Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Se kështu i ka rregullat sahani, e ka thënë dhe Andrea Stefani (moralisti sahanolog)

    Se kështu i ka rregullat sahani, e ka thënë dhe Andrea Stefani (moralisti sahanolog)
    Written by Gazeta SOT
    E Shtune, 24 Prill 2010 00:00
    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Në Shqipëri nuk ka predikues fetarë televizivë të cilët moralizojnë në ekrane, si në Amerikë. Në Shqipëri këtë rol e bën Andrea Stefani, i cili ka marrë përsipër rolin e
    moralistit të madh të mediave shqiptare, duke zhurmuar nëpër të gjitha ekranet. Të njëjta janë dhe shkrimet e tij në gazetën “Shqip”. Moralizimi është mënyra më e thjeshtë për të folur për të folur dhe shkruar. Zakonisht këtë pozicion e marrin intelektualët sharlatanë, të cilët e gjejnë komode këtë mënyrë të foluri dhe të shkruari, me të cilën mund të jenë pafundësisht në lojë pa shumë mund, se ajo nuk kërkon aftësi intelektuale; më tepër se tru të aftë kërkon mushkëri të afta për të bërtitur.
    Moralizimi mediatik në fakt është një projektim në media i retorikës moralizuese fetare. Moralizimi fetar është aspekt i ritualit, liturgjisë. Moralizimi mediatik i përket zhanrit të moralizimit ideologjik, i cili është përpunuar sipas modelit fetar. Nuk është gjë e rastit që Andrea Stefani është protagonisti i moralizimit mediatik në Shqipëri. Andrea Stefani vjen nga tradita e moralizimit ideologjik të regjimit komunist në Shqipëri. Në regjimet komuniste ligjërata, në të gjitha nivelet, që nga Byroja Politike deri në kopshtin e fëmijëve, ishte moralizim i ritualizuar, liturgji me formula ideologjike moralizuese. Andrea Stefani u përgatit nga regjimi komunist si moralizues profesionist, derisa përfundoi shkollën e lartë të partisë, me kurs të përshpejtuar, dhe punoi si mësues i marksizëm-leninizmit në shkollat ushtarake.
    Aftësitë e Andrea Stefanit për të bërë moralistin profesionist ideologjik, u panë nga specialistët e propagandës së regjimit, kur Andrea ishte ushtar në Zall-Herr, në repartin special që përgatiste oficerë me kurs të përshpejtuar dyvjeçar. Propagandistët ideologjikë të regjimit nuk gabuan, gjë që e tregon karriera e mëvonshme mediatike e Andrea Stefanit.
    Andrea Stefani e mori me shumë pasion fals punën e propagandistit profesionist komunist, dhe të pedagogut të marksizmit në shkollat ushtarake, se me këtë gjeti sahanin. Nëse regjimi komunist do të vazhdonte të ishte në fuqi edhe sot, Andrea Stefani, me atë vrull që kishte marrë me siguri që sot do të ishte bërë anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror, dhe sekretar i Komitetit Qendror për ideologjinë. Anëtar më të devotshëm dhe zhurmues të PPSH se Andrea Stefani, zor gjeje.
    Në një debat televiziv para disa kohësh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur dikush ia vuri në dukje Andrea Stefanit këtë pjesë të karrierës së tij, ai tha se e ndjente veten krenar për të shkuarën e tij. Me këtë Andrea Stefanit u vetëdemaskua se bën sharlatanin kur luan armikun e madh të autoritarizmit dhe totalitarizmit, se një njeri që vetëshpallet armik i madh i autoritarizmit, nuk mund të jetë krenar që i ka shërbyer diktaturës si propagandist profesionist. Andrea Stefani, po të kishte pak mend, do të thoshte se atij i vjen turp për të shkuarën e vet, dhe se tani i janë hapur sytë dhe po mban atë qëndrim që mban, që të mos lejojë të mbijetojë asnjë grimë e të këqijave të së kaluarës komuniste. Kur Andrea Stefani thotë se është krenar për të shkuarën e vet, ai është krejt i sinqertë, dhe pikërisht në këtë moment është Andrea Stefani i vërtetë.
    Andrea Stefani ka një “meritë”, ai është oficeri i parë dhe i vetëm në ushtrinë shqiptare që nga koha e Skënderbeut, i cili ka mbajtur flokë të gjata dhe mjekër. Kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë, oficeri ideologjik Andrea Stefani u betua se nuk do të rruhej dhe nuk do të qethej derisa monumenti i Enver Hoxhës të mos rivendosej në qendër të Tiranës. Kaluan ditët dhe javët e mjekrra e flokët e Andrea Stefanit filluan të rriten shumë. Ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, i cili e dorëzoi postin kur u krijua qeveria e re e pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, në maj të atij viti, kur iku i tha Andreas që tani mund të rruhej e të qethej se mori fund kjo punë, dhe nuk kishte më shpresa që shtatorja të rivendosej.
    -Sa të jetë PPSH me 160 mijë komunistë unë kam shpresa dhe nuk do të vë brisk e gërshërë,- tha Andrea Stefani. Por PPSH, një muaj më pas, në qershor, e ndërroi emrin dhe atëherë u shuan përfundimisht shpresat për rivendosjen e monumentit të Enver Hoxhës. Në atë kohë Andrea Stefani filloi të mendonte seriozisht se çfarë do të bënte, pasi e kuptonte se karriera në ushtri nuk kishte më të ardhme, dhe duhej të gjente një sahan të ri. Në atë kohë shumë oficerë, sidomos të sektorit ideologjik, si komisarët politikë, hynë në radhët e klerit të institucioneve fetare të porsakrijuara. Kështu, shumë oficerë u bënë me urdhër të partisë myftinj, baballarë teqesh, priftërinj, për të pasur nën kontroll institucionet fetare. Meqënëse Andrea Stefani e kishte rritur mjekrrën dhe flokët i dhanë urdhër partie që të bëhej prift ortodoks dhe ai shkoi të takohej me Janullatosin. Andrea Stefani pa këtu një sahan të ri, ku mund të ushqehej duke bërë retorikë me pasion fals. Kështu Andrea Stefani, në 1991 shkoi në kurs për prift në Greqi. Ky predikues i ateizmit komunist nuk e pati aspak të vështirë mësimin e teologjisë, se ai kishte mësuar formën e saj, mendimin dhe të folurën rutale, liturgjike, ndërsa duhej të ndryshonte vetëm përmbajtjen.
    Ai i kishte të gjitha në rregull për të qenë prift, përveç temperamentit shpërthyes, për t’ u shprehur me takt, dhe për të mos përdorur fjalën çmenduri. Shpërthimet e tij emocionale të pakontrolluara qenë të papranueshme për një prift, kështu që karriera fetare e Andreas nuk vazhdoi më. Andrea Stefanit i dhanë një sahan të ri në media. Ai filloi punë tek “Gazeta Shqiptare” e Carlo Bollinos, ku ishte gazetar për çështjet ekonomike. Se ku e gjeti Carlo Bollino Andrea Stefanin që ta bënte gazetar të ekonomisë, dhe ç’ lidhje kishte mes ekonomisë dhe Andrea Stefanit, kjo është një enigmë më vete. Gjithsesi, nuk është ironi e vogël që Andrea Stefani, njeriu që flet kaq shumë kundër autoritarizmit dhe totalitarizmit, e ka filluar karrierën mediatike në gazetën e cila mburrej se ishte vazhduese e gazetës që kishte filluar të botohej në shqip dhe në italisht që në 1927, dhe që ishte një gazetë me përmbajtje thellësisht fashiste. Historia kishte luajtur një reng të çuditshëm. Komunisti i devotshëm Andrea Stefani po hante në sahanin e fashizmit. Por Andrea kështu vetëm sa po ndiqte traditën e partisë nga ku kishte dalë, themeluesit e së cilës si Enver Hoxha, Qemal Stafa etj., kishin ngrënë në sahanin e fashizmit.
    Andrea do të hante gjatë në këtë sahan të ri. E gjithë kjo histori e Andrea Stefanit si analist për çështjet ekonomike, nuk do t’ ia vlente të përmendej dhe do të mbetej thjesht një episod komik i tranzicionit, sikur Andrea Stefani, në këtë detyrë, të mos merrte pjesë në trajnime jashtë vendit, dhe udhëtime të paguara për konferenca në vendet perëndimore, të gjitha këto të paguara nga Banka Botërore, Bashkimi Europian, USAID. Dhe pastaj të gjitha këto fonde shënoheshin në llogarinë e ndihmave që i qenë dhënë Shqipërisë. Andrea Stefani, në një debat para disa ditësh tek emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, i tha një arkitekti se përse këto kundërshtime për projektin e bashkisë për sheshin qendror të Tiranës nuk i kishte bërë më parë, por po i bënte tani që fliste Berisha. Por a nuk do të ishte interesante sikur karriera mediatike e Andrea Stefanit të analizohej sipas këtij rregulli? Andrea Stefani, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, para disa ditësh, duke dashur të mbrojë piramidën që kërkon të ndërtojë Edi Rama në qendër të Tiranës, tha se kjo piramidë nuk sjell asgjë të keqe, dhe se të këqijat i sollën piramidat që ndërtoi ai tjetri- aludonte për Berishën. Por a nuk vlen këtu për Andrea Stefanin ajo që i tha atij arkitektit në debatin televiziv të përmendur më lart, pr apse Andrea Stefani nuk ka shkruar në artikull të vetëm kundër piramidave para se PS të fillonte të fliste kundër tyre, kur ato po shembeshin, dhe e majta akuzonte qeverinë për këtë? Atëherë, “analisti” ekonomik, Andrea Stefani, i puthte dorën Sudes, duke i thënë: Më lejo zonjë ta puth këtë dorë që u ka mësuar shqiptarëve kapitalizmin e suksesshëm!
    Kështu i ka rregullat sahani! Duke vazhduar shqyrtimin e karrierës mediatike të Andrea Stefanit me rregullin e vendosur prej tij për të tjerët, do të ishte interesante që të pyetej Andrea Stefani se kur i lindi atij ideja se që të rregullohet politika shqiptare duhet të largohen Nano dhe Berisha. E sigurt është që Andrea filloi të shkruante artikuj me këtë temë vetëm pas vitit 2000. Kur Edi Rama ishte bërë kryetar bashkie, dhe donte të siluronte Fatos Nanon, për t’ i zënë vendin, ai kërkonte të krijonte një grup “analistësh” në media, të cilët të dilnin me teorinë se e keqja e politikës shqiptare qenë Fatos Nano dhe Sali Berisha, dhe se me largimin e tyre do të rregullohej politika shqiptare dhe Shqipëria. Edi Rama nuk e kishte të lehtë të gjente “analistë” të tillë, se në tregun e medias pothuajse të gjithë analistët qenë ose me Nanon, ose me Berishën. Kështu, Edi Rama u detyrua që të shpikte “analistë” dhe kështu u lançua Andrea Stefani si analist politik.
    Andrea Stefani gjeti kështu një sahan të ri. Edi Rama, ashtu siç u çon televizioneve kasetat me kronikën e mitingjeve dhe takimeve të tij politike, u çon edhe gazetave analistët e tij si paketë. Kështu, Edi Rama e çoi Andrea Stefanin si pjesë e paketës së tij tek gazeta “Panorama”. Andrea Stefani u duk i prekur në një emision televiziv para pak kohësh, kur i thanë se ai është larguar nga gazeta ku shkruante më parë (“Panorama”), për tek gazeta ku shkruan tani (“Shqip”) për një pagë më të lartë. Andrea Stefani tregoi talentin e vet si sahanolog i sprovuar, kur tha se natyrisht që ai do të shkonte atje ku paguhej më tepër, se edhe paratë kanë rëndësi, dhe ai do të shkojë atje ku paguhet më tepër, derisa është në tregun e mediave. Kështu ka të drejtë të flasë çdo gazetar, por jo njeriu që ka marrë përsipër rolin e kryemoralistit të mediave shqiptare. Se kështu siç flet Andrea Stefani, i ka rregullat sahani, por jo morali mediatik. Por Andrea Stefani tregoi se ai ndjek rregullat e sahanit dhe jo ato të moralit mediatik. Por edhe tek gazeta “Shqip”, Andrea Stefani shkoi si pjesë e paketës së analistëve të Edi Ramës.
    Andrea Stefani e mori me aq zell detyrën e re të analistit politik që i ngarkoi Edi Rama, saqë shpejt i përmblodhi shkrimet e veta politike në një libër me titull “Albanistan”. Ky libër është monument i vërtetë i artikulimit në nivel mediokër të paranojës militante, të shitur si moralizim. Edhe vetë Andrea Stefani e kuptoi se libri ishte kompromentues për të, kështu që, nuk ka botuar më libra, dhe nuk duket se do të botojë as në të ardhmen, në rast se marrëzia e tij do të mbetet në masën që është sot.
    Edi Rama, i cili donte të kontrollonte degët e organizatave të huaja në Shqipëri, e bëri Andrea Stefanin drejtor të IREX për Shqipërinë, një organizate ndërkombëtare për median me qendër në SHBA-të. Kështu Andrea Stefani gjeti dhe një sahan të ri. Andrea Stefani, i cili kërkon me të madhe transparencë nëpër ekrane, nuk ka bërë kurrë transparencë për veten, se sa para ka marrë nga IREX, sa ia caktoi vetes rrogën me fondet e marra, sa i shënoi vetes si dieta për udhëtimet jashtë vendit e për shpenzime të tjera. Një gjë është e sigurt. Andrea Stefani, i cili ngre zërin për shpenzimet e mëdha të deputetëve dhe qeveritarëve, vetë, në postin e drejtorit të IREX, ka një faturë jo më të vogël se të kryeministrit apo të presidentit të republikës. Dhe Andrea Sahani, më falni Stefani, ka detyrimin që të bëjë transparencë, se ai shpenzimet si drejtor i IREX i ka pasur më të mëdha se rrogat e kryeministrit, presidentit, kryetarit të bashkisë së Tiranës të marra së bashku, madje mbeteshin para për të paguar edhe nja tre-katër mësues, për të cilët Andrea shtiret se shqetësohet aq shumë. Andrea ka detyrimin që të bëjë transparencë për ato që ka ngrënë në sahanin e IREX, se këto para u janë shënuar shqiptarëve si asistencë teknike.
    Andrea Stefani u prek shumë në një debat televiziv në emisionin e Fevziut, kur një nga të ftuarit i tha se ai nuk paguhet për ato që po thotë atje, ndërsa Andrea Stefani merr 400 mijë lekë të vjetra për çdo dalje në emision. Andrea u prek që ia zbuluan në sytë e publikut këtë sahan të ri që kishte gjetur, dhe gjeti një përgjigje prej sahanologu, kur tha se sigurisht që ai do të paguhej për punën që bënte, dhe kjo tregonte vlerën e tij. Në fakt, analistët që paguhen për pjesëmarrjen e tyre televizive janë shumë të paktë në Shqipëri. Ajo që nuk e tha Andrea është se të vetmit analistë që paguhen për daljet në televizionet shqiptare janë ata që shkojnë nëpër emisionet televizive si pjesë e paketës së analistëve të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Andrea Stefani shkon në emisionin e Blendi Fevziut në “Klan” me lejen e Edi Ramës, i cili i thotë që të bëjë zhurmuesin në emision dhe të prishë debatin. Blendi Fevziu dhe Aleksandër Frangaj e pranojnë Andrean si një të ftuar të shpeshtë në “Klan”, madje e paguajnë mirë, në dukje se duan që të japin përshtypjen se në “Klan” ftohen edhe analistë që janë kritikë ndaj Berishës. Por në të vërtetë e ftojnë që t’ i thonë Edi Ramës, me të cilin janë miq më të hershëm se me Berishën, se ata me zhurmuesin Andrea Stefani sabotojnë propagandën berishiane. Andrea Stefani e kupton këtë gjë, por atij aq i bën, mjafton që ka edhe një sahan shtesë për të ngrënë.
    Ironia më e madhe me Andrea Stefanin është se ai vetë përbën simbolin e Albanistanit, term me të cilin kërkon të satirizojë të keqen me origjinë anadollake të Shqipërisë. Tipari historik i atyre që mund t’ i quajmë albanistanas, ka qenë dhe është ngrënia në shumë sahanë, pështyrja në sahanin ku nuk i japin më për të ngrënë dhe rikthimi të hajë tek sahani që ka pështyrë. Para disa kohësh, Andrea Stefani u duk i pakënaqur me sahanin e Edi Ramës, dhe kaloi me Ilir Metën, duke e justifikuar këtë gjë me mbrojtjen e Kushtetutës, të cilën po e ndryshonin Rama dhe Berisha në marrëveshjen që bënë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Andrea Stefani nuk mungoi të dilte dhe të fliste në mitingjet e LSI para parlamentit, ku sjellja e tij shfaqi simptoma të tilla, saqë në çdo vend perëndimor do të shkonte autoambulanca e urgjencës për ta marrë dhe për ta çuar në spitalin më të afërt.
    Çfarëdo që të thoshte Andrea Stefani, e vërteta ishte se ai kishte ndjekur rregullin e sahanit, dhe u josh nga sahani i madh që i dha Ilir Meta, për ta përdorur në fushatën e tij. Andrea Stefani nuk ishte i besueshëm kur thoshte se ai u bashkua me Ilir Metën për një kauzë madhore mbrojtjen e Kushtetutës. Rama dhe Berisha ndryshimin e Kushtetutës po e bënin në mënyrë ligjore, sipas procedurës që kishin përcaktuar ata që kishin bërë Kushtetutën. Andrea Stefani nuk po mbronte Kushtetutën por mekanizmin e “Mega-Dushkut”, i cili ishte fiksuar në Kushtetutë, dhe që për hir të së vërtetës u hoq nga Rama dhe Berisha. Mbrojtja e Mega-Dushkut zbulon më shumë se çdo falsitetin e moralizimit të Andrea Stefanit. Kur Ilir Metës nuk i duhej më Andrea Stefani, dhe ia hoqi sahanin, ky i fundit u kthye tek sahani i Edi Ramës, të cilin e kishte pështyrë, ku vazhdon të hajë ende. Në të ardhmen do të shohim çudi të reja në gjetjen, ndërrimin, pështyrjen, lëpirjen e sahanëve nga Andrea Stefani, si zdhe teori sahanologjike për të apologjizuar, justifikuar këto veprime të tij.
    Andrea Stefani, në karrierën e vet të gjatë mediatike, nuk ka arritur kurrë që të japë një ide të re, që të mbajë markën intelektuale të tij. E vetmja gjë që ka bërë ai është që të marrë idetë të cilat ia japin të tjerët dhe t’ i riprodhojë dhe zgjerojë ato, në sajë të frymëzimit sahanor. Por, që të mos ia ha hakun Andrea Stefanit, në një aspekt ai ka ditur të japë ide të reja që mbajnë markën e tij, dhe kjo është sahanologjia mediatike, ku ai ka dhënë ide dhe argumente për të mbrojtur profesionin e analistit të sahanit. Kontributi i Andrea Stefanit në sahanologji është i pamohueshëm.



    Last Updated on E Premte, 23 Prill 2010 19:31
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 24-04-2010 më 11:16
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    oh...

    oh cja paska dhane nje shuplake te mire ketij sharlatani more...nuk e kam dite se kastrioti din te jape shuplaka te tilla....i lumte dora...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    oh cja paska dhane nje shuplake te mire ketij sharlatani more...nuk e kam dite se kastrioti din te jape shuplaka te tilla....i lumte dora...
    bejne shume mire keta gazetaret qe na informojne per keta "personazhe mediatike" .... kush e dinte qe ky stefa paska qene mesues i marks-leninz neper shkolla oficerash
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o Msus..

    pse nuk e gjej dot un ne internet kte gazeten sot kto kohet e fundit?

    ku e gjen ti kte Sot-in?

    dalim tek stefani tani..
    ala nuk e kam lexu Kastriotin myftar por per andre stefanin ska nevoj me lexu kerkend sepse cdo nate eshte ne 7 ekrane surrati i tij i felliqur..
    bashke me lore vangjelin e mero bazen e ca tjere formojne detashmentin e kuq maoist te edvinit per te sajuar kushtet per revolucion..

    do kisha deshire qe keta me se pari ta provojne kallashin edvin-caushisto-rucoist qe po e ngrene per tja zbrazur miletit te shkrete..

    u duket qamet ketyre monstrave se shkojne femijet neper shkolla pa fishek kallashi mbi krye..
    me zor duan ta prishin dhe kte gjenerat femijesh sic shkaterruan gjeneratat e femijve ne vitet 97-98 e kusur.. qe u pa syri luft tym te zi mitraloze kufoma varre e baterdi..

    kriminelet qe skane brire..kta jane.

    -

    tash e lexova shkrimin e myftarajt.

    nje bombe e vertete.. mbi koksahanin e sharrllatanin e skicofrenin andre stefan enveristin..

    berisha ben mire ta lexoje kte shkrim sepse mes tjerash myftaraj i nxjerr kallajin dhe blend faqeziut qe berisha e mban per mik..

    ..
    thx msus..


    --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-04-2010 më 15:43

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Super sahanlepires ,pikes i ka ra Myftaraj.

  6. #6
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Sa Shkurt Qe I Ke Rene Mo Lal,po Kane Te Mbaruar Felliqesirat E Ketij Tipi Dhe Te Tipave Si Pune E Tij
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Ky Katriot Myftari te koka si CIA, i din punt e brendshme te secilit.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Ky Katriot Myftari te koka si CIA, i din punt e brendshme te secilit.
    mua nuk me intereson se si apo se ku i gjen informacionet ..... ajo qe mua me intereson eshte se Kastrioti ka demaskuar nje personazh qe pasi mbaroi shkollen e partise ka tentuar te beje edhe priftin ne fillimet e demokracise dhe pastaj duke kaluar nga njeri sahan ne tjetrin na del opinionist pro-piramides ne qender te kryeqytetit.
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •