Krasniqi lavdëron Limajn
Prishtinë, 30 Prill – Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj është ndër ministrat më të suksesshëm, ka thënë sot zëdhënësi Memli Krasniqi, përkundër hetimeve për korrupsion nisur ndaj Limajt nga misioni i BE-së.
“Ministri Limaj është ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndër ministrat më të suksesshëm,” ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka mohuar ankesat e mjeteve të informimit në Kosovë, të cilat pohuan se ministri Limaj po i anashkalon ato, pas aksioneve hetimore të EULEX-it në ndërtesën e ministrisë, pronave familjare të Limajt dhe tre kompanive që kanë marrë punë / tendere nga kjo ministri. /koha/
Krijoni Kontakt