Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e perkthyese
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Postime
    101

    Arrow Pse dijetarët e mëdhenj nuk e kanë shpallur kafir mbretin?

    Pyetje: Esselamu alejkum. Allahu subhanehu ue teala ju shpërbleftë për punën tuaj të palodhshme. Vërtetë po kontriboni shumë në atë që të përhapet e vërteta, dhe të qartësohen shumë gjëra. Meqë shpesh herë kemi presion nga disa musliman, të cilët na kritikojnë dhe na quajnë hauarixhë pse flasim kundër udhëheqëve të shteteve “muslimane”, dhe qartësojmë kufrin e tyre. Pyetja që ata shpesh herë na e drejtojnë, e për të cilën do jem shumë falenderues nëse përgjigjeni, është: Pse dijetarët e mëdhenj bashkëkohorë si Shejh Bin Bazi, Shejh Ibn Uthejmini, Shejh Albani, Shejh Salih El-Feuzani, Shejh AbdulMuhsin El-Abadi e tjerë, nuk bëjnë tekfir mbi mbretin e Arabisë, nëse ai është i tillë? Cila është përgjigjja e kësaj pyetje? Dhe a arsyetohen këta dijetarë, apo edhe dijetarët që përmendem më sipër janë prej ulemave të sulltanit, ashtu sikurse disa të tjerë të cilët i njohim, e që nuk ia vlen t’ua përmendim emrat? Allahu subhanehu ue teala ju shpërbleftë.

    Përgjigje:
    Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Së pari: Mishi i dijetarëve është i helmuar dhe njeriu nuk lejohet të flet dhe të merr nëpër këmbë nderin e tyre. Megjithatë, dijetarët nuk shenjtërohen asnjëherë dhe nuk llogariten të pagabuar. Ky Din është i bazuar në argumente të cilat nuk ndryshojnë asnjëherë, dhe nuk është i bazuar në emra të cilët mund t’ia qëllojnë dhe gabojnë. Andaj, muslimani duhet të jetë pasues i argumentit çdo herë.

    Së dyti: Nuk ka dyshim se ndryshimi i ligjit të Allahut dhe largimi i tij prej përdorimit, duke vënduar dhe obliguar ligje të kufrit mbi muslimanët, është kufër i madh i cili e nxjerr njeriun prej Islami. Në lidhje me këtë, dëgjo ligjeratën: Mosgjykimi me ligj të Allahut.

    Së treti: Arabia Saudite dhe udhëheqësit e saj, pa dyshim se janë në këtë rang të kryetarëve të cilët udhëheqin popullin e tyre me disa ligje të fabrikuara të njerëzve.. duke i mbuluar ato me ligje të Sheriatit Islam, në mënyrë që të manipulojnë me mendjen e shumë njerëzve, e në disa raste edhe të dijetarëve.

    Për të qenë më i qartë në këtë, do të përmend vetëm një shembull në këtë përgjigje të shkurtër, për këtë çështje të gjatë dhe të madhe. Në kapitullin e dënimeve, në Nenin e njëzet të Arabisë Saudite thuhet kështu:

    “Çdokush që e rrëzon apo e nënçmon në çfarëdo mënyre flamurin e atdheut apo të mbretërisë (flamurin e Arabisë Saudite), apo flamurin e ndonjë shteti të huaj aleat (të Saudisë), me urrejtje dhe nënçmim ndaj mbretërisë apo atyre shteteve (të huaja aleate), në ndonjë vend të përgjithshëm apo të hapur për të gjithë, ai dënohet me burgim jo më shumë se një vit, apo me dënim jo më shumë se tre mijë rijalë, apo me të dyja këto dënime.”

    Në këtë Nen të këtij shteti, shihet qartë se ai që e nënçmon flamurin në të cilin shkruan La Ilahe Il-lAllah, apo flamurin e ndonjë shteti të huaj në të cilin gjendet kryqi, apo flamurin e ndonjë shteti i cili e ofendon dhe karikaturon Pejgamberin (salallahualejhiveselem), dënimi i tij është i njëjtë. Përderisa dihet se e para është prej kufrit (shkelja e fjalës La Ilahe Il-lAllah) për të cilën meriton dënim, dhe e dyta është prej teuhidit (urrejtja e kundërshtarëve të Dinit të Allahut) për të cilën meriton shpërblim. Por, në këtë shtet nuk ka dallim ndërmjet këtyre dy gjërave.

    Gjithashtu në Nenin pesëdhjetë e gjashtë të këtij shteti thuhet: Ai që e nënçmon kryetarin, apo ndonjë ministër të shtetit, dënimi i tij është prej dy muaj deri në një vjet burgim.

    Kjo është nëse e nënçmon kryetarin. E sa është dënimi nëse e nënçmon Pejgamberin (salallahualejhiveselem)? Nëse e nënçmon Pejgamberin (salallahualejhiveselem), dhe e katikaturon atë, nuk ka ndonjë dënim të caktuar, dhe ambasada e këtij shteti ofendues dhe armiqësues i Islamit lejohet të qëndrojë në këtë shtet (Saudi), dhe nëse shkelet flamuri i këtij shteti (Danimarkës dhe shteteve tjera), atëherë pason dënimi i Nenit njëzet. E nëse dikush ngritet për ta mbrojtur nderin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe i nxitë xhematin e tij në këtë, ai dënohet me pesë vite burgim. E nëse e ngritë zërin kundër gjykatësit të padrejtë, atëherë atij i shtohen jo më pak se dhjetë vite tjera. (Allahu e liroftë Shejh Halid Rashidin, dhe dijetarët tjerë të burgosur në këtë shtet “Islam”. Amin)

    E pas këtij shembulli, i cili është vetëm sa një pikë prej oqeanit, shembujt tjerë janë shumë, por koha nuk premton që në këtë shkrim të shkurtër të përmenden të gjitha.

    E përveç kufrit të mosgjykimit me ligj të Allahut, ekziston edhe kufri tjetër i miqësimit me armiqët e Allahut, në luftë kundër miqëve të Allahut, për të cilin është dëshmitar çdokush i cili përcjell gjendjen e muslimanëve në umet.

    Së katërti: Nuk është kusht për të qenë dikush kafir, ta shpallin atë si të tillë Shejh Ibn Bazi, Shejh Ibn Uthejmini dhe Shejh Albani. Por, është kusht të vërtetohet një gjë e tillë, dhe mos të ketë pengesa në tekfirin e tij. Ndërsa dijetarët ka mundësi që të kenë ndonjë pengesë para tyre, e cila i pengon ata për të folur në ndonjë çështje të caktuar, sikur që mund të jetë imponimi dhe dhuna, apo mosnjohja e aktualitetit, apo mendimi i gabuar në lidhje me ndonjë çështje, etj.

    Dhe pasiqë për këtë çështje ka ixhma’ (koncesus të dijetarëve të Ehli Sunetit), mospajtimi i dijetarëve të kësaj kohe nuk merret parasyshë.

    Dhe përgjigjja jonë ndaj kësaj çështje, mund të jetë si përgjigjja e Shejh Ibn Bazit (rahimehullah), ndaj koncensusit që ka përmendur Imam Ibn Kethiri (rahimehullah).

    Në një diskutim ndërmjet të Shejh Ibn Bazit, Selman Audes, Ibn Xhibrinit dhe Aid El-Karnit, në lidhje me mosgjykimin me ligj të Allahut, Shejh Selmani thotë: I nderuari Shejh, është përmendur në librin El-Bidajeh ven-Nihajeh (të Ibn Kethirit) ixhmai (koncensusi i gjithë dijetarëve) se kufri i tij (që nuk gjykon me ligj të Allahut) është kufër i madh.
    Shejh Ibn Bazi: Ndoshta nëse i mvishet Sheriatit Islam.
    Shejh Selmani: Jo, thotë kush nuk gjykon me ligjet e Sheriatit, por gjykon me ligje të zbritura të deroguara është kafir, e si do të jetë gjendja e atij që gjykon me ligje të njerëzve? Pa dyshim se ai është murted – felëshues.
    Shejh Ibn Bazi: Edhe sikur.. edhe sikur (të ketë thënë).. Ibn Kethiri nuk është i pagabueshëm. Mund të gabojë ai dhe të tjerët. E sa shumë janë ata që përmendin ixhma’.

    Kështuqë, pas koncensusit të përmendur nga Ibn Kethiri, Ibn Tejmijeh, dhe dijetarëve të tjerë, ne i themi fjalët e Shejh Ibn Bazit: Ibn Kethiri (Ibn Bazi) nuk është i pagabueshëm. Mund të gabojë ai dhe të tjerët (Shejh Ibn Uthejmini dhe Shejh Albani).

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    HALLALL.. ta bofte mbreti

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    S'dine, S'duan apo S'munden! E cfare rendesie ka kjo! E rendesishme eshte te merremi me permiresimin e vetes tone dhe pastaj do zgjidhim ceshtjet e botes!
    Kushedi sa i ngritur paska qene ky qe ka bere kete pyetje! Merruni ore me punet tuaja me familjet tuaja dhe kur ti zgjidhni keto mire kaloni ne rrafshe te tjera! Falenderoni ALLAHUN qe jeni ne udhezimin e drejte te Islamit dhe perpiquni ta justifikoni dhuraten qe ju eshte bere duke permiresuar vetet tuaja! Per te tjerat le te merren me te miret prej nesh e jo lloj lloj tipi!
    Vellazerisht!

  4. #4
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar më parë nga perkthyese Lexo Postimin
    Ndërsa dijetarët ka mundësi që të kenë ndonjë pengesë para tyre, e cila i pengon ata për të folur në ndonjë çështje të caktuar, sikur që mund të jetë imponimi dhe dhuna, apo mosnjohja e aktualitetit, apo mendimi i gabuar në lidhje me ndonjë çështje, etj.
    Kjo "mosnjohja e aktualitetit" ishte bomba e radhes nga Omer Bajrami.
    Keta kollos te dijes nuk e paskan ditur realitetin e mbretit Fahd, kurse Omer Bajrami e paska ditur.
    Keta paskan pasur frike ta thone hakun, kurse Omer Bajrami eshte burr trim dhe e flet hakun haptazi.

    I mjeri ti o Omer Bajrami qe ke zgjedhur menyren e gabuar per te ngritur veten duke ja ulur vlerat ketyre emrave te medhenj te ketij ummeti.
    Harron Omeri qe diamantit nuk i bie vlera edhe ne periudhe tranzicioni te cilen Omeri po mundohet ta shfrytezoje ne favor te menhexhit te tij te rrezikshem.
    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •