-
Kudret kokoshi Poeti i heroizmit kombėtar
Personalitete
Reshat Kripa: Poeti i heroizmit kombėtar
E Hene, 26-04-2010, 09:59pm (GMT+1)
Nė pėrvjetorin e vdekjes
POETI I HEROIZMIT KOMBĖTARĖ
Nga Reshat Kripa
I mbylli syt mė 26 prill 1991. I mbylli pa shijuar ende aromėn e lirisė qė sapo kishte filluar tė lulėzonte, por iku me po atė besim qė kishte nė rininė e tij kur shkruante:
Unė po vdes!
Oh, le tė vdesė!
Vetėm shqipja le tė rrojė!
Nė varrin e tij nuk u mbajtėn fjalime protokollare. U thurrėn ditirambe, u lexuan vargje. Folėn bashkėvuajtesit e tij, vėllezerit e tij, Viktori, Tomorri, Engjėlli. Ai nuk vdiq se martirėt nuk vdesin. Ai vazhdon tė jetojė me vargjet e tij, me veprat e tij, me personalitetin e tij.
Lindi nė vitin 1908 nė qytetin e Vlorės. Bir i njė familje tė madhe qytetare me tradita tė pasura patriotike, nacionaliste dhe intelektuale. Lindi nė ato vite kur Shqipėria pėrgatitej pėr tė firmosur aktin mė tė madh tė historisė sė saj, qė nga koha e Skėnderbeut legjendar, aktin e pavarėsisė kombėtare, ku krahas firmės sė Plakut tė Vlorės, do tė vihej dhe ajo e Qazim Kokoshit, xhaxhajt tė tij. Do tė ishte pėrsėri ky Qazim Kokoshi njė nga ata qė do tė formonin treshen drejtuese Osmėn Haxhiu, Qazim Koculi dhe Qazim Kokoshi nė luftėn patriotike tė Vlorės mė 1920, pėr tė vazhduar me aktivitetin e tij patriotik deri sa do ta mbyllte jetėn e tij nė burgun e Vlorės mė 1946 si kundėrshtar i rregjimit komunist.
Kalvari i familjes Kokoshi do tė vazhdonte dhe mė gjatė. Dy tė pushkatuar nga diktatura, Abdyli dhe Metua. Njė i rėnė nė luftėn me okupatorėt italianė, Astriti. Shtatė tė dėnuar politikė.
Historia do tė vazhdonte dhe mė tej. Ajo do tė bėnte qė dora e njė pinjolli tė kėsaj familje, Altin Kokoshit, tė kishte nderin pėr tė ngritur nė Vlorė, nėn hundėn e komunistėve, mbas 47 vjet mohimi flamurin dy krenor pa yllin e urryer tė turpit dhe shtypjes mė 28 nėntor 1991.
Qė kur ishte fėmijė Kudreti, i ati Hasan Agaj, njojti karakterin dhe intelektin e tė birit. E dėrgoi nė Romė ku kreu studimet e mesme dhe tė larta, duke u laureuar Doktor nė jurisprudencė nė vitin 1933. Kthehet nė Shqipėri nė moshėn 26 vjeēare.
Zotėronte nė mėnyrė tė pėrsosur gjuhėn italiane. Por jo mė pak zotėronte gjuhėn frėnge, latine dhe greqishten e vjetėr.
Megjithė kulturėn e lartė perėndimore qė kishte, ruajti tiparet e njė shqipėtari, ose pėr tė qenė mė i saktė, tė njė labi tė vėrtetė, si nė zakone ashtu dhe nė mėnyrėn e tė folurit. Ai, qytetari vlonjat, njhte me rrėnjė zakonet dhe gjuhėn e thjeshtė labe tė cilėn e derdhi me tėrė forcėn e saj nė vargjet e tij. Ai kishte aftesinė tė komunikonte lirshėm me bariun qė nuk kishte asnjė grahmė shkollė, por nė tė njėjtėn kohė ishte nė gjendje tė pėrballej edhe me intelektualin mė tė shquar tė kulturės botėrore.
Mbi tė gjitha pasioni i tij ishte poezia. Kur kthehej me pushime nė shtėpi dėgjonte me vėmendje nga pjestarėt e familjes tregimet pėr ngjarjet dhe burrat e shquar tė vendit. Dėgjonte pėr Toto Bolenėn me barkun e ēarė nga mitrolozi dhe Selam Musain qė zuri topin nga gryka. Dėgjonte pėr Ismet Toton dhe burra tė tjerė dhe kėto i nguliteshin nė mendje. Mbyllej nė dhomėn e tij, krijonte poezitė e pavdekshme dhe i recitonte ato me pasion. E ėma kur shikonte se llampa e dhomės sė tij rrinte ndezur deri natėn vonė, ngrihej dhe dėgjonte pa u ndjerė prapa derės. Duke menduar se ai fliste me vete, kthehej nė dhomė dhe i thoshte tė shoqit:
- Burro, se ēna ka pėsuar djali! Po flet me vete.
Pasion tjeter i tij ishte edhe sporti, nė mėnyrė tė veēantė futbolli. Ishte njė nga lojtarėt mė tė mirė tė skuadrės sė liceut ku studionte dhe asaj tė qytetit tė Vlorės qė nė atė kohė quhej Ismail Qemali. Shpesh herė e merrnin dhe me avion pėr tė zhvilluar ndeshjet e kampionatit kombėtar tė vendit. Tė moshuarit vlonjatė e kujtojnė akoma kėngėn e pėrhapur nė atė kohė:
Forca Nani dhe Kudreti,
Si shejtani me lanetin
Ishte futbolli ai qė u bė shkaktar qė ti futej drejtėsise. Vitin qė mbaroi shkollėn e mesme, skuadra e liceut tė tij fitoi titullin e kampiones pėr shkollat e kėsaj kategorie nė Romė. Shumica e lojtarėve tė kėsaj shkolle u rregjistruan nė fakultetin e drejtėsisė, ndaj edhe Kudreti nuk mund tė ndahej prej tyre. Por ai asnjėherė nuk e harroi poezinė. Vargjet e shkruara nė atė periudhe janė nga mė tė arrirat e krijimtarisė sė tij.
Karierėn juridike e filloi nė vitin 1933, duke hapur njė zyrė avokatie nė Vlorė, aktivitet tė cilin e vazhdoi deri nė vitin 1936. Po atė vit emėrohet ndihmės gjyqtar nė Bilisht dhe mė vonė nė Pogradec.
7 Prilli 1939 e gjen anėtar tė gjykatės sė shkallės sė parė nė Korēė. Mė vonė shkon po me kėtė detyrė nė Shkodėr dhe Tiranė. Ishin vitet e pėrplasjeve tė mėdha. Prapa shpinės sė saj Shqipėrisė po i pėrgatitej tragjedia e madhe qė do tė vazhdonte pėr njė gjysmė shekulli Si nė shumė situata tė tjera edhe atėhere vendi pati forca qė nuk i verboi demagogjia e atyre qė propagandonin se do ta bėnin popullin tė hante me lugė tė florinjtė. Ishte nacionalizmi shqipėtar, njė nga forcat e tė cilit ishte ajo e Ballit Kombėtar e drejtuar nga Korifeu i Shqiptarizmės, Mit-hat Frashėri dhe ajka e inteligjencės shqiptare tė asaj kohe.
Nė kėtė forcė gjeti veten e tij edhe Kudret Kokoshi. U angazhua nė rradhėt e Ballit Kombėtar si anėtar i qarkorit tė Vlorės dhe mori pjesė nė tė gjitha aktivitetet kryesore tė tij, Me porosi tė Mit-hat Frashėrit nė vitin 1941, Hasan Dosti i propozoi pėr tė shkuar nė Kosovė pėr organizimin e gjykatave tė atjeshme dhe pėr formimin e kuadrove me njohuritė juridike bashkėkohore. Duke parė gjendjen nė tė cilėn ndodhej kjo gjymtyrė e vendit mėmė, Kudreti pranoi pa hezituar. Emėrohet Kryeprokuror i Shtetit nė Prizren. Ndihmon pa u lodhur shqiptarėt e asaj krahine nė zgjidhjen e problemeve gjyqėsore. Bėnė tė mundur ēfuqizimin e disa vendimeve tė padrejta dhėnė nė dėm tė tyre. Organizon takime midis shqiptarėve tė Kosovės dhe atyre qė kishin ardhur me punė nga Shqipėria, ku diskuton pėr tė ardhshmen e kėsaj krahine dhe tė gjithė Shqipėrisė.
Mė 28 nėntor 1942 ėshtė nė ballė tė demostratės sė madhe antifashiste tė zhvilluar nė Prizren, ku plagoset nga milicia italiane. Ishte ndėrhyrja e njė oficeri tė xhandėrmarisė shqiptare qė e shpėtoi nga vdekja duke e hequr nga kthetrat e milicisė qė megjithse i plagosur vazhdonin ta qėllonin me kondakėt e pushkėve tė tyre. Pa ndjenja dhe me plagė nė kokė, ky kosovar patriot e mori dhe e shoqėroi deri nė spitalin e Tiranės ku edhe u operua.
Gushti i vitit 1943 e gjen ne Mukje, nė konferencėn historike, qė me vendimet e saj tentoi tė hidhte themelet e demokracisė shqiptare, por qė komunistėt i kthyen nė vendime tė tradhėtisė sė madhe.
Zėri i atdheut e ftoi pėrsėri Kudretin. Nė mars 1944 shkon pėrsėri nė Kosovė, ku pas pak kohe arrestohet nga gestapua dhe internohet nė kampet e ēfarrosjes nė Prishtinė dhe mė vonė nė kufirin Austro-Hungarez.
Lirohet pas dėbimit tė gjermanėve nga forcat aleate nė fund tė dhjetorit 1944. I lodhur, i dobėt i zhveshur, i sėmurė dhe me shumė mundime arrin nė qytetin e Gracit, ku fal njohjes sė gjuhės latine, mundi tė fitonte besimin e drejtoreshės sė spitalit e cila e shtroi dhe e kuroi. Bashkė me tė ndodhej dhe biri i industrialistit tė shquar frances, pronarit tė uzinės sė makinave Renault , me tė cilin kishte lidhur miqėsi tė madhe. Ai e ftoi qė tė shkonin tė dy nė Francė, por Kudreti nuk pranoi. Atė vazhdonte ta thėrriste zėri i atdheut. Ndaj mori rrugėn e kthimit. Rrugės spiunohet nga agjentėt shqiptarė tė UDB-sė. Arrestohet dhe i lidhur i dorėzohet Shefqet Peēit nė kufirin shqipėtar.
Nje farsė e vėrtetė gjyqi i zhvilluar kundėr tij. U quajt antishqiptar dhe bashkėpuntor i fashizmit. Lakejtė e regjimit lėshonin thirrje histerike. Prokurori Selim Alimerko ēirrej dhe hakėrrohej. Kudreti nė vend qė tė revoltohej apo tė mbrohej me termat juridike pėr tė cilat ishte mjeshtėr, u drejtohej me vargjet e tij qė i kish shkruar pas demonstratės sė zhvilluar nė Prizren:
Mallkuar qofsh, Benito Musolini!
Njė zė nėmės shpėrthen nga ēdo stėrkalė,
Mallkuar qofshi ju qė vdekjen bini,
Dhe nėma ushton nga mali nė mal.
Por nė atė proces ndodhi ajo qė vetė organizatorėt e saj nuk e kishin parashikuar. Kur akuzohej Kudreti pėr aktivitetin e tij nė Kosovė, nje zė nga salla kėrkoi tė fliste. Ishte Hariz Thanasi, njė pjesmarrės i lėvizjes komuniste, ish kryetar komune nė Kosovė nė kohėn qė kishte qenė atje edhe Kudreti. Tė gjithė mendonin se ai do vazhdonte akuzat, ashtu si kishin bėrė parafolėsit e tjerė. Ndodhi e kundėrta qė i ēuditi tė gjithė. Harizi filloi tė hidhte poshtė tė gjitha akuzat e ngritura, duke parashtruar tė gjithė argumentat qė kishte nė dispozicion. Mė kot u mundua prokurori ta ndėrpriste. Ai vazhdoi deri nė fund deponimet e tij. Me gjithė kėto si dhe mbrojtjen e shkėlqyer qė i bėri avokati Jani Thomai, gjithēka ishte e vendosur. Kudreti u dėnua me vdekje me pushkatim. Tė njėjtin dėnim kishte marrė pak kohė mė parė i vėllaj, Metua.
Ditė ankthi nė burgun e Vlorės. Tė dėnuarit prisnin ekzekutimin. Edhe tė burgosurit e tjerė ishin nė pritje tė vendimit qė do tė merrte kupola. Midis tyre Hasan Agaj, i ati i Kudretit.
Njė ditė, ndėrsa luante domino pėr tė humbur mendjen me njė mikun e tij, dikush i afrohet dhe i thotė:
- Hasan Aga, Kudretit ju fal jeta.
Ai nuk e ngriti kokėn fare. Iu drejtua mikut tė tij duke i thėnė:
- Musa, - ishte fjala pėr Musa Sharrėn - luaje gurin, e ke rradhėn ti.
Me tė vėrtetė Musaj pati rradhėn. Diktatura i rrėmbeu tre djem. Abdylin, Lekmiun dhe Shyqyriun.
Si mund tė ndante Hasan Agaj gėzimin per jeten e Kudretit me dhimbjen pėr jetėn e djalit tjetėr qė pas disa ditėsh e morėn pėr ta pushkatuar?
Njė ngjarje me tė vėrtetė e dhimbėshme. Metua nxirret para togės sė pushkatimit. Nga pakujdesia, apo ndoshta nga qė disa prej ushtarėve tė togės nuk donin tė qellonin drejt zemrave tė martirėve, Metua dhe dy vėllezerit Bajram dhe Muharrem Lamaj nga Treblova, ranė nė gropėn e pėrbashkėt tė plagosur por jo tė vrarė. Ushtarėt, duke i pandehur tė vdekur, u larguan duke i lėnė ashtu tė zbuluar, nė mėnyrė qė tė nesėrmen ti shihte populli. Si e morėn pak veten tė tre u zvarritėn me mundime secili nė drejtimin e vetė. Metua u kthye nė shtepi. Por ndėrsa nėna e tij, Aslihaja po i mjekonte plagėt, mbėrritėn forcat e sigurimit qė e morėn ashtu me plagė tė hapura. Gjithashtu kapėn edhe dy tė tjerėt. I pushkatuan pėr sė dyti. Metua e pėrjetoi dy herė vdekjen.
Kėshtu pėr Kudretin filloi kalvari 19 vjeēar i vuajtjeve tė burgut tė Burrelit. Me njė fizik tė dobėt, nė konditat e tmerrshme tė atij burgu, Kudreti mundi tė mbijetonte nė sajė tė forcės sė rrallė shpirtėrore dhe besimit tė patundur pėr tė ardhshmen. Ai ruajti tė paprekur shpirtin e lartė poetik. Aty pėr aty krijonte vargje tė cilat ua deklamonte miqve tė tij pa i shkruar, se rregullorja e burgut nuk lejonte tė shkruaje mė shumė se njė gjysmė faqeje letre nė muaj.
Prandaj ėshtė plotėsisht e kuptueshme qė nė vėllimin e tij poetik Drithmė jete, tė mungojnė disa nga perlat e krijimtarisė sė tij. Do tė permendja kėtu ato kushtuar martirėve tė nacionalizmit shqipėtar, luftės sė Grehotit, Kosovės, Ismet Totos e tė tjera. Ėshtė detyra e tė gjithė bashkėvuajtėsve tė tij, si dhe specialistėve tė letrave ti grumbullojnė ato, se kėshtu nuk do i bėjnė nder vetėm emrit tė tij, por gjithė letėrsisė dhe kulturės shqipėtare
Kudret Kokoshi i pėrket asaj plejade poetėsh tė viteve 30-tė qė pasuruan nė mėnyrė tė dukėshme botėn letrare tė vendit tonė. Por ai pati diēka tė veēantė nė kėtė drejtim. Duke qenė nėn ndikimin e konditave politike dhe shoqėrore tė kohės nė tė cilėn jetoi, dikė e mbuloi ndjenja e pesimizmit, ndėrsa dikush tjeter i ndodhur para presioneve politike, u detyrua tė shkruante edhe ato qė nuk i ndjente. Asnjera nga kėto nuk ndodhi me Kudretin. Ai mbeti njė rast unikal nė kėtė drejtim.
Personalisht u njoha me tė shumė vonė, pasi doli nga burgu. Por personalitetin e tij e kisha njohur qysh kur isha fėmijė kur im atė, mik i familjes sė tyre, e quante mė tė diturin e Kokoshajve, kur ime motėr, mėsuese letėrsie, mė lexonte fshehurazi vargjet e tij. Por mė tepėr e njoha nė ato vite burgu, kur duke u endur nga njėri kamp nė tjetrin, megjithse nuk pata fatin ta takoja asnjėhere personalisht, emrin e tij e gjeja gjithmonė pėrpara. Pėr tė mė fliste Isuf Hysenbegasi dhe Xhevdet Kapėshtica, Patėr Mėshkalla dhe Gjon Shllaku, Avdurrahman Kreshpa dhe Tahir Hoxha, Engjėll Kokoshi, dhe Meēan Hoxha Vargjet e tij i kishin mėsuar pėrmendėsh pothuajse tė gjithė moshatarėt e mi. Ato na jepnin forcė dhe shpresė pėr tė ardhshmen nė ato vite tė vėshtira.
Nuk do ta harroj kurrė atė natė shtatori tė vitit 1955 nė kampin e Bulqizės. Me nismėn e mikut tė tij doktor Isuf Hysenbegasit organizuam fshehurazi njė pasdite pėrkujtimore kushtuar 35 vjetorit tė luftės sė Vlorės. Nė atė pasdite nuk pati fjalime dhe kumtesa. Nuk pati kokteje dhe darka. Nė vend tė koktejit ishte ēaji i ftohtė pa sheqer, dhe nė vend tė kumtesave ishin vargjet e poetit. U deklamuan Toto Bolena dhe Epopeja, Luftėtarit tė Kombit dhe Vegimi epik, Vlorės dhe Kėngėn mė tė bukur kėndoj, Spartaku dhe Neroni, Nėnės dhe Gruas shqipėtare. Mua mė caktuan tė recitoja poezinė Njė ditė vjeshte :
Unė pash njė ditė vjeshte, njė flamur bėr ēika ēika,
Njė flamur me shkab tė zezė, qė qe prer me njėmij thika.
Njė flamur me bojė gjaku, qė valonte pa pushuar
I pėrcjell nga disa burra, qė tė gjith duke kėnduar.
E pėrcillnin njėmij trima, me shkopinj e krrab nė dorė,
Kryet lidhur, gjokset thyer.. un i pash njė ditė nė Vlorė
Ata luftėtar legjende, ata lajmėtar lirie,
Qė i dhan fluturim shqiponjės, pas pesė shekuj robėrie!
Oh, than zemrat, oh, sa bukur mbi Vlorė shkaba valon!
Unė pash njė ditė vjeshte, epopen e kombit tonė!
Natyrisht atė natė pėrfunduam tė gjithė nė qeli.
Kėshtu ai u rrit nė imagjinatėn time rinore si njė Ante qė merrte forcė nga toka qe e kishte lindur, si njė Promete qė sfidonte diktaturėn, si njė Danko qė shkulte zemrėn e tij pėr ti ndriēuar rrugėn popullit tė vetė.
U befasova kur e pashė pėr tė parėn herė nė atė dhomėn e errėt tė vėllajt tė tij, Muratit, pasi doli nga burgu. Para meje nuk qėndronte kollosi qė kisha imagjinuar, por njė njeri krejt i zakonshėm, si unė, si ju tė gjithė. Por mjaftuan vetėm pak ēaste, vetėm disa biseda pėr tė kuptuar se nuk kisha gabuar nė imagjinatėn time. Para meje qėndronte Anteu, qėndronte Prometeu, qėndronte Dankua.
Mė kujtohen bisedat qė mė bėnte , qoftė nė dhomėn e vjetėr tė hotel Myzeqesė, qoftė nė dhomėn e vogėl ku jetonte dhe punonte sė bashku me gruan e tij Ervehenė, qė siu nda deri ne ēastet e fundit tė jetės. Kėto biseda i bėnte gjithmonė nė vetėn e tretė, sikur i kishin ndodhur dikuj tjetėr dhe jo atij. Nuk mė kishte folur asnjėherė pėr veten e tij. Por ajo qė mė tėrhiqte mė shumė vėmendjen ishte krenaria e tij e tė qėnit shqiptar.
Ja ēmė ka treguar lidhur me kėtė miku i tij doktor Isuf Hysenbegasi
Ishin vitet 30-tė. Tė dy studjonin nė Romė. Isufi pėr mjekėsi, ndėrsa Kudreti pėr drejtėsi. Ishte njė periudhe kur nė ambjentet studentore tė asaj kohe shqiptarėt konsideroheshin inferiorė nė krahasim me studentėt e vendeve tė tjera. Njė gjė e tillė nuk kishte si tė mos binte ndesh me karakterin e Kudretit dhe tė miqve tė tij. Ndaj vendosėn qė ti sfidojnė. Organizuan njė konferencė nė tė cilėn, pėrveē profesorėve dhe studentėve tė universitetit, morėn pjesė edhe disa nga mendjet mė tė ndritura tė asaj kohe nė Romė. Kumtesėn kryesore e mbajti Kudreti.
Foli e foli me oratorinė e tij pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, pėr shqipet dhe vendin e tyre, pėr doket dhe zakonet e kėtij populli, pėr besėn dhe nderin e shqiptarit. Foli pėr Pirron dhe Teutėn, per Skėnderbeun dhe Ismail Qemalin, pėr Faik Konicėn dhe Fan Nolin. Foli per Bilbilenjtė qė vanė nė litare vetė duke dredhur cigaren. Nė fund foli pėr historinė e malėsorit krenar qė luftonte pa u epur para hordhive pushtuese otomane. Dikur malėsori trim kapet nga koshadhet turke dhe dėrgohet para trekėmbeshit. Nė ekzekutimin e tij merr pjesė edhe valiu i krahinės. Nė ēastin e hedhjes sė litarit ai, gjithė fodullėk, i drejtohet me ironi malėsorit:
- Eh or mik, a e ke ndierė veten ndonjėherė mė ngushtė se sot?
Malėsori i qetė, pa i lėvizur qepalla, i pėrgjigjet rėndė rėndė me njė krenari mospėrfillėse:
- Po mor zotni! E kam ndier atėhere kur mė ka ardhur miku pėr darkė dhe nuk kam patur as bukė dhe as kripė per ti nxjerrw.
Suksesi ishte i jashtėzakonshėm. Qė nga ajo ditė nėpėr gazetat e kohės filloi tė shkruhej pėr Shqipėrine dhe shqiptarėt.
Pasi doli nga burgu poeti pothuajse nuk shkruajti fare. Filloi tė merrej me pėrkthime, me te ardhurat e tė cilave mundi tė pėrballonte jetėn e vėshtirė tė atyre viteve. Ishte njė pėrkthyes i veprave mė tė shquara tė letėrsisė shqipe nė italishte, por nė veprat e pėrkthyera asnjėherė nuk u shkrua emri i tij. Poezi nuk shkruajti mė. Nuk shkruajti, sepse nuk pranonte tė shkruante atė qė i diktonin tė tjerėt. Pena e Kudret Kokoshit nuk mund tė shkruante:
Falmė Enver se pena mu rėndua!
Pena e Kudret kokoshit mund tė shkruante vetėm:
Kush lufton mbi ato brigje?
Oh, kush vdes duke kėnduar?
Kush tha: Rroftė Shqipėria?
Kush kėndon duke rėnkuar?
Kudret Kokoshi ishte njeri dhe poet i madh. Ai ishte poet i heroizmit kombėtar. Ishte njė adhurues i zjarrtė i Viktor Hygoit. Vargjet e tij i recitonte vazhdimisht nė ambjente shoqėrore. Dhe kėtyo vargje tingėllonin:
Njėmijė po tė mbeten, do mbetem edhe vetė,
Edhe njėqind tė bėhen, nuk tundem, jo qaty,
I dhjeti do tė jem, po qe se mbeten dhjetė,
E nė mbet vetėn njė, unė do jem ay.
Ay vetėm njė ishte Kudret Kokoshi.
Kumtesė mbajtur me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė Kudret Kokoshit mė datėn 30 prill 2008 nė Tiranė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt