Pasni hapur nje tem pak delikate por ma shum me beri pershtypje ky debatuesi BrARi.
Nuk edi nga e merr at guxim ta quan albinin lahper, jo pse duhet te friksohesh sepse Albini as Qe ka koh te mirret me ne e me forume se kosova do kishte mbetur per gjithmon e okupuar.Kur një njeri nuk din apo nuk asht i informuar mir mamir ashten me shujt e me ndëgju e jo me etiketu pa vend.Albini ashten nje akademi ne vete te gjitha ato qe ikathan nga pas lufta te gjitha kan dal e dote dalin se ne shqiptart sjemi msu me pa malarg se hunda.Po mos tishte Albini unmiku ende dote ishte ketu eshifni edhe eulxi nvend se te mirret me korrupsion e me sene ma te rendsishme mirret me decentralizim e gjera te pa rendesishme ,sesi mi knaq serbet sa ma shum ,si keta ne kosov ashtu edhe ato ne beograd.Kurse per shqiptaret qe jan 95% ikan lan per gjyna te zottit .
albini do te kish te drejte per cka thot e cka ban..nese.. ngoni mire tash.. ne se do te ish kan nje komandant UCK-je ose AKSH je ose FBKSh-je e me kte uck a aksh ja kish hi ushtris serbe pi kacanikit e der ne podujev.. e ta kish vnue ket ushtrin serbe perpara si bariu delet.. e ti kish cu krejt ushtarat e policat e udbashat serb ne moll te kuqe.. e pastaj ta kish vnue nji kufi te fort ne Merdare e ti kish than sllobes e putinit..se zanin po ju a ngova ju erdha deri ne beligrad.. e ata te kishjin shujt e te ishin pajtu me Kosov te clirume pi Albinit.. e pastaj Albini si komandant legjendar te kish than.. tash o r shoqa..mbasi u shkokerdhova..( u lodha) tuj clirue Kosoven.. jam ka i baj do pllazhime rrezitje pushime vakancime .. ne Florid a ne majorka.. edhe.. pasi ish shkue e e kish lan kosoven te clirueme e te pamvarsueme kejt me forcat te veta.. kish fjet gjum si ariu disa muaj neper pushimore e kur nji dit po na i del gjumi.. e po vjen ne Kosov..po habitet e trullavet.. kur shiqon se ne Kosoven qe na e paskish clirue po shef do rumuna e zezaka do unmika e kfor taska.. e do klintona neper zida e do euleksa neper kafiqa..dhe ish revoltue e kit vetvendosjen kish formue.. situaten me ndryshue..
Mirpo ju mir po e dini por dhe mir e din lahper albini..
se Kosova me ushtri me shtab e drejtori me qos Syl e Albin trim.. me lop kuaj e magara.. fmi e qika pleq e gra.. djem te ri e profesora.. dem demaqa nder kreveta.. me veli llaka e me klos gazeta.. me baton jakup gazepa.. i vu perpara.. qaj sllob m.uti e ne kufi te shqipnis i futi.. shkoni tha tash tek pandushi.. mushama ju gjen aj bushi.. ose ne bllac bani sefa.. ktu ne kosov.. ka me mbet vec shka..
dhe keshtu or shoq u ba..
pse po bani sikur sdini.. sikur pi marsi po vini..
Pra cka po shet mend qaj albini..
e ather kur u ba kiameti.. e kosoven e zeza e gjeti..
ather cohet qaj klintoni.. more Bler tha.. qaj sllabadoni.. shum zullumin na e boni..
Cka me ba or shoq po thue..
Valla bill po i thot bleri.. un mendoj me i ra me i heri..
mir po thue tha klintoni.. e kercet qaj telefoni.. cu bre klarka e xheksona.. fluturoni me aviona.. do misila pa berthoma.. nisja pisit der sa t thot oj majko nona.. une slloba po dorzona..
edhe ju fort mir e dini.. ska nevoj me ju prallis albini.. shok e mik me veli erion edvini.. se keshtu erdh qajo dite.. kur klintoni ka godite.. beligradin me misila e shpetoj 2 milion shqiptare.. qe slloba i kish qit fare..
E kte poplli mir e din prandaj sfol kur sheh unmika.. kfora te huj e amerika..
edhe ju kte mir e dini po dy ftyrsha juve jini..
e si ju asht dhe albini..
..
Operacioni i policisë, pa lejen time
Ministri Bajram Rexhepi thotë se është injoruar rekomandimi i tij për të mos e arrestuar Albin Kurtin as gjatë komemoracionit të Ali Aliut, as gjatë varrimit, e as në afërsi të varrezave. Për këtë shkak, në Polici ka filluar një hetim i brendshëm. Në anën tjetër, EULEX vlerëson lart përpjekjen e Policisë për ta arrestuar Kurtin.
Nga Artan Behrami më 28.04.2010 në ora 9:16
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi duket se është ndjerë shumë keq, kur mori vesh për ngjarjet që ndodhën të hënën në varrezat e Dragodanit. Për të ishte lajm trefish i keq. Albin Kurti nuk u kap, Policia injoroi propozimin e tij, derisa ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar, Ali Aliu u zbeh.
“Pavarësisht se Albin Kurti ka një urdhër për arrestim, ka dalë publikisht në komemoracion, në ceremoninë e varrimit, jo vetëm për hirë të traditës, por është edhe në vendet e tjera të botës demokratike, në ato raste nuk bëhen intervenime të tilla”, thekson Rexhepi.
Më parë, Rexhepi pranon për Express se ishte informuar nga Policia e Kosovës për këtë aksion. Dhe për ta kishte edhe një rekomandim.
“Kur më kanë informuar për planin, jemi marrë vesh... propozimi im ka qenë që kjo (arrestimi i Kurtit) mos të bëhet as gjatë komemoracionit, as gjatë varrimit, as në afërsi të varrezave”, thekson Rexhepi.
Ai vlerëson se Policia e Kosovës megjithatë është e obliguar të aplikojë urdhrat e gjykatave. Edhe pse, Rexhepi pranon se çështje e Albin Kurtit në esencë nuk është që është iniciuar nga vendasit, por nga UNMIK-u dhe është vazhduar edhe nga EULEX-i.
Rexhepi thotë se edhe në takim me Policinë e Kosovës i ka bërë këto vërejtje, pavarësisht vullnetit të mirë të policëve për të zbatuar ligjin. Sipas tij, Policia e Kosovës pritet të dalë me një analizë. “Jemi të përkushtuar të zbatojmë rendin dhe ligjin. E jona është t’i kryejmë obligimet që dalin nga kërkesa e prokurorit të gjykatës etj”, shton ai.
Kështu paralajmëron edhe ushtruesi i detyrës të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Behar Selimi. Në një komunikatë të Policisë së Kosovës thuhet se ai ka urdhëruar që të bëhet një analize dhe vlerësim i gjithanshëm lidhur me rastin dhe situatën e krijuar të hënën në lagjen Arbëria.
“Për të konstatuar nëse veprimet policore kanë qenë në pajtim me instruksionet e dhëna që arrestimi i personit të kërkuar nga Gjykata të bëhet në rrethana dhe kushte të sigurta për qytetarët, për policët, por edhe për vetë personin e kërkuar”, thuhet në këtë komunikatë.
Ndërkaq, EULEX-i vlerëson lart aksionin e Policisë, në përpjekje për të arrestuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Madje EULEX-i, përmes zyrtarit për media, Blerim Krasniqi dënon sulmet e aktivistëve ndaj Policisë së Kosovës.
“EULEX-i dënon sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Veprimet e tilla të paligjshme kundër një agjencie për zbatimin e ligjit, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, nuk kanë vend në një shoqëri demokratike”, shton Krasniqi.
Sipas EULEX-it, rasti i Kurtit është trashëguar nga UNMIK-u, dhe EULEX-i e trajton atë si çdo rast tjetër. Krasniqi thotë se arrestimin e Albin Kurtit duhet ta bëjë Policia e Kosovës, por edhe e EULEX-it.
“Duhet mbajtur në mend se EULEX-i vepron në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, e jo në një sistem gjyqësor të veçantë. Në rastin e z. Kurtit, paneli është i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe të Kosovës, ndërkohë që Prokuroria është e përfaqësuar nga një prokuror vendor. Prandaj, pasi që EULEX-i vepron në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë, është më se normale që gjykatësi të kërkojë nga agjencia për zbatimin e ligjit në Kosovë - Policia e Kosovës, të sigurojë praninë e z. Kurti në gjykatë”, shton ai.
Ndërkaq, Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se qëndrimi i EULEX-it për rastin e së hënës dëshmon se ata janë armiqtë e Kosovës“.
“Ishte një terrorizim i qytetarëve në një ceremoni mortore që për ne shqiptarët është e shenjtë dhe e paprekshme. Do ta konsiderojmë atë punëtor të EULEX-it. “Nëse EULEX-i e përshëndet dhunën, e përshëndet shkeljen e moralit shqiptar, e përshëndet shkeljen e traditës sonë. Pra, kësi policësh do EULEX-i që bëjnë ndërhyrje të tilla. Dhe, kjo po tregon që pas kësaj deklarate, EULEX-i është armiku ynë i qartë”, thekson Konjufca.
Ndërkaq, edhe Këshilli kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit dënon intervenimin e Policisë së Kosovës, në përpjekje për të arrestuar Kurtin, gjatë përfundimit të ceremonisë së varrimit të veprimtarit të shquar, Ali Aliu.
“Intervenimi i policisë ishte krejtësisht i dështuar në aspektin profesional, i pamenduar për aspektin politik dhe në kundërshtim me traditën dhe moralin e popullit shqiptar”, thuhet në këtë reagim.
Sipas këtij këshilli, situata e krijuar rreth procesit gjyqësor ndaj Kurtit është duke e vënë tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë në një situatë absurde.
“EULEX-i, duke pasur tërë mundësitë që rastin ta mbyllte dhe të fillonte një hetim gjithëpërfshirës për ngjarjet e 10 Shkurtit 2007, e rihapi rastin ndaj Kurti, duke shkaktuar një indinjatë të madhe në tërë opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë”, thuhet në reagim.
Ndërkohë, të mërkurën (sot) në Gjykatën e Qarkut do të vazhdojë gjykimi i Kurtit. Edhe kësaj radhe, aktivistë të Vetëvendosjes paralajmërojnë se Kurti nuk do të shkojë në gjykatë, derisa Policia edhe më tutje mbetet në ndjeke të tij.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Urdhëro ti piuni i Bin Lladenit .
Me rastin e varrimit të atdhetarit Ali Aliu’Presheva
U RRAH ISH’KOMANDANTI I UÇK’së, AZEM SYLA!
Shkruan: Afrim Morina - Prishtinë, 27. 04. 2010
Foto: Atdhetari Ali Aliu + Ish’komandanti i UÇK’së, Azem Syla
Dje prishtinasit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë kishin ditë dhembje e zie, ndonëse flamujt nuk u lëshuan në gjysmë shtize, sepse qeveritarët nuk deshën për ta kuptuar peshën e humbjes së këtij mendimtari e veprimtari të madh të çështjes shqiptare, që afro shtatëdhjetë vite ia kushtoi kombit të vet, pra ishte histori më vete me të gjitha të mirat dhe të këqijat që kanë përjetuar shqiptarët. Dje bashkëveprimtarët dhe nxënësit politik varrosën atdhetarin e madh Ali Aliu (që ne herë e quanim Presheva e herë Plaku, për të mos u identifikuar me Ali Aliun, që kishte krijuar emër me ndihmën e organeve të UDB). Mirëpo, qeveritarët për dje kishin menduar krejt ndryshe të kalonte përcjellja e përmotme, në varrezat e Prishtinës, duke zënë pritë me njësitet speciale nën moton e arrestimit të Albin Kurtit, por synimi i tyre ishte që njerëzit si Ali Aliu - Preshevën të mos i përkujtojmë, të mos u bëjmë nderime, sepse këta i takojnë të kaluarës dhe e kaluara për shqiptarët nuk egiziston. Po, se kishte këtë qëllim pushteti dje, kjo u pa edhe kur morri shpërblim sprejin lotsjellës, që përdorët për pasivizimin e kriminelëve dhe të goditura Azem Syla, ish komandanti i UÇK së lavdishme. Dje pash edhe frikën e deputetëve, të cilët e dinin se të dilnin në ballë të turmës edhe ata do të merrni të njëjtin shpërblim, prandaj vështronin situatën e krijuar të hutuar.
Kam pasur fatin, të mirë apo të keq nuk e di, në organizimin e varrimeve të dëshmorëve të kombit, por këtë rast dua të ilustrojë me dy varrime në Therandë, varrimi i Melit Kryeziut, të vrarë në demonstratë në vitin 1989, kur kolona bartte kufomën të mbuluar me flamur dhe marrëshoi përmes qytetit, ku në të dyja anët e rrugës në çdo pesë apo gjashtë metra kishte nga tre katër milicë të njësive speciale në gatishmëri për të ndërmarrë veprime, kaluam para stacionit të milicisë dhe e varrosi me nderime të cilat bëheshin në atë kohë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi pasur as më të voglin provokim, edhe pse e dinin se brenda kolonës mortore ishin edhe organizatorët e demonstratave, por edhe pas varrimit i lanë të qetë qytetarët të shkonin nëpër shtëpi. Rasti i dytë, ku u varros Fadil Vata me nëntë Maj të viti 1990 . Edhe pse gjithë fshati ishte i rrethuar me autoblinda e njësi speciale të ardhur nga të gjitha anët e Jugosllavisë, të cilët në hyrje të fshatit mundoheshin për t’i ndalur qytetarët për të mos marrin pjesë në varrim, gjatë varrimit nuk ndodhi as më i vogli incident edhe pse në dalje të fshatit u munduan të bëjnë arrestime, për të gjetur organizatorët dhe ilegalët që kishin ardhur për të marrë pjesë në varrim, nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata. Ajo kohë ishte kohë robërie, të cilën i gjithë kombi e përjetonte dhe luftonte për çlirim e bashkim kombëtar.
Sot?!
Sot thuhet se kemi dy vjet pavarësi dhe sovraniteti! Në këtë pavarësi dhe sovranitet, policia speciale e Kosovës, jo e EULEX u mundua të përdhos varrimin e njërit ndër veprimtarët e rrallë të hapësirës kombëtare. Në këtë pavarësi u rrah Komandanti i UÇK Azem Syla, që kombet tjera, shtetet tjera, do ta mbanin para duarsh dhe prezenca e Tij do të nderohej me qëndrim gatitu, nga ata të uniformës, e me një përshëndetje të respektuar qytetare. Në këtë pavarësi deputetet do të bëheshin parzmore e qytetarëve dhe uniforma do të qëndronte gatitu para tyre dhe do të respektonte mendimin e tyre dhe nuk do të vepronte. Kjo është pavarësia dhe sovraniteti i sotëm aq i proklamuar dhe i përfolur.
Urdhërdhënësit e djeshëm, ekzekutorët e urdhrit dje, ka qenë dashtë të përllogaritin shumë gjëra. Kurtin kanë mundur ta ndalin kur ka dal nga Teatri kombëtare, kanë mundur ta ndalin duke shkuar në varreza, kanë mundur ta ndalin kur të ishte larguar nga varrezat, ngase në mesin e popullit kishte edhe njerëz të inteligjencës të cilët kanë përcjellë situatën hap pas hapi dhe në bazë të informatave të marra kanë pasur mundësi për të bllokuar një lagje, kanë mundur edhe herëve tjera për ta arrestua, por çka shtyri që mu te varrezat dhe në varrimin e të madhi Ali Preshevës të ndërmerret një veprim i tillë?!
Ka përgjegjësi këtu!?
Duhet dikush të japi llogari për përdhosjen e varrimit?! Me siguri që ka. Ka përgjegjësi i gjithë zinxhiri komandues që nga Ministri Bajram Rexhepi e gjer te udhëheqësi i ekspeditës, që nëse nuk ka marrë urdhër të zë pritë aty, pse e bëri? E ndien veten rehat Ministri për goditjet me kërbaç e sprej pasivizimi që i morri Komandanti i Tij i dikurshëm? E bren ndërgjegjja të rri përsëri në atë post, kur me urdhrin e Tij, u fyen me mijëra veprimtar të çështjes kombëtare, ish ushtar e oficer të të gjitha trojeve shqiptare? Ashtu siç kaloi nëpër furtuna e gjithë jeta e të pavdekshmit Bacës Ali, ashtu kaloi edhe varrimi i tij, që e bënë edhe më madhështor, se shumë gjenerata do të kujtojë paturpësinë, armiqësinë dhe amoralitetin e pushtetit që tregoi dje nda bashkëveprimtarëve dhe nxënësve të tij politik. Për këtë nuk ishte flamuri në gjysmë shtizë. Për këtë nuk ishte shpallur ditë zie kombëtare.
Dje kishin një adresë për të akuzuar robëruesit e kombit dhe kishim të drejtë. Ajo ishte Beogradi, duke nënkuptuar Podgoricën dhe Shkupin dhe bashkëpunëtorët e tyre shqip - folës. Sot, në këtë shtet të “pavarur e sovran” ku do të adresojmë të zezat që i heq ky populli i përgjakur dhe i përkulur nga skamja e mjerimi? Populli përsëri do të flas! Po do të flasë me gjuhën që kishte folur me shekuj për sundimtarët, për bashkëpunëtorët, për të pa cipë, për amoralitet e për shitje të shpirtit djallit! Një pushtet që nuk përkujdeset për luftëtarit e lirisë, një pushtet që nuk përkujdeset për familjet e dëshmorëve, një pushtet që nuk përkujdeset për invalidët e luftës, një pushtet që nuk përkujdesët për ish të burgosurit politikë, ai pushtet nuk është rezultat i vullnetit të popullit, por i çarqeve të caktuara nga jashtë, për të kryer misionin e paraparë. Ndoshta edhe rezultat i ardhjes së z. Rexhepi si Ministër i Punëve të Brendshëm ka këtë mision, për të përmbyllur çështjen e Mitrovicës të cilën e kishte nisur dikur, në të mirë të Serbisë, përndryshe nuk do të merrej një veprim i tillë dje te varrezat e Prishtinës.
Familja duhet të jetë krenar që e kishin jo vetëm si babë e vëlla, por edhe si një mësues të përmasave kombëtare dhe parashikimet e tij për të djeshmen dhe të sotmen u argumentuan dhe nëse pak ka ekzistuar dilema rreth konstatimeve të Tija për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, veprimet e ditës së djeshme të varrezat e Prishtinës i ka hequr ato.
Lavdi punës dhe veprës së të madhit Bacës Ali, e turp i përmotshëm pushtetarëve që nuk ditën ta respektojnë për të gjallë e për të vdekur veprën dhe personalitetin e Tij!
http://www.pashtriku.org/
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
valla mir hic sme vjen me e pa ate foto ku duket azem syla i rrahur..
nuk du me pa asnji shqiptar te rrihet..
albini duhet te paraqitet ne polici si burrat ne se ka burrni se po i kushton shtrenjt kosoves..
O m.fetahi,
Shkrimet e Brarit merri dhe lexoj mire e mire sepse prej tyre do te mesosh me shume se sa prej perrallave me tupan cheguevaristo-enveriste te baces Demaq e prej aradhes se ish-"luftetareve" te LPK-se, qe ju ndersejne dhe qe po ju keqperdorin ne dem te Kosoves.
Meso shqip njehere e pastaj shpalle Albinin akademik e cfare te duash!
Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 28-04-2010 më 14:48 Arsyeja: lap a kom nji se pdykja ishin tuj u facafyte ne mes veti ne lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin!!
Krijoni Kontakt