Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Protesta në Ukrainë kundër marrëveshjen për bazën ruse në Detin e Zi

    Protesta në Ukrainë kundër marrëveshjen për bazën ruse në Detin e Zi

    Zëri i Amerikës | Uashington E shtunë, 24 Prill 2010


    Disa mijëra protestues u mblodhën sot në Ukrainë kundër një marrëveshje për të lejuar që Rusia të mbajë bazën e saj detare në Detin e Zi dhe për 25 vjet të tjera.

    Ish-kryeministrja Julia Timoshenko u bëri thirrje forcave të opozitës në Kiev për t'u bashkuar kundër marrëveshjes, duke e quajtur atë një hap të "paparë për tradhti kombëtare dhe e turpshme".

    Parlamenti i Ukrainës është i vendosur për të ratifikuar marrëveshjen të martën, ndërsa udhëheqësit e opozitës do të përpiqen për të bllokuar zgjedhjet.

    Marrëveshja shton qeranë e Rusisë në një baze detare në portin ukrainas të Sevastopolit deri në vitin 2042. Rusia do të aplikojë uljen e çmimit për Ukrainën për importin e gazit natyror rus.

    Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç thotë se marrëveshja do të ndihmojë të shkurtojë deficitin e buxhetit të vendit të tij.

  2. #2
    Flota ruse shqetëson vendet anëtare të NATO-s në Detin e Zi

    Pitër Fedinski | Talin E premte, 23 Prill 2010

    Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton, tha se marrëveshja e djeshme mes Moskës dhe Kievit për zgjatjen e kontratës që lejon vazhdimin e qëndrimit të Flotës Ruse të Detit të Zi, në portin e qyetit Sevastopol, nuk do të thotë se Ukraina po pozicionohet afër Rusisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Pitër Fedinski njofton nga takimi i NATO-s i organizuar në Talin të Estonisë.

    E pyetur lidhur me marrëveshjen Rusi-Ukrainë mbi flotën e Detit të Zi, Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton tha se vendimi i presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç, duhet të shihet si një përpjekje për të balancuar politikën e jashtme të vendit, dhe jo si një hap më larg Perëndimit e më afër Rusisë.

    "Unë mendoj se duke patur parasysh historinë dhe pozitën gjeografike të Ukrainës, ky akt balancimi është i vështirë, por nga pikpamja jonë I logjikshëm.”

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Rasmusen, tha se marrëveshja Rusi- Ukrainë për flotën e Detit të Zi është një marrëveshje bilaterale.

    "Ne kemi vendosur se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen anëtare të NATO-s, sigurisht nëse ato dëshirojnë dhe nëse i përmbushin kriteret e duhura.”

    Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili kishte bashkëpunuar me NATO-n gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, tani thotë se vendi nuk është akoma gati për t’u anëtarësuar në aleancën perëndimore. Rusia është kundër zgjerimit të NATO-s drejt Europës Lindore, dhe mbetet e mendimit se anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë do të kërcënonte sigurinë e rajonit.

    Zoti Janukoviç dhe Presidenti rus Dmitri Medvedev deklaruan se marrëveshja e re do të zgjasë kontratën e qëndrimit të flotës ruse në Detin e Zi, në Portin Sevastopol të Ukrainës, deri në vitin 2042.

    Presidenti Medvedev tha se vendi i tij kishte nevojë të parashikonte se çdo të ndodhte me Flotën e Detit të Zi, pasi sipas kontratës ekzistuese ajo duhej të largohej në vitin 2017.

    Ai dhe zoti Janukoviç janë dakort se marrëveshja krijon sigurinë e duhur, dhe në të njëjtën kohë krijon garanci më të mëdha edhe për sigurinë e Europës në gjirin e Detit të Zi.

    Por kjo siguri nuk ka mbështetje universale. Marina Luzhikova, redaktorja e Moskës për Revistën e Kërkimeve Strategjike Rajonale, tha për Zërin e Amerikës se kjo marrëveshje ishte e nxituar dhe nuk ka marrë parasysh pasojat në botë.

    Zonja Luzhikova tha se diplomatët bullgarë dhe rumunë, që ndodhen në koferencën e NATO-s kanë shprehur rezervat e tyre në mënyrë private mbi këtë marrëveshje. Një diplomat bullgar i tha Zërit të Amerikës se vendet rreth Detit të Zi janë të shqetësuara rreth ndikimit që do të ketë prania e flotës ruse në rajon gjatë çerek shekullit të ardhshëm.

    Anëtarë të opozitës në Ukrainë vënë në dukje paligjshmërinë e marrëveshjes. Zonja Maria Luzhikova përmend disa nga kundërshtimet e tyre.

    Zonja Luzhikova thotë se marrëveshja shkel kushtetutën e Ukrainës, ligjin për sigurinë kombëtare të vendit, si dhe doktrinën e mbrojtjes kombëtare dhe atë të sigurisë kombëtare.

    Kapitulli 1, Neni 17, i kushtetutës së Ukrainës ndalon praninë e bazave të huaja ushtarake në Ukrainë. Opozita pretendon se kjo marrëveshje e bën të pamundur që Ukraina të ruajë një status të pavarur nga Moska apo nga NATO-ja.

    voa

  3. #3
    Gjeopolitika mbytëse e fqinjit

    Dërguar më: 26/04/2010 - 13:54

    Petrit Haliti

    Të gjithë ata që e kanë pasion apo duan të mësojnë mbi gjeopolitikën, patën rastin e artë të shohin një zbatim konkret të rregullit të parë dhe kryesor të gjeopolitikës, që është: Nëse një regjim nuk pranon kërkesën tënde strategjike, ahere ndrysho regjimin. Rusia, si lojtar i rifutur në dekadën e fundit në fushën e lojërave të mëdha gjeopolitike ndërkombëtare, e zbatoi këtë me Ukrainën. Më 21 prill, presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev dhe presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme dypalëshe, sipas së cilës, Ukraina lejon qëndrimin e flotës ushtarako-detare ruse të Detit të Zi në territorin ukrainas edhe 30 vjet pas skadimit të afatit të saj më 2017. Marrëveshja u nënshkrua vetëm dy muaj pas ardhjes në fuqi në Kiev të presidentit V.Janukoviç dhe mbylljes së kapitullit të “Revolucionit të portokalltë” në historinë moderne të këtij shteti. Ajo shpreh ngutjen e madhe të Rusisë në arritjen e këtij objektivi dhe shënon një fitore të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike për Rusinë.
    Kemi një përmbysje totale të boshtit të politikës së jashtme dhe të situatës strategjike në Ukrainë. Nga një shtet i orientuar drejt integrimit në NATO dhe në BE, që ishte në kohën e presidentit të mëparshëm, Viktor Jushçenko, udhëheqës i “Revolucionit të portokalltë”, Ukraina, me zgjedhjen në muajin shkurt të presidentit të ri Janukoviç, (natyrisht me ndihmën, sponsorizimin dhe angazhimin e fuqishëm të të gjitha shërbimeve të çdo lloji të shtetit rus), mori një kthesë të menjëhershme drejt kthimit në sferën e influencës së Rusisë.
    Në bazë të marrëveshjeve të vitit 1997, flota ruse e Detit të Zi duhej të largohej nga territori ukrainas në vitin 2017. Presidenti i mëparshëm properëndimor, Viktor Jushçenko kishte kërkuar zyrtarisht largimin e flotës ruse në kohën e caktuar dhe Moska kishte filluar madje planifikimin e ndërtimit të një baze të re në bregun rus, ku do të strehonte flotën e Detit të Zi. Por, Kremlini llogariti se do të ishte më e leverdisshme një aksion për zbatimin e parimit themelor të gjeopolitikës, atë të ndërrimit të regjimit. Dhe presidenti i ri prorus, (i cili në dy muaj është takuar pesë herë me presidentin e Rusisë), ende pa ngrohur kolltukun, menjëherë plotësoi kërkesën strategjike dhe ushtarake të Moskës për të pasur për një kohë pothuaj të përhershme bazën ushtarako-detare ruse në territorin e Ukrainës. Ai nënshkroi menjëherë marrëveshjen, madje me kërkesë të Moskës, në të njëjtën ditë të dy parlamentet, edhe ai rus, edhe ai ukrainas, me shpejtësi do të ratifikojnë pa mbushur java, më 27 prill, marrëveshjen, ende pa e lexuar mirë.
    Nënshkrimi i marrëveshjes ruso-ukrainase shkaktoi tronditje në forcat demokratike dhe properëndimore të Ukrainës, të cilët ishin përpjekur t’i rezistonin presionit strategjik rus për pesë vjet me radhë. Ish- presidenti ukrainas, Viktor Jushçenko, e cilësoi si shitje të gjësë më të shenjtë: të sovranitetit dhe të pavarësisë së vendit. Ish-kryeministrja Julia Timoshenko e cilësoi si fillimi i shkatërrimit sistematik të pavarësisë së shtetit.
    Marrëveshja me Rusinë për lejimin e bazës ushtarako-detare ruse krijon një raport të ri strategjik mes dy vendeve, ku sanksionohet përfshirja e Ukrainës në sferën e influencës ruse. Si gjithë autokratët e vendeve ish-komuniste, edhe presidenti i ri i Ukrainës e trajtoi si një mall për shitje sovranitetin e vendit të vet, dhe madje marrëveshje po quhet edhe në shtypin rus si “marrëveshja gaz për bazën”. Presidenti shkeli hapur Kushtetutën, e cila në mënyrë eksplicite ndalon vendosjen e bazave të huaja ushtarake në vend. Për të justifikuar në një farë mënyre vendimin e presidentit ukrainas për lejimit e bazës ushtarako- detare ruse, Moska i ofroi Ukrainës një ulje 30 për qind në çmimin e gazit, që do të blejë nga Rusia deri në vitin 2019.
    Është me vend të nënvizohet këtu se kjo që ndodhi me Ukrainën provon katërcipërisht se gazi rus është gjeopolitikë. Bien në ujë argumentet e qendrave të ndryshme qeveritare apo diplomatike në shtetet që flirtojnë me Rusinë, për gjoja karakterin e pastër ekonomik apo praktik të marrëveshjeve energjetike, dhe për t’i paraqitur gazin, energjinë dhe marrëveshjet për to, si të karakterit teknik. Ukraina është shembulli elegant i përdorimit politik të gazit nga Rusia. Në kohën e presidentit properëndimor Jushçenko, Rusia i preu disa herë gazin Ukrainës në kulmin e dimrit, për presion politik dhe për të shkaktuar destabilitet të brendshëm. Tani i jep presidentit prorus Janukoviç një ulje prej 30 për qind të çmimit të gazit. Jo rastësisht ndryshoi edhe koncepti strategjik i presidentëve, ndërsa Jushçenko e quante bazën ruse një kërcënim për sigurinë e gjithë rajonit, Janukoviç e quajti më 21 prill, si një garanci të sigurisë së vendeve të rajonit.
    Marrëveshja e re strategjike mes Ukrainës dhe Rusisë është një fitore gjeopolitike e Moskës ndaj Perëndimit. Ajo krijon një raport të ri ekuilibri ushtarak dhe force në Europën Qendrore dhe në Detin e Zi, mes Rusisë dhe Perëndimit. Ukraina me këtë marrëveshje e mbyll zyrtarisht historinë e saj të integrimit me NATO-n. Jo larg, por në samitin atlantik të prillit të vitit 2008, në Bukuresht, u konfirmua në mënyrë unanime gatishmëria për të pranuar në të ardhmen Ukrainën në NATO. Tani, pa u mbushur dy vjet, Ukraina e kthen timonin e saj strategjik dhe ushtarak nga aleanca me Rusinë. Ka një rregull kryesor në NATO, i cili thotë se nuk mund të pranohet në Aleancën Atlantike një shtet, i cili ka në territorin e tij baza ushtarake të një shteti joanëtar. Ukraina lejoi tani të ketë bazën ushtarako-detare të Rusisë deri në vitin 2047, që do të thotë se as mund të bëhet më fjalë për ndonjë mundësi, qoftë edhe teorike, të anëtarësimit të saj në NATO. Hapi strategjik i Ukrainës është edhe përgënjeshtrim i të ashtuquajturit neutralitet që shpalli presidenti i Ukrainës kur erdhi në fuqi dy muaj më parë, sepse ai po i jep baza ushtarake një shteti si Rusia, në kohën kur nuk ia ofron këtë gjë Aleancës Atlantike.
    Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës është një pilulë e hidhur si për NATO-n, ashtu dhe për BE-në. Të dyja organizatat perëndimore, me një qëndrim diplomatik të sforcuar, bënë deklarata vetëngushëlluese se, siç tha komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fuele, ai “nuk sheh ndonjë kërcënim për integrimin europian të Ukrainës”, kurse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen tha se “kjo është një marrëveshje dypalëshe, që nuk do të ketë ndonjë impakt në marrëdhëniet e NATO-s, as me Rusinë e as me Ukrainën”.
    Por, toni dhe mesazhi që përmbanin lidhur me marrëveshjen e mësipërme deklaratat e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, nuk lënë pikë dyshimi se ka një situatë të re strategjike, e cila do të kërkojë disa retifikime në politikën atlantike dhe perëndimore në Europën Qendrore dhe në Detin e Zi. Sekretarja e Shtetit deklaroi me këtë rast: “Ne kemi qenë shumë të qartë se besojmë që nuk ka sfera influence, që nuk ka fuqi vetoje, që Rusia ose ndonjë tjetër shtet ka mbi ndonjë vend në Europë ose në atë rajon, lidhur me anëtarësimin e tyre në organizata si NATO dhe BE”.
    Retifikimet e politikës dhe të strategjisë perëndimore bëhen akoma më të këshillueshme nga loja gjithnjë e më e ashpër gjeopolitike e Rusisë. Ndryshimet politike, me ndihmën e Rusisë, të regjimeve dhe të qeverive në katër muajt e parë të këtij viti, si në Ukrainë, ashtu dhe Kirgistan, jo rastësisht janë të lidhura me çështje bazash ushtarake. Këtë janë zhvillime që përgënjeshtrojnë çdo mendim apo pretendim se politika dhe strategjia ruse e kanë minimizuar rolin e forcës si instrument të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të Moskës.
    Zhvillimet në Ukrainë të bëjnë të përqendrosh vëmendjen në rëndësinë që kanë ndryshimet e regjimeve dhe të qeverive të vendeve të ndryshme në hartën strategjike rajonale dhe ndërkombëtare. Ka një tendencë ose një modë politike për t’i vështruar ndryshimet e qeverive në shtete të dobëta vetëm si rezultat i organizimit të zgjedhjeve parlamentare ose presidenciale, pa marrë në konsideratë elementin e rëndësishëm të ndikimit të faktorëve të tjerë, siç është për shembull ndërhyrja e shteteve fqinje më të fuqishme.
    Këto shtete fqinje më të fuqishme se shteti ku ndodh ndryshimi politik, gjithmonë janë të prirura të ndikojnë me forma dhe me mjete të ndryshme në rezultatet e zgjedhjeve. Gjeopolitika mbytëse e fqinjit nuk është një metodë vetëm ruse.

    gazeta shqiptare

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    E pashe edhe ne lajme, ishin ngritur parlamentaret rriheshin ndermjet vete, disa gjuanin veze ne njeri tjetrin.

  5. #5
    Fliste me cader ai kryetari i parlamentit, qe te mbrohej nga vezet. Filluan dhe me bomba tymuese pastaj brenda ne salle, u be si shesh lufte. Asaj i thone opozite.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    lutemi qe kjo te mos ndodh ne Kuvendin e Kosoves se e njof njerin qe si priton te shperndaje boksa.,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •