Ministri Limaj në Rahovec përuroi dy rrugë të reja, me mbi 16 kilometra
2010-08-17
Ministri i Transportit Fatmir Limaj, deputeti i Parlametit të Kosovës, Rexhep Hoti dhe kryetari i komunës së Rahovecit Qazim Qeska, përuruan sot rrugën e re të asfaktuar Potoçan I Epërm-Potoqan i Ulët-Sopniqë-Noshpollë si dhe rrugën e cila rrugë lidh fshatin Ratkoc me fshatrat Vranjak -Bratatinë.
'' Sot, jemi në një komunë shumë të rëndësishme, në një komunë puntore dhe në një regjion të dalluar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë përkatësisht vreshtarisë në vendin tonë. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që sot po e përurojmë këtë rrugë, e cila përfundimisht do t?ua ndryshoj jetën banorëve të këtyre fshatrave, si dhe do të ndihmojë në zhvillimin e bujqësisë '' tha pas përurimit të kësaj rruge ministri Limaj.
Ministri Limaj, gjithashtu theksoi se me punën dhe angazhimin tonë, po ndryshojmë jetën e qytetarëve të vendit tonë, çka do të thotë se ky është një ndryshim praktik real, konkret dhe një shkëputje nga e kaluara në të ardhmen.
Sipas ministrit Limaj, këto mbi 8 kilomtra rrugë e asfaltuar do ta ndryshojnë dhe transformojnë komplet jo vetëm këto dy fshatra por këtë regjion.
Kjo, panoramë e bukur e vendit tone, tani mund të shihet përmes kësaj rruge, ndërsa dikur ka qenë e pa vizituar për ata që kanë dashur ta vizitojnë këtë anë. përveç banorëve të kësaj ane që janë punëtorë dhe kanë punuar tokat e tyre. Kjo pjesë mund të pasyrohet sin jë nga bukuritë e vendit tonë. , vlerësoi ministri i MTPT-së dhe shtoi: '' Kjo pjesë e Kosovës tregon se megjithëatë Kosova ka fermerë të vyer, mirren me ekonomitë e tyre familjare dhe kushdo që don ta shoh zhvillimin e vendit tonë për të ardhmen duhet ta kalojë këtë rrugë dhe të shef se si punohet ''.
Ky investim në këtë rrugë, ka qenë mëse i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe kur ne themi se Rahoveci është rajon i vreshtarisë, vizitorët do ta kenë më të lehtë që të vizitojnë plantacionet me vreshta pohoi ministri Limaj.
Rruga ka një gjatësi prej 8. 5 kilometra dhe ka kushtuar afër 1 milionë euro.
Ndërsa, në përurimin e rrugës tjetër të re të asfaltuar, e cila rrugë lidh Ratkocin si njëra nga fshatrat më të mëdha të Anadrinisë me fshatrat Vranjak - Bratatinë, kreu I MTPT-së, theksoi :'' Deri më tani këto fshatra kanë qenë të shkëputura nga qendra e tyre komunale. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që neve na ka dhënë mundësinë të bëjmë ndryshime të tilla, për të mirën e qytetarëve tanë. Jam shumë i bindur se tani e tutje jeta e banorëve të këtyre dy fshatrave do të ndryshojë, krahasuar me gjendjen para se të ndërtohet kjo rrugë''.
Sipas ministrit Limaj :'' Kosova po bëhet vendi i parë në Ballkan me rrugët e asfaltuara nëpër fshatra. ? Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme për këto dy vitet e fundit e cila, nënkutpton se do ta transformojë dhe ndryshojë vendin gjithë vendin tonë, në kuptimin pozitiv'' .
Rruga e sapoasfaltuar, që lidh fshatrat Ratkoc-Vrajak dhe Bratatinë, ka një gjatësi rreth 8 kilometra dhe ka kushtuar mbi 700 mijë euro.
Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, lidhur me asfaltimin e këtyre dy rrugëve të kësaj komune ka falenderuar Qeverinë e Kosovës si dhe ministrin e Transportit Fatmir Limaj.
©2009 Ministria e Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ministri Limaj përuori një rrugë të re në Llap, Rrugën Dumnicë e Poshtme - Dumnicë e Epërme
Ministri Limaj përuori një rrugë të re në Llap, Rrugën Dumnicë e Poshtme - Dumnicë e Epërme
2010-08-13
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj shoqëruar nga zëvendësminstri i Administratës Publike, Naim Fetahu, deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Hoti, dhe përfaqësues të komunës së Podujevës, përuroi sot rrugën e re të asfaltuar Dumnicë e Poshtme-Dumnicë e Epërme.
Ministri Limaj, pas përurimit të kësaj rruge, falenderoi përfaqësuesit e mediave të pranishme, për përcjelljen e këtyre përurimeve, siç tha në këto ditë të nxehta vere, në fazën e përurimeve të rrugëve anë e kënd Kosovës.
“Ne sot përuruam një rrugë të re të asfaltuar në komunën e Podujevës, një fshat në një zonë të thellë kufitare. Përurimi i rrugëve tregon se Kosova po ndërtohet, dëshmia më e mirë është, projektet të cilat po realizohen dhe përurohen” tha ministri Limaj.
Më tutje ministri Limaj shtoi se ndihet mirë me realizimin e një projekti të tillë në këtë zonë sepse, kjo anë ka qenë “shtegu” i parë i të gjitha të këqijave që kanë ardhë në vendin tonë :” Ndihem mirë që shteti i Kosovës, po ndërtohet dhe sot po i shpërblehen qytetarët e vendit tonë duke ua përmirësuar jetë. Andaj apeloj që të vazhdojnë të qëndrojnë në trojet e tyre”.
Kreu I MTPT-së gjithashtu vlerësoi se nganjëherë ne nuk e kemi njohur Kosovën tonë, kështu që duke u futur në zonat e thella dhe duke investuar në këto zona po shpalosen bukuritë e vendit tonë, si dhe mundësitë dhe potencialet që ka vendi ynë për t’u zhvilluar.
Sipas ministrit Limaj, me ndërtimin e kësaj rruge, do të bëhet e mundur zhvillimi i blegtorisë pasi që është një zonë e jashtëzakonshme për zhvillimin e ekonomive familjare, prandaj edhe ky investim ka qenë I domosdoshëm dhe I drejtë.
Limaj në këtë përurim edhe njëherë bëri të ditur se autostrada ka filluar në Vërmicë, ndërsa do të përfundojë në Merdar, ndërsa tjerat janë vetëm spekulime.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Limaj përuroi rrugën e Kaçanikut të vjetër
2010-08-10
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj përuroi sot rrugën e re të asfaltuar, rrugë e cila lidhë Kaçanikun e vjetër me magjistralen Prishtinë-Shkup.
Sipas minsitrit Limaj, kjo rrugë ka një rëndësi mjaft të madhe për banorët e këtij fshati :” Për ne sot është një moment i veçantë, për arsye se po bëjmë përurimin e një rruge të re në ditën e dëshmorëve të komunës së Kaçanikut, në ditën kur një njeri i madh jo vetëm i Kaçanikut por edhe i Kosovës, komandant Agim Bajrami e dha jetën për lirinë e Kosovës. Agimi ishte njëri nga bashkëluftëtarët tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kushtrimi i së cilit ngriti jo vetëm Kaçanikun, por gjithë këtë zone,njëherit ishte njëri nga shtyllat kryesore të UÇK-së, tha Limaj dhe shtoi: “ Ne si popull dhe Qeveri e Kosovës po vazhdojmë të bëjmë atë që kanë pasur ata ëndërr, ata që u flijuan për lirinë e këtij vendi, e cila ëndërr ka qenë liria e Kosovës, por njëkohësisht edhe ndërtimi I atdheut”.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ministri Fatmir Limaj përuroi rrugën rajonale Mushtisht-Sopi
2010-09-10
Sot në qendër të fshatit Mushtisht të komunës së Suharekës, në atmosferë solemne. Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit komunal të Suharekës, Blerim Kuçi dhe ish-komandati i UÇK-së I kësaj ane, Sadik Halitjaha, përuroi rrugën e asfaltuar Mushtisht-Sopi, të gjatë rreth 8 kilometra, për ndërtimin e së cilës Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka investuar 1 milion e 600 mijë euro.
Fillimisht, qytetarëve të tubuar iu drejtua kryetari i KK të Suharekës, Blerim Kuçi, i cili midis tjerash tha se rruga që u përurua sot është një nga rrugët më të rëndësishme të komunës dhe për realizimin e saj falënderoi ministrin Limaj dhe ministrinë, të cilën e drejton ai, e cila iu qas realizimit të këtij projekti me shumë përkushtim. Njëkohësisht, ai tha se me ministrin Limaj kanë biseduar edhe për projektet e tjera, që do të realizohen gjatë periudhës së ardhshme në këtë komunë.
Në fjalën përuruese, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, pasi i përgëzoi qytetarët dhe strukturat komunale për rrugën e re, tha se ajo përfundimisht do ta nxjerrë këtë rajon nga një situate jo e mire, e cila ka ekzistuar deru tash, sepse Mushtishti, që nuk është vetëm një fshat i rëndomtë, por është symbol i Suharekës, e ka merituar një rrugë të këtillë dhe meriton të këtë një trajtim të veçantë për faktin se Mushtishti nesër do të jetë promotor i zhvillimit të komunës së Suharekës dhe i këtij rajoni.
“Vendi ku jemi tash është një stacion i përkohshëm. Këtë rrugë unë do ta quajt të kryer vetëm atëherë kur të shpërthejë në drejtim të Shterpcës. Atëherë mund të them se e kemi përfunduar rrugën”, tha ministri Limaj.
“Ne biseduam me kryetarin e komunës për t’i realizuar objektivat dhe projektet në të ardhmen. Vizioni ynë është që këto bukuri natyrore, të cilat na i ka dhënë zoti, t’i kthejmë në shërbim të qytetarëve tanë jo vetëm të këtij rajoni, por të mbarë Kosovës, sepse ky rajon dhe këto bjeshkë bjeshkë prapa nesh kanë një potencial të jashtëzakonshëm ekonomiko-turistik, të cilin ne do ta shfrytëzojmë maksimalisht, do ta shfrytëzojë shteti i ri. Potenciali që ofron ky rajon tash nuk është vetëm potencial turistik. E dijmë që në të kaluarën në këtë rajon pothuaj se bosht kryesor i mbijetesës ka qenë blegtoria. Ne tani këtë blegtori do ta kthejmë në promotor të zhvillimit ekonomik edhe të komunës së Suharekës, por edhe më gjerë, kështu që jam shumë i bindur që perspektiva e zhvillimit të këtij rajoni është e sigurt, , sikur që është e sigurt perspektiva e zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit tone”, theksoi në vazhdim ministri Fatmir Limaj.
Duke paraqitur pasqyrën e zhvillimit të infrastructures rrugore në Kosovë, ministri i MTPT, Fatmir Limaj, tha:
“Mund të them që rrjeti rrugor i Kosovës deri në vitin 2007 ka qenë diku rreth 40% e asfaltuar. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqiperia kanë qenë para nesh. Komunat e Kosovës i kemi gjetur me diku me 2% , diku me 20%, diku me 40%, e diku i kemi gjetur me 50% të rrugëve të fshatrave të asfaltuara. Sot, në 2010-ën mund të themi që nuk kemi asnjë komunë në territorin e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka në minimum 75% të fshatrave të asfaltuara, ndërsa mesatarja e Republikës së Kosovës sillet prej 75-85% të fshatrave të asfaltuara, që nënkupton se diku jemi me 15 deri 20% para Maqedonisë, para Serbisë, para Malit të Zi, e diku rreth 35 deri 40% jemi para Shqipërisë dhe kjo tregon se zhvillimi harmonik i Kosovës po ec përpara”.
Në fund Limaj falënderoi punëkryesin për realizimin me sukses të projektit të kësaj rruge dhe njëherësh i njoftoi qyetarët e pranishëm se shtresa e dytë e kësaj rruge është punuar me gurë vullkanikë, që jep një cilësi të veçantë.
Në fund të ceremonisë përuruese, që u përcoll me një program vallesh popullore, ish-komandanti i UÇK-së nga kjo anë, Sadik Halitjaha, falënderoi udhëheqjen komunale e në veçanti ministrin Limaj për mbështetjen që i japin progresit të kësaj ane.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ministri Limaj peruroi sot dy rrugë te reja në Skenderaj me gjatësi rreth 10 kilometra
Në kuadër të përurimeve të rrugëve të reja, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kryetari i Skenderajit Sami Lushtaku, sot përuroi dy rrugë të asfaltuara. Rrugën për fshatin Kotorr e cila ka një gjatësi rreth 4.5 kilometra si dhe rrugën e Radishevës mbi 5 kilometra.
Sikurse në rajonet tjera të vendit tonë, Qeveria e Republicës së Kosovës, edhe në komunën e Skenderajit ka bërë ndërtime të fuqishme në infrastrukturën rrugore, tha në prononcimin e tij për media ministri Limaj dhe shtoi:”Qëllimi ynë është për të vazhduar që qytetarëve të vendit tonë, t’ua bëjmë jetën më të mirë, në mënyrë që të vazhdojnë të jetojnë në vendbanimet e tyre. Dora e shtetit dhe përkujdesja ndaj qytetarëve të tij po shihet konkretisht, duke e transformuar për të mirë jetën e tyre, por dhe duke ofruar më afër bukuritë e vendit tonë”.
Jam i bindur se me investimet tona, që janë bërë në këtë komunë, ju kemi mundësuar qytetarëve të kësaj komune, përmirësimin e kushteve të jetesës si dhe duke ju ofruar mundësinë për të zhvilluar ekonomitë e tyre shtëpiake, vlerësoi ministri Limaj.
Duke folur rreth përmirësimit të inftasrukturës rrugore në vendin tonë, kreu i MTPT-së, theksoi:” Kemi thënë që po bëjmë zhvillim harmonik të Kosovës, fshatrat kosovare po transformohen dhe po marrin një pamje tjetër, ky shembull është një shembull konkret, se me angazhimet tona të përbashkëta, kemi ndryshuar për të mirë jetën e banorëve të Skenderajit dhe kështu jemi duke vazhduar dhe do të vazhdojmë edhe në komunat tjera të vendit tonë”.
Kjo zonë dhe ky rajon ka qenë tërësisht të harruar në të kaluarën, sa i përket infrastrukturës rrugore, potencoi ministri Limaj, dhe ceku se nga informacionet e siguruara nga kjo komunë, del që deri në vitin 2007, në fshatrat e komunës së Skenderajiit ka pasur vetëm 1 për qind të rrugëve të asfaltuara, ndërsa tani kjo infrastrukturë ka arritur që të ketë një ngritje deri në 75 për qind.
Besoj se deri sa të pëfundohet mandati i qeverisjës aktuale të kësaj komune, ne do ta rrumbullaksojmë 100 për qind asfaltimin e rrugëve të kësaj komune tha në fund të fjalës së tij ministri Limaj.
Ndërsa kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku lidhur me realizimin e projekteve rrugore në komunën të cilën e drejton, falenderoi Qeverinë e vendit dhe ministrinë e transportit të udhëhequr nga ministri Limaj, për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Te nderuar Moderator
bashkimi i temes time qe ishte: Zyra e Auditorit Gjeneral e ka nxjerrë të pastër Ministrinë e (MTPT) Fatmir Limaj.
Llapi
me ket tem jan krejt dy sene te kunderta apo te ndryshme
une ne temen time i kam sjell argumentet qe i ka nxjerr Auditorit Gjeneral
ndersa ne ket tem jan vetem bastisjet e policis se eleshit
prandaj mendoi se nuk keni ba mire qe e keni bashkue
apo te kishit lan bile temen time me titull:Auditorit Gjeneral e ka nxjerrë të pastër Ministrinë e (MTPT) Fatmir Limaj.
po nuk e di perse u pengon kjo qe Auditorit Gjeneral e nxorri Fatmirin te paster se qudi
por nejse masi nuk ini prokuror ju mire eshte puna
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
EULEX-i arreston pesë persona për kontrabandë me derivate
Publikuar: Sot, më 15 shtator 2010
Prishtinë, 15 shtator (E plotësuar) – EULEX-i ka arrestuar pesë persona dhe ka bastisur mbi dhjetë lokacione të ndryshme nëpër Kosovë me dyshimet për kontrabandë me derivate.
Pesë të dyshuarit e këtij rasti janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim policor, ndërkaq që edhe dy të dyshuar të tjerë aktualisht gjenden jashtë Kosovës.
Burime të “Kohës Ditore” brenda misionit EULEX, kanë bërë të ditur se katër nga të arrestuarit janë pronarë të pompave të ndryshme të benzinës, ndërkaq që i arrestuari i pestë është një qytetarë serb nga Kosova.
Aksionet e bastisjeve, kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së mërkurë, ndërkaq që ato kanë vazhduar edhe pasdite.
“Bastisjet janë duke u realizuar në saje të hetimeve të vazhdueshme të krimit të organizuar, dyshimet për kontrabandim me derivate, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.
“Në kuadër të këtyre bastisjeve, prokurori i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin policor të pesë të dyshuarve. Dy të dyshuarit e tjerë momentalisht gjenden jashtë vendit...Janë bastisur katër kompani si dhe shtëpi private të shtatë të dyshuarve”, shpjegon EULEX-i.
Sipas të njëjtës kumtesë, hetimet janë duke u kryer nga departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it dhe Dogana e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Ndonëse njëri nga te arrestuarit është qytetarë serb i Kosovës, ky aksion i EULEX-it nuk përfshin, veprimet e paralajmëruara nga ky mision në veri të Kosovës.
Hetimet si ky për kontrabandimin e derivateve, sipas EULEX-it do të jenë të shumta, ndërkaq që të njëjtat vlerësohen si krimi i organizuar.
Misioni i BE-së,
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë që nga viti i kaluar ka filluar hetimet për raste të ndryshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, ndërkaq që nga prilli i këtij viti kanë filluar aksionet konkrete kundër këtij fenomeni duke bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë -Telekomunikacionit.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, muaj më parë kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Vreeswijk, ka paralajmëruar zbatimin e planit “Pastrimi i tubave”, me anë të së cilit deri në shtator të vitit të ardhshëm, EULEX-i mendon ta zbres nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të pranueshëm.
“...Korrik, gusht, shtator, tetor, nëntor....deri në shtator të vitit të ardhshëm. Është projekt njëvjeçar...Është projekt i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit nga SPRK, tek bizneset, individët, dhe në gjithë Kosovën....Kemi filluar në prill dhe po vazhdojmë, ne po ndërtojmë sistem. Kapacitetet po ndërtohen”, pati thënë Vreeswijk.
koha net
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Publikuar: Sot, më 28 nëntor 2010
Politika po pengon luftimin e korrupsionit
Prishtinë, 28 nëntor - Gjashtë shtëpi janë ndërtuar afër njëra-tjetrës në katër vjetët e fundit në një zonë prej 27 arësh në zonën kadastrale të Çagllavicës, shkruan sot “Kohas Ditore”. Prona ku është ndërtuar rrjeti i shtëpive figuron si hipotekë në një bankë private në Kosovë në emër të ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, dhe të dajës së tij, Skënder Shala. Të njëjtët emra, sipas dokumenteve që ka siguruar gazeta, figurojnë edhe në kadastrën e Komunës së Prishtinës. Emri i ministrit të Transportit në kadastrën e Prishtinës, sipas këtyre dokumenteve, figuron që nga viti 2006.
Në Veternik të Prishtinës gjenden edhe 28 arë të tjerë, që janë deklaruar si pronë e përbashkët familjare nga Demir Limaj, vëlla i ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Në këtë vend ende nuk ka filluar të ndërtohet asgjë, sipas Fatmir Limajt, ministër në largim i Qeverisë së Kosovës.
“Atë e ka blerë Demiri përmes kredisë, por aty nuk është ndërtuar ende asgjë”, ka thënë Limaj, edhe pse e njëjta është deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion si pasuri e përbashkët familjare, nga vëllai i tij.
Ndërkaq për ndërtimin e rrjetit të përberë prej gjashtë shtëpish në dy parcelat e tjera në Veternik, e të cilat nuk janë deklaruar në Antikorrupsion, ministri Limaj ka deklaruar se ato janë pronë e Skënder Shalës, për të cilin thotë se e ka dajë.
“Ata i kanë ndërtuar gjashtë shtëpi, sepse janë gjashtë vëllezër që punojnë në Zvicër dhe kur të kthehen në Kosovë herdokur mund t’i shfrytëzojnë”, ka thënë Limaj.
Ai nuk mohon se dy parcelat ku janë të ndërtuara këto shtëpi figurojnë në hipotekë bankare e në regjistrin kadastral të Prishtinës në emër të tij e të Skënder Shalës.
“Mua më është dashur të merrja një kredi prej 40 mijë eurosh në ‘Raifeisen’ dhe kjo pronë është lënë si garanci, për shkak se nuk kam mundur ta mbuloja me rrogë këtë shumë”, ka thënë Limaj.
Në anën tjetër, ministri i Transportit në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka shkruar se ka si pasuri të përbashkët familjare një banesë 110 metra katrorë, të blerë në vitin 2003, në vlerë prej 80 mijë eurosh, si dhe një banesë tjetër po ashtu e deklaruar si pasuri familjare me sipërfaqe prej 68 metrash katrorë e blerë në vitin 1981, në vlerë prej 70 mijë eurosh. Pasuri tjetër e përbashkët, sipas Limajt, janë edhe gjysmë milioni euro, që është vlera në euro e 13 hektarëve tokë, truall e arë bujqësore në Banjë të Malishevës, si dhe një shtëpi banimi prej 300 metrash katrorë në vlerë prej 250 mijë eurosh. Në Antikorrupsion po ashtu është deklaruar nga Limaj se ka një veturë të tipit BMW në vlerë prej 20 mijë eurosh, të cilën e ka ndërruar me veturën e tipit AUDI A4 në vitin 2009. Po ashtu, Limaj ka edhe një veturë tjetër të tipit AUDI A6, e blerë në vitin 2007 për 25 mijë euro, të cilën e ka deklaruar si pasuri familjare. Ndërsa si para të gatshme i mban 26 mijë euro në “Raifeisen Bank”, aty ku pati nevojë të futej në kredi për të marrë rreth 40 mijë euro. Këtë kredi e ka deklaruar në Antikorrupsion se është marrë për një kohëzgjatje prej 40 vjetësh për arsye të meremetimit të shtëpisë. Ndërsa si pasuri familjare pronën prej 28 arësh në Veternik e ka deklaruar në Antikorrupsion Demir Limaj, zyrtar i lartë në korporatën publike të Postë-Telekomit. Limaj ka shkruar në formularët e deklarimit të pasurisë se kjo pasuri e përbashkët familjare në Veternik është blerë përmes kredisë në vlerë prej 150 mijë eurosh, të marrë në “Teb Bank”, në vitin 2009, me afat kthimi prej dhjetë vjetësh. Kësaj banke në vitin 2010 Limaj ka deklaruar se i ka mbetur borxh edhe 100 mijë euro. Në këtë bankë Limaj ka shkruar në formular se mban para të gatshme në vlerë prej 3 mijë eurosh.
Sipas shënimeve të tij në Antikorrupsion, pasuri e përbashkët familjare janë edhe 23 arë te Liqeni i Badovcit (Prishtina e Re) të blerë në vitin 2001. Limaj fillimisht e ka shënuar se kjo pronë është blerë 100 mijë euro, ndërsa e ka përmirësuar dhe e ka shkruar se është blerë për vetëm 50 mijë euro.
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 28-11-2010 më 13:03
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt