Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    Pse u fshinë këto shkrime?

    Tema: Shqipëria nis plakjen.
    http://www.forumishqiptar.com/showth...24#post2691324

    ..Studimet e fundit përllogarisin të kemi vetëm 35 mijë lindje në vit ne rang kombëtar. Kjo për shkak se çiftet janë të prirur drejt karrierës dhe se shpeshherë zgjedhin dhe rrugën e gabuar për të penguar një shtatzani të padëshiruar, raporton Top Channel.
    Siç shihet, në temë përmendet karriera si një shkak i lindshmërisë së ulët. Shqipëria është një vend që po ecën në hapat e perëndimit.


    U zhvillua afërsisht kjo bisedë:

    Izadora: Ana financiare është faktori 1 në pakësimin e lindjeve.

    BATO: Nuk është arsyeja ekonomike. Vendet e varfra kanë lindshmëri të lartë.

    Marya: Mos është faji i femrave?

    BATO: E vërtetë, faji është i femrave që nuk duan të bëjnë më fëmijë. Provo t'i thuash një vajze të re perëndimore që të martohet dhe të bëjë fëmijë. "...Ik or gris prapanicën ti... do martohem unë që të rris fëmijët e tu. Unë dua të punoj, të jem e lirë dhe të shijoj jetën. Kam kohë për t'u martuar..."
    Me shijimin e jetës ajo kupton qejfin nëpër klube nate me djem bukuroshë. Sot vajzat martohen pas moshës 30 vjeçare dhe lindshmëria në perëndim është 1.3 fëmijë për familje. Popullsia po shkon gjithnjë e më tepër drejt plakjes.

    Endless: (i bëri kuotë shkrimit tim dhe shkruajti): Botës po i vjen fundi me hapat e ngadaltë të një plaku perëndimor.

    Marya: ( i bëri quotë shkrimit tim dhe tha diçka për plakjen e popullsisë dhe sistemin e pensioneve. Shkrimi i saj ishte mbështetës i atyre që thashë unë)


    Përse u fshinë këto katër shkrimet e fundit? Unë dyshoj se këto shkrime i ka fshirë një supermoderatore femër, pasi DI ANA nuk mund të hyjë dot atje. Por mbase e kam edhe gabim.
    Unë i lutem moderatorit ose moderatores që i ka fshirë, që po mundi, të bëjë një sqarim të shkurtër se përse u fshinë këto shkrime.

  2. #2
    oh batush me te vertet pret pergjigje?
    Edhe ti jam e sigurte i ka fshire ndonje si ato qe ke pershkruar qe nuk do te beje femije
    ti mire e ke mjer ato qe do mbeten si lopa rrugeve
    ku ka me mire te besh femije edhe te krijosh jete
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Bato,
    Shkrimet u fshine nga dhe nuk jam femer.
    Arsyeja eshte te lindurit te femijeve nuk varet vetem nga femrat apo vetem nga meshkujt dhe per kete nuk mund te akuzojme as njerin e as tjetrin.
    Me fal qe nuk te kontaktova por koha ime eshte e ngarkuar.
    kalofsh mire,
    Eduard Rusi
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Ketu shkrimet fshien dhe nuk lihet asnje gjurme sikur te mos kishin ekzistuar, ju lutem shume ne ç'do shkrim te fshire personi qe e fshin duhet te lere gjurme, dmth. shkrimi u editua nga filani.
    Ju faleminderit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    EdiR, shkaku i fshirjes nuk më duket i arsyeshëm, megjithatë, s'ka gjë.

    Kalofsh mirë!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •