Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Biēikleta Dyshe

    I mbani mend bicikletat dyshe? Me siguri ata qe jane pak te medhenj ne moshe (si puna ime) dhe vecanerisht ata qe kane jetuar ne Shkoder - ne qytetin e bicikletave. Me kujtohet kur dilja ne xhiron e Shkodres, ndonjehere shihja ndonje cift te ri mbi nje biciklete dyshe, mashkulli para, femra prapa. Ishte dicka e vecante dhe te gjithe kthenin koken duke pare ciftin me admirim dhe me nje ndjenje xhelozie.

    Po, perse po ju flas per bicikleten dyshe? Ndersa po udhetoja ne Greqi, per ne Shqiperi, jo shume kilometra larg kufirit te Kakavijes, pashe pas kaq vitesh dike qe po ngiste nje biciklete dyshe. Vendi i pare i bicikletes ishte i larte, pikerisht per nje burre te rritur, ndersa vendi i dyte ishte me i ulur, i pershtatur per nje femije te vogel dhe ne vendin e dyte te bicikletes po qendronte nje djale i vogel 5-6 vjecar.

    Nga pamja e jashtme, dukeshin se nuk ishin greke, por te huaj, mbase angleze. Babai ishte bjond, me floke te gjata, te lidhura gershet ne nje menyre te cuditshme. Ishte lakuriq nga mesi e siper dhe trupi i tij ishte i mbushur me tatuazhe. Djali i tij, po ashtu ishte lakuriq nga mesi e siper dhe bicikleta kishte dy shporta majtas e djathtas te mbushura plot. Me siguri, babai e kishte hob te dilte me djalin dhe te shkonin diku larg per piknik me biciklete.

    Ajo qe me beri pershtypje ne momentin qe i pashe ishte se megjithese rruga ishte malore, djali i vogel nuk e kishte problem te ngiste bicikleten dhe madje nuk dukej se sforcohej fare. Por, a e dini se cila eshte karakteristika e bicikletave dyshe? Pedalet e para jane te lidhura me pedalet e dyta ne nje menyre te tille qe ato jane te varura nga njera tjetra. Nese leviz pedalet e para, automatikisht levizin edhe te dytat. Nese i ndalon, ndalojne edhe te dytat.

    Me eshte bere shprehi, qe shpesh, duke pare gjerat qe me rrethojne ne jeten e perditshme, te shoh perms tyre realitete frymore. Dhe nga kjo pamje Ati me tregoi dicka qe me mahniti. Ne realitet, djali i vogel nuk po ngiste bicikleten, por ishte babai ai qe e ngiste. Djali nuk bente gje tjeter vecse leviste kembet duke i sinkronizuar me pedalet.

    Tani, ju lutem shume, ju kerkoj te imagjinoni pak sikur babai i ketij djalit te behej i padukshem per te gjithe ju, perves se per djalin e vogel 6 vjecar. Nese ju do e shihnit ne rruge kete djale duke ngare bicikleten, ju do mahniteshit me "fuqine" e ketij piciriku dhe me siguri do e pyesnit se si ka mundesi qe kaq i vogel mundet te ngase bicikleten dhe madje ne nje malore te tille. I shtangur nga pyetja juaj, ky djali do ju thoshte: "A nuk e shini se nuk jam une qe po ngas bicikleten, por eshte babai im qe po e nget? Une vetem sa leviz kembet duke sinkronizuar levizjet e mia me shpejtesine e levizjes se kembeve te babait. Kur ai i jep shpejt pedaleve, edhe une i jap shpejt, kur ai i jep ngadale, edhe une i jap ngadale. Ai komandon pedalet. Nese une dua qe te t'i leviz me shpejt pedalet, apo te ndaloj, une nuk mundem, por jam i detyruar vecse te ndjek levijet e babait. Keshtu, une nuk lodhem aspak dhe per mua ngarja e bicikletes nuk eshte tjeter vecse nje argetim."

    Vellezer dhe motra, e njejta gje ndodh edhe me ate qe jeton ne besim dhe ne bashkesi te plote me Atin, me ate qe ka mesuar te jetoje permes jetes me te larte. Te tjeret per rreth tij, te cilet nuk e shohin dot Atin qiellor, mahniten me fuqine e ketij personi. Oh, si ka mundesi qe ka arritur te beje gjera kaq te veshtira dhe te pamundura per njeriun? Pergjigja e atij qe jeton ne besim eshte e thjeshte; "Nuk jam une, por Ati qe po e nget bicikleten. Nuk jetoj une, por Krishti qe banon ne mua.

    Vellezer dhe motra, ka dy menyra per te jetuar jeten e krishtere. Ose te mbani te gjitha barrat tuaja dhe me kokefortesine tuaj te refuzoni t'ja lini Atij ne dore dhe te vuani nen peshen e tyre, ose te mesoni te sinkronizoni levizjet tuaja me te Zotit tone. Atehere do te kuptoni me te vertete se zgjedha e Krishtit eshte e embel dhe barra e Tij eshte e lehte. Atehere dhe vetem atehere do te kuptoni "fuqine" magjike te djalit 6-vjecar.

    P.S. Po e nderpres shkrimin tim ketu, megjithese mendoj se eshte lene pergjysem. Mbase mund te shkruaj me vone pjesen e dyte ku do te merrem me faktin se si mund te mesojme si te "sinkronizohemi" me Perendine, ne menyre qe jeta jone e krishtere te mos jete nje jete e mundimshme, por nje jete e bukur, e embel, spontane dhe plot Krisht. Por deri atehere, gjeja me e mire do ishte sikur kete shkrim ta plotesonit ju qe po e lexoni.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga marcus1
    se te mbani te gjitha barrat tuaja dhe me kokefortesine tuaj te refuzoni t'ja lini Atij ne dore dhe te vuani nen peshen e tyre, ose te mesoni te sinkronizoni levizjet tuaja me te Zotit tone.
    Faleminderit vella Marcus qe i ndan keto mesazhe me ne.
    Do doja te fokusoheshim pak me shume ne kete paragraf, pra si do te mundemi ne qe te sinkronizojme levizjet tona me ato te Zotit tone?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Faleminderit vella Marcus qe i ndan keto mesazhe me ne.
    Do doja te fokusoheshim pak me shume ne kete paragraf, pra si do te mundemi ne qe te sinkronizojme levizjet tona me ato te Zotit tone?
    Unė do postoj pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi pėr t'i dhėnė pėrgjigje pyetjes tėnde, por deri atėhere do doja tė lexoja edhe mendimet e tė tjerėve, nėse e frekunenton dikush tjetėr kėtė forum pėrveē teje.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Vėlla i dashur marcus, falemnderit qe kushton kohė per ne dhe i qe i ndan keto mesazhe me ne.

    Ndersa kjo qe thotė Matrix mė poshtė:

    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Do doja te fokusoheshim pak me shume ne kete paragraf, pra si do te mundemi ne qe te sinkronizojme levizjet tona me ato te Zotit tone?
    Vertetė kjo qe thua vėlla ėshtė interesant dhe edhe unė kam pytur vetveten time, por Krishti na jep pergjigje te sakt dhe tė deshmuar.

    Kėto jan disa nga ato qe mund tė kuptojmė dhe nėse vertetė jemi tė vendosur nė to, vertetė "do te mundemi ne qe te sinkronizojme levizjet tona me ato te Zotit tone".

    1.
    Pjetri u pėrgjigj:

    “Zotėri, nėse je ti, mė urdhėro tė vij te ti pėrmbi ujė!”

    “Eja!” ‑ i tha.

    Atėherė Pjetri zbriti nga barka e po ecte nėpėr ujė pėr tė shkuar te Jezusi. 30 Porse, kur e pa erėn e fortė, u frikėsua, filloi tė humbasė nė ujė dhe bėrtiti:

    “Mė shpėto, o Zot!”

    Jezusi pėrnjėherė shtriu dorėn, e kapi dhe i tha:

    “Fepakėt! Pėrse dyshove!” (Mt 14; 28-31)


    Pra duhet tė kemi kujdes nga dyshimi dhe tė besojmė JEZUSIT kur ti drejtohemi Atij.


    2.

    “Zotėri ‑ i tha Pjetri ‑ jam gati tė shkoj me ty edhe nė burg edhe nė vdekje!”

    Jezusi iu pėrgjigj:

    “Unė po tė them, o Pjetėr, se sot, nuk do tė kėndojė gjeli, para se ti tė mohosh tri herė se mė njeh!” (Lk 22; 33-34)


    Kujdes nga vetbesimi!


    3.

    “O Atė, nėse do, largoje kėtė gotė prej meje! Veēse, le tė bėhet, jo vullneti im, por vullneti yt!” (Lk 22; 42)

    Tė udhėheqemi nga vullneti i Zotit dhe jo nga egoja e jonė dhe mbi te gjitha:


    Atėherė Jezusi bėrtiti me zė tė lartė e tha:

    “O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim!” (Lk 23; 46)


    Gjithēka ne doren e Atit dhe pastaj gjithkush do tė mahnitet me "fuqine e ketij piciriku" siē thotė markus1 dhe me siguri se shumkush do tė pyet tjetrin dhe vetveten se si ka mundesi qe ky njeri tė mund ta ngasė "bicikleten dhe madje ne nje malore te tille?!!"

    Nėse i drejtohemi Atit tonė qiellor me zemer dhe shpirt, dhe ia dorzojmė shpirtin dhe trupin tonė Atij, dhe lelojmė qe Ai dhe Vullneti i Tij tė jetė nė mua sikurse ai fėmi qe lejoj qe babai i tij tė drejtoj bicikleten, sigurisht se "pedalet e bicikletes" do tė sillen vet edhe nėse ėshtė njė malore dhe kodrinė shumė e madhe.

    Respekte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 01-09-2010 mė 11:39
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Vėlla i dashur marcus, falemnderit qe kushton kohė per ne dhe i qe i ndan keto mesazhe me ne.

    Ndersa kjo qe thotė Matrix mė poshtė:



    Vertetė kjo qe thua vėlla ėshtė interesant dhe edhe unė kam pytur vetveten time, por Krishti na jep pergjigje te sakt dhe tė deshmuar.

    Kėto jan disa nga ato qe mund tė kuptojmė dhe nėse vertetė jemi tė vendosur nė to, vertetė "do te mundemi ne qe te sinkronizojme levizjet tona me ato te Zotit tone".

    1.
    Pjetri u pėrgjigj:

    “Zotėri, nėse je ti, mė urdhėro tė vij te ti pėrmbi ujė!”

    “Eja!” ‑ i tha.

    Atėherė Pjetri zbriti nga barka e po ecte nėpėr ujė pėr tė shkuar te Jezusi. 30 Porse, kur e pa erėn e fortė, u frikėsua, filloi tė humbasė nė ujė dhe bėrtiti:

    “Mė shpėto, o Zot!”

    Jezusi pėrnjėherė shtriu dorėn, e kapi dhe i tha:

    “Fepakėt! Pėrse dyshove!” (Mt 14; 28-31)


    Pra duhet tė kemi kujdes nga dyshimi dhe tė besojmė JEZUSIT kur ti drejtohemi Atij.


    2.

    “Zotėri ‑ i tha Pjetri ‑ jam gati tė shkoj me ty edhe nė burg edhe nė vdekje!”

    Jezusi iu pėrgjigj:

    “Unė po tė them, o Pjetėr, se sot, nuk do tė kėndojė gjeli, para se ti tė mohosh tri herė se mė njeh!” (Lk 22; 33-34)


    Kujdes nga vetbesimi!


    3.

    “O Atė, nėse do, largoje kėtė gotė prej meje! Veēse, le tė bėhet, jo vullneti im, por vullneti yt!” (Lk 22; 42)

    Tė udhėheqemi nga vullneti i Zotit dhe jo nga egoja e jonė dhe mbi te gjitha:


    Atėherė Jezusi bėrtiti me zė tė lartė e tha:

    “O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim!” (Lk 23; 46)


    Gjithēka ne doren e Atit dhe pastaj gjithkush do tė mahnitet me "fuqine e ketij piciriku" siē thotė markus1 dhe me siguri se shumkush do tė pyet tjetrin dhe vetveten se si ka mundesi qe ky njeri tė mund ta ngasė "bicikleten dhe madje ne nje malore te tille?!!"

    Nėse i drejtohemi Atit tonė qiellor me zemer dhe shpirt, dhe ia dorzojmė shpirtin dhe trupin tonė Atij, dhe lelojmė qe Ai dhe Vullneti i Tij tė jetė nė mua sikurse ai fėmi qe lejoj qe babai i tij tė drejtoj bicikleten, sigurisht se "pedalet e bicikletes" do tė sillen vet edhe nėse ėshtė njė malore dhe kodrinė shumė e madhe.

    Respekte
    Faleminderit Toni! "Pedalet e bicikletes i leviz gjithmone Dikush tjeter, qe per njerezit pa besim eshte i padukshem, prandaj edhe ata mahniten tek ata qe kane privilegjin te quhen "picirruke".
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Biēikleta Dyshe (Pjesa e dytė)

    Siē e kam thėnė pra nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi, ashtu si fėmija i vogėl kishte mėsuar tė sinkronizonte lėvizjet e kėmbėve tė tij me tė babait, kėshtu duhet tė mėsojmė edhe ne tė "sinkronizojmė" lėviizjet tona me ato tė Atit tonė. Nuk ishin pėrpjekjet e djaloshit, nuk ishte se ai kishte ndonjė fuqi tė jashtėzakonshme qė e bėnte atė tė ngiste biēikletėn, por ishte babai i tij, tė cilin ne nė imagjinatėn tonė pėr ta bėrė tė padukshėm atė, nuk mund tė kuptonim se ku qėndronte sekreti i kėtij djaloshi. Nuk ishin pra, as pėrpjekjet e djaloshit, as vullneti i djaloshti, as fuqia e djaloshit, gjithēka kishte tė bėnte me babain "e padukshėm".

    E njėjta gjė ndodh edhe me ne nė gjėrat frymore. Sado qė tė mundohemi, sado qė tė lodhemi, sado qė tė pėrpiqemi, sado qė tė luftojmė, sado qė tė punojmė, do jetė sikur po qėllojmė me grushta nė ajėr. Nuk do kemi mundur tė bėjmė as edhe gjėnė mė tė vogėl, sepse natyra jonė njerėzore e ka tė pamundur tė jetojė jetėn mė tė lartė, atė qiellore, jetėn e Atit. Sado qė tė pėrpiqemi, nuk do mund ta kėnaqim kurrė Atin tonė. Po atėhere, ēfarė duhet tė bėjmė qė ta kėnaqim Zotin tonė?

    Ne nuk kemi nevojė pėr tė bėrė asgjė pėr ta kėnaqur Atė. Ai, thjeshtė, ėshtė potėsisht, tėrėsisht, absolutisht i kėnaqur me ne! Vėllezėr dhe motra, ky ėshtė themeili i tė jetuarit jetėn e krishterė, kjo ėshtė baza e jetės sė krishterė, tė kuptojmė se ne nuk kemi nevojė tė bėjmė absolutisht asgjė pėr tė kėnaqur Atin tonė!

    Le tė kthehemi pak tek historia e djaloshit me biēikletėn dyshe. Mendoni se ai po e ngiste atė biēikletė pėr tė fituar miratimin e babait? Pėr t'i pėlqyer atij? E kundėrta, ai po e ngiste biēikletėn se i pėlqente ta bėnte njė gjė tė tillė. Ishte argėtim pėr vogėlushin tė ngiste biēikletėn nėn drejtimin e Atit. Babai nga ana tjetėr, shėtiste me djalin e tij pikėrisht se ishte i kėnaqur, i pėlqente tė shėtiste me tė, jo pėr ta vėnė djalin nė provė, i cili vetėm pasi do kalonte kėtė test tė vėshtirė do fitonte miratimin e babait. Jo! Atyre u pėlqente tė kalonin kohė bashkė.

    Mė lejoni tė sjell edhe njė shembull tjetėr. Mendoni pak se ēfarė ndodhi kur ju u bėtė tė krishterė. Njė jetė e re lindi nė ju. Nė frymė ju ishit njė foshnje e lindur pėr sė larti. Mendoni pak se ēfarė gėzimi i ka dhėnė kjo lindje familjes suaj frymore. (kishės) Por mendoni akoma se ēfarė gėzimi u ka dhėnė kjo lindje ėngjėjve dhe Atit nė qiell. Jam i bindur se ėngjėjt do jenė pėrkulur pėr tė parė me vėmendje kėtė foshnje ashtu si pėrkulen tė rriturit sipėr njė foshnje tė shtrirė nė krevatin e tij tė vogėl. Oh, ēfarė feste ėshtė bėrė atė ditė nė qiell! Ėngjėjt lavėronin Atin pėr kėtė mrekulli nė tokė!

    Imagjinoni pėr pak tani njė foshnje tė vogėl tė ardhur nė jetė duke parė gėzimin e prindėrve dhe tė afėrme tė tyre, tė mund tė flasė dhe tė thotė: "Pėrse gėzoheni kaq shumė? Ēfarė kam bėrė unė qė t'ju kėnaq kaq shumė?" Ose imagjinoni tė kundėrtėn, sikur sapo kjo foshnje ka ardhur nė jetė, prindėrit e saj tė thonin: "Dėgjo kėtu, atė qė ne kishim pėr tė bėrė, e bėmė, tė sollėm nė jetė, tė dhuruam jetė nga jeta jonė, tė falėm vetė jetėn tonė. Tashmė ti duhet tė na e shpėrblesh, duhet tė punosh fort, duhet, duke filluar qė nesėr, tė cohesh vetė nga krevati, tė urinosh nė uturak, tė rregullosh krevatin, tė hapėsh frigoriferin, tė nxjerrėsh qumėshtin, ta ngrohėsh dhe mė pas ta pish. Pasti t'i kesh mbaruar kėto punė, tė rregullosh ēdo rrėmujė qė mund tė kesh bėrė, dėgjove?" Oh, ēfarė do tė thoshte kjo foshnje! Pėrse erdha nė kėtė jetė? Do ishte mė mirė tė mos egzistoja fare.

    Dhe megjithatė vėllezėr dhe motra, kjo gjė ndodh shpesh nė familjet e krishtera. Sapo dikush ka lindur nga lart, atij i vihet njė listė e madhe pėrpara me ēfarė duhet dhe nuk duhet tė bėjė, pėr tė qenė njė i krishter i denjė, pėr t'i pėlqyer Atit. Oh, Zoti im, sa e sa tė krishterė janė djegur nga pėrpjekjet e tyre njerėzore pėr tė tė pėlqyer Ty, duke mos ditur se vetė ardhja e tyre nė egzistencė ka qenė pėr Ty gėzimi mė i madh. Sa e sa tė krishterė, janė zhgėnjyer nga kėto barra tė rėnda tė vėna nga njerėzit dhe nuk kėrkojnė mė fytyrėn Tėnde, por mjaftohen me njė kryerje detyrimi tė sė shkuarit nė kishė tė Djelėn. Por falė Hirit Tėnd o Atė, ka dhe do ketė edhe nga ata, qė janė prekur dhe/apo do preken nga dashuria Jote, dhe qė kanė pushuar dhe/apo do pushojnė sė punuari pėr Ty dhe qė kanė gjetur dhe/apo do gjejnė prehje nė Ty, o Atė i dashur.

    Vėllezėr dhe motra, le tė mos dyshojmė as edhe pėr njė moment pėr dashurinė pa kushte qė Ati ynė qiellor ka pėr ne. Jo, jo, dashuria e Tij nuk varet nga performanca jonė, pėrkundrazi, ėshtė kur ne prekemi nga kjo dashuri qė ne nuk mund tė jemi mė i njėjti person. Ashtu si dashuria e prindėrve ėshtė gjėja e parė qė njė foshnje pėrjeton kur ajo vjen nė jetė, ashtu edhe dashuria e Atit dhe pėrkujdesi i Tij pėrmes shėnjtorėve qė na rrethojnė duhet tė jetė gjėja e parė (dhe e fundit) qė duhet tė pėrjetojė njė foshnje e lindur nga lart.

    "Po mirė do thotė dikush, unė e pėrjetova dashurinė e Atit, por nuk kam mėsuar endetė "sinkronizoj" lėvizjet e mia me tė Atit. Si arrihet kjo?"

    Mos u nxito i dashur mik! Ēdo gjė duhet tė ndodhė nė kohėn e .... Atit. Tani pėr tani, ti ke nevojė tė jesh njė foshnje, ti ke nevojė pėr dashuri, ke nevojė pėr pėrkujdesje, ke nevojė tė ushqehesh nga Ai. (shpesh duke pėrdorur tė tjerė) Mos harro, lindja jote e ka kėnaqur Atin mė shumė se do mund ta kėnaqte ēdo pėrpjekje e jotja pėr tė kapėrcyer sa mė shpejt kėtė periudhė foshnjore. Qėndro nė dashurinė e Tij, shijo dashurinė e Tij dhe ēdo buzėqeshje e jote, ēdo belbėzim i yti, ēdo lėvizje duarsh apo kėmbėsh do ta kėnaqė atė mė shumė se ēdo pėrpjekje e jote pėr t'u dukur mė i madh se njė foshnje.

    Mendo pak atė djaloshin 6 vjeēar qė ngiste biēikletėn. A do mund ta imagjinoje atė djalosh 3-4 vjet mė parė duke e ngarė atė? Do ishte absurde! A mund ta imagjinoje babain e tij 3-4 vjet mė parė duke u munduar t'i mėsojė djalit patjetėr biēikletėn? Do ishte absurde! Jam i bindur se kur djaloshi do ketė qenė nė moshėn 2-3 vjeēare, babai i tij do kishte vendosur nė biēikletė njė kosh tė krijuar enkas pėr tė, nė mėnyrė qė tė merrte djalin me vete nė shėtitjet e tij me biēikletė. Ēfarė bėnte djaloshi i vogėl? Thjesht shijonte prezencėn e babait.

    Le tė shkojmė tani tek "sinkronizimi" i lėvizjeve tona me ato tė Atit. Si mund ta arrimė kėtė sinkronizim? Nėse prisni ndonjė formulė, do zghėnjeheni shumė nga ky shkrim. Nuk ka asnjė formulė pėr tė mėsuar "sinkronizimin". Ai do vijė vetėm si pasojė e rritjes sonė frymore nė prezencėn e Atit, do vijė si pasojė e tė jetuarit ēdo moment me Tė dhe i dashuruar prej Tij.

    Tė qėndrosh nė kėmbėt e Tij, ėshtė zgjedhja mė e mirė qė mund tė bėjmė dhe qė nuk do na hiqet asnjė herė. Tė qėndrosh me Tė tėrė kohėn dhe tė mėsosh prej Tij ndėrsa e vėshtron, i flet dhe tė flet, ėshtė mėnyra mė e sigurtė tė "sinkronizohesh" me Tė.

    Hidhini sytė rreth e qark ambjentit ku jetoni. Mė tregoni diēka qė shikoni nė atė moment dhe nuk ju kujton Zotin. Dielli, qielli, deti, ajri qė ne thithim, flladi i lehtė qė na freskon nė mes tė vapės verore, shiu, pemėt, uji qė pimė, ushqimi qė hajmė, rruga nė tė cilėn ecim, babai, nėna, vėllai, motra, njė fjalė tė ėmbėl qė tė thotė dikush, njė shprehje dashurie qė vjen nga dikush. Tė gjitha kėto gjėra qė ndodhin nė jetėn tonė tė pėrditshme, na kujtojnė Jezu Krishtin. Ēdo gjė qė ėshtė krijuar nė kėtė botė ka njė qėllim, tė na kujtojė Krijuesin, Jezu Krishtin. Gjithēka e krijuar nė kėtė botė, nuk ėshtė veēse njė hije e realitetit, njė hije e vetė Krishtit. A nuk janė tė mjaftushme tė gjitha kėto gjėra pėr tė na ndihmuar tė qėndrojmė vazhdimisht nė prezencėn e Tij?

    Por unė kam parė se jo vetėm nė kėto gjėra por edhe situatat e vėshtira janė pėr tė mė kutjuar mua Krishtin. Kur pronari mė sillet keq, e shoh si njė mundėsi tė mirė pėr tė falenderuar Pronarin tim qiellor qė ėshtė kaq i mirė dhe qė nuk i ngjan aspak pronarit tim tokėsor. Kur njė koleg mė ofendon, bėhet njė mundėsi e mirė pėr mua qė unė ta bekoj dhe tė kthehem me vrap tek Babai im pėr t'u mbrojtur nga ēdo e keqe qė mund tė mė shkaktojė. Kur sėmurem ėshtė njė rast i pėrkryer pėr tė parė Zotin tim, jo vetėm si Shėruesin tim, por edhe si Shėrimin tim. Kur jam nė mes tė njė furtune (jete) ėshtė njė rast fantastik pėr t'u kujtuar se Ai qė me njė urdhėr pushon erėn dhe qetėson dallgėt, ndodhet nė varkėn time.

    A e shikoni pra se sa ngacmime tė shumta kemi gjatė ditės pėr tė kujtuar Zotin tonė dhe pėr tė qėndruar vazhdimisht nė prezencėn e Tij? Pėrshpėriti Atij, sa herė qė tė kujtohet: "Zot, tė dua!" Bėje zakon kėtė lloj pėrshpėritje. Mos mendoj se kėto fjalė janė tė pamjaftueshme. Mos mendo se duhet tė flasėsh tėrė kohėn. Ashtu si njė ēift i dashuruar shėtet buzė detit apo gjatė bulevardit duke i thėnė njėri - tjetrit "Tė dua" vazhdimisht, ashtu bėj edhe ti ndaj tė Dashurit tėnd tė zemrės. Ėshtė e vėrtetė se mund tė mos e ndjesh shpesh kėtė dashuri. Por le tė mos bėhet pengesė kjo gjė prė t'ja shprehur Atij sa herė tė jepet mundėsia. Por do habitesh kur tė shohėsh se si do tė mbushet shpirti yt me dashurinė e Tij dhe sa e ėmbėl do jetė kjo dashuri. Imagjinoje veten tė mbėshtetur nė kraharorin e Zotit tėnd. Ndėrsa qėndron i mbėshtetur mbi Tė, shprehi Atij ato qė ti ndjen nė ato ēaste. "O Zot, tek Ty ndjej njė siguri tė plotė! Ti je Siguria ime! Tek Ty gjej paqe tė vėrtetė! Ti je paqja ime! Tek Ty gjej mbėshtetje tė plotė! Ti je Mbėshtetja ime! Tek Ty gjej mbrojtje. Ti je Kėshtjella ime, Fortesa ime, Mburoja ime!"

    A nuk bėnte tė njėjtėn gjė edhe Davidi? E pra, mos harroni, Davidi ishte njė njeri sipas zemrės sė Zotit.

    Kjo ėshtė tė qėndruarit dhe tė jetuarit me Tė, nė Tė, prej Tij dhe pėr Tė. Gradualisht, ndėrsa qėndrojmė nė prezencėn e Tij, do mėsohemi me zėrin e Tij dhe do mėsojmė ta dallojmė lehtė nga zėrat e tjerė. Do fillojmė tė shohim me sytė frymorė se ēfarė po bėn Ai. Atėhere sinkronizimi do jetė i lehtė, spontan, i dėshirueshėm. Atėhere do vinė njerėz dhe dona thonė: "Si ka mundėsi qė e ngisni kėtė biēikletė dyshe dhe madje nė njė malore tė tillė?" Dhe ne do pėrgjigjemi me buzėn nė gaz: "Jo, unė, por Ai qė ndodhet nė vendin e parė. A nuk e sheh dot?"

    "Nuk jetoj mė unė, por Krishti nė mua!"
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Amen vella Marcus.

    Sa mire do te ishte qe ta cdo dite ta kujtonim se Jezus Krishti eshte Prehja jone, Pushimi yne, Shabati yne, Paqja jone dhe Gjithcka kemi nevoje!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •