lap, gimqe lexoni ma posht pak se ndoshta u del qpija!!
Prishtinë, 30 prill - Pas bastisjeve në Ministrinë e Transporteve, EULEX sqaroi se po hetohen tenderët për rrugë që nga vitit 2007 deri më 2009. Johannes van Vreeswijk, i cili ushtron detyrën e kryeprokurorit të EULEX-it, tha se bastisjet janë pjesë e një rasti të madh, të cilin e quajti “Rasti Limaj”. Ai paralajmëroi edhe hetime për persona të tjerë.
EULEX paralajmëron bastisje të reja për rastin, që ata e kanë pagëzuar me emrin e ministrit të Transportit, Fatmir Limaj. Por, sipas ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Misionit Evropian për Forcimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, Johannes van Vreeswijk, nuk përjashton mundësinë që të ketë hetime edhe për persona tjerë. Ai i ka thënë televizionit Klan Kosova se bastisjet në Ministrinë e Transportit dhe në pronat e Fatmir Limajt janë pjesë e një rasti të madh, të cilin po e ndërton EULEX-it për të luftuar korrupsionin.
“Ministri i Transportit është i përfshirë, këtu nuk ka fshehtësi publike”, ka thënë ai. Sipas Van Vreeswijk, aksionet e EULEX-it ishin hetuese të ndërlidhura për rastin, e jo individin. “Jo vetëm kjo ministri është pjesë e hetimeve. Duke marrë parasysh mandatin tonë, unë nuk e përjashtoj mundësinë për asnjë qytetar, as për një ministri, apo bizneset në Kosovë”, ka paralajmëruar Van Vreeswijk. Sipas gazetës “Express” ai ka thënë se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë, që ai e quan kundër korrupsionit.
Krijoni Kontakt