Ulet ndjeshëm fertiliteti tek çiftet shqiptare. Nga 3.3 fëmijë që llogaritej në vitet 93-95 lindshmëria ka rënë në 1.6 fëmijë për grua në vitet 2006 – 2008.
Studimet e fundit përllogarisin të kemi vetëm 35 mijë lindje në vit ne rang kombëtar. Kjo për shkak se çiftet janë të prirur drejt karrierës dhe se shpeshherë zgjedhin dhe rrugën e gabuar për të penguar një shtatzani të padëshiruar, raporton Top Channel.
Ministria e Shëndetësisë dhe USAID kanë nisur një fushatë sensibilizimi për rritjen e përdorimit të metodave kontraceptive bashkëkohore për parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara.
“Duhet të jemi sa më metodikë, sa më këmbëngulës te kjo fushatë me sa më pak patetizëm te mesazhet tona”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Përdorimi i kontraceptiveve nga 8% në vitin 2002 është rritur në 11 % në vitin 2009. Ky nivel i ulët i përdorimit i shoqëruar dhe me numrin e ulët të lindjeve tregon se aborti është alternativë kryesore në rastet kur ndodh një shtatzani e padëshiruar.
Krijoni Kontakt