnë se ne do të trokasim
në dyer dhe t`i pyesim se a bën të
hetojmë”, ka thënë Van
Vreeswijk. Ai ka garantuar zyrtarët
dhe qytetarët kosovarë se
EULEX-i ka fakte për këtë rast
dhe se po heton edhe në gjashtë
raste të tjera të korrupsionit dhe
të krimit të organizuar. Sipas tij,
kryeministri dhe çdo ministër
duhet të ndihen rehat, sepse
EULEX-i nuk do t`u përzihet në
punët e zyrave të tyre, nëse nuk
ka diçka të jashtëligjshme.
Ky prokuror holandez, por me
mision në Kosovë, ka thënë se e
ka të qartë se si do ta “pastrojë
Kosovën” nga krimi i organizuar
dhe garanton se krimi do të luftohet
në çdo pjesë të vendit, në të
gjitha nivelet. Sipas tij, të
dyshuarit e rastit të MTPT-së,
ministri Fatmir Limaj dhe shefi i
Prokurimit Nexhat Krasniqi,
dyshohen për veprat penale:
shpëlarje parash, krim i organizuar,
shpërdorim i detyrës
zyrtare, mashtrim dhe ryshfet.
Van Vreeswijk shpjegon se të
dyshuarit që po hetohen nga
EULEX-i janë të profileve të
larta dhe nuk janë vetëm zyrtarë
nga PDK-ja.
“Kemi edhe të partive të tjera,
nëse kjo e siguron kryeministrin
se ky aksion nuk është sulm ndaj
partisë së tij”, ka thënë prokurori.
Ai i ka ftuar të gjithë që të mos
mendojnë se zyrtarët e EULEX-it
janë “budallenj që do të
rrezikonin kredibilitetin e tyre
duke ndërhyrë pa pasur argumente
dhe fakte”. Johannes ua
ka tërhequr vëmendjen të
gjithëve se korrupsioni është
krim serioz dhe se ata që po e
bëjnë të jenë të sigurt se
“EULEX-i do t`i ndalë”.
Njëra nga partitë që për shumë
vjet ka qenë në qeveri është
Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës. Kjo parti nëpërmjet një
deklarate ka thënë se çmon lart
mbështetjen e misioneve
ndërkombëtare, të Zyrës Civile
Ndërkombëtare (ICO), të
EULEX-it, të KFOR-it, të
Komisionit Evropian, dhe të
shteteve mike perëndimore për
sendërtimin e këtyre qëllimeve.
Kjo parti thotë se nuk mund të
ketë kompromise, lëshim pe dhe
zvarritje në luftimin e korrupsionit
dhe të krimit të organizuar
prej instancave përgjegjëse të
drejtësisë të Kosovës dhe atyre
ndërkombëtare.
“AAK-ja beson që autoritetet vendore
dhe ndërkombëtare të
drejtësisë do ta luftojnë korrupsionin
dhe krimin e organizuar
në të gjitha nivelet e qeverisjes në
Kosovë, dhe në të gjitha etapat e
zhvillimit të institucioneve të lira
dhe demokratike në Kosovë, që
prej zgjedhjeve të para të mbajtura
në tetorin e vitit 2000”,
në deklaratën e AAK-së.
EULEXI ka fillue tri beteja
1 betejen me burgjet 1998/1999 -- Kuksit- Shqiperi
2. betejen me shikun 1999/2009- Prishtin
3.betejen me hajnat 0LIMOVIT -SYLOVI
kjo e fundit ka mi shtyer ne levizje të dt oikat më lartë
d.th. raporti i BBC i publikuar me 16.04.2009 do me dal ne sken ani thoshte Xhavit ramqeja nuk ka pas burgje .
nuk shkel ne drras te kalbur EULEXI
Vetem te shpresojme qe EULEX do ti qoj deri ne fund keto punet e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Une besoj qe heret apo vone te gjitha rastet do te zbardhen.
Sa i perkete ketyre bastisjeve te fundit, sigurisht qe me ka ardhur mire dhe jam ndi vertet qe kam shtet kur degjova per bastisjet . Per arsye se me qene mire vjedhjet dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar atehere te gjitha vendet e botes se civilizuara dhe te zhvilluara do ta kishin aplikuar nje gje te tille...
Ka qene e ditur qe nje dite keto do te ndodhin edhe pse jane shtyer pak. Jam gezu shume kur degjova qe ka edhe te tjere te dyshuar dhe qe pritet te fillojne arrestime dhe denime te merituara me burg. Vetem ne kete menyre ndertohet shteti. Urime edhe njehere popull i dashur.
Atyre malokve injoranteve qe jane ne krye te shtetit qe nuk dijne mire shqip te flasin dhe qe nuk jane aspak te kualifikuar per postet qe kane mendoj qe duhet edhe atyre te iu vie fundi. Shteti ndertohet me njerez te arsimuar e jo me rrugaq dhe kriminel...
Vetem shikoni si eshte problemi i punesimit e ne Kosove dhe do ta kuptoni vertete sistemin e "vlerave" ketu , vlera ne thonjeza se ska aspak vlera. Njerez te pakulifikuar punesohen vetem pse kane te njofshem dikund. nepotizmi eshte aq shume i pehapur. cka ndodh nder shqiptar nuk ndodh askund.
Perhajr na qoft pavarsia , e gjithe rinia kosovare do te jete e pavarur kur keta komunista dhe injoranta do te burgosen.... Ne kemi vendin ne europe jo tjeter kund!
Ndryshuar për herë të fundit nga Arberl : 08-05-2010 më 07:51
When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY
Jo koha jon po vjen tani zoteri te jesh i sigurt,por ta lem politiken,une e kam analizua autostraden ne baza ekonomike dhe prap jam i mendimit qe eshte investim shum i pa vend dhe qe me se paku kosova do ta gezoi,por te ja lem kohes.
Nuk ke nevoi te na tregosh se sa patriot je,sepse po shifet ne baz te reagimit,une kam te drejten te them ate qfar mendoi,akoma qeveria nuk e din se si do ta paguaj ket super autostrad qe apsolutikishte eshte kafshat qe nuk kaperdihet.
Dhe ta zem qe do futemi edhe ne borgj por mos harro se borgji nuk sjel te mira.
Sigurishte qe me keto para do kishte mundesi te mira te hapen vende te reja pune dhe keshtu te zbutej vorferia,por tani pas hetimeve po na del se rruget qenkan ndertu sa per te vjedhur.
Sidoqoft une nuk te hudh ne koshin e serbis sepse edhe nje shqipetar i pa dishum si ti ka vler me shume se nje shka,dhe per kete shkak po te kursej.
Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa të udhëheqin me Kosovën!
Shkruan: Naser I. RAMADANI
Ndodhitë e fundit të cilat ndodhen ditët e fundit në Kosovë, rasti i bastisjes së Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit si dhe ministrit, Fatmir Limaj, arrestimi i Sabit Gecit… na bënë të kuptojmë se kjo qeveri e tanishme sikur po luhatet drejt shpërndarjes së sajë në tërësi!
Jo vetëm kaq, zyrtarët e EULEX-it thonë që edhe gjashtë zyrtar të lart të qeverisë janë të dyshuar për korrupsion, çka do të thotë që shumë lehtë mund të jetë prekur edhe kreu qeverisë..
Kështu si ka filluar të vazhdoi ky kaos në qeveri fare lehtë mund te bie qeveria dhe menjëherë të formohet një qeveri teknike dhe të shpallen zgjedhjet e lira.
Nëse ndodhë që të bëhen zgjedhjet e lira që në vjeshtën e këtij viti, cila do të jetë alternative e qytetarëve të Republikës së Kosovës për ta zgjedhur udhëheqësin e re të vendit…?
Për partinë që tani është në pushtet PDK, s’kemi më çka të merremi ajo u dëshmua se nuk ka asnjë sens dhe vizion për të udhëhequr me shtetin…andaj qytetaret nuk kanë më as arsyen më të vogël që ta votojnë më këtë parti.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK edhe për kundër përpjekjeve të cilave është duke i bërë për reformimin e kësaj partie, ende nuk e ka arrit atë kreativitetin e saj politik, kadrovik dhe organizativ dhe sidomos përvojën dhe traditën e të udhëhequrit e politikës shtetërore. Don të thotë që kjo parti në të ardhmen i mbetet që ende të mësoi nga përvojat shtetërore që në fazat e ardhshme si opozitë konstruktive që është të mësoi për me udhëheq me shtetin.
Aleanca Kosova e Re – AKR , e zotëri Behxhet Pacollit, as kjo parti nuk ka treguar sens se mund te vijë në pushtet dhe që mund të tuboi rreth vetes kuadro serioze dhe anëtarësi sa për të fituar vota që të vijë afër pushtetit , përkundër milionave të cilat i posedon shefi i partisë. Jo vetëm kaq mirëpo kjo parti vështirë që në të ardhmen se mund të ekzistoi edhe si grupim politik. Këtë e ka dëshmuar Behxhjet Pacolli edhe me ekipin basketbollistik “Mabeteks” të cilin mire e filloi ku përfundimi i sajë erdhi në shuarje e ekipit. Kështu do të ndodhë edhe me AKR-n në bazë të rrethanave të cilat janë duke u zhvilluar në këtë parti me rastin e largimit e njëpasnjëshme të deputetëve të kësaj partie në LDK.
Lidhja Demokratike e Dardanisë – LDD kjo tani parti vështirtë që mund ta ndal kush që mos të shkoi drejt shuarjes së shpejt, ku edhe ata që kanë mbetur pa u larguar nuk e kanë as më të voglin vullnet për të ngelur brenda partisë…
Qytetarëve nuk iu ka mbetur alternativë tjetër për të zgjedhur pos të kthehen dhe ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK-n parti e cila e ka traditën, përvojën dhe kualitetin udhëheqës sidomos pas disa reformave të cilat duhen të ndodhin me prurje dhe me inkuadrimin e gjeneratave të reja dhe të mesme qe i ka brenda vetes kjo parti.
Dy figurat qendrore në LDK Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa të dëshmuar për udhëheqje dhe menaxhim, janë dy njerëz shumë serioz që në bagazhin e politikanëve të Kosovës janë numër një që mund të udhëheqin me Kosovën…Fatmir Sejdiu ka dëshmuar një pjekuri të madhe udhëheqëse në dy mandatet të cilat është duke udhëhequr si president Kosovës, sidomos në mandatin e tanishëm,i cili i shkriu inatet ndërpartiake LDK-PDK me qëllim që në Kosovë ti qoj përpara proceset politike, ku vetëm ai dhe askush ndoshta tjetër ia arriti qe ti realizoi ambiciet e mëdha që kishte populli ynë dhe prijësi ynë historik, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në aktin e shpalljes se Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2oo9. Sejdiu krijoi një klimë dhe një balans uniteti duke iu lejuar palëve rivale vetëm që mos të ketë kundërthënie gjatë procesit… Ai edhe sot nëpër të gjitha sondazhet që u bënë , është njeriu më besueshëm në Kosovë.
Isa Mustafa, përveç zgjedhjeve për kryetar komune të Prishtinës, të vitit të kaluar cili i fitoi bindshëm, ai është dëshmuar si një menaxher shumë i suksesshëm i shumë situatave dhe rrethanave udhëheqëse. Si shembull për këtë është sistemi i cili ai e ka përpiluar dhe praktikuar, për grumbullimin e tre përqindëshit, i cili sistem ka qenë shumë i suksesshëm dhe që është pranuar në atë botë edhe nga gjermanet për efikasitet dhe transparencë për të gjitha hyrje daljet nëpërmes dëftesave dhe sistemit bankar i të gjitha mjeteve para, të grumbulluara nga bashkatdhetarët dhe bizneset kosovare në atë kohë.
Ndër shembujt tjera për menaxhim efikas dhe të mirë të Isa Mustafës, është edhe udhëheqja e tij shumë e mirë në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, udhëheqje të cilën është duke ia kthye imazhin prej qyteti Prishtinës.
Mu për këtë edhe qytetaret e Kosovës dhe zëri i tyre janë gjithnjë duke kërkuar që në mandatin e ardhshëm, më së miri qe do ta udhëhiqnin politiken dhe menaxhimin udhëheqës të Kosovës, si president që të udhëheq edhe për një mandate Fatmir Sejdiu, ndërsa për kryeministër Isa Mustafa.
Kjo do të ishte zgjedhje perfektë e qytetarëve të Kosovës për një udhëheqje dhe të një të ardhme shumë më të mirë se sa ka qenë deri më tani. Sepse këta dy njerëz përveç që kanë përvojën dhe bagazhin më të madh në politik, është edhe ajo që gëzojnë besimin dhe simpatinë më të madhe në popull.
[QUOTE=G-2;2704991]Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa të udhëheqin me Kosovën!
Shkruan: Naser I. RAMADANI
Fatmiri politikan eshte veq edhe kti i del duqi si shpejt .....djali i ti e ka mushe kosoven London taxi e tjerat qe si dime....i din Eulexi.....a ky komunisti tjeter nuk eshte ma i mire.
Krijoni Kontakt