Ti shqypton si ne?
Fahri Xharra | 16-04-2011
Qėllimi i shkrimit ėshtė tė njihemi edhe me shqiptarėt e Ukrainės dhe tė Bullgarisė, tė cilėt qė herėt ikėn nga trojet e tyre nga zullumi turk, se kur ata erdhėn kėndej pari, dhe tė mos biem pre e spekulimeve greke dhe bullgare pėr arsyen e vendosjes sė tyre nė ato dy shtete. Ky ėshtė njė rrėfim pėr shqiptarėt qė bashkėjetojnė mes dy kulturash tė largėta nga njėra-tjetra.
Studiuesi ukrainas Jaranov shkruan se arnautėt e Bullgarisė janė tė shpėrngulur nga Korēa, Ohri, Elbasani, Ēermenika, Golloborda, diku nga shekulli XV deri nė shekullin XIX, dhe pastaj janė bartur nė Ukrainė para 300 vjetėsh. Takimi me ta tė prek shumė.
E kanė ruajtur dhe dashur gjuhėn nė shekuj, edhe pa e shkruar kurrė. Ata janė shqiptarėt e Ukrainės, njė komunitet, qė kur shkon ti takosh, tė mbulojnė me dashuri dhe mall pėr mėmėdheun qė nuk e kanė parė kurrė. Dhe tė befasuar tė pyesin: Ti shqypton si ne?
Veten e quajnė arnautė. Gjatė shekujve shqiptarėt janė martuar vetėm me shqiptare. Qė nga vitet 50 tė shekullit XX martesat e pėrziera me rusėt dhe ukrainasit u rritėn, martesa, tė cilat deri nė vitet 70 tė shekullit tė kaluar ruanin elementet e kulturės tradicionale shqiptare, si dhe ritualet e tyre. Mjaft kohė e gjatė pėr t`u ruajtur pa u pėrzier me vendėsit, por gjithashtu kohė shumė e gjatė pa e pasur kujdesin e shtetit amė, kujdes qė mungon ende.
Janė katėr fshatrat qė janė tė banuara nga shqiptarėt qė janė vendosur rreth shekullit XVII XVIII dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran).
Fshati kryesor ėshtė Karakurt. Kėto katėr fshatra shqiptare mbijetojnė ende edhe sot. Ndėrtimi i shtėpive tė tyre ėshtė me material tė thjeshtė, shtėpitė fillimisht qenė ndėrtuar prej balte tė pjekur, mė pastaj u pėrdor guri i gdhendur dhe shtėpitė u bėnė mė mbresėlėnėse. Dhoma e zjarrit ėshtė hyrja e shtėpisė, ku nė njėrėn anė e ka dhomėn e vogėl tė ndenjes dhe nė anėn tjetėr e ka dhomėn e madhe tė miqve. Nė kėto shtėpi gatuhet me oxhak, aty ėshtė furra dhe pranė saj minderi prej balte. Pjesa e brendshme zbukurohet me qilima tė bukur, dhomat kanė mobile druri. Por, edhe nė oborr tė shtepisė e kanė edhe njė furrė.
Pra qė tė katėr fshatrat e kanė ritin fetar lindor ortodoks. Popullsia shqiptare e kėtyre fshatrave i ruajnė traditat e veta, si dhe folklorin gojor dhe tė veshjeve. Gratė thurin qilima me motive shqiptare dhe pėrdorin zbukurimet prej argjendi me motive tė vjetra.
Ruhen me xhelozi njė numėr i madh fotografish tė vjetra dhe kostume qė para 195 vjetėsh qėkur kanė ardhur kėtu.
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė dijetarėt shqiptarė tė Kosovės apo tė Shqipėrisė nuk shkojnė nė fshatrat shqiptare tė Odesės. Aty ka shumė ēka pėr tu hulumtuar. Sė fundit njė falėnderim simbolik pėr ruajtjen e gjuhės dhe zakoneve tona tė vjetra, tė cilat te ne kėtu po stėrkeqen. Lehtė dhe mashtruese ėshtė tė jepen teori tė thata mbi gjuhėn tonė, ashtu si nėn qiellin e hapur, por duhet ballafaquar dhe ruajtur shėnime tė gjalla nga njerėz tė gjallė. Tezat e Majerit pėr gjuhėn shqipe, e gjejnė provėn nė gjuhėn e shqiptarėve tė Ukrainės.
Ti shqypton si ne? - tė pyesin kur dėgjojnė duke iu folur shqip, por iu duhet folur ngadalė qė tė tė marrin vesh se ēka po thua.
Festa mė e madhe e tyre ėshtė festa e Shėn Gjergjit, nė kujtim tė heroit kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Ata janė takuar me Fan Nolin mė 1911, kur ai bėri njė udhėtim nė Odesa dhe e mbajti meshėn nė kishė pėr shqiptarėt atje.
Tė gjithė mundohen tė tregojnė diēka, pėr kohėn e vėshtirė qė e kanė kaluar qėkur kanė mbėrritur nė kėto zona, madje problemet duket se nuk kanė mbaruar edhe tani qė kohėt kanė ndryshuar rrenjėsisht. Janė tė varfėr. Kanė nevojė pėr ndėrhyrje nė riparimin e shtėpive tė tyre, pėr riparimin e kishave. Madje edhe uji i pijshėm qė ata e pėrdorin ėshtė jashtė kushteve higjieno-sanitare. Edhe kjo bėhet me qėllime tė caktuara, ashtu si pėr shqiptarėt hundezakė, nė mėnyrė qė tė zhduken.
Ata kėrkojnė ndihmė. Vendi ynė nuk e di se sa shqiptarė janė nė Ukrainė dhe a do tė mund tė ndihmohen ata. Qė tė mos harrohet gjuha e tė parėve atyre iu kishin ndihmuar abetaret dhe mėsuesit shqiptarė. Pėr kėta njerėz tė harruar kėto janė kėrkesa shumė tė vogla dhe tė pėrballueshme nga trevat mbarėshqiptare. Janė pra 5 mijė shqiptarė, tė cilėt qe 500 vjet jetojnė larg atdheut tė tyre Shqipėrisė dhe pėr 300 vjet jetojnė nė mes tė 48 milionė ukrainasve, nė rrezik tė pėrhershėm nga asimilimi.
Njė fshat i asimiluar tėrėsisht, por qė i ruan karakteristikat shqiptare ėshtė fshati Arbanasi nė Bullgari. Ky vendbanim ėshtė krijuar nga shqiptarėt tė cilėt erdhėn nė kėtė vend nė vitin 1538 nga trojet e tyre etnike. Ėshtė fshat i vogėl turistik me vetėm 291 banorė (2005).
Arbanasi ėshtė njė nga vendbanimet mė piktoreske tė Bullgarisė i vendosur mbi shkėmbinjtė me tė njėjtin emėr qė poshtė shikon nė qytetin Veliko Tėrnovo. Arbanasi ėshtė i famshėm pėr shtėpitė e tij me konstrukt tė posaēėm dhe kishat me freska tė panumėrta. Regjistruesit turq nė vitet 1541-1544 e pėrshkruanin si Arnavud-Kyj, njė fshat me 63 shtėpi. Kurse njė fshat tjetėr shqiptar nė Bullgari nė tokat e tyre thrake ėshtė Mandrica.
Mandrica ėshtė njė fshat shqiptar qė gjendet nė pjesėn mė lindore tė maleve Rodope pranė kufirit bullgaro-grek. Ndodhet 15 kilometra larg qytetit Ivajllovgrad, nė qarkun e Haskovos. Sipas tė dhėnave tė regjistrimit popullsia e fshatit nė vitin 2006 ka qenė 75 banorė, shumica prej tė cilėve gra. Edhe vetė bullgarėt e pranojnė sot, se nė Mandrica flitet toskėrishtja. Ėshtė i njohur si i vetmi fshat shqiptar i Bullgarisė.
Por sigurisht duhet tė ketė edhe ndonjė fshat tjetėr qė ėshtė i banuar me shqiptarė nė Bullgari. Toponimi iliro-thrakas i Mandrices sipas Ēabejt ėshtė prej fjalėve shqipe: mana (pemė e egėr) + drize (ferre)=manaferrė e barasvlefshme me Manadrica.
Gjuha e pėrdorur prej tyre ėshtė shumė arkaike. Studime shkencore mbi tė ka bėrė doktor Bojka Sokolova. Mė shumė hollėsi pėr gjuhėn mund tė lexohet nė librin e saj kushtuar dialektit shqiptar tė Mandricės.
Banorėt e sotėm tė fshatit pėrbėjnė brezin e fundit qė e flet kėtė dialekt. E konsiderojnė vetėn si shqiptarė, por shumica prej tyre nuk kanė vajtur nė Shqipėri kurrė. Nuk dinė as tė shkruajnė, as tė lexojnė shqip. Dinė dhe ekzekutojnė disa kėngė, qė i mbajnė mend pėr jetėn e pėrditshme tė popullit shqiptar.
Banorėt e fshatit Mandricė dinė shumė pak pėr heronjtė e lavdishėm tė Shqipėrisė. Kanė dėgjuar pak pėr Skėnderbeun, kurse pėr historinė e sotme shqiptare pothuaj asgjė. E quajnė Shqipėrinė Albania, ndėrsa gjuhėn shqipe arnautēe. E ne ku jemi? Sa na intereson e kaluara jonė? Ku ėshtė ndjenja jonė kombėtare, ndjenjė kjo shumė e brishtė e aspak bindėse deri sot?
Krijoni Kontakt