Close
Faqja 11 prej 102 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 1019
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    lap, gimqe lexoni ma posht pak se ndoshta u del qpija!!

    Prishtinë, 30 prill - Pas bastisjeve në Ministrinë e Transporteve, EULEX sqaroi se po hetohen tenderët për rrugë që nga vitit 2007 deri më 2009. Johannes van Vreeswijk, i cili ushtron detyrën e kryeprokurorit të EULEX-it, tha se bastisjet janë pjesë e një rasti të madh, të cilin e quajti “Rasti Limaj”. Ai paralajmëroi edhe hetime për persona të tjerë.

    EULEX paralajmëron bastisje të reja për rastin, që ata e kanë pagëzuar me emrin e ministrit të Transportit, Fatmir Limaj. Por, sipas ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Misionit Evropian për Forcimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, Johannes van Vreeswijk, nuk përjashton mundësinë që të ketë hetime edhe për persona tjerë. Ai i ka thënë televizionit Klan Kosova se bastisjet në Ministrinë e Transportit dhe në pronat e Fatmir Limajt janë pjesë e një rasti të madh, të cilin po e ndërton EULEX-it për të luftuar korrupsionin.

    “Ministri i Transportit është i përfshirë, këtu nuk ka fshehtësi publike”, ka thënë ai. Sipas Van Vreeswijk, aksionet e EULEX-it ishin hetuese të ndërlidhura për rastin, e jo individin. “Jo vetëm kjo ministri është pjesë e hetimeve. Duke marrë parasysh mandatin tonë, unë nuk e përjashtoj mundësinë për asnjë qytetar, as për një ministri, apo bizneset në Kosovë”, ka paralajmëruar Van Vreeswijk. Sipas gazetës “Express” ai ka thënë se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë, që ai e quan kundër korrupsionit.

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    dikush thumbit e dikush patkoit veq nje di me ua then edhe ju kundershtarve te krimit korrupsionit edhe ju ithtarve te krimit e korrupsionit mbane mend mire!!

    fatmir limaj do te arrestohet dhe jam i sigurte % e keto qejfet qe ja bani vetit jane pune inatesh, jane qeshtje intresi personal keto as nuk ia rrisin akuzat as nuk ia mungojn fatmir Limajt!!

    se ai eshte baba i korrupsionit kjo nuk don spjegim dosja qe iu ka derzuar mr PITER FAITH nga sherbimi gjerman i intelegjences eshte pune e kryer dhe aty jane 200 faqe vetem per korrupsionin e fatmir limajt e shokve te tij!!

    ate dosje e kane nisur gjermanet qysh athere kur policija e hashimit dhe fatmjerit i akuzoi per terrorizem nese juve u kujtohet!!

    pat dal kadri arifi e emin beqiri si kinse e zum leprin e gjermanet veq keshen se sa klloshar jane keta zogjet e qyqyes po mendojn se sherbimi gjerman i intelegjences ben akte terroriste si shiku keshtu pate pershperitur asokohe zyrtar te sherbimit intelegjent gjerman ne veshin e chanselares merkel!!

    dhe ajo shfaqje mediale spektakulare e hashim kadri azem e fatmir limajt do tu kushton edhe ma shume ne vitet e ardhme se ato akuza jo veq qe ishin falso por akti i shikut kunder agjentve gjerman ishte hakmarres dhe tejet kriminal!!


    nuk mund ti behet nje shteti mik nje kurth e till se ai separi veq ndihma i jep kosoves 300 milijon ne vit dhe dy eshte shteti jone mik i cili pas amerikes i ka dhen nje kontribut te madh per qlirimin e kosoves!!


    pra ju them me plot bindje se kosova me kete klase te korruptuar kriminale eshte me larg europes se zanzibari europianet nuk do ta parnojn ksoven me te klase politike afer bashkimit europian mbane kete mend mire !!
    Zotëri, G-2
    të lumtë pena e mendja.
    Përshendetje,
    Rugova

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Zotëri, G-2
    të lumtë pena e mendja.
    Përshendetje,
    Rugova
    z. Rugova

    iu flmnderit dhe nga ana ime jeni perzemersisht i pershendetur!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Prishtinë, 30 prill – Prokuroria Speciale e Kosovës ka përcaktuar dyshim të bazuar se Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, dhe shefi i Prokurimit në këtë Ministri, Nexhat Krasniqi, kanë keqpërdorur miliona euro të shtetit.
    Një ditë pas bastisjeve të kryera në Ministrinë që e drejton Limaj, në pronat e tij dhe në disa firma, burime brenda kësaj prokurorie i kanë thënë gazetës së Limaj e Krasniqi, të cilët tashmë kanë zënë avokatë mbrojtës, dyshohen se kanë kryer krime ekonomike në tenderët për ndërtimin e rrugëve në Kosovë.

    Ky dyshim ka bërë që Njësiti për luftimin e krimeve ekonomike “Guarda di Finanzia”, i mbështetur nga njësitë e tjera speciale të Policisë së EULEX-it, të mërkurën dhe të enjten, të kryejnë bastisje në pronat e këtyre dy zyrtarëve, por edhe në këtë Ministri.
    EULEX-i nëpërmjet një komunikate ka pranuar se hetimet po bëhen për tenderët e rrugëve, ndërkaq që bastisjet i ka vlerësuar vetëm si aksione për mbledhje të provave.
    “Hetimet dhe bastisjet ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Fernando de Mongeot. Prokurorët specialë të EULEX-it ishin të pranishëm në vendngjarje për të siguruar mbledhjen efektive të materialit dëshmues dhe për t’u dhënë shpjegime të plota dhe të duhura personave të pranishëm në vendngjarje...”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e EULEX-it.
    Burime brenda EULEX-it nuk e kanë përjashtuar mundësinë që hetimet të rrisin numrin e të dyshuarve brenda dhe jashtë kabinetit të kryeministrit Thaçi. Sipas burimeve të gazetës, pjesë e hetimeve, janë edhe të paktën tri kompani, të cilat kanë përfituar tenderë nga ministria e Limajt. Hetimet po udhëhiqen nga prokurori special i EULEX-it, Eduardo Gueron, ndërkaq që bastisjet janë bërë me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake në EULEX, Fernando de Mongeot. Burime nga Prokuroria kanë shpjeguar për gazetën edhe detajet e provave të konfiskuara nga EULEX-i dhe detaje të tjera të këtij hetimi.

    Burime të gazetës kanë bërë të ditur se shefi i EULEX-it ua ka bërë të qartë pjesëmarrësve të takimit për dyshimet e misionit të tij, ndërkaq që si ushtarak që është, “nuk ka pranuar që të flasë për ambientin politik dhe efektet që mund të ketë aksioni”.
    Madje një qëndrim të tillë, sipas burimeve, Kermabon e ka ritheksuar disa herë, duke e përsëritur se misioni i tij është teknik, dhe se qëllim të vetëm e ka sundimin e ligjit.
    Këmbëngulësia prej ushtaraku e gjeneralit francez Yves de Kermabon dhe raportet jo aq “të ngrohta” të kryeministrit Thaçi me përfaqësuesin special të BE-së, Pieter Feith, e kanë vendosur BE-në në një pozitë që kryeministrit Thaçi, t`ia bëjë me dije mbështetjen për aksionin e EULEX-it, nga një pozicion më i lartë.
    Të enjten, sipas burimeve të gazetës, kryeministri Thaçi është ftuar për një bisedë në telefoninë fikse nga Robert Cooper, drejtor i përgjithshëm për çështje të jashtme ushtarake në Këshillin Evropian.
    Cooper, që ka telefonuar nga Pekini, kur për vizitë po qëndron bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, sipas burimeve të gazetës, është dashur që të priste për disa kohë në telefon, ngase kryeministri Thaçi, ka refuzuar që të bisedonte në linjë fikse. Shefi i ekzekutivit kosovar është arsyetuar se është duke hyrë në një takim, andaj linja fikse është e papërshtatshme për të.
    Vetëm pas një kohe, kreu i Qeverisë e ka pranuar telefonatën por në një telefon mobil.

    Cooper, sipas burimeve të gazetës, i ka prezantuar kryeministrit Thaçi mbështetjen e plotë të BE-së për aksionin e EULEX-it, dhe punën e këtij misioni në luftimin e krimit.
    Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, i kanë thënë gazetës se aksioni i bastisjes nga EULEX-i, mund të shihet edhe si dëshmi për gatishmërinë e këtij misioni që të luftojë korrupsionin në Kosovë.
    “Ambienti politik është ambient politik. Në Kosovë ndoshta edhe shumë vite nuk do të mund të krijohet ambient kur drejtësia nuk pyet dhe vepron pa marrë parasysh rrethanat, mirëpo ne duhet t’ia fillojmë diku. Drejtësia duhet të veprojë.”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i afërt me këto zhvillime.
    Sipas këtij zyrtari, i takon kryeministrit Thaçi që të vendosë nëse do të shkarkojë ministrin Limaj, apo të lejojë që EULEX-i ta hetojë atë përderisa mban postin e ministrit.
    “Është gjithmonë në dorën e kryeministrit. EULEX-i do të vazhdojë punën e vet në cilëndo rrethanë”, ka thënë ky zyrtar.
    Burime të gazetës kanë shpjeguar se gjyqtari Fernando de Mongeot nuk ka paraparë masë të arrestimit për asnjërin nga të dyshuarit, andaj edhe qëllimi i aksionit nuk ka qenë arrestimi, por vetëm bastisja e lokacioneve.
    Hetuesit në terren, sipas burimeve të gazetës, presin që rrethi i të dyshuarve të zgjerohet përtej Limajt e Krasniqit. Sipas këtyre burimeve, ka pasur ankesa nga firma të ndryshme për anashkalim nga tenderët dhe favorizim të disa kompanive, të cilat vazhdimisht kanë marrë punë nga kjo ministri. Po ashtu, sipas këtyre burimeve, ka pasur denoncime edhe nga kompani që kanë fituar tenderë e kanë pasur të paracaktuar se ku do ta blejnë zhavorrin, armaturën dhe materialin tjetër ndërtimor.
    Njësia speciale “Guarda di Finanzia”, që po i kryen hetimet vepron në Kosovë që nga viti 2006 dhe ka personel në Qendrën e Inteligjencës Financiare në Bankën Qendrore të Kosovës. Hetimet e saj të para, pasi qe vendosur në Kosovë, qenë përqendruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në PTK dhe në KEK. Sipas burimeve të gazetës, pikërisht kjo njësi që prej shumë kohësh ka zbuluar transaksione të shpërputhshme me kontratat e punës në MTPT.
    Ndërkohë, të mërkurën, ministri Limaj, ka angazhuar si avokat mbrojtës këshilltarin e kryeministrit Thaçi, Tomë Gashi. Gazeta ka kontaktuar me Gashin, mirëpo ai nuk ka dashur të fliste asgjë.
    Ndërkaq, Bajram Tmava, i angazhuar si avokat i Nexhat Krasniqit, ka pranuar se është angazhuar që të prezantonte në bastisjen e banesës së Krasniqit, e cila gjendet në rrugën “Rexhep Luci”.
    “Autorizimi më është nënshkruar nga i njëjti person pasi që policë të EULEX-it i kanë bërë me dije që ta sigurojë edhe avokatin. Me rastin e bastisjes janë marrë disa shënime personale të z. Krasniqi, të cilat, sipas bindjes sime, nuk kanë të bëjnë me veprimet e inkriminuara”, ka thënë Tmava.
    Ai ka thënë se i mbrojturi i tij dyshohet për veprën penale kundër ekonomisë, mirëpo ka shprehur bindjen në bazë të asaj që ka parë prokurori dhe Policia e EULEX-it nuk kanë prova që vërtetojnë dyshimet se i mbrojturi i tij ka kryer vepër penale.
    Ai ka treguar se në banesën e Nexhat Krasniqit policia ka konfiskuar një kompjuter, disa shënime personale, dy blloqe shënimesh me numra telefoni, dy telefona mobilë, disa kartela dhe ekstrakte bankare që, sipas avokatit Bajram Tmava, kanë pasur të bëjnë me aktivitetin e mëhershëm të Krasniqit si aktivist partiak

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    lap , e gimche a mos eshte z.Cooper serb bre se juve kush ua godit krimin e quani serb u pelqejn keto melodi patriotike!!

  6. #106
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Ne cilin shtet te pavarur hyne policet e huaj dhe bastisin ministrin!!!?
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    Ne cilin shtet te pavarur hyne policet e huaj dhe bastisin ministrin!!!?
    Në gjitha vendet ku ka paket të artisarit.


    Vet e kan nënshkru këta kukllat tona që me na grah i huaji tanë jetën vetëm me ardh në pushtet ;-)

    Pe din ti ma a?

    Se kurr nuk i kish ardh rendi Fatmir Limës me vjedh jo.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #108
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    E kan nënshru pakon tu mendo se nuk vlen për ta!

    Ka pas disa thashethëm se hasa ka dasht mi ndru edhe limajn , në këto ndrimet që ja bëri qeveris . Limaj , sipas thashethëmeve , i paska qu selam hases , se po e largoi atë nga qeveria , do ta ngre me vete edhe vet hasen.

    A mos është kjo mënyr e heqjesh qafe të limajt nga kryerrenci i Kosoves?
    Kjo do të del në shesh besoj shumë shpejt.

    Për të shpëtuar veten , hasa do të jap të gjithë .
    Po , aty do të shkojn të gjith ata që kan rrejt bashk me kryerrencin!


    Këto duhet të jan detyrat e eulexit , pra lufta kundër korrupcionjit , e jo përndjekja politike e Albin Kurtit .

    Albinin e ndjekin , se ai i gjen eulexin duke u korruptuar!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES.
    U KA HI FITILI RRENCAVE O BAC, E PO MË DOKET KAN MU DJEG TË GJITHË NË AT FITIL!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Hajnat edhe borgjlinjt e mbajnë kryet ulët,n'a tregon fjala e urtë!
    Qoheni kryet ju dy atje,e dilni para popullatës e tregoni çka keni me tregu!




    Autor:
    jeton Mikollovci (KohaNet)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #110
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Haradinaj e Daci kritikojnë për heshtje rreth rastit në Ministrinë e MTPT
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sot se koka e korrupsionit në vend është kryeministri Hashim Thaçi. Ndërsa, kreu i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka kritikuar institucionet e vendit për mungesë informacioni me rastin e bastisjeve të policisë së EULEX-it në Ministrinë e Transportit.
    Krerët e partive opozitare të Kosovës edhe dy ditë pas bastisjeve që policia e EULEX-it ka bërë në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe në shtëpinë e ministrit Fatmir Limaj, kanë kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, por edhe vet presidentin e vendit Fatmir Sejdiu për shkak të heshtjes së tyre lidhur me këtë rast.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në këtë rast njeri më i korruptuar në vend është vet kryeministri Hashim Thaçi. Ai tha se kjo qeverisje definitivisht e ka kthyer vendin në një gjendje shumë të rëndë.

    Ndërkohë Haradinaj i ka bërë thirrje EULEX-it dhe gjyqësorit që ta kryejnë punën deri në fund.

    “Korrupsioni niset nga shefi i qeverisë. Këtë po e them se nuk do të mundej të ishte situatë e këtillë pa involvimin e vet kryeministrit, por edhe shefave tjerë të institucioneve. Nuk bëhet më fjalë për dorëheqje sepse në Kosovë më këto norma nuk vlejnë e aq më shumë tek qeveria Thaçi”, tha Haradinaj.

    Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci shfaqi sot shqetësim rreth mungesës së informacionit valid se çfarë ka ngjarë saktësisht dy ditë më parë gjatë kontrollimit nga EULEX-i të Ministrisë së Transportit dhe disa lokacioneve tjera.

    Daci ka thënë se veprimi i EULEX-it, është në frymën e ftesës që presidenti i Kosovës ia ka bërë atij misioni dhe se ai kryen dhe ka kryer punët e veta. Daci në këtë rast nuk ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Limaj për shkak se sipas tij me dorëheqje nuk zgjidhen problemet e grumbulluara.

    “U suspendua një pjesë e shtetit në ndërtesën e shtetit dhe presidenti heshtë, kurse kryeministri dhe kryeparlamentari në seancë plenare të ditës së djeshme dhe të sotme të Kuvendit, sillen sikur gjithçka është normale në shtetin e Kosovës”, tha Daci.

    Partitë opozitare të Kosovës, ndryshe i kanë bërë thirrje sistemit të gjyqësisë që të mos ndikohen nga politika dhe ta kryej punën i pavarur.


    hajet Rame zoti te ruajt vetem ruaje gojen pake!!!

Faqja 11 prej 102 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •