Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Tė ndahet Kosova?

    Shkruan:

    Barnaby Phillips

    Te ndahet Kosova?




    A do mund qe Kosova te ndahej gjoegrafikisht, dhe nje pjese t'i jepej Serbise? Kuptohet, kjo pyetje ka qene aktuale per ca kohe.

    Duket si njera nga zgjidhjet e mundshme te ketij problemi te pazgjidhshem per momentin. Shumica etnike shqiptare e Kosoves nuk deshiron te jete pjese e Serbise, prandaj njeanshem shpallen pavaresi ne vitin 2008.

    Por pakica serbe ne Kosove nuk duket qe do pranoje qeverine e udhehequr nga shqiptaret ne Prishtine.

    Shumica e serbeve ne Kosove jetojne ne pjeset veriore, ne nje rajon qe gjeografikisht eshte i ngjitur me Serbine.

    Nje zgjidhje e mundur do ishte qe Serbia te njihte pavaresine e Kosoves, por me kusht qe Prishtina do pajtohej qe te hiqte dore nga nje cope territori ne pjesen veriore, (teritor ky qe praktikisht asnjehere Kosova s'e ka patur nen kontroll).

    Nje marreveshje tjeter mund te perfshinte zgjerimin e kufirit te Kosoves ne lindje, per te perfshire Luginen e Presheves, e cila banohet nga nje shumice shqiptare.

    Kam qene ne Beograd, dhe kam intervistuar presidentin Serb Boris Tadiq, per emisionin TALK ne Al Jazeera; (mund ta shihni ne keto kohe, E premte 23 Prill 2130g, E shtune 24 April 0830g dhe 1730g, E dielen me 25 Prill 1030g and 2330g).

    E pyeta per ndarjen e mundshme te Kosoves. Per shume vite, zyrtaret qeveritare ne Beograd dhe Prishtine i jane kundervene kesaj ideje.

    Fuqite kryesore perendimore (SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania) poashtu kundershtojne ndarjen, se paku publikisht.

    Por, per befasine time, Presidenti Tadiq nuk do e perjashtonte si mundesi. Kur e "ngushtova" pak, pergjigja e tij enigmatike, e dhene me nje buzeqeshje ishte e thjeshte, "kokefortesia ne politike nuk sjell kurre fruta, por fleksibiliteti sjell zgjidhje".

    Serbia, sic duket, eshte gati per nje kompromis. Prandaj beni c'te doni me te.

    Prishtina e ka fjalen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 07-06-2010 mė 09:34
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •