Ne vazhdim eksluzivisht mund ti shihni te gjitha firmat qe kane fituar tenderet nga Ministria e Transportit dhe zoti Limaj qe prej vitit 2007 deri ne fillim te vitit 2010.Ketu nuk perfshihet tenderi per autostraden.
![]()
Policia e EULEX-it, të enjten rreth mesditës, në Banjë të Malishevës ka bastisur shtëpinë e familjes së Fatmir Limajt, ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes merret vesh se bastisja ka zgjatur rreth dy orë dhe se krahas veturave policore janë vërejtur edhe automjete të blinduara të këtij misioni.
Bastisja e shtëpisë së Limajt në Banjë të Malishevës është komentuar edhe nga zyrtarë të komunës së Malishevës. Kreu i kësaj komune, Isni Kilaj vlerëson se Limaj do ta kalojë edhe këtë sfidë.
“Mënyra se si ka ndodhur ky rast nuk është i zakonshëm. Në radhë të parë, po të kishte pasur diçka, do të duhej të kishte veprime më transparente dhe konform ligjeve të Kosovës”, shprehet fillimisht Kilaj, duke kërkuar transparencë në këtë drejtim.
“Unë besoj në pafajësinë e Fatmirit, por besoj se organet e drejtësisë duhet të japin vendim të drejt dhe të paanshëm”, thotë ai.
Një ditë më parë policia e EULEX-it bastisi zyrat e Ministrisë së Transportit dhe banesën e ministrit Fatmir Limaj në Prishtinë. Policia e Kosovës nëpërmes një deklarimi për media, ka konfirmuar sot se nuk është pjesë e bastisjeve dhe hetimeve në Ministrinë e Transportit. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit ata nuk janë të informuar për këto hetime. /Zëri/
Bastisjet ndërlidhen me tenderë të rrugëve
Misioni i EULEX-it, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se bastisjet në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri, ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009.
“Nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale, Policia e EULEX-it ka bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”, theksohet në komunikatë.
Hetimet dhe bastisjet, siç shpjegohet më tej, ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Prokurorët special të EULEX-it ishin të pranishëm në vendngjarje për të siguruar mbledhjen efektive të materialit dëshmues, dhe të japin shpjegime të plota dhe të duhura personave të pranishëm në vendngjarje.
“Duhet të theksohet se në këtë fazë bastisjet janë thjeshtë të karakterit hetues, dhe materiali i cili është duke u mbledhur do të analizohet me kujdes nga policia dhe PSRK-ja”, thuhet në komunikatë.
Limaj do të vazhdojë punën si ministër
Në mesnatë ministri Fatmir Limaj, doli në një konferencë të shkurtër për media, ku ka konfirmuar se janë bastisur zyrat e tij, mirëpo ai tha se nuk është në dijeni se çfarë ka kërkuar misioni EULEX.
“Kam qenë i informuar se ka pasur një lloj kontrolli dhe është kontrolluar Ministria e Transportit dhe shtëpia ku banoj. Normalisht, organet e rendit, organet hetimore kanë kryer punën e tyre. Sigurisht, ata kanë kërkuar diçka që do t’iu ndihmojë në proceset e tyre që iu duhen dhe kanë bërë punën e tyre”, ka thënë Limaj.
Ai tha se do të vazhdojë punën si ministër i postelekomunikacionit, ndërsa do të mbështesë misionin EULEX për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Njësite speciale të policisë së misionit EULEX, bastisën mbrëmë zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Postelekomunikacionit në Kosovë. EULEX, thotë se operacioni është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga zyra e Prokurorit Special në Kosovë.
Policia e EULEX-it, deri në orët e vona të natës ka bastisur edhe disa prona të ministrit të postelekomunikacionit Fatmir Limaj. Gjatë kohës sa zhvillohej operacioni i bastisjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka mbajtur një mbledhje urgjente të qeverisë dhe ka pritur në zyrën e tij edhe shefin e misionit EULEX, Yves de Kermabon dhe disa ambasadorë në mesin e tyre edhe atë amerikan Christopher Dell.
Takimet ishin më dyer të mbyllura dhe asnjë informatë nuk u dha për media.
Po ashtu, mbledhje e jashtëzakonshme është zhvilluar edhe në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
....shum mir Fattlumi qe ike sjell ato lart....ne te shohin njerzija se sa ka punuar zotri Fatmir Limaj...puna e tij nuk llogaritet as me matematik.....
qysh i bajn kto bastisje per do tendera?
mos kujtojn se i ka mcef fatmiri tenderat ne shpi?
kjo bahet vec me ul figuren e fatmir limajt kishe se po bajm dicka. kan mor autoblindat me i bastis shpin.
pse nuk e arrestojn? tan kto bastisje te bujshme e asni arrest dikush po lun shum flliqt. Udba hala gjall asht mos kujtoni se ka dek
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Nuk është EULESHI i Milloshevicit që vetëm ka ardh të ka kap ende pa u siguru mirë që filan fisteki ka vërtet armë e mos e harro kurr se këta e zojn leuprin me makine.
Unë mendoj/besoj/shpresoj se Fatmir Limaj ka me u shkarku nga ministria shumë shpejt dhe pastaj do të ketë një përplasje mes SHIK-save kur të shkarkohet Mili.
Shpresoj që shumë shpejt të bëhet një gjë e mirë për të luftuar korrupsionin sepse Fatmir Limaj u bo Milioner pa pasë asnjë cent në xhep këtë e dini mirë ju të gjith që e përkrahëhni Fatmir Limen.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Po me vjen keq prej atyre qe po kan qef me arrestu dhe me shkarku Fatmirin, kan mu deshpru keq. Se nuk shkarkohet dhe arrestohet nje minister i suksesshem prej fjaleve te atyre qe sja dojn te miren Kosoves.
Mendo dhe Pasurohu
Krijoni Kontakt