Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Me kërkesë të shtetit serb, arrestohet në Mynih një shqiptar

    Gjakovë, 27 prill

    Sipas njoftimeve nga familja Bobani nga Gjakova, të martën në mëngjes në aeroportin e Mynihut të Gjermanisë, është arrestuar biri i tyre Bujari, derisa po kthehej me familjen e tij të ngushtë nga SHBA-të, të cilin arrestim e vlerësojnë se është bërë me kërkesën e shtetit serb. Në njoftimin e kësaj familje dërguar gazetës sonë, midis tjerash thuhet:” Unë, Arben Bobani nga Gjakova, ju informoj se sot më datën 27 prill 2010, rreth orës 9.00 te mëngjesit, autoritetet policore gjermane e kanë ndaluar në Aeroportin e Munchenit vëllain tim Bujar BOBANI (BUKI), në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga INTERPOL-i dhe me kërkesë të shtetit serb. Ne momentin e arrestimit, vëllai im ishte duke u kthyer në Tiranë nga SHBA-të dhe po udhëtonte me familjen e tij të ngushtë, gruan dhe dy fëmijët e tij. Edhe pse nuk e dimë arsyen e saktë të këtij ndalimi, dyshojmë që ky akt është një ngatërrim. Gjithashtu dyshoj se kjo është bërë për shkak timin, pasi qe unë kamë qenë pjesëmarrës i luftës së Kosovës dhe i kërkuar nga shteti serb, në burgjet e të cilit shtet kam mbajtur edhe një periudhë të caktuar burg. Jam i bindur se ky është vetëm një keqkuptim dhe vëllai im Bujar Bobani, nuk ka të bëjë asgjë me luftën në Kosovë, sepse në opinion ai njihet si një artist dhe sportist i suksesshëm. Kërkojmë nga mediat që duke botuar këtë informatë të sensibilizojnë këtë rast, ndërsa nga organet përkatëse të Kosovës, që të ushtrojnë trysni tek të gjithë faktorët përkatës, që vëllai im të lirohet sa më shpejtë dhe të zbulohet edhe fati i familjes së tij”, thuhet në njoftimin e familjes Bobani, të nënshkruar nga Arben Bobani.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne Gjermani jetojne qindra mijra shqiptare.
    Nje pjese e mire e tyre jan dhe te organizuar ne parti politike e shoqata.
    Ata duhet te bejne dicka per Bobanin.
    Nje proteste e fuqishme duhet kunder administrates gjermane e cila ne kte rast arreston shqiptare per llogari te shtetit krimnal serb qe ka bere genocid mbi shqiptaret.
    Jam i bindur se ne Gjermani strehoen qindra Arkana te Serbise.
    Ata do bente mire ti arrestoje policia gjermane e tja coje Hages ose Shtetit te Kosoves.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    ketu behet fjal per shtet te vertet dhe jo per shtet si i sales o brari.Gjermaia ka nenshkruar akte e marveshje nderkombetare(nder te cilat dhe me interpolin) dhe i respekton keto marveshje.Ne kete rast gjermania nuk ka te drejt te komentoj nje urdher arresti te interpol serbis,se serbija njihet si shtet,dum apo nuk dum ne.Familja bobani duhet te luftoj juridikisht ne kete rast me serbin per urdher arrestin e padrejte,por gjermania nuk ka faj se ka detyrime nderkombetare.Sa per ate qe thu ti se ka sa te duash kriminel serb ne gjermani,autoritetet gjermane nuk mund te bejne punen e qeveris te kosoves.Qeverit e kosoves dhe te shqiperis duhet te perpiqen qe kosova te konfirmohet sa me shume si shtet i pavarur ne arenen nderkombetare qe te ket mundesi qe te jet nje dit dhe ajo pjes e organizmave nderkometare,sic eshte interpoli.Ateher qeveria e kosoves mund te bej te njejten gje duke leshuar urdher arreste nderkombetare per kriminelet serb nepermjet interpolit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shih soni.. edhe avokat i ed ram ruc altin arapve dhe i sllobos..

    he me te lumte o 97 tsh..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •