Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    “Vini re atë që dëgjoni” (Mk. 4:24).

    Mu duk me shume vlere dhe per nje çeshtje ne dukje te parendesishme per te cilen nuk kushtojme vemendjen e duhur dhe çuditemi gati me pafajsi pastaj me mekatin qe hedh rrenjet ne zemer .



    “Vini re atë që dëgjoni” (Mk. 4:24).

    Zoti Jezus na porosit që të jemi të kujdesshëm se çfarë dëgjojmë. Ne jemi përgjegjës për të kontrolluar atë që hyn përmes portës së veshit dhe po aq përgjegjës që ta përdorim siç duhet atë që dëgjojmë.


    Ne nuk duhet të dëgjojmë atë që është paturpësisht e rremë. Kultet janë duke deklamuar propagandën e tyre me një rritëm pa precedent. Ata janë gjithmonë duke kërkuar dikë që do të pranojë t'i dëgjojë. Gjoni thotë se ne nuk duhet t'i pranojmë kultistët në shtëpinë tonë ose madje edhe t'i përshëndetim. Ata janë kundër Krishtit.


    Ne nuk duhet të dëgjojmë atë që është armiqësisht mashtruese. Të rinjtë në kolegje, universitete dhe seminare përballen shpesh me një pengesa të përditshme dyshimi dhe mohimi për sa i përket Fjalës së Perëndisë. Ata dëgjojnë se si mrekullitë hidhen poshtë përmes të ashtuquajturave shpjegime, se si Zoti Jezus dënohet me lavdërim të dobët dhe se si sheqeroset kuptimi i qartë i Shkrimit. Është e pamundur që të ulesh në praninë e mësimeve mashtruese dhe të mos ndikohesh prej tyre. Edhe nëse nuk është shkatërruar besimi i studentit, mendja e tij është ndotur. “A mund të mbajë një njeri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit? Ose a mund të ecë një njeri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?” (Fja. 7:27, 28, NASB). Përgjigja e qartë është “Jo”.


    Ne nuk duhet të dëgjojmë atë që është e papastër ose e pahijshme. Forma më e keqe e ndotjes në shoqërinë e sotme është ndotja e mendjes. E vetmja fjalë që përshkruar shumicën e gazeta, revistave, librave, programeve në radio dhe TV, filmave dhe bisedave të njerëzve është fëlliqësi. Duke e ekspozuar vazhdimisht veten para kësaj, i krishteri është në rrezik që të humbasë ndjenjën e ligësisë së tmerrshme të mëkatit. Dhe ky nuk është i vetmi rrezik! Kur ne pranojmë në mendjen tonë histori të ndyra dhe të pahijshme, ato kanë mënyrën e tyre që të na vijnë përsëri në mendje, duke na ndjekur nga pas, gjatë çasteve tona më të shenjta.


    Ne nuk duhet t'i mbushim mendjet tona me gjëra që janë të kota ose të papërfillshme. Jeta është tepër e shkurtër dhe detyra është tepër urgjente për ato. “Gjithçka duhet të jetë serioze në një botë si e jona”.


    Në aspektin pozitiv, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të dëgjojmë Fjalën e Perëndisë. Sa më shumë që i ngopim mendjet tona me Fjalën e Perëndisë dhe iu bindemi porosive të shenjta të saj, aq më shumë mendimet tona do të jenë sipas Perëndisë, aq më shumë ne do të transformohemi sipas shëmbëlltyrës së Krishtit dhe aq më shumë ne do të shkëputemi nga ndotja morale mjedisit tonë.


    Nga William MacDonald

    Eshte nje material i perkthyer nga ky grup ne facebook : dua te jem nje bereas - http://www.facebook.com/topic.php?to...id=40784866519

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    “Tregoni kujdes se si dëgjoni” (Lu. 8:18).


    Në jetën e krishterë çështja nuk është se çfarë dëgjojmë, por edhe se si dëgjojmë.


    Është e mundur ta dëgjosh Fjalën e Perëndisë me një qëndrim indiferent. Ne mund ta lexojmë Biblën siç do të lexonim një libër tjetër, siç duket të shkujdesur se Perëndia i Plotfuqishëm po na flet në të.


    Ne mund të dëgjojmë me një qëndrim kritik. Në këtë rast ne e vendosim intelektin njerëzor mbi Shkrimin. Ne e gjykojmë Biblën, në vend që ta lejojmë Biblën që të na gjykojë neve.


    Ne mund të dëgjojmë me një qëndrim rebel. Kur përballemi me pjesë që trajtojnë kërkesat e ashpra të dishepullimit ose me nënshtrimin e grave dhe velin (mbulesën për kryet), ne zemërohemi dhe refuzojmë krejt që të bindemi.


    Ne mund të jemi dëgjues harraq, si njeriu në Librin e Jakobit “që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; dhe kur e ka parë veten dhe largohet, ka harruar menjëherë se çfarë lloj njeriu ishte” (1:23, 24, NASB).


    Ndoshta klasa më e zakonshme janë dëgjuesit e pashpirt. Këta njerëz e kanë dëgjuar Fjalën kaq shumë, që janë bërë të pandjeshëm. Ata e dëgjojnë mekanikisht predikimin. Kjo është kthyer në një rutinë indiferente. Atyre u janë lodhur veshët. Qëndrimi i tyre është: “Çfarë do të më tregoni që tashmë nuk e kam dëgjuar?”


    Sa më shumë që e dëgjojmë Fjalën e Perëndisë pa iu bindur asaj që dëgjojmë, aq më shumë ne bëhemi juridikisht të shurdhët. Nëse refuzojmë që të dëgjojmë, ne humbim aftësinë për të dëgjuar.


    Mënyra më e mirë është që të dëgjojmë me respekt, me bindje dhe me seriozitet. Ne duhet t'i afrohemi Biblës me vendosmërinë për të zbatuar atë që thotë, edhe nëse askush tjetër nuk po e bën këtë. Njeriu i urtë është ai që jo vetëm dëgjon, por edhe zbaton. Perëndia është duke kërkuar njerëz që dridhen nga Fjala e Tij (Isa. 66:2).


    Pali i lavdëroi thesalonikasit, sepse kur ata e dëgjuan fjalën e Perëndisë, ata nuk e morën atë “si fjalë njerëzish, por, sikurse është në të vërtetë, fjalë Perëndie” (1 Thes. 2:13). Në të njëjtën mënyrë ne duhet të kemi kujdes se si dëgjojmë.


    Nga William MacDonald

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2010
    Postime
    1
    pa dyshim duhet ti pelqejme PERENDISE dhe jo njerezve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •