Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Bie numri i fertilitetit tek çiftet shqiptare, 1.6 fëmijë

    Ulet ndjeshëm fertiliteti tek çiftet shqiptare. Nga 3.3 fëmijë që llogaritej në vitet 93-95 lindshmëria ka rënë në 1.6 fëmijë për grua në vitet 2006 – 2008.

    Studimet e fundit përllogarisin të kemi vetëm 35 mijë lindje në vit ne rang kombëtar. Kjo për shkak se çiftet janë të prirur drejt karrierës dhe se shpeshherë zgjedhin dhe rrugën e gabuar për të penguar një shtatzani të padëshiruar, raporton Top Channel.

    Ministria e Shëndetësisë dhe USAID kanë nisur një fushatë sensibilizimi për rritjen e përdorimit të metodave kontraceptive bashkëkohore për parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara.

    “Duhet të jemi sa më metodikë, sa më këmbëngulës te kjo fushatë me sa më pak patetizëm te mesazhet tona”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

    Përdorimi i kontraceptiveve nga 8% në vitin 2002 është rritur në 11 % në vitin 2009. Ky nivel i ulët i përdorimit i shoqëruar dhe me numrin e ulët të lindjeve tregon se aborti është alternativë kryesore në rastet kur ndodh një shtatzani e padëshiruar.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ana financiare eshte faktori 1 ne paksimin e lindjeve.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Ana financiare eshte faktori 1 ne paksimin e lindjeve.
    Mos kemi qenë gjë të pasur në kohën e xhaxhit që boshim nga 85 mijë fëmijë në vit ? Gjermanët janë të pasur, por janë vendi me më pak lindje në botë (së bashku me Serbinë e Greqinë) për raport popullsie.

    Thuaj ka ndryshuar koha, shqiptarët si gjithë bota (e civilizuar) po bëjnë më pak por më cilësorë lol. Por prap nuk jemi njësoj me Europën që kanë harru me pjell fëmijë, shqiptarët vazhdojnë të lindin por vetëm se ka ndryshuar mosha kur çiftet bëhen me fëmijë, nqs më parë baba bëheshe që 21-23 vjeç sot ka shkuar 27 vjeç apo 30 (për meshkujt). Kuptohet edhe më pak, zakonsisht familjet janë me 2-3 fëmijë, rrallë me 1 apo me 4-tër. Ka ik njëher e mirë koha e gjyshërve apo prindërve tanë që bënin nga 7-8 fëmijë.

    Unë për vete e kom nda mendjen që do bëj 3 fmi (gruja jo unë lol). 3 më duket nr. perfekt.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Tani mos shkojme me formulen standarte, burri punon gruaja be kalamajt dhe rri ne shtepi.
    Tani jane burre e grua qe kontribojne ne familje. Nje person i vetem nuk e perballon dot muajin.Vetem nqs merresh me icik nisteshte
    Politikat kane ndryshuar, taksat e rroges qe i jepet shtetit jane masakruese, Periudha qe duhet te rri nena ne shtepi eshte shkurtuar nga 3 vjet edhte bere 1 vite e 2 muaj.

    Pra shteti ben nje politik diskriminuese nda femres.
    Tani mos rrime duke i krahasuar me ato qe bejn kalamoj per vite. E kane hobby ,thejne monotonin e dites :-D


    Kapim shqiperin :
    Po mos te kesh gjysh e gjyshe ,s'do e marresh femijen me vete ne pune.
    C'fare stimulon shteti per grat qe lindin ? 0


    Ps.Ne kohen e xhaxhit kishte buke mistri sa te duash .Amon vetem mos filloni me politik !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Jack jane rrit kerkesat dhe mundesite per nje jete me te mire. Ne kohen e xhaxhit i kishe te gjitha me tollona. Keshtu qe e flije mendjen. Buke me vaje e kripe e nje fije hudher ne dore e genjehej femija.
    Tani nuk guxon ta nxjerresh nga dera e shtepise se te mbysin shitesit rruges. I fshihesh njerit, tak te del tjetri nga se pret.

    Pastaj ndikon dhe fakti qe vetem pleqte e femijet kane ngel ne Shqiperi. Ciftet martohen dhe e shikojne te ardhmen e tyre jashte vendit. Hiq Tiranen
    e ndonje qytet te madh, ne te tjerat pjesa me e madhe ka ikur ne emigrim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 27-04-2010 më 14:48

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga ximi abedini
    Shqipëria nis 'plakjen'
    Pas plakjes vjen vdekja.

    Citim Postuar më parë nga Izadora
    Ana financiare eshte faktori 1 ne paksimin e lindjeve.
    Nuk është ana financiare. Të varfrit bëjnë më shumë fëmijë.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Pas plakjes vjen vdekja.


    Nuk është ana financiare. Të varfrit bëjnë më shumë fëmijë.

    Mire e kane pas then : Fukaralliku kalamaj sjell !
    Femija nuk eshte i kukull qe aq sa e solla ne jete , sesi rritet e rujt zoti.

    Megjithse kalamojte e hershem ishin zot e vetes, jo si keto kalamojt modern, mjau mjau
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Ne po plakemi vete, pale ne forum ka shume pensionista

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    epo...

    ...ka perfunduar fushata '' beni sa me shume ushtare te enverit ''...ishte dikur kjo direktive qe i nxitte ciftet te lindnin sa me shume femije...dhe te varferit njerez nuk dinin cka benin..o burra perpara...por kohet kan ndryshuar...shkollimi me i madh i njerezve,rritja e kerkesave jetesore , informimi gjithnje e me i madh i cifteve mbi jeten sexuale dhe menyrat e evitimit te shtatzanive te padeshiruara , mundesite gjithnje e me te shumta dhe te sigurta tenderprerjeve te ketyre shtatzanive kane bere qe te bie ndjeshem sot numri i lindjeve...une mendoj se ka shume me teper dobi kjo gje se sa pasoja..qahemi sot se po plakemi por nuk do qahemi neser se vashat tona do martohen me serbe dhe maqedonas...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po c'te pjellin njerezit aman. Ky shtet nuk afron asnje lloj ndihme per nenat. Shiko ketu ne Usa u shqyen adoloshentet hispanike duke pjelle vetem per ato ndihmat qe u afron shteti. Femijen e shikojne si profesion e burim financiar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •