E po qe do kish dhe nji emer te tille sma ka marr mendja..

Tas Bylmeti..

kulmi..

...

Koha jone

-
Tasos Bulmetis: Kinematografia shqiptare ne prag te njohjes

INTERVISTA/ Regjisori i njohur Tasos Bulmetis ishte keto dite ne Shqiperi, me cilesine e dyfishte, te artistit krijues por dhe te Kryetarit te Akademise Greke te Kinematografise. Z. Bulmetis u prezantua ne Festivalin Ballkanik te Filmit dhe Kulinarise ne Pogradec me filmin e tij "Kuzhine Stambollite". Filmi i tij, i cili ka njohur nje sukses shume te madh ne Greqi dhe ne bote, fitoi edhe nje cmim tjeter, perderisa u nderua me Cmimin e Filmit me te mire ne Festivalin e Pogradecit. Njekohesisht, z. Bulmetis, me cilesine e Kryetarit te Akademise Greke te Kinematografise, pati rastin te takohet me krijues shqiptare te fushes se kinematografise. Por ekziston dhe nje arsye e trete qe solli z. Bulmetis ne Shqiperi, e cila nuk eshte gje tjeter vecse fakti se origjina e tij e larget eshte nga fshati Skore, afer kufirit greko-shqiptar. Ne nje interviste ekskluzive per gazeten "Koha Jone", z.Bulmetis rrefen edhe pse do te deshironte te xhironte nje film ne Shqiperi



Z. Bulmetis, cila ishte arsyeja qe ju shkeputi paksa nga programi juaj i ngjeshur profesional dhe ju solli per vizite ne Shqiperi?

Ftesa qe me beri Ambasada e Greqise ne Tirane ngacmoi interesin tim per te vizituar Shqiperine dhe kjo per shume arsye: Fillimisht duhet t'ju them se gjithnje kam dashur te vizitoj Shqiperine, sepse gjyshi im ishte nga fshati Skore i Pogonit dhe udhetoi ne kembe deri ne Stamboll ku dhe u vendos. Ne te njejten kohe, duke qene Kryetar i Akademise Kinematografike Greke, e konsiderova kete vizite si nje shans te mire per te marre kontakte me subjekte te kinematografise shqiptare. Do t'ju shpjegoj si e kuptoj une kete gje. Perparesi per Akademine tone eshte qe te sjelle publikun grek ne kontakt me kinematografine greke dhe boterore. Por njekohesisht, nje objektiv indirekt i Akademise eshte qe te sjelle ne kontakt njerezit e kinematografise se vendeve te ndryshme. Mendoj se bashkepunimi ne fushen e kinematografise eshte qartesisht ne objektivat e Akademise, ne nivelin qe kinematografia shqiptare dhe kinematografia greke kane tema qe lidhen me marredheniet greko - shqiptare. E them kete sepse dy popujt paten kontakte shume te gjalla 20 vitet e fundit, kontakte qe u percaktuan nga rrethanat ekonomike dhe politike dhe kjo gje mund te pasqyrohet nga kinematografia kombetare e secilit vend. Besoj se kinematografia shqiptare, nese do kete mbeshtetje me te madhe, do te mund te paraqese nga kendveshtrimi i vet marredheniet me Greqine, me Evropen dhe boten. Ajo qe paraqet me teper interes eshte se tek kineastet shqiptare me te cilet fola, ekziston nje predispozicion mbreselenes per t'ju drejtuar botes se jashtme, keshtu qe besoj se nuk do jete e larget dita qe kinematografia shqiptare do kaperceje kufijte e Ballkanit.

Cilat jane mbresat tuaja nga Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarise?

Besoj se eshte nje Festival i cili ka mundesine qe brenda disa viteve te behet nje prej festivaleve me te rendesishme te Ballkanit, fale cilesise se larte te organizatoreve. Vetem konsiderata pozitive mund te shpreh.

Cfare e dallon kinematografine ballkanike nga ajo e rajoneve te tjetra?

Ashtu si popujt e Ballkanit, edhe produkti i artit te tyre, ne rastin konkret kinematografia, pasqyron karakteristiken e tyre te perbashket, e cila se pari konsiston ne zhvendosjet e popullsive per arsye te ndryshme, pa deshiren e tyre, te cilat qartesisht kane lidhje me politiken dhe sundimin e Fuqive te Medha. Gadishulli Ballkanik historikisht ishte nje teater perplasjesh politike, te cilat kane ndikuar direkt tek popujt dhe sigurisht, dicka qe i karakterizon ne menyre te drejtperdrejte, eshte qendrimi i perbashket qe kane kundrejt pushtuesve ne Perandorine Otomane, nga i cili ka lindur nje narracion gjate shekullit te fundit, qe vazhdon te mbetet i gjalle ne nivel te tille qe popujt ballkanike permes artit dhe kinematografise se tyre, deshirojne qe te forcojne nje identitet ne lidhje me ate se kush jane, ku shkojne dhe kush jane marredheniet e tyre me popujt e tjere fqinj. Kjo besoj se e ben marredhenien e tyre ne kinematografi dicka te vecante, qe nuk e gjen ne vende te tjera, sepse tani qe e mendoj, nuk besoj se ekziston nje grup tjeter shtetesh me kaq karakteristika te perbashketa, me tradita te njejta dhe kulture qe te kete ate thellesi historike, si te shteteve ballkanike.

Cili eshte mendimi juaj per kinematografine shqiptare?

E pranoj qe nuk jam shume i informuar per kinematografine shqiptare, por e kundroj me shume optimizem sepse shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri qe eshte ne levizje, perpiqet qe te forcoje nje identitet dhe te vendose se si do te tregoje historine e saj dhe veten e saj. Besoj se si ne te gjitha shoqerite qe ndodhen ne po ate stad, tregimi edhe nepermjet kinematografise, i ofron shume mundesi. Pra shume shpejt, sipas mendimit tim, do te shohim filma shume interesante shqiptare dhe besoj se kinematografia shqiptare pas disa vitesh do te nxjerre ne pah vlerat e saj.

Mendoni se arti mund te ndryshoje historine e rajonit tone e cila eshte e njohur per perplasjet qe ka pasur?

Mendoj se shprehja "arti te ndryshoje historine" eshte paksa e ekzagjeruar. Ajo te cilen mund te beje arti dhe ndoshta edhe ta ndryshoje, eshte marredhenia qe ka cdo njeri me historine e vet personale, me nje fjale ai te mund te tregoje se kush eshte, prej nga vjen, kush jane marredheniet e tij me njerezit e tjere. Ne kete ceshtje arti mund te luaje nje rol percaktues ne nivel personal. Sido qe te behet, arti eshte dicka individuale, prodhohet individualisht dhe ndikimi i tij eshte individual. Ato modele arti qe ndikojne masivisht dhe kolektivisht jane braktisur qe me 1990-n, ato kurre nuk ishin funksionale dhe sot ato konsiderohen si modele qe duhet t'u qendrosh larg. Keshtu qe une konsideroj qe arti mundet qe ne menyre indirekte te ndikoje mbi rrethanat, por gjithmone permes ndryshimit dhe ndikimit qe ka mbi nje person dhe mbi nje gjendje shpirterore konkrete. Kur te takohen shume njerez qe jane bere objekt i ketij ndikimi dhe do te diskutojne, do te flasin me nje narracion te ndryshem dhe ndoshta kjo sjell dhe ndryshime.

Do te deshironit te xhironit nje film ne Shqiperi?

Duke pare ato vende shume te bukura nga te cilat kalova duke ardhur nga Tirana ne Pogradec, pata ndjesine se po shikoja nje cope Greqie qe kisha perjetuar ne fillim te viteve gjashtedhjete kur kisha ardhur nga Stambolli, ndjeva sikur jetoja perseri nje periudhe te cilen e kisha takuar pas ardhjes sime nga Stambolli ne Greqi, ne moshen shtate apo tete vjecare. Dhe me te vertete me lindi ideja se disa gjera qe une kam ne mendjen time per Greqine, do te mund t'i xhiroja ne keto vende ne Shqiperi, sepse keto vende kane mbetur te paprekura por dhe per arsye se kemi shume elemente te perbashketa si per sa i perket struktures gjeografike, ashtu dhe struktures shpirterore te nje pjese te shqiptareve, te cilet kane akoma ate ciltersine dhe ate origjinalitetin e ngjashem me ate te grekeve ne vitet pesedhjete dhe gjashtedhjete dhe qe shpresoj te mos ndryshoje.


kj

-