Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Kongresmeni amerikan letër Berishës: Hapni kutitë e kontestuara

    Kongresi Amerikan “ndërhyn” në krizën politike në Shqipëri me anë të një letre

    drejtuar Kryeministrit Berisha ku shprehet shqetësimi për gjendjen që po kalon vendi.

    Kryetari i Nënkomitetit për Europën i Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Bill Delahunt, përmes një letre drejtuar kryeministrit Sali Berisha ka shprehur shqetësimin për krizën politike që po kalon Shqipëria që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
    Kongresmeni i lartë amerikan vlerëson progresin e bërë, i cili u kurorëzua edhe me anëtarësimin historik në NATO së bashku me afrimin e mëtejshëm me Bashkimin Europian.
    “Sidoqoftë, duke pasur parasysh shembullin e fundit në lidhje me legjislacionin mbi shërbimin e inteligjencës, të cilin ju e tërhoqët nga Parlamenti nën presionin e aleatëve të NATO-s, si dhe ngërçin politik që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit që shkoi, Shqipëria duhet të vazhdojë të konsolidojë institucionet e saj demokratike dhe të forcojë sundimin e ligjit”, është shprehur Delahunt, citoi Top-Channel.

    Në letër, zyrtari amerikan nxit kryeministrin e Shqipërisë të bërë hapa para në transparencën e zgjedhjeve.

    “Jam në dijeni se një delegacion i kohëve të fundit i Këshillit të Europës ka propozuar një zgjidhje të krizës politike bazuar në parimet e mëposhtme, parime që janë të bazuara tek korniza kushtetuese e Shqipërisë: Krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, të kryesuar nga një përfaqësues i opozitës dhe në të cilin opozita do të ketë një mazhorancë efektive; amendime të Kodit Elektoral, të përgatitura nga komisioni hetimor dhe në përputhje me rekomandimet e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe me Rezolutën 1709; dhe dhënien opozitës së një pjese të drejtë të kryesive të komisioneve parlamentare”, thuhet në letrën e Delahunt.

    “Për më tepër, ju nxis juve që të hapni kutitë e kontestuara të votimit, në kuadrin e hetimit parlamentar të propozuar. Ky veprim është në përputhje me një përkushtim të fortë ndaj procesit demokratik të lirë e të ndershëm dhe do të mundësonte një vlerësim të qartë në funksion të përmirësimit të sistemit elektoral në të ardhmen”, thuhet më tej në letër.

    Kongresmeni Delahunt thekson më tej në letër se nga zgjedhjet e besueshme dhe institucionet e forta demokratike në Shqipëri nuk do të përfitonte vetem populli shqiptar, por do të forcoheshin më tej edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe pozicioni i Shqipërisë në NATO dhe Europë.

    Në përfundim të letrës, zyrtari amerikan cilëson si të domosdoshme zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të këtyre cështjeve. (Lajmifundit)
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    E vertet eshte kjo.
    A Bush pse na ike se treshja 3B ishte e pathyshme Berisha Bush Berlusconi.
    Ky Obama sikur se ka qef shum doktorin apo me duket mua...???

  3. #3
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Dhe kur e thotë Amerika, qeveritarucvë shqipo 7 u shkojnë nga frika dhe do t'i hapin të uruarat... ëhë aty mbahuni lol

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    po peshku madh e ha te voglin... ky eshte ligh natyror. domosdo qe do ti hapin. e pse mos ti hapin? pse mbahen te mbyllura votat e popullit
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    po peshku madh e ha te voglin... ky eshte ligh natyror. domosdo qe do ti hapin. e pse mos ti hapin? pse mbahen te mbyllura votat e popullit
    Aman cilit popull? Sa ishte pjesmarrja zgjedhore?

    Na çanë veshët, hapini mbyllini, hapini hapini, mbajnë një vend të tërë peng. Për çështjet madhore askush nuk del ke sheshi kur vjen puna ke karrigia të hanë si hijenat.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Po te doj berisha si pyet fare amerikanet. Ja ku jane ruset dhe kinezet qe jane po aq superfuqi nga amerika. ata mezi presin qe nje shtet te iki nga kthetrat e amerikes. Keshtu qe te rin urt kta jankit se e bem nje lidhje me ruset e kinezet e po i shpallim persona non grata

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Aman cilit popull? Sa ishte pjesmarrja zgjedhore?

    Na çanë veshët, hapini mbyllini, hapini hapini, mbajnë një vend të tërë peng. Për çështjet madhore askush nuk del ke sheshi kur vjen puna ke karrigia të hanë si hijenat.
    Kjo seshte pune karrige jo, po drejtesie. Ne shqiperi ska drejtesi por vetem korrupsjon te gjalle dhe korrupsioni fillon me kreret e qeverise.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  8. #8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    Kjo seshte pune karrige jo, po drejtesie. Ne shqiperi ska drejtesi por vetem korrupsjon te gjalle dhe korrupsioni fillon me kreret e qeverise.
    dhe PS na qënka ajka e pakorruptuar që kërkon drejtësi? lol

    E lashë më mirë se përfundojmë jashtë teme

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    dhe PS na qënka ajka e pakorruptuar që kërkon drejtësi? lol

    E lashë më mirë se përfundojmë jashtë teme
    Nuk po them se ne PS nuk ka korrupsjon jo, pyll pa derra nuk ka, po ka njerez me te afte dhe eshte e perkrahur nga i gjith komuniteti evropjan dhe ai amerikan
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vend-ndodhja e davidit te edvinit te ruc-enverit qenka ne Londer.
    qerratej jini.. nuk vajtet ne nord kore ta shijoni enverizmen..

    e di ti david sa vite burg bente nje shqiptar ne regjimin e xhaxhit te dashur te babit tend e te gjyshit tend xhelat.. shokit enver .. po te degjonte bibisine ne shqip ose vois ameriken?

    nje 10 -tce e kishte te sigurte.

    megjithate europa e amerika juve ju perkrahin.
    ambasadorja angleze dhe amerikane .. plasen qe ta sjellin edvin- enverin ne pushtet..
    mirpo ka ca shqiptar qe e duan saliun.. dhe ata nuk blihen sic blihen ambasadoret nga mafia juaj.
    prandaj juve nuk fituat aq vota sa do donte widhersi..
    e tani widhersi ju ka dhene zemer te beni kryengritje ala pinochet..
    kerkush me mir se ju nuk e di se cka neper kutijat..
    komisioneret tuaj i formosen letrat..
    pse nuk flasin ata po flet edvini qe ska qen komisioner..
    kopila jini..
    por kte radhe me duket se po kerkoni te paguani dhe per 97 ten..
    bejeni revolucionin..po matuni mire..
    mundet qe mbas revolucionit te mos ju mbetet me as perandoria e bizneseve vene me hile..pa derdhur pike djerse..
    keshtu thuaj koko kokodhimes..
    mos te kujtoje se do i gezoje fambrikat e pallatet e kontot bankare.. pas ketij revolucioni..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-04-2010 më 06:40

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •