Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fëmijët, televizioni dhe çrregullimet e vëmendjes.

    FËMIJËT, TELEVIZIONI DHE ÇRREGULLIMET E VËMENDJES

    Një studim i ri që doli në numrin e Prillit të “Pedriatia”, del në përfundimin që fëmijët që shikojnë televizion përjetojnë harqe të shkurtuara të vëmendjes dhe rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë, bazuar mbi orët para televizorit, e zhvillimit të ADD (crregullimet e vëmendjes) më vonë gjatë jetës. Akademia Amerikane e Padriatisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim.

    Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të Sesame Street. Ndihmës drejtori për kërkime në Workshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.

    Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe Qendrën Rajonale Mjeksore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përvec kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fëmijët.

    Me sa duket kjo nuk është dicka e re për Dr. Lorraine Day, një kirurg i traumës ortopedike i njohur në rang ndërkombëtar dhe autore shume e shitur, ishte për 15 vjet Ndihmë Profesor në Fakultetin e Kalifornisë, Shkolla e Mjeksisë në San Francisko, dhe Zëvendës Kryetar i Departamentit të Ortopedisë. Ajo ishte gjithashtu Shefe e Kirurgjisë Ortopedike në Spitalin e Përgjithshëm të San Franciskos dhe njihet në të gjithë botën si ekperte e SIDA-s.

    Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës:
    "Tregohet që fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet.

    Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.
    Opinioni i hershëm i Dr. Day për këtë cështje duket se është i njëjtë deri diku me Dr Christakis i cili ka thënë, "Truri i të sapo-lindurit zhvillohet shumë shpejt gjatë dy deri tre viteve të para të jetës. Me të vërtetë ai ‘është në ndërtim’ gjatë kësaj kohe.

    Burimi: www.newswithviews.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    E mire fare eshte mos kete shtepia televizor fare , se nuk jep rezultate te mira nese eshte ... ne te mesuarit e femijeve ...
    Ama ndonjehere dhe duhet Tv per te marre info te ndryshme , e rencishme eshte mos e teprojne dmth te kene nje kohe te caktuar qe te shohin dhe jo me teper .. kjo varet nga prindi

  3. #3
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    E mire fare eshte mos kete shtepia televizor fare , se nuk jep rezultate te mira nese eshte ... ne te mesuarit e femijeve ...
    Ama ndonjehere dhe duhet Tv per te marre info te ndryshme , e rencishme eshte mos e teprojne dmth te kene nje kohe te caktuar qe te shohin dhe jo me teper .. kjo varet nga prindi
    lol mos te ksihte TV shpia do ishte shtu si shum numri popullsis se sdo kishin prindrit ca me bo kshu qe duhet TY
    Tallem normale qe TV duhet sepse eshte mjet informacioni thjesht sduhette abuzohet nga femijet me te

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Si cdo gje tjeter ne kete bote TV ka te mirat dhe te keqiat e veta. Por nuk mund te themi te rrime pa TV fare sepse sic thane dhe me larte eshte mjet informacjoni dhe po te shikosh kanalet si Discovery Channel qe jane shume "informues" eshte gje shume e mire. Une qe flas e shikoj shume kete Channel??? Jo shume disa here me shume shohim filma etj. Por per femijet per mendimin tim eshte shume e keqe. Kam femije vete dhe per disa nena eshte convenient qe ta lene femijen para TV dhe te bejne punet etj etj dhe pastaj femijet nuk i shkulen nga TV. Une kurre se kam bere kete dhe nuk do ta bej por hajde de qe per babysitterin eshte e kollajte dhe ne gjithmone i themi mos e le para TV se seshte mire. Perpiqemi gjithmone qe ta mos e leme. Mendoj se TV e shumte nuk eshte mire por jo dhe te mos e lesh fare. P.sh. oren e ushqimit une gjithmone e kam hutuar vajzen me TV ja kjo ja ajo qe ta ushqejme por kjo eshte 15-20min ne vakt. Per mua kjo eshte norm.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Qëndrimi para ekranit të TV apo Kompjuterit është njësoj, sepse reflektimet e rrezeve nga monitori është së pari i dëmshëm për sytë, pastaj edhe për konstruksionin e trupit të fëmiut apo të të riut, meqë në këtë kohë trupi e merr formën e vet definitive.
    Arësye tjeter që është në disfavor të të shikuarit të TV është edhe koncentrimi në kohë të gjatë para tij dhe kjo ndikon në aftësitë e kufizuara të vetrezonimit, sepse nga TV fëmiu i merr gjërat e gatshme, pra i merr ashtu si i servohen, pa pasur nevojë të vej trurin në përdorim.
    Por…TV duhet të shikohet në afate të shkurtëra (flasim për fëmijët) kur ata do të shikonin ndonjë emision shkollor, ndonjë dokumentar, ndonjë film ku nuk ka dhunë (sepse kjo ndikon në ndërtimin e tyre agresiv), apo edhe ngapak muzikë cilido zhanër të jetë! Por kohëzgjatja e qëndrimit para TV duhet të jetë jo e njëtrajtëshme, por periodike, ashtu që të mos paraqitet lodhja dhe në shumë raste edhe molisja e fëmiut. Këtë detyrë e kanë prindërit të cilët duhet të kenë kujdes se sa gjatë fëmijët e tyre shikojnë TV dhe çfarë shikojnë në te.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    Me hall eshte kjo pune. C'argetim ka femija ne Amerike??? Te pakten kompjuteri (lojrat per femije ne kompjuter-gjithmone i/e kontrolluar nga prindi) dhe televizori (vetem programet per femije) japin nje lloj argetimi dhe ndihmojne femijen te kaloje kohen dhe te zhvillohet. Tani ne dimer sidomos eshte me e veshtire se ne behar. Ne vere e nxjerr nje shetitje, e con ne park te luaje, po ne dimer ku ta cosh? Shoke dhe shoqe po s'behen kollaj, me ke te besh, me nje qerre spanjolle qe kemi rreth e rrotull???
    Mgjtht. prindi ben c'eshte e mundur per femijen dhe brenda mundesive qe ka. Keta doktorat kane studime, kane dhe reklamime.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Me hall eshte kjo pune. C'argetim ka femija ne Amerike??? Te pakten kompjuteri (lojrat per femije ne kompjuter-gjithmone i/e kontrolluar nga prindi) dhe televizori (vetem programet per femije) japin nje lloj argetimi dhe ndihmojne femijen te kaloje kohen dhe te zhvillohet.

    Eshte me mire t'i blesh nje piano ku te plasi koken me studim (3 ore ne dite) sesa te luaje videogames, te cilat thjesht do i marrin kohen e s'do i japin gje mbrapsht.

    Sipas shume studimeve, femijet qe jane marre me muzike, jane me mire ne mesime se te tjeret.

    Kostoja: Nje piano muri e thjeshte blihet per $2000. Shume veta e kane televizorin dhe kompjuterat shume me te shtrenjte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pasiqe : 23-01-2006 më 09:24
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Eshte me mire t'i blesh nje piano ku te plasi koken me studim (3 ore ne dite) sesa te luaje videogames, te cilat thjesht do i marrin kohen e s'do i japin gje mbrapsht.

    Sipas shume studimeve, femijet qe jane marre me muzike, jane me mire ne mesime se te tjeret.

    Kostoja: Nje piano muri e thjeshte blihet per $2000. Shume veta e kane televizorin dhe kompjuterat shume me te shtrenjte.

    E kur nuk kane veshe per muzike si tja bejne O Zombie ? Apo bjeri se ti thava gishtat ... lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Pinko, po i pate kalamojt pa vesh, futi ne balet, atletike, not, pikture, skulpture, pocari apo noi gjo tjeter po vetem para videogames mos i le se trapa kan per t'u bo.
    E di si eshte puna, Zombie.

    Mire e ke ti, po ja qe njerezia kane qira dhe fatura per te paguar, plus qe shkojne dhe ne pune dhe kur punon 10-12 ore ne dite, te kercen mendja balet, keshtu qe s'ke kohe te cosh dhe femijen.

    Une e cova femijen time ne balet (jo sipas keshilles tende , por sepse e di qe ka aftesi dhe mund te jape dicka), mirepo ja qe ketu parane e jep dhe puna nuk te behet. Mesuesja nuk i kushtonte vemendje, sepse e kishte ndertuar nje klase me femije me diference ne moshe 3-5 vjec. Nderkohe qe i linte 3,4-vjecaret menjane, u kushtonte vemendjen 5-vjecareve.

    Ka shkolla me te shtrenjta ku mund te nxitet aftesia e femijeve te talentuar, po sa mban xhepi?

    Keshillat brenda kuadrit te realitetit jane te vlefshme, por keto te fluturimit me presh s'kemi c'i bejme.

    Manulaki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 24-01-2006 më 00:20
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    po i pate kalamojt pa vesh, futi ne balet, atletike, not, pikture, skulpture, pocari apo noi gjo tjeter po vetem para videogames mos i le se trapa kan per t'u bo.

    se ne fakt ato femije qe kane kaluar nga pese ore ne dite duke studiuar violine,piano, pikture, balet apo pocari s'jane hic trapeza

    dhe super te privuar nga ana sociale.. .kur rriten e behen burrka

    dridhen komplet kur te japin doren se nuk u besohet qe po te prekin
    TBD

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Fëmijët, televizioni dhe çrregullimet e vëmendjes
    Nga Gimi3 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 15:10
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •