Close
Faqja 22 prej 102 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 1019
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ju onjerz njeher duhet te vedisoheni kur e gjith bota demokaratike me 1 maj proteston per te drejta te puntorve ju ende mendoni me te karaulen komunsite duke organizuar ahenngje festive neper parqe kjo tregon sa naiv qe jeni e kur vjen puna per kkritika kishe po bjem diqka ju hapur trrgoni se jeni LOKALISTA TE TERBUAR TURP

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    PER DERISA NUK DREJTESIA NUK E VERTETON QE FATMIR LIMAJ ESHT FAJTOR AT,HER MOS TREGONI IDoITIZEM KET E KENI TE VERTETUAR ME RASTIN E HAGES KUR DISA BENIN FEST PER NGA GEZIMI I ARRESTIMIT TE FATMIR LIMAJ JU LUS KENI KUJDES

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Hajn = hajdut = vjedhes

    Person qe merr ndonje gje te levizshme pa lejen e pronarit.
    heheh, shum qeshi me keto lloj komente

    soni12 e nderuar, nuk flasin/shkruajn te gjithe me gramatik, disa shkruajn ashtu si flasin dhe kjo nuk eshte kushedi ndonje problem i madhe sepse nuk po shkruajn liber me ate stil te te shprehurit, ky eshte thjesht nje forum qe mund ti shprehe gjithsecili mendimet e tije. Ata qe kane probleme per ti kuptuar dialektet e ndryshme, eshte problemi i tyre, jo i atyre qe flasin.

    p.sh edhe ne gjakove hajdutit i themi hajn.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 02-05-2010 më 20:14

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar më parë nga veli44 Lexo Postimin
    Nga shtypi i dites,

    Limaj ka marrë porosi të gjejë një avokat të mirë

    Ministri i Transportit dhe i Telekomunikacionit, Fatmir Limaj është porositur që të përgatitet mirë për atë që mund të jetë proces gjyqësor me akuza për korrupsion me tenderët e rrugëve në ministrinë e tij.
    Një zyrtar i lartë i një shteti perëndimor, mik i Kosovës, ka folur me Limajn në telefon gjatë mbledhjes së tensionuar në qeverinë e Kosovës, ku kanë marrë pjesë kryeministri Thaçi dhe përfaqësues të shteteve të Quintit në Prishtinë


    ------------------------------------------------------------------------

    Nese njifeni nje avokat per nje hajn lajmeronu ne qeveri,paret nuk jane problem
    Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Per nje hajn vetem?.Nuk eshte e drejte;te kerkojne avokat,per ate qe ne qeveri ka vjedhur me pak.

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga soni12 Lexo Postimin
    A dini shqip zoteri?cfare eshte ky hajn se shqip nuk eshte.moderatore,ju lutem beni punen qe ju takon!
    llopov asht

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    llopov asht

    hehe, tash je ke angllatis mir

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    L-7 ua paske rikujtuar kete konflikt te fatmjer limajt dhe hashim taqit!!

    hashimi paska pas ber edhe nje marrveshje me shefat e quintit e cila ne realitet eshte ber pas shpines se fatmjer limes!!


    dhe te cilen fatmjeri kur e ka marrvesh e ka kundershtuar ne tubimin partiak dhe gati e ka rreh thaqin nga kjo del se fatmjeri nuk deshi te jap dorheqje as te shkoi diku ne vendet e jashtme!!


    por burime brenda pdk thone se shefat e kuintit e paskan pas loje kete skenarin e hashimit per akreditimin e fatmjerit jashte se ata me vone si merret vesh paskan pas then se nuk e dojn fatmjerin jasht se eshte shum i zhytyr ne krime dhe korrupsion!!


    e kjo e ka ber qe fatmjer rrenci ose fatmjer korrupsioni te qendroi ne kosove deri sa te pjeken kushtet me ja lidh duart me zingjir!!


    ne keto parapergatitje ka marr pjese direkte hashim thaqi me klanin kunder fatmir limajt dhe tash pasi fatmir korrupsioni e ka hetuar pak se eshte duke e ngren ujku ai e kishte sha hashim dhe kishte ber be se heren e par ma ke rras nga alpet sllovene por kesaj here do vish edhe ti me disa tjere me mua!!



    e ju disa qe folni me inat asaj qe thuhet per inat te vjhrres flej me mullingjine ju ashtu jeni duke e ber!!


    jeni mesuar ju duke bere dosje 500 faqeshe fallso te cilat kurr nuk u funsionuan keto vepra qe ka ber limaj jane fakte te vertetuara!!


    po ju e dini se dosja e korrupsionit fillon kur ai me pare te bugjetit te kosoves paguan per gruan e tij 50.000. Euro mjeket ne turqi!!


    ju inatqit e forumit mund edhe te plasni por faktet e kane marre dhene tash po del se edhe luften e kan pas "ba" keta komandantat e bllaces sa per ta vjedh kosoven me pastaj!!


    fatmjeri eshte ne rrugetim per ne ti ven zingjiret e trashe dhe prapa tij jane duke u pergatitur zingjiret per te tjeret!!


    e ky hard syle, beni 33 nuk benin keq te terrisnin grepin dora vet te prononcohet per keto zhvillime se ai bile flet si burrat ndonjeher!!

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    EULEX, a e ke përnjëmend?

    Ka gjashtë javë që e kishim paralajmëruar, për ç’gjë u kritikuam nga të huajt dhe u cilësuam gënjeshtarë nga vendorët. Rastisi që informata se një ministër po hetohej nga EULEX-i dhe se kryeministrit i ishte kërkuar shkarkimi i tij, e botuam menjëherë pas intervistës së përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Kosovë, që atëbotë kishte thënë: “...Kur po flas për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, në konceptin tim, kjo do të thotë se duhen hapa seriozë e të mprehtë, po ashtu, përfshirë personalitete, të cilat janë kalbur, që po hetohen, që nuk duhen të jenë pjesë e rrethit të brendshëm të pushtetit... është me rëndësi që të mund t’i heqim qafesh personalitetet e korruptuara në këtë vend”.

    Pardje në orët e pasdites, nisi bastisja e koordinuar e disa nga pronat e ministrit të Transportit, të shefit të Prokurimit të MTPT-së dhe të vetë Ministrisë. Ajo që m’u duk shumë indikative ishte se policët që bënin bastisjet e banesave ishin karabinierët italianë, përderisa zyrat i bastisnin pjesëtarët e Guardia di Finanzas, gjithashtu italianë, të specializuar për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Posaçërisht për mafinë. Ani që nuk duhet paragjykuar asgjë dhe duhet pritur rezultatet e hetimeve, marshimi frontal i EULEX-it në katër-pesë vende njëkohësisht e me njësi të armatosura deri në dhëmbë, nuk lë përshtypjen se këto hetime janë punë hajgareje.

    E se lëvizja e EULEX-it duket të mos jetë shaka e ka dëshmuar edhe mbledhja maratonike e mbajtur po atë pasdite në ndërtesën e Qeverisë, ku, pos kryeministrit, zv. kryeministrit, vetë ministrit të hetuar, morën pjesë edhe ambasadori amerikan dhe shefi i EULEX-it, krahas ca personave të tjerë që do t’u bashkoheshin më vonë. Dhe natyrisht, përderisa nuk ka asnjë prononcim të vetëm nga kryetari i Kosovës dhe kryeministri si dy “institucionet” dhe njëkohësisht nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit, nuk ka prononcim as nga kryeparlamentari; ka një deklaratë shkel e shko nga zëvendëskryeministri nga radhët e partisë më të vogël dhe tri deklarata disi të rezervuara dhe sipërfaqësore nga opozita -- nuk mbetet shumë pos të teoretizohet për situatën e porsakrijuar.

    E para. Ra Nait Paravani. Nuk i zgjati shumë “lezeti”, ngase veprimi e EULEX-it ishte absolutisht “bombë” krahasuar me aksionet e deritanishme të këtij misioni, që nga vendosja këtu. Aksionin duket se askush nuk e ka pritur dhe, përfundimisht, ai është realizuar në konspiracion të plotë. Besoj se po të mos kishte EULEX-i indice të forta për këtë që po hetohet, me siguri njerëzit e tij nuk do të hynin në zyrat e një ministrie aq kollaj dhe nuk do t’i konfiskonin serverët me aq lehtësi. Kjo për shkak se nëse ky aksion mbaron pa rrjetën plot, EULEX-i do ta dëmtojë përfundimisht imazhin e vet dhe do të vërtetohet të jetë mision burokratik dhe i paefektshëm.

    E dyta. Nëse hetimet dëshmojnë se ministri i Transportit është i implikuar në veprime të kundërligjshme, e ky vazhdon të qëndrojë në këtë post (ashtu siç e ka thënë në monologun për shtyp të së mërkurës mbrëma), atëherë do të mund të ndodhte prangosja e një ministri në detyrë. Kjo do të ishte absolutisht skandaloze për këtë Qeveri e gjithashtu do t’i bënte shumë zarar imazhit të Kosovës në sytë e atyre shteteve që mund të jenë gati për të na njohur në muajt në vijim. Sipas këtij opsioni, Qeveria do të duhej të binte, e që kryetari: a) ta mandatonte formimin e Qeverisë teknike deri në zgjedhje, ose b) të shpallte zgjedhje të parakohshme.

    E treta. Mbase në takimin maratonik është negociuar dalja e ministrit nga kjo situatë me heqjen dorë nga posti dhe bashkëpunimi i plotë me autoritetet hetimore gjatë qëndrimit në planin e dytë – pra hetime pa prangosje. Apo dëshmi e mbrojtur. Pra, mund ta kemi hipotetikisht situatën ku Limaj jep dorëheqjen nga posti, “në emër të edhe një sakrifice për Kosovën”, me ç’gjë do të ruhej stabiliteti i brishtë të Qeverisë. Shkuarja e ministrit “për shkaqe morale, ani që nuk është fajtor” dhe “për shkak se ka besim në drejtësinë”, do t’i mundësonte kësaj qeverie ta mbyllte mandatin në vitin 2011. Me kusht që ndërkohë nuk zbulohen edhe zyrtarë të tjerë të nivelit qendror të zhytur thellë në korrupsion.

    E katërta. Prangosja eventuale e ministrit, në cilindo variant, me gjasë do të mobilizonte një pjesë të veteranëve të luftës së fundit dhe të përkrahësve të tij në parti, që nëpërmjet demonstratave të protestonin kundër kësaj. Kurse këtyre protestave do të mund t’u bashkoheshin veteranët në Maqedoni e Luginë, me ç’rast do të pretendohej se “prekja në vlerat e luftës” mund ta destabilizonte gjithë rajonin. Dhe do të mund ta destabilizonte vetë partinë e ministrit, për shkak të mungesës së përkrahjes për të si në rastin e Hagës ashtu edhe në këtë tash.

    Dhe këto do të mbesin në nivel të teorisë, ngase ajo që dihet deri më tash është bërë publike nëpërmjet deklaratave për shtyp të EULEX-it, e që kanë fjalë aq sa mund të maten me gramë. Natyrisht, e gjithë kjo me qëllim të ruajtjes së rezultateve të hetimeve dhe të vetë hetimeve.

    Nëse kjo është nisja e zënies së peshqve të mëdhenj, atëherë EULEX-it i uroj peshkim me fat. E nëse gjatë zënies së përnjëmendshme të këtyre peshqve del se ndonjëri është kalbur, atëherë të mos përfundojë e tëra me një gjykim e një dënim me burgim. Sanksioni më i madh i mundshëm, madje më i madh se nderi dhe burrnia e këtyre peshqve, është marrja e pasurisë së krijuar paligjshëm. Në emër të popullit.

    Shkruan: Flaka Surroi

  9. #219
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    llopov asht


    E meriton me qen forja e javes

  10. #220
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    PER DERISA NUK DREJTESIA NUK E VERTETON QE FATMIR LIMAJ ESHT FAJTOR AT,HER MOS TREGONI IDoITIZEM KET E KENI TE VERTETUAR ME RASTIN E HAGES KUR DISA BENIN FEST PER NGA GEZIMI I ARRESTIMIT TE FATMIR LIMAJ JU LUS KENI KUJDES

    ....leje mos u mirr me Debilla...

    ..jav ban ndergjegjja ktyne.... nese kan ...

Faqja 22 prej 102 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •