Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Ndërhyrjet e ushtrisë amerikane nëpër vende të ndryshme të botës gjatë historisë

    Nga Lufta e dytë botërore e këndej, ushtria amerikane ndërhynë nëpër shumë shtete të botës, dhe atë nën moto të ndryshme.



    Ndonjëherë ajo është thirrur nën moton “Mbrojtja e demokracisë” ndonjëherë “Rreziku nga Komunizmi”.
    Pas sulmeve të 11 shtatorit e këndej SHBA-të ndërhynë në Irak dhe Afganistan me moton “Luftë kundër Terrorizmit”.

    6 Gusht 1945
    U bombardua qyteti i Hiroshimës, SHBA-të për herë të parë në Historinë e njerëzimit hodhën bombën e parë atomike, ajo bombë përmbante Uranium dhe peshonte më shumë se 4.5 t. E gjithë kjo tragjedi ndodhi në orën 8.15 e 17 sekonda, mëngjes i 6 gushtit. Nga bombardimi në fjalë humbën jetën më shumë 66.000 njerëz dhe u plagosën afër 70.000 të tjerë. Turp më i madh i civilizimit perëndimor.

    8 Gusht 1945
    2 ditë më vonë u bombardua qyteti i Nagasakit, katastrofa e saj qe ngjashëm sikurse Hiroshima, kjo bombë përmbante Plutonium. Kjo tragjedi u mori jetën mbi 40.000 personave, dhe 25.000 të tjerë të plagosur.

    1951
    Lufta amerikane kundër Koresë, për të penguar ndikimin e komunizmit në këtë territor. Sipas disa raporteve 4 milion persona humbën jetën shumë të tjerë u zhdukën dhe shumë u plagosën, Viktimë të mëdha kishte edhe në radhët e ushtrisë amerikane.

    1961
    Dështoi plani amerikan për ndërhyrje në Kubë, kriza kubane mes SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, apo e njohur si “Kriza e Raketave”.

    1964
    Lufta në Vietnam. Gjatë kësaj lufte 8 vjeçare humbën jetën 2 milion persona, 3 milion të tjerë u plagosën, dhe kishte afër 12 milion refugjatë. Ndërsa në ushtrinë amerikane kish mbi 60.000 ushtarë të vrarë, 153.303 të plagosur dhe afër 600 ushtarë të zënë rob.

    1965 Indonezi
    Ardhja e Suhartos në pushtet pas një puçi (komploti), të përgjakshëm mbi 2 milion fermerë të varfër llogariten të vrarë, e gjithë kjo më mbështetjen e shërbimeve sekrete amerikane.

    1973
    Shërbimet sekrete amerikane qëndronin pas komplotit nga Gjenerali Augusto Pinoched kundër presidentit Salvadore Alande, ky komplot shpiju deri në vrasjen e kryetarit, si dhe mijëra qytetarëve kilian të vdekur. Ky operacion ndryshe u quajt edhe “Stadiumin e vdekjes”.

    1980
    Ndërhyrja në Nikaragua, kundër qeverisë së sandinistëve.

    1981
    Përpjekja e ushtrisë amerikane për të hyrë në ambasadën amerikanë në Teheran për të shpëtuar pengjet, por forcat amerikane dështuan pasi që aeroplani amerikan u rrezua në shkretëtirën iraniane, në aeroplan ishin edhe 8 pengjet nga ambasada e SHBA-ve në Teheran.

    1983
    Vrasja e 241 Marinëve amerikan në një magazinë ushtarake në Bejrut.
    Po të njëjtin vit humbën jetën 18 marina amerikan si dhe 116 u lënduan, në Grenada (Amerika Latine) pas puçit të cilët e ngritën majtistët.

    1986
    Konfrontimet në qytetet Tripoli dhe Bengaz të Libisë, Muhamer el-Gadhafi konsiderohet kundërshtar i Francës dhe i SHBA-ve.

    1990
    Zbarkimi i forcave Amerikane në Arabinë Saudite, pas sulmeve të Irakut ndaj Kuvaitit.

    1991
    Lufta e dytë e Gjirit, zbarkimi i me shumë se 527.000 ushtarëve, në luftë kundër Irakut, Gorge Bush i vjetër paralajmëron “Rendin e Ri Botëror”.

    1992-Bosnjë dhe Hercegovinë
    SHBA-të miratuan përdorimin e forcave ujore nga deti Adriatik, si dhe paralajmëruan sanksionet ndërkombëtare kundër Sërbisë dhe Malit të Zi, për shkeljen e të drejtave të njeriut në Bosnjë.

    1992-1994
    Ndërhyrja e ushtrisë Amerikane në disa zona afrikane, si dhe dërgesa e 28.000 trupave amerikan në Somali, disa ushtar amerikan humbën jetën, në vitin 1994 filloi tërheqja e trupave amerikan nga ky vend.

    1994-1995
    Bombardimi i pozicioneve serbe, pas masakrës ndaj popullatës myslimane në Srebrenicë-Bosnjë.

    Gusht 1998
    Bombardimi i disa zonave në Afganistan, si dhe i disa objekteve mjekësore në Sudan, kinse ata kanë lidhje me bombardimin e ambasadës amerikane në Keni dhe Tanzani. Në këto sulme nga forcat amerikane humbën jetën më shumë se 200 persona.

    Qershor 1999
    U bombarduan forcat jugosllave serbe. Tërheqje e ushtrisë serbe nga Kosova, si dhe vendosja e forcave paqeruajtëse në Kosovë, kapitullim i Jugosllavisë.

    2001
    Lufta globale Kundër Terrorizmit, fillimi i operacioneve sulmuese në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit.

    2003 deri sot
    Bombardimet amerikane vazhdojnë kundër guerilëve në Irak, që nga momenti i fillimit të bombardimeve mijëra qytetarë civil të vrarë e shumë të tjerë të plagosur.

    perktheu: Muhamed Jashari, Shkup
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    - po ma mir qe kan nderhy keta se sa ndonji ushtri nga lindja e mesme...


    P.S....ndoshta me mir kishte me qen me nderhy ushtria Gjermane gjat kesaj kohe...
    - mendimi im...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Mire ata se aq mend kane te shkretet, e genjehen me fjale "demokracie" e "patriotizmi", po ne c'patem qe u vajtem nga pas?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Good bles USA and thank you for all..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Good bles USA
    sa e urrej kete shprehje... me perqethet shtati kur e degjoj.
    lereni Zotin ne pune te vet dhe mos e ngaterroni me e ameriken.
    ka ke te bekoje me perpara.
    God bless america. in God we trust.
    sikur edhe Zoti eshte i amerikaneve...

    p.s. eshte BLESS. me dy S dhe GOD me nje O. GOD BLESS AMERICA.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    Abedin & Co. ju pershendes:


  7. #7
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Po shtoj edhe Himnin, per ju qe e enderroni Ameriken por se arrini dot!!


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Po shtoj edhe Himnin, per ju qe e enderroni Ameriken por se arrini dot!!

    http://www.youtube.com/watch?v=3nqAt...eature=related
    Me qejf per jeten,me nje zhgabe ne gjoks:

    Poshte ARABET.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nderhyrja e amerikaneve ,po flas per shqiptaret ne pergjithesi ishte shpetimi i vetem.Ne Shqiperi nuk ka nderhyre ushtarakisht ,mirepo ne menyra tjera,dhe ka bere mire.Ne Kosove shpetoj nje popull te tere nga shfarosja.
    E sa per nderhyrjet neper vende te ndryshme te botes,ato vende me mire te bejne aleance me vendin e demokracise siq eshte Amerika sesa te lidhin aleanca me bolsheviket dhe pakurrizoret rus.
    Amerikes shqiptaret kurre sdo te mund t`ia lajne borgjin.
    Amerikes duhet ngritur permendorja me e madhe mu ne mes te Prishtines dhe Tiranes.Le te marrin vesh njehere e pergjithmone te gjithe se shqiptaret dijne kah te orientohen ,dhe dijne me kend te lidhin aleance.
    Ata qe flasin kunder Amerikes sigurisht nuk kane perjetuar ferret e vitit 99.Mos te kishte qene kjo Amerike me aleatin e saj te ngushte Angline,ende shqiptaret ishin "rrezitur"neper kampe refugjatesh.
    Zoti e shpetofte kombin shqiptar, amerikan dhe anglez.Te tjeret ne rr.s.

  10. #10
    Duke e pare ket problem si shqiptar, Amerika ben mire qe futet gjithandej, se ne nga keto vende ku u fut Amerika ishte dhe Kosova dhe nderhyrja e Amerikes solli dhe pavarsine e Kosoves sot.

    Duke e pare si asnjanes, Amerika i fut hundet me shume sec duhet. Ne disa vende me te drejtem ne ca te tjera me pretekse kot.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •