Close
Faqja 37 prej 102 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 1019
  1. #361
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    kjo dmth se hashim thaqi eshte ai qe duhet fillue hetimin, sipas limajt!!
    kjo interviste eshte per konsumim te mbrendshem brenda pdk-se!!
    Kadal mos u gut, gazetari ja bani pyetjen "Pse hetimi filloj nga ju?"
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #362
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    MemphiS,fattlumi
    Do ju pyes nje gje,ama dua te me pergjigjeni sinqerisht.
    A ben?


    Hajt t'shohim cka po shkreton!

  3. #363
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Kadal mos u gut, gazetari ja bani pyetjen "Pse hetimi filloj nga ju?"
    gimche jo more po ngutna une po ashtu po flitet gjithandej!!

    hashim thaqi nuk bjen!!

    fatmir limaj bjen!!

    keto jane prova historike kujto turizmin ne alpet sllovene!!

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    moj e mira neper talla ne kallabllik dihet budalla..,

  5. #365
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    gimche jo more po ngutna une po ashtu po flitet gjithandej!!

    hashim thaqi nuk bjen!!

    fatmir limaj bjen!!

    keto jane prova historike kujto turizmin ne alpet sllovene!!
    Ok ok qysh te thush ti qashtu osht, pra me nis ashtu Fatmir Limaj e permendi edhe 80 milion €, nese ja qesum prapashtesen "i kam vjedhur" atëherë ndërron kuptimi i fjalisë dhe keqinterpretohet, kqyre ti mas pari çfarë pyetje ke edhe kqyre pergjigjen karshi pyetjes e jo qysh ta kana ty me interpretu.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #366
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Limaj: EULEX-i nuk ka gjetur asgjë antiligjore

    Në një intervistë dhënë RTK-së, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thënë se EULEX-i gjatë bastisjeve në MTPT dhe në shtëpinë e tij nuk ka arritur të gjejë asgjë antiligjore.


    "Në ditën e kontrollit kam dhënë një deklaratë se në këtë vend respektohet ligji, normat dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e drejtësisë për të dalë e vërteta në dritë", ka thënë Limaj, duke shtuar se organet e drejtësisë duhet të kryejnë punët e tyre, pa ndërhyrje politike dhe pa interferime në këtë proces.

    Zëri citon Limajn të ketë thënë se ai dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë qenë në dijeni për aksionin e EULEX-it. Ministri i ka hedhur poshtë pohimet e disa mediave se serverët e MTPT-së kanë qenë të fshirë, por sipas tij serverët nuk kanë qenë kurrë nën menaxhimin e MTPT-së, por nën kontrollin e MAP-së dhe të qeverisë.

    Limaj ka thënë se nëse vetëm një cent vërtetohet se është keqpërdorur nga MTPT-ja, atëherë ai do të marrë të gjitha përgjegjësitë. Hetimet ndaj tij ai i ka quajtur një gabim shumë të madh, ndërsa nuk ka dashur të komentojë nëse do të japë dorëheqje si akt moral. /rtk/zëri/telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #367
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    qe Fatmir Çeliku po e nderton autostraden e Kombit
    dhe ketu eshte krejt qellimi qe te pengohet kjo autostrad
    mes fol budallakia po te ishte kjo autostrad ashtu siq e quan ti autostrad e kombit do te shkonte per Preshev ose Bujanoc e jo per serbi

    mendo para se me shkrujt o smutan


    e sa per qe e kan bastis shum me tdrejt e kan prej nga e mur aj gjith at pasuri a i ka pas cypat me lira aj,

    mjer populli qe ka dhen te holla per ta liruar nga haga e ky tash e keqperdor meshiren e popullit te vuajtur te Kosoves

  8. #368
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129



    Shkojmë deri në fund
    Fatmir Limaj foli sërish për bastisjen në Ministrinë dhe Pronat e tij. Ai tha se i beson vetes dhe drejtësisë, e po ashtu se është i interesuar që kjo çështje të zbardhet deri në fund. Sidoqoftë, këtë zhvillim e quajti tendencë për poshtërim.

    Nga Express më 14.05.2010 në ora 9:45
    Në paraqitjen e dytë mediale, që prej se EULEX’i ka bastisur zyrat e Ministrisë së Transporteve, Ministri Fatmir Limaj ka deklaruar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë të pastër si loti.

    EULEX ka bastisur zyrat e Ministrisë së Transporteve dy javë më parë, përderisa ky mision tashmë ka filluar hetimet ndaj Limajt dhe shefit të prokurimit Nexhat Krasniqi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepra penale, shpëlarje parash, krim i organizuar,shpërdorim i detyrës zyrtare,mashtrim dhe ryshfet.

    Por Limaj, ka hedhur poshtë një nga një këto akuza sikurse edhe pohimet se në këtë Ministri janë keqpërdorur 80 milionë euro.

    Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës ë enjten, Limaj ka pyetur se si “është e mundur që njeriu brenda natës te kthehet ne superhajn” derisa ka thënë se është krenar për punën që ka bërë.

    “Jam krenar për punën time që e kam bërë deri më tani në këtë Ministri me krejt bashkëpunëtorët e mi. Ne jemi të pastër si loti dhe jam i bindur se MTPT duhet të përmendet si shembull i profesionalizmit dhe punës dhe të vlerësohet të dallohet nga të tjerat për atë që ka bërë deri më tani” ka thënë ai.

    Më pas, Limaj ka theksuar se nuk dëshiron të flas për procesin e hetimeve dhe procesin eventual gjyqësor ndaj tij.

    “Nuk flas për procesin , procesi është çështje e drejtësisë. As s’kam munguar kurrë e as nuk do të mungojë kurrë do të jem i gatshëm deri në fund. Jo që jam i gatshëm por edhe tërësisht i interesuar i vendosur kjo çështje të shkojë deri në fund dhe të zbardhohet e vërteta”.

    Më pas ai ka thënë se rasti i tij nuk duhet paragjykuar.

    “Mendoj se është në interes të drejtësisë dhe mendoj se profesionistë të EULEX’it e dinë se e vërteta nuk prezumohet, por ajo faktohet pavarësisht dhe çfarëdo që të jetë rezultati është një lajm i mirë për Kosovën se këtu po fillohet të punohet seriozisht për prevenimin e dukurive të këqija sikur që është korrupsioni. Në këtë drejtim ka pasur dhe do ta ketë mbështetjen time të fuqishme dhe gatishmërinë time për ta ndihmuar ekipin hetuese për të ardhur te e vërteta edhe me rastin tim” ka thënë Limaj.

    Limaj po ashtu nuk është përgjigjur direkt në pyetjen rreth dorëheqjes së tij si akt moral pas bastisjes. Në vend të kësaj ai ka përqeshur ata që i kanë kërkuar dorëheqje në baza morale .

    “Ne Kosove ka shume pak njerëz me moral politik” ka thënë Limaj ndër të tjera.

    Ai ka thënë se është interesuar që ky rast të përfundojë sa më parë pasi që sipas tij kjo ka qenë një tendencë që ai dhe familja e tij të poshtërohen.

    “Nuk ka asnjë forcë më, asnjë gjë, as NATO që mundet të më nxjerrë nga Kosova ose që mund të bëjë lëvizje për pa e përfundu këtë rast. Poshtërim më të madh tendencë për të poshtëruar familjen time ma shumë nuk ka sikur kjo . Unë do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje për të ardhur deri te e vërteta” ka thënë ai.

    Limaj ka kërkuar nga EULEX’i që të kryejnë punën sa më parë.

    “Kisha kërkuar që ata njerëz të fokusohen ta bëjnë punën e tyre që e kanë obligim e ne të tjerët mund ti ndihmojmë ata duke mos i penguar dhe të tjerëve i kisha kërkuar harroni se mund të linçoni njerëz politikisht po flas për opinionin e brendshëm.” ka thënë ai.

    Ministri Limaj ka treguar se ka marrë mesazhe nga qytetarët të cilët sipas tij i kanë ofruar mbështetje.

    “E di që e kam mbështetjen e njerëzve. Me qindra e mijëra mesazhe i kam marrë nga qytetarët e Kosovës sepse ata i besojnë fjalës sime dhe veprës sime. I kam ftuar që të vazhdojnë të besojnë jo vetëm në mua por edhe në drejtësi. Kjo ka qenë parulla ime në Hagë, ‘I besoj vetes dhe drejtësisë’ edhe në këtë rast edhe i besoj drejtësisë edhe vetes dhe drejtësia do ta thotë fjalën e vet”.

    Ai ka folur edhe për mbështetjen që i ka ardhur nga partia.

    “ Ata e njohin punën time ata e dinë saktë si kam funksionuar e dinë saktë cili është karakteri im dhe është më se normale që ta kem mbështetjen e fuqishme të partisë edhe të qeverisë edhe të anëtarëve edhe të simpatizantëve të PDK’së”.

    Më pas ai ka drejtuar edhe disa akuza por nuk ka përmendur emra.

    “Njerëzit duhet ta dinë se nuk mendon Kosova si mendojnë katër restorante të Prishtinës, një grup njerëzish të cilët gjithë ditë sillen nëpër restorante e nuk bëjnë asgjë.

    “Ata kanë probleme me familjet e tyre e le të mendojnë për fatin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Limaj ka përmendur edhe vëllezërit e tij.

    “Unë kam qenë i gatshëm që për familjen time, për MTPT, jo vetëm për familjeje time të ngushtë por edhe për vëllezërit e mi. çdo gjë që ju intereson jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë sepse jemi të pastër si loti këtij vendi i kemi dhënë po kurrë si kemi marrë” ka thënë ai.

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Me ne fund ndryshohet kahja e rruges se kombit, qysh ne muajin e ardheshum do te filloj ndertimi i autostrades , malishev - skendera- burgu i dubraves, autostrada nuk do te ket me emrin rruga e kombit por do te quhet zero toleranc, kjo rrug do te jet shum e dobishme per keta hajna te zero tolerances ku familjaret do te vozitin neper autoban deeri te burgu ,....
    po kta edhe ne luft kan vjedh e lere ma tashti ne liri, per mendim timin duhet ti varrin para bustit te Zahir Pajazitit
    Ma mir neser se dje

  10. #370
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga RRyma Lexo Postimin
    Me ne fund ndryshohet kahja e rruges se kombit, qysh ne muajin e ardheshum do te filloj ndertimi i autostrades , malishev - skendera- burgu i dubraves, autostrada nuk do te ket me emrin rruga e kombit por do te quhet zero toleranc, kjo rrug do te jet shum e dobishme per keta hajna te zero tolerances ku familjaret do te vozitin neper autoban deeri te burgu ,....
    po kta edhe ne luft kan vjedh e lere ma tashti ne liri, per mendim timin duhet ti varrin para bustit te Zahir Pajazitit
    o strujagjia i coftë veq tento me prek dikun, dije mirë qka të gjenë. Ju mos me i pa do andërra qe po i rrefeni këtu në forum moti ishi cof, o soj i hafijëve. Keta që për ty jan hajna jan populli vet i Kosovës dhe harroje atë mendim se ti këtë andërr e ke pa pram pse nuk po kallxon, nuk guxon me prek ma në popullin shqiptar kotë e keni ju soji i Edvin Magjupit e i Veton Terbeshit nuk keni qka me i ba kryeministrave të Shqiptaris...
    Sado që ankoheni te Tadiqi i juve e te UNIM e EULEX e te kush tjetër që veq ju e dini që centrallat në karpate i keni se në Kosovë ja u kan pre telat e antenave...

Faqja 37 prej 102 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •