
Postuar më parë nga
KILI MERTURI
Feith u sugjeron të hetuarve të japin dorëheqje
Publikuar: Sot, më 16 qershor 2010
Prishtinë, 16 qershor - Mbikëqyrësi i pavarësisë dhe njeriu që në Kosovë përfaqëson edhe Bashkimin Evropian, Pieter Feith, nuk ka asnjë dyshim se hetimet që po i bën EULEX-i do të sjellin rezultate. Ky zyrtar evropian nuk dëshiron as që ta imagjinojë situatën që do të krijohej, nëse pas gjithë këtyre hetimeve në rastin Limaj del që EULEX-i nuk ka pasur prova dhe se hetimet kanë qenë të pabazuara.
“Do të vijë një moment kur prokurori do t`i japë gjykatës të gjitha provat që i ka, dhe atëherë qytetarët e Kosovës do të informohen se cilat krime apo keqpërdorime janë bërë”, ka thënë Feith.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se në demokracitë perëndimore “ekziston një traditë, që kur një zyrtar të jetë nën hetime apo të ngrehet ndonjë aktakuzë ndaj tij, ai të japë dorëheqje”. Megjithatë, sipas Feith, i takon kryeministrit që të zgjedhë se me kë do të punojë.
Në intervistën e tij Feith nuk ka kursyer lëvdatat për qasjen e Qeverisë në luftën ndaj korrupsionit, duke thënë se “kryeministri e di që kjo është një çështje që duhet adresuar dhe përfunduar”.
Diplomati holandez pranon se i ka pëlqyer shumë fjalimi i kryeministrit me tetë qershor, ndërkaq përsërit se ka tej mase besim në profesionalizmin e EULEX-it.
Feith për herë të parë shpjegon përpjekjet e BE-së për një rol në bisedimet e mundshme teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, pas opinionit të GJND-së. Detajet e këtij angazhimi të BE-së, sipas Feith, do t`i tregojë vetë zëvendëspresidentja e BE-së, Ashton.
“Ajo që mund të them është se BE-ja, dhe kjo është në përgjegjësinë e nënpresidentes baroneshës Ashton, do të donte shumë që dalja e opinionit të përcillej nga një dialog. Kjo do të bëhet në baza vullnetare, do të ketë konsultime dhe është e rëndësishme që ne të gjejmë në Beograd dhe Prishtinë një atitudë konstruktive”, ka thënë Feith.
Bisedimet sipas mbikëqyrësit të pavarësisë, do të hapin edhe nevojën për një konsensus mbarëkombëtar në Kosovë, i cili ndoshta do të duhej të bëhej edhe nëpërmjet ndonjë mekanizmi.
“Mendoj se nuk duhet të lidhet një gjë e tillë me luftën kundër korrupsionit, por besoj se ka nevojë për një konsensus të gjerë mbarëkombëtar kur të vijë tek çështjet kombëtare. Në këso raste, politika, njerëzit, mediet dhe opozita marrin parasysh qëllimet e përbashkëta afatgjate të kombit. Po e them këtë në kontekst të asaj që mund të na presë në të ardhmen, pra mundësisë që të hyjmë nën një fazë ku nga konfrontimi mes Beogradit dhe Prishtinës kalojmë në një dialog konstruktiv”, ka thënë Feith,
Sipas tij, nuk është me rëndësi mënyra se si do të bëhej ky konsultim, por duhet që të ekzistojë iniciativa.
Feith në intervistën e tij flet edhe për mbijetesën e strategjisë për veriun, mospersonalizimin e luftës kundër korrupsionit, dhe kërkesën e tij të mëhershme për shkarkimin e ministrit Limaj (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”).
Mbrojtja e hajnit të bën kriminel!
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC , U KYMB , E HASA NA KRYMBI TU NA VJEDH E TU NA RREJT.
CDO DITË ËSHTË TU TA QIT POSHTË GJAKUN QË E KI DHANË PËR KËT DHE!
Krijoni Kontakt