Shkurt bre ende po e lodhni kokën me keto gjëra?!
EULEX Made in Serbia
Shkurt bre ende po e lodhni kokën me keto gjëra?!
EULEX Made in Serbia
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Prokurori që na ka munguar
Në shoqëri si këto tonat, ku njerëzit që duhet të japin drejtësi pranojnë të tredhen të parët nga pushteti, duket e pamundur të dalin individë që mund të sjellin përmbysje.
Nga Armand Shkullaku më 13.05.2010 në ora 12:06
Emri i tij i vështirë për t’u shqiptuar dhe pamja prej babaxhani, nuk ishte dëgjuar dhe nuk ishte parë pothuajse prej askujt në Kosovë. Madje, siç thotë edhe vetë, nuk do të ishte parë edhe në ta ardhmen, veç në rast se ky vend nuk udhëhiqet në mënyrë kriminale. Johannes van Vreesëijk, kryeprokuror i EULEX-it, ka vendosur të shfaqet publikisht sepse është i bindur se ka prova dhe fakte se zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës janë përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.
Në një intervistë të gjatë për të përditshmen “Koha Ditore”, një javë më parë, ai premton luftë pa kompromis për ta pastruar Kosovën nga krimi, në të gjitha nivelet dhe në çdo pjesë të vendit. Duke mos u tërhequr asnjë milimetër nga aksioni i EULEX, ku u bastisën zyrat dhe pronat e ministrit Fatmir Limaj, van Vreesëijk i tregon vendin kryeministrit Thaçi dhe paralajmëron peshq të tjerë të mëdhenj në rrjetën e drejtësisë. Ai nuk justifikohet në asnjë rresht për veprimet e tij, por është i qartë se ku mbaron pushteti i ekzekutivit dhe ku fillon pushteti i drejtësisë. Pavarësisht se do të jetë fundi i procesit që do t’i japë të drejtë ose jo, van Vreesëijk deri tani po vepron ashtu siç duhej të veprojë një kryeprokuror i vërtetë.
Duke lexuar intervistën e kryeprokurorit të EULEX, në mënyrë të pavullnetshme të krijohet përshtypja se aty gjeje gjithçka që kemi dashur por kurrë nuk e kemi patur nga një kryeprokuror shqiptar. Në Shqipëri, në 20 vitet e fundit, kryeprokurorët në rastin më të mirë nuk kanë bërë asgjë, ndërsa në rastin më të keq kanë shërbyer si mjet ndëshkimi ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Të implikuar politikisht, të varur deri në përulësi, të përfshirë në afera korruptive apo të paaftë profesionalisht, ata nuk arritën kurrë të ngrenë në sytë e opinionit publik figurën e një kryeprokurori dinjitoz. Të atij që normalisht duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, simbol i moralit, i ndershmërisë dhe i respektit ndaj ligjit. Fjalët e thëna nga van Vreesëijk, nuk u dëgjuan kurrë nga goja e një prokurori shqiptar. Në të gjitha rastet e përplasjeve me pushtetin, drejtësia shqiptare ose është zbythur ose është bërë palë. Kryeprokurori i EULEX doli vetëm atëherë kur iu desh të informojë dhe të mbrojë punën e tij, ndërsa prokurorët tanë shfaqen çdo ditë në ekranet e televizioneve nëpër seminare e konferenca apo në kopertina revistash se si vishen e dinë të gatuajnë, por kurrë ndonjëherë për të folur hapur dhe me guxim për krimin dhe korrupsionin që vazhdojnë të na rendisin në fund të Evropës.
“Ata që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin duhet të fillojnë të djersiten... Nëse nuk ndaleni, atëherë do ju ndalim ne... Qeveritarët duhet të zgjohen dhe të kuptojnë se ky është luftim i krimit të organizuar... Kryeministri duhet të shohë punën e tij...”, etj, janë disa nga deklaratat e van Vreesëijk që aq shumë do të kishim dashur që qoftë njëherë të vetme të dilnin nga goja e një prokurori shqiptar. Nuk ka ndodhur për një arsye shumë të thjeshtë: mungesa e pavarësisë. Ndonëse flitet aq shumë, në Shqipëri, Kosovë e madje edhe në shumë vende të rajonit për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, në realitet bëhet gjithçka për ta pasur atë nën kontroll. Kryeprokurorët tanë varen nga vullneti politik i liderit të shumicës, një telefonatë mjafton për t’i frikësuar e për t’i lënë në vegjetimin e tyre.
Askush prej tyre deri më sot nuk ka guxuar ta sfidojë deri në fund sistemin që e shndërron drejtësinë në vegël të pushtetit. Ndonëse korrupsioni ka mbërritur në nivele alarmante, asnjë qeveritar nuk është ndëshkuar, hetimet për ministrat mbeten në mes dhe të akuzuarit shndërrohen në të paprekshëm falë imunitetit të tyre. Në shoqëri si këto tonat, ku njerëzit që duhet të japin drejtësi pranojnë të tredhen të parët nga pushteti, duket e pamundur të dalin individë që mund të sjellin përmbysje. Këtu nuk ka njerëz të drejtësië që të shkundin sistemin e korruptuar politik si Di Pietro me “Duart e pastra” në Itali. Nuk ka hetues që hetojnë ministra e presidentë si në Francë, Gjermani apo SHBA. Nuk ka prokurorë që rrezikojnë edhe jetën e tyre për të luftuar mafian dhe krimin e organizuar. Këtu ka vetëm interesa meskine, presione politike dhe mungesë të një drejtësie të pavarur. Ky është produkti i komplicitetit mes politikës dhe drejtëisë, mes përzierjes së pisët të dy pushteteve që normalisht duhet të ishin të ndara.
Atë që na ka munguar prej vitesh, e pamë më në fund nga një prokuror hollandez. Me kurajo profesionale dhe me logjikën që sundon në çdo vend normal demokratik, Johannes van Vreesëijk po kërkon të bëjë punën e vet. Një punë që nuk po pranohet lehtë nga pushteti në Kosovë, i mësuar të ketë nën kontroll gjyqtarët e prokurorët lokalë. Prandaj hollandezi po akuzohet nga PDK dhe qeveria për ndjekje politike, politizim të hetimeve, intervenim në institucionet e Kosovës, etj. Përballë këtij presioni, kryeprokurori i EULEX deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet, përkundrazi do t’u shkojë hetimeve deri në fund. Ky është kryeprokurori që ne na ka munguar.
Van Vreesëijk ka shansin të mos varet nga vullneti politik i liderëve në Kosovë dhe të punojë për të zbardhur akuzat që ka ngritur deri më tani. Ai siguron se nuk vepron mbi baza politike selektive siç ka ndodhur rëndom me drejtësinë këtyre anëve dhe garanton se do ta pastrojë vendin nga krimi i organizuar dhe korrpsioni në të gjitha nivelet. Një objektiv i madh, që edhe nëse nuk do t’i çojë të gjithë shkelësit përpara ligjit, të paktën do t’ua vrasë gjumin të gjithë atyre që e kanë shkelur atë. Nëse vërtet kryeprokurori i EULEX dhe stafi i tij, nuk janë ashtu siç thotë van Vreesëijk aq budallenj sa të veprojnë pa prova e fakte, Kosova ka shansin e madh për të patur një sistem të pavarur e funksional të drejtësisë. Sepse pavarësisht insinuatave për intervenime, si kryeprokurori i EULEX, si gjyqtari që ka firmosur aktin e bastisjeve janë pjesë e sistemit të drejtësisë së vetë Kosovës. Dhe janë një shembull i mirë për t’i frymëzuar dhe formuar gjyqtarët e prokurorët e rinj kosovarë me idealin e drejtësisë dhe kultin e pavarësisë. Ajo që aq shumë na ka munguar.
Fundi i frikës dhe i frikësimit
Qëndrimi i fortë i NATO-s në mbështetje të drejtësisë dhe EULEX-it është i barabartë me një çlirim të dytë të Kosovës; së pari, e çliruan nga pushteti i vdekjes, kësaj herë nga ai i frikës. Ky është lajmi i mirë në Kosovë. Liria nga frika gjeneron shprehjen e lirë që për rrethanat kosovare vlen më shumë se ato 80 milionët që pretendohet se janë abuzuar
Këta njerëz që pas luftës në Kosovë u organizuan në klasë politike, me mënyrën e ushtrimit të pushtetit politik, dëshmuan se nuk e duan Kosovën për atdhe të tyre. Ata resurset e atdheut i trajtojnë si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si të mundur në luftë, shtetin si mundësi për t’u pasuruar nëpërmjet zyrës, sepse levë e kësaj kaste për arritjen e pushtetit ishte instalimi i frikës dhe i frikësimit. Militarizimi dhe pastaj kriminalizimi i politikës, së pari ia mori qytetarit kosovar lirinë e fjalës dhe të shprehjes, si masë ndëshkuese, për mosbindje qytetare. Pastaj ra ende pa u etabluar gjyqtari i pavarur...
Dhe qytetaria po shndërrohej ngadalë në masë amorfe që ia ka frikën pushtetit, ose që nuk i intereson fare pushteti. Në modelin qeverisës kosovar është instaluar lufta e klasave, përmes një aparati të madh dhe të kushtueshëm propagandistik, (kontrollit të mediumeve) nëpërmjet shërbimeve sekrete partiake dhe duke mbjellë frikën dhe frikësimin tek qytetarët, si levë të ngjitjes dhe mbajtjes së pushtetit të pakufishëm.
Kjo klasë politike që në fillesat e ngjitjes së saj në pushtet, e ka ndarë shoqërinë në “ne” dhe në “ata”, në “patriotë” dhe në “tradhtarë”, duke i stigmatizuar klasat (edhe ashtu të dërrmuara nga fashizmi i Milosheviqit) deri në shkatërrim total, duke i trajtuar fillimisht si “rugovistë” e madje si “titistë” dhe “kolaboracionistë”. Ndonëse frika vjen nga pushtete antipopullore, kosovarët nën regjime të huaja totalitare dhe agresive e perceptojnë secilin pushtet si dhunë dhe detyrim, ata ngadalë po këndellen se jo pushteti por qytetari është sovrani në këtë vend, se ai ka të drejtë të informohet, të organizohet, të tubohet, të flasë, të protestojë e jo ministria e rendit apo strukturat parapolitike. Në anën tjetër, duke qenë se Qeveria e Kosovës është punëdhënësi më i madh (thuaja i vetëm), qytetarëve u është shkelur dinjiteti dhe për ta partia në pushtet është bërë interes, sepse kafshata e gojës duhej mbrojtur me heshtje, madje me votë (dhe votën e tyre “të lirë” është dashur madje në rastet më ekstreme që ta fotografojnë me celularë që ta kenë si dëshmi për punë!?) dhe më shpesh me duartrokitje e ndonjëherë me militantizëm ekstrem. Pas shpërthimit të aferës në MTPT, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes van Vreeswijk, u tha kosovarëve atë që mediumet e pavarur, njerëz nga shoqëria civile dhe patriotë konstitucionalistë e kishin thënë tashmë gjatë kohë, se politika kosovare po kriminalizohej, por askush nuk guxonte të besonte, madje këta të fundit renditeshin në listat e “armiqve të shtetit”.
Dyshimet e ngritura ndaj Ministrisë së Transporteve dhe Postë-telekomunikacionit, shefit të saj Fatmir Limaj dhe shefit të prokurimit Krasniqi, si dhe së paku katër ministrive të tjera të Qeverisë së Kosovës e kanë pikë të përbashkët pikërisht pasurimin nga zyra.
“Shpëlarje parash, krim i organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare, mashtrim në zyrë dhe ryshfet. Këto nuk janë akuza, për të cilat nuk troket në derë dhe pyet a mund të bisedojmë...”, për të ardhur në fund edhe krimi tjetër, që për ata të cilët e duan atdheun dhe shtetin është më i rëndi, tek zhdukja e të dhënave zyrtare, pra fshirja e informatës shtetërore. Epilogu sipas Vreeswijk është: “Këtu do të respektohet qytetari. Shumë qytetarë këtu janë të frikësuar. Më ka ardhur në majë të hundës një situatë e tillë”.
I rikthehen ose e rigjejnë idealin e shpresës, Freedom from fear (liria nga frika) së bashku me tre liritë e tjera (lirinë e opinionit, të fesë dhe sigurinë ekonomike), që presidenti Franklin D. Roosevelt i shpalli më 6 dhjetor 1941. Sepse, siç thotë Franz Neuman, vetëm njeriu i lirë (posaçërisht i lirë nga frika) mund të vendosë lirisht.
Ajo që e thoshte Giovanni Sartori e përshkruan saktë Kosovën e sotme. Ai që trembet ta thotë atë që mendon, dikur heq dorë fare nga të menduarit e asaj qe s'mund ta thotë. Atje ku ekziston frikësimi, ku, po të shmangesh prej ortodoksisë mbizotëruese, të marrin me sy të keq (në mos të lënë fare mënjanë), liria e shprehjes ngurtësohet dhe, rrjedhimisht, shtrembërohet edhe vetë liria e mendimit.
Shumë kosovarë e pasuan me përulje mendimin e bosëve të luftës, sepse ata përcaktonin dhe përfaqësonin “mendimin e drejtë”, sipas versionit të tyre për historinë, luftën dhe paqen. Kjo klasë politike e keqkuptoi mesazhin e qytetarëve kosovarë, duke e shndërruar respektin në frikë.
Pas aferës MTPT, u desh të vinte në Prishtinë komandanti i trupave të NATO-s, Mark Fitzgerald, e të deklamonte se NATO-ja e mbështet sundimin e ligjit dhe se ata janë këtu që të ndihmojmë si forca e tretë reaguese për ruajtjen e sigurisë sa herë që u kërkohet, që t’ua rikthejë besimin kosovarëve se zinxhiri i krimit do të ndërpritet.
U dëshmua për të satën herë se në Ballkan kuptohet mirë vetëm gjuha e forcës!?
Menjëherë pasoi reagimi i komandantit të paqeruajtësve në Kosovë, gjeneralit Marcus Bentler, i cili tha se KFOR-i beson në Policinë e Kosovës dhe në atë të EULEX-it dhe se forcat e udhëhequra prej tij mund të aktivizohen në rast të nevojës.
Qytetarët kosovarë duhet t’i shmangen paragjykimit të fajësisë, përderisa këtë nuk e vërteton një gjykatë, por ata duhet të ngrenë zërin për ta rikthyer etikën e pushtetit, sepse kjo qeverisje e ka gërryer legjitimitetin vertikal.
Pra, qytetari po e rikthen të drejtën me folë!
Kështu, këmbëngulja e EULEX-it dhe NATO-s, si dhe presioni politik i Brukselit (selia e BE-së) që me forcë të dëshmojnë se do ta ndreqin këtë vend, e relakson qytetarin kosovar duke ia hequr frikën dhe duke e izoluar kastën e atyre që e mbollën, ngadalë por sigurt.
Askush nga majat e pushtetit, madje as kryetari i vendit dhe as nga opozita në Kuvend nuk pati guxim për ta denoncuar “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” që po e hante shtetin, edhe pse në anën e shtetit ishin shoqëria civile dhe shtypi i lirë. Një ditë një tjetër president kosovar do t’i stolisë me medalje për trimëri, këta që sot, duke qenë se po e mbrojnë shtetin, janë shpallur armiq të tij. Sepse shtetin sot, nuk po e mbrojnë sipas Kushtetutës kryetari dhe kryeministri, por EULEX-i i armatosur gjer në dhëmbë. Sot, secili që është kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në përkrahje të gjyqësisë (edhe EULEX-it) për vendosjen e shtetit ligjor në Kosovë është patriot, kurse ata që e frikësuan qytetarin për ta sunduar dhe zhvatur janë armiqtë e vërtetë të shtetit. Pasi që kosovarët e kanë çelur gojën, në rend është instalimi i gjyqtarit të pavarur dhe më në fund do të dihet botërisht se kush ishin ata që i bënë zarar të madh vendit e kush ishin ata që i falën edhe jetën, shëndetin, pasurinë dhe dijen. Thjesht, po të mos ishte liria e fjalës, pos pushtetit kleptokrat, po kriminalizohej tërë shoqëria dhe po e shtynte vendin drejt një autokracie. Vetëm pak etikë pushteti të kishte kjo klasë politike, do të duhej të ikte vetë. Duke u nisur nga kryetari dhe kryeministri.
I pari i shtetit nuk guxon me folë, edhe pse po i bastiset shteti. Ai flet përçart edhe pse e obligon Kushtetuta t’i drejtohet kombit e t’ua bëjë me gisht hajdutëve... Heshtja e tij i hapi shteg krimit të ri, zhdukjes së dokumentacionit zyrtar (të shtetit) përballë fytyrës së tij mrrolane, thua se e ka detyruar dikush dhunshëm të prezantohet si president i Kosovës!?
Dhe ka hala moral t’i thotë vetes burrë shteti.
Pra, secilën herë dhe sërish: Të refuzojmë të na frikësojnë! Këndej i bie liria e Kosovës.
Shkruan: Halil Matoshi
Sot, secili që është kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në përkrahje të gjyqësisë (edhe EULEX-it) për vendosjen e shtetit ligjor në Kosovë është patriot, kurse ata që e frikësuan qytetarin për ta sunduar dhe zhvatur janë armiqtë e vërtetë të shtetit.
I gjith krahu i luftes qe kane ngjitur kravate jane te paafte,kjo po deshmohet qe perveq paaftesise se tyre kane edhe prirje per hajni....!
Le te dine te gjithe keta pisa qe ju ka ardhe fundi dhe populli do ju kthehet kunder tyre bumerang dhe te gjithe do i ndeshkojne me vote.....do jua tregoj rrugen e maleve nga kane ardhur.
[QUOTE=The Clown;2713126
I gjith krahu i luftes qe kane ngjitur kravate jane te paafte,kjo po deshmohet qe perveq paaftesise se tyre kane edhe prirje per hajni....!
Le te dine te gjithe keta pisa qe ju ka ardhe fundi dhe populli do ju kthehet kunder tyre bumerang dhe te gjithe do i ndeshkojne me vote.....do jua tregoj rrugen e maleve nga kane ardhur.[/QUOTE]
demek u ka ardh fundi fashatarve se kogja gjate kulloten kosoven e tash duhet me u kthye punve n e fshat!!
Po ju mos me i pa këto ëndërra moti kishi cofë, por po të kujtoj se ky krahë nuk ka nëvoj për votën tënde se këta janë vetë populli. Këto jan disa pengesa që po i behen popullit te Kosoves nga hafijet si gjithher dhe kurdoher. Jane keto fjale qe jemi mesue ti ndegjojna shume her sidomos keto dhjet viteve te fundit ne Kosove e sidomos ne mediacenter ne Qagllavic, Brinit apo edhe koha-veton-sorros dhe te tipit te vejushes Trajkoviq per krahun e luftes. Keshtu keni lehe ju edhe per nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar ne Pokrainski skupshtina apo komtet te partis komuniste, keshtu jeni mesue me ngrite komisjone kunder ketyre te malit qysh po keni qef me ju thane luftarve te UCK-se dhe me shpif ne UNMIK e ne Tribunal te Hages dhe a e din qka ju ka dal ne fune juve o mjerana kurgja pa fakte pa baza. Dhe kjo ka me ndodhe e tashe. Dhe a din pse?se ju ka ardhe cofa dhe ju nuk keni ku me shkue veq me ndejte atje ku jeni ne Serbi. Keto spektakle qe jeni mundue me i shite ne popull si me arrestime te luftarve nga ana e UNMIK-ut ,Showe e tipit te Bllaces me CD-ja, ku deshmue edhe me zgjedhjet e fundit se kush eshte ketu per popullin e Kosoves por edhe keto te fundit nuk jan kurgja ama kurgja . Knaqnu dhe qeshni se dihet kush do te qesh i fundit.
Aktualisht Fatmir Limaj është në RTK kush deshiron ta ndegjoj, ndëgjojeni se çka thotë.
P.S Kjo më shumë vlen për anti-kombëtarët
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Fatmir Limaj: "Jo 80 milion €, po asnjë cent nuk ja kam marrë ketij vendi"
Fatmir Limaj: "e falenderoj Zotin që ma dha mundësinë të kontriboj për vendin tim"
Fatmir Limaj: "vAll-llahi nuk e di pse filloj nga unë hetimi, kjo pyetje duhet t'i adresohet dikujt tjetër, mendoj se ata që filluan nga unë gabuan"
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Krijoni Kontakt