Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Kongresmeni amerikan letër Berishës: Hapni kutitë e kontestuara
    ....paskan me ja fut dikujt....

  2. #22
    Kongresmeni (dhe jo kongresi) amerikan duket qe nuk eshte i mireinformuar per situaten. Do ishte i pari qe do theksonte me force te mbrohet kushtetuta dhe te zbatohet ligji. Per kutite qe jane paraqitur fakte dhe jane kontestuar jane marr vendime sipas ligjit. Po keshtu eshte krijuar nje komision parlamentar per hetimin e zgjedhjeve, por qe nuk mund te shkeli kushtetuten dhe te hap kutite.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Brari do jesh ne 1 Maj ti apo ben gam gam kot. ne je i yni tregpoje veten ne shesh te mbrojm saliun. se po e lam ne militant kta te kuqt tani qe kane amerikanet me vete do na e degdisin ne afrik doktorin

  4. #24
    Kujt ja ka derguar kete letren ky? Berishes personalisht?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Ku mund ta shohim ne anglisht se perkthimin e bejme vete .

    Edhe sikur te kete thene kte c'te keqe ka, pse jeni tensionuar kaq shume ju ?!Ai kongresmeni e di se ka rregulla ne shqiperi ,ka shtet ,ka demokraci .Ai e ka degjuar si emer besoj se nga bie shqiperija as qe e di hic .Ne bota na merr perdore gjithmone ,se vete humbasim rrugen ,keshtuqe dhe Zoterija ne fjal dha mendimin te hapen kutit ,le te hapen te fitoj e drejta .Njeri nga palet duhet te leshoj pe ,sepse per ligje do ti themi keti amerikanit nuk kemi jemi 'Ha merr dhe ik '.

  6. #26
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    çfare pergjegjesie ka fatos beja i ngrate, sigurimsi i ATSH-se ... ka dit sali-dosjexhiu ke me zgiedhe ...

    S H E K U L L I, 06/05/2010

    Berisha, si diktator i fundit në Ballkan
    Mero Baze

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, urdhëroi në minutën e fundit deputetët e Partisë Demokratike në delegacion ndërparlamentar të Integrimit në Bruksel të mos nënshkruajnë deklaratën e përbashkët mes BE dhe Shqipërisë, që pasqyron detyrimet që ka Shqipëria në plotësimin e kushteve si vend kandidat për anëtarë të BE.

    Sipas një prej europarlamentarëve, zotit Victor Bostinaru, kompromisi u arrit me të dyja palët, por në fund zoti Beja pati një telefonatë nga Tirana dhe bllokoi negociatat. Ky gjest ka alarmuar zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, pasi konsiderohet si rast i paprecedent që një vend, i cili kërkon të anëtarësohet në BE, të mos marrë përsipër detyrimet që i burojnë nga ky proces.

    Mbi të gjitha është e rëndë që njeriu, i cili vrapoi me një dosje nën sqetull, i vetëm një vit më parë të dorëzonte me ngulm dhe kundër vullneti të BE kërkesën në Prage, tani që duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për këtë proces urdhëron mos firmosjen e deklaratës nga ku burojnë këto detyrime.

    Ky gjest mund të ketë kosto të rëndë për Shqipërinë, pasi mund të ndikojë te një opinion negativ i Komisionit për hapjen e negociatave. Ajo që zoti Berisha ka llogaritur me këtë gjest, është acarimi i skajshëm i marrëdhënieve dhe përpjekja për t'ia faturuar krizës politike, provokuar nga opozita, mbetjen e Shqipërisë jashtë dyerve të Europës.

    Pasi u sigurua se liberalizimi i vizave është një proces teknik dhe nuk varet nga kriza politike, Berisha duket se nuk është relativisht i interesuar për të avancuar në procesin e integrimit, pasi me standardet ku e ka çuar shoqërinë shqiptare, ai do të detyrohet të dorëzojë një nga një pushtetet e paligjshme që ka fituar përmes represionit dhe shkeljes së ligjit.

    Sot Shqipëria është republika e vetme europiane, qeveria e së cilës nuk ka respektuar dhe nuk ka zbatuar asnjë vendim të gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit kundër saj, është republika ku liria e medias përkeqësohet me nga 8 shkallë për çdo vit, ku liria ekonomike njeh rënie dhe korrupsioni dhe trafiku i drogës kanë pesëfishuar pushtetin e tyre. Kjo republikë natyrisht që e ka të vështirë të disiplinohet në strukturat europiane ku duhet të hyjmë.

    Kryeministri Berisha i gjendur mes krizës me opozitën dhe detyrimeve për t'u sjellë si lider perëndimor, ka zgjedhur të shtyjë në kohë portretin e tij perëndimor dhe të vazhdojë të sillet me opozitën dhe krizën politike si një feudal i vogël, i cili nuk lejon t'i preket sovraniteti i principatës së vet, as nga Bashkimi Europian.

    I bindur se do të dështojë në këtë proces, ai kërkon të përfshijë BE në anën e vet për të mposhtur një herë opozitën në Tiranë dhe pastaj t'i hapë rrugë procesit të integrimit. Blofi i tij i djeshëm në Bruksel, kur me një telefonatë anulon gjithë negociatat mes BE dhe Shqipërisë, i ngjan pak a shumë sjelljeve të diktaturave të fundit në Ballkan, të cilët delegacionet parlamentare i konsiderojnë thjesht kukulla, që komandohen me telefona.

    Dhe ky detaj mjafton më shumë se çdo raport ndërkombëtar për të kuptuar në Bruksel kush qeveris në Tiranë.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    Kongresi Amerikan “ndërhyn” në krizën politike në Shqipëri me anë të një letre

    drejtuar Kryeministrit Berisha ku shprehet shqetësimi për gjendjen që po kalon vendi.

    Kryetari i Nënkomitetit për Europën i Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Bill Delahunt, përmes një letre drejtuar kryeministrit Sali Berisha ka shprehur shqetësimin për krizën politike që po kalon Shqipëria që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
    Kongresmeni i lartë amerikan vlerëson progresin e bërë, i cili u kurorëzua edhe me anëtarësimin historik në NATO së bashku me afrimin e mëtejshëm me Bashkimin Europian.
    “Sidoqoftë, duke pasur parasysh shembullin e fundit në lidhje me legjislacionin mbi shërbimin e inteligjencës, të cilin ju e tërhoqët nga Parlamenti nën presionin e aleatëve të NATO-s, si dhe ngërçin politik që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit që shkoi, Shqipëria duhet të vazhdojë të konsolidojë institucionet e saj demokratike dhe të forcojë sundimin e ligjit”, është shprehur Delahunt, citoi Top-Channel.

    Në letër, zyrtari amerikan nxit kryeministrin e Shqipërisë të bërë hapa para në transparencën e zgjedhjeve.

    “Jam në dijeni se një delegacion i kohëve të fundit i Këshillit të Europës ka propozuar një zgjidhje të krizës politike bazuar në parimet e mëposhtme, parime që janë të bazuara tek korniza kushtetuese e Shqipërisë: Krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, të kryesuar nga një përfaqësues i opozitës dhe në të cilin opozita do të ketë një mazhorancë efektive; amendime të Kodit Elektoral, të përgatitura nga komisioni hetimor dhe në përputhje me rekomandimet e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe me Rezolutën 1709; dhe dhënien opozitës së një pjese të drejtë të kryesive të komisioneve parlamentare”, thuhet në letrën e Delahunt.

    “Për më tepër, ju nxis juve që të hapni kutitë e kontestuara të votimit, në kuadrin e hetimit parlamentar të propozuar. Ky veprim është në përputhje me një përkushtim të fortë ndaj procesit demokratik të lirë e të ndershëm dhe do të mundësonte një vlerësim të qartë në funksion të përmirësimit të sistemit elektoral në të ardhmen”, thuhet më tej në letër.

    Kongresmeni Delahunt thekson më tej në letër se nga zgjedhjet e besueshme dhe institucionet e forta demokratike në Shqipëri nuk do të përfitonte vetem populli shqiptar, por do të forcoheshin më tej edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe pozicioni i Shqipërisë në NATO dhe Europë.

    Në përfundim të letrës, zyrtari amerikan cilëson si të domosdoshme zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të këtyre cështjeve. (Lajmifundit)
    hajde gazeta tomori me lajme te jashteme... thon se genjeshtra i ka kembet e shkurtera ,,jo si te ED... VINIT

    Kongresmeni amerikan kërkon respektimin e vendimeve të gjykatave dhe Kushtetutës për zgjedhjet

    Engel përgënjeshtron PS: Kongresi Amerikan nuk kërkoi hapjen e kutive

    Kongresmeni amerikan Eliot Engel është shprehur dje, se kriza politike në Shqipëri duhet zgjidhur përmes një procesi ligjor dhe kushtetues. Në një intervisë për "Zërin e Amerikës", ai theksoi se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 në Amerikë, kontestimet midis kandidatëve u zgjidhën në mënyrë përfundimtare nga Gjykata e Lartë. Engel, duke iu referuar situatës aktuale politike në Shqipëri, theksoi se forcat politike shqiptare duhet të ndjekin të njëjtën rrugë zgjidhjeje. Sipas tij, respektimi i Kushtetutës do të ishte në të mirën e stabilitetit të vendit dhe të shtetit demokratik. Ai u shpreh se, nuk është në favor të Shqipërisë situata e krijuar si rezultat i protestave, pasi përplasjet publike po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Ligjvënësi demokrat theksoi se, Shqipëria tashmë është vend anëtar i NATO-s dhe po aspiron që së shpejti të bëhet pjesë e BE-së, dhe në këtë drejtim nevojitet një stabilitet politik. Në këtë kontekst, Engel theksoi se duhet një zgjidhje e shpejtë dhe forcat politike shqiptare duhet të rifillojnë dialogun politik dhe institucional në favor të integrimit të vendit.

    - Zoti Engel, si bashkëkryetar i Grupit të Ligjvenësve për Çështjet shqiptare në Kongres, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, sa ka ndryshuar roli juaj në Kongres, kur bëhet fjalë për çështjet shqiptare?

    Siç e dini unë jam themeluesi i Grupit të Ligjvënësve për Çështjet shqiptare në Kongres para 20 vjetësh dhe kam qenë vazhdimisht bashkëkryetar i grupit, ndërsa të tjerët janë ndryshuar herë pas here. Para 20 vjetësh kur filluam, njerëzit as nuk e dinin ku ishte Kosova, ata mund të kishin dëgjuar emrin, por nuk e dinin ku binte, ndërsa Shqipëria shihej si një vend i largët, i mbyllur, i kontrolluar nga komunistët. Sot, situata ka ndryshuar. Siç thatë ju, Shqipëria është krenare që është anëtare e NATO-s, Kosova është krenare që është e pavarur. Shpesh u them miqve të mi amerikanë, se kudo që të shkojnë në botë, nuk do të gjejnë miq më të mirë se sa shqiptarët, por ashtu edhe shqiptarët nuk kanë miq më të mirë se amerikanët. Kur shkoj në Kosovë ose në Shqipëri, shoh njerëz dashamirës, njerëz që më thonë se e pëlqejnë Amerikën dhe duan të jenë aleatë të Amerikës. Roli im sot nuk është më të edukojë njerëzit për Kosovën ose Shqipërinë, por të merrem me çështjet që janë të rëndësishme për këto dy vende. Për shembull, unë kam kërkuar me këmbëngulje që Shqipëria të anëtarësohej në NATO. Sa herë ka pasur dëshmi, ose sa herë më është dhënë rasti, unë kam folur për rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sot, kjo është bërë realitet. Tani po punojmë për Shqipërinë që synon të anëtarësohet në BE dhe një ditë edhe Kosova do të anëtarësohet si në NATO edhe në BE. Tani nuk ka më nevojë t'i bësh njerëzit të ndërgjegjshëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por herë pas here duhen kujtuar, që ta kthejnë vëmendjen tek këto dy vende.

    - Shqipëria zhvilloi vjet zgjedhjet e para të përgjithshme, që pas anëtarësimit në NATO dhe është në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por zgjedhjet janë kundërshtuar ashpër nga Partia Socialiste e opozitës, e cila këto ditë ka filluar edhe një grevë urie. Si i shikoni ju zhvillimet e fundit politike në Shqipëri?

    Unë besoj se shqiptarët duhet ta zgjidhin vetë situatën e krijuar politike. Nuk besoj se amerikanët duhet t'u tregojnë shqiptarëve se çfarë të bëjnë. Zgjedhjet siç dihet përfunduan me rezultat të ngushtë. Shqipëria ka një sistem demokratik. Procesi demokratik funksionoi. Njëra palë sot kundërshton dhe ndjehet se rezultati nuk ishte i drejtë, pala tjetër thotë se ka siguruar mandatin për të qeverisur. Por këtë duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët, jo t'u thonë amerikanët si të veprojnë.

    - Por palët siç shihet nuk po arrijnë t'i zgjidhin mosmarrëveshjet. Si ndikon kjo situatë për imazhin e vendit si një demokraci e qëndrueshme?

    Do të ishte më mirë mos të kishte përplasje të tillë publike, pasi pa dyshim si një vend i ri anëtar i NATO-s dhe si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE, do të ishte më mirë po të kishte stabilitet. Këtu në Amerikë ne patëm rastin e zgjedhjeve të vitit 2000, Al Gor ndaj Presidentit Bush, që u kontestuan deri në fund dhe në përfundim ishte Gjykata e Lartë, që me një rezultat tepër të ngushtë, 5 me 4 vendosi në favor të Presidentit Bush. Dikush më tha në atë kohë, që dallimi mes Shteteve të Bashkuara dhe shumë vendeve të tjera është se, nëse ajo që ndodhi në Amerikë do të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, tanket do të kishin dalë në rrugë. Në Shtetet e Bashkuara ne vendosim gjithçka përmes procesit kushtetues. Kjo duhet të ndodhë edhe me Shqipërinë. Kjo luftë publike nuk është e mirë për imazhin e Shqipërisë. Por, përsëri unë nuk mund t'u them palëve çfarë të bëjnë. Ky nuk është roli im. Roli im është të siguroj sa më shumë ndihmë për Shqipërinë që të mundem, të bëjë sa të mundem për të forcuar më tej marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, të siguroj fonde të qeverisë amerikane për Shqipërinë. Ky është roli im.

    - Një koleg i juaj, ligjvenësi Delahunt, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, përmes një letre dërguar Kryeministrit Berisha, ngre shqetësimet e tij për gjendjen politike dhe ndër të tjera sugjeron edhe hapjen e kutive të votimit, Cili është mendimi juaj për këtë?

    Çdo ligjvenës mund të japë mendimin e tij. Ligjvenësi Delahunt po jepte mendimin e tij. Ai nuk flet në emër të qeverisë amerikane dhe nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë amerikane. Ai bëri të ditur qëndrimin e tij, por duhet të jetë e qartë se ai flet për veten e tij.

    - Dhe ju vetë, keni ndonjë mendim lidhur me çështjen e kutive?

    Nuk besoj se roli im është t'u them palëve në Shqipëri çfarë të bëjnë. Ka njerëz që thonë se ato duhen hapur. Ka të tjerë që thonë se socialistët duhet të kthehen në Parlament. Nuk më takon mua të përfshihem në këto çështje. Unë dua të vazhdoj të ndihmoj Shqipërinë, pa marrë anën e njërit apo tjetrit në mosmarrëveshjet politike, ose të them se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët. Kam plot shqetësime këtu në Shtetet e Bashkuara për t'i thënë qeverisë time, se cila është rruga e drejtë që duhet të ndjekë për një sërë çështjesh, që nga reforma shëndetësore e të tjera. Nuk mund t'i them një vendi tjetër, një vendi mik, se çfarë duhet të bëjë.

    - Le të ndalemi tek Kosova. Kohët e fundit kanë filluar hetime ndaj ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj, nën dyshimet për korrupsion. Kryeministri Thaçi, po ashtu ka bërë kritika të ashpra, ndaj institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, si EULEX-si apo ndaj përfaqësuesit civil, Peter Feith. Si i shikoni këto zhvillime në Kosovë?

    Korrupsioni është problem. Në Ballkan lufta ndaj tij duhet të vazhdojë. Unë kam folur me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe ai më ka thënë se e shikon me seriozitet problemin e korrupsionit dhe po e lufton atë. Korrupsioni është një problem me rrënjë të thella, që nuk është e lehtë për ta çrrënjosur, është një problem i vazhdueshëm. Ne folëm për çështjen e imazhit dhe imazhi është i rëndësishëm për Kosovën si shtet i ri, që përpiqet të sigurojë njohje. Nuk ka ditë në Uashington, që nuk përpiqem për Kosovën. Përditë flas me ambasadorë, ministra të jashtëm kryeministra, presidentë, që t'i bind për të njohur Kosovën. Dhe pa dyshim, që çdo gjë që dëmton imazhin e Kosovës nuk është e mirë. Ne theksojmë vazhdimisht që megjithë problemet, Kosova, populli i saj po punojnë shumë për të ndërtuar shtetin e ri. Por ka edhe një përqindje shumë të vogël njerëzish që bëjnë veprime të gabuara. Unë jam mbështetësi më i madh i Kosovës në Uashington dhe jam krenar për rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. Unë isha në Kosovë ditën e pavarësisë më 17 shkurt dhe të nesërmen, që ishte ditëlindja ime, kjo kishte dalë në gazetë. Për mua kjo ishte dhurata më e mirë për ditëlindje. Gjerat në Kosovë po shkojnë mirë. Korrupsioni gjithmonë duhet çrrënjosur. Por, unë nuk dua që korrupsioni të jetë lajmi nga Kosova, unë dua që përparimi drejt së ardhmes të jetë lajmi nga Kosova. Shumica e vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën. Janë gjithsej 66 vende që e njohin shtetin e ri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet që edhe vende të tjera ta njohin Kosovën.

    - Kohët e fundit ka patur sërish zëra për mundësinë e ndarjes së Kosovës si një prej zgjidhjeve në marrëdhëniet e saj me Beogradin. A mendoni se çështja e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mund të jetë një alternativë?

    Jo. Mendoj se kjo është ide e keqe. Po të fillosh të shkëmbesh territore në Ballkan, kjo nuk do të ketë fund dhe mund të çojë në luftëra ose vështirësi më të mëdha. Kosova nuk duhet të ndahet. Serbët në Beograd po luajnë një lojë të rrezikshme, çdo hap që hedhin është i kalkuluar. Ata duan ndarje, duan të mbajnë Veriun, Mitrovicën, Trepçen, por kjo është e rrezikshme. Edhe në Serbi ka shqiptarë, në Luginën e Preshevës, ata do të dëshironin të ishin pjesë e Kosovës. Në se fillon ndryshimi i kufijve, ku do të përfundojë. Çdo të ndodhë me Republikën Serpska në Bosnje, çdo të ndodhë me kroatët në Bosnje, ata do të donin të lidheshin me Kroacinë dhe ajo që do të mbeste, do të ishte një enklavë e vogël boshnjake, që nuk do të mbijetonte dot në se Bosnja shpërbëhej. Duhet shumë kujdes me këto. Nga ana tjetër, në Kosovë ka patur përparim me pakicën serbe. Njerëzit shpesh harrojnë se shumica e serbëve në Kosovë nuk jetojnë në Veri, por në mbarë Kosovën. Ishte gjë e mirë që pjesëmarrja e serbëve u shtua në zgjedhjet në Kosovë. Gjithmonë flas me udhëheqjen në Prishtinë për rëndësinë e mbrojtjes së pakicës dhe se shqiptarët nuk mund t'i trajtojnë serbët, ashtu si serbët i trajtuan shqiptarët gjithë këto vite. Në përgjithësi qeveria në Kosovë po bën një punë shumë të mirë për t'i integruar serbët në shtetin e ri. Unë nuk jam në favor të ndryshimit të kufijve.

    Marrë nga Zëri i Amerikës
    Ndryshuar për herë të fundit nga kthetrat : 07-05-2010 më 23:26

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    Nuk po them se ne PS nuk ka korrupsjon jo, pyll pa derra nuk ka, po ka njerez me te afte dhe eshte e perkrahur nga i gjith komuniteti evropjan dhe ai amerikan
    HAHAHAH PERKRAHJE NGA KOMUNITETI AMERIKAN ,,KA TE DREJTE SHOKU KAZMA.....

    CU be me vizen e shokut Gramoz a ja dhan ata amerikanet.....

    eshte e vertet ajo puna e derrave ,,por kan qelluar me te medhenje andej nga pylli i ps

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga OO7 Lexo Postimin
    Hapja e kutive eshte pranimi manipulimeve dhe vjedhjes se pushtetit, nqs Berisha nuk e do me pushtetin atehere do i hapi kutite, perndryshe jo, nuk do hapen. Berishen e kemi pare kundra USA-s edhe ne vitin 1997 per ceshtjen e firmave rentiere, pranaj nuk eshte noi cudi e madhe ti zboj perseri ata.
    Edin mo//// sa here e ka pare shtepine e bardhe apo departamentin e shtetit????plasi sa here vine per pushime ne Boston kerkon lobing ti afrohet shtepise se bardhe ,,kurse Berisha eshte pune tjeter......

    JENI te forte per mashtrime ,,,,,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga kthetrat : 07-05-2010 më 23:29

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    marrezira, si gjithmone, mor ti i lart-folur ... qenke pjese fahriballi ... fare e keqe ...

    salis vetem ne 1995 eshte ftuar ne Shtepine e Bardhe, dhe prej asaj kohe deri me sot e mot, te puthet me milon ...

    asnji tentative per nje ftese zyrtare nuk ka dalur e suksesshme ... edhe salis, si puna e edverit, vijne verdalle nevjorkut boston detroit ... por kush nuk i afron ne vashington ...

    shkruj ndonje rrene tjeter per nenin famekeq, 55 ...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •